E premte, 29.03.2024, 10:46 AM (GMT)

Kulturë

Fatmir Halimi: Përkujtim për poetin dhe atdhetarin e madh Sami Sherifin

E diele, 15.11.2020, 10:27 AM


PËRKUJTIM  PËR POETIN DHE ATDHETARIN E MADH SAMI SHERIFIN

Dje, më 13. 11.2020, na la dhe u nda nga jeta miku ynë e poeti i madh nga Shkupi Sami Sherifi.

Nga Ma. Sc. Fatmir Halimi

Sami Sherifi ishte njëri prej poetëve bashkëkororë të letërsisë shqipe, një krijues ku pjesen më të madhe të jetës e kaloi në mërgim, meqë rreth 34 vjet të jetës së tij i kaloi kryesisht në shtetin e Zvicër.

Sami Sherifi u lind më 15 shkurt 1950 në fshatin Sillare e Poshtme të Shkupit. Pas mbarimit të Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, z. Sherifi ushtroi detyrën e mësimdhënësit në periudhën 1969-1981, kohë kjo, kur shumë intelektualë të shquar shqiptarë, në mesin e tyre edhe Sami Sherifi, detyrohen të largohen në egzil për shkaqe të përndjekjeve politike. Sami Sherifi diplomoi në Degën e Pedagogjisë, Grupi klasor në Universitetin e Prishtinës. Me krijimtari letrare nisi të merrej që prej vitit 1969. Veç të tjerash, poeti, Sherifi u shquhet edhe për kultivimin e traditës dhe të kulturës sonë kombëtare në mërgatë. Poeti, Sami Sherifi deri më tani ka botuar disa vëllime poetike. Botimi i librave të tij është bërë jashtë atdheut, në Itali dhe në Rumani. Këtu vlen te theksohet se ishte shtëpia botuese në Prishtinë ProkultPress, që vellimin e fundit poetik “Dalog me yje” ia botoi në Kosovë më 2018.

Deri më tani poeti, Sami Sherifi kishte botuar këto përmbledhje me poezi:

1. “Mallëngjim Dheu” (i botuar dhe promovuar në Itali);

2. “Si të kthehem në atdhe” (i botuar në Bukuresht);

3. “Porta e Parajsës” ( botuar në Bukuresht);

4. “Dielli i atdheut tim” (i përkthyer edhe frengjisht “Le solcit de ma patria”);

5. “Shpirti” (i përkthyer edhe në rumanisht”Sufletul”);

6. “Ëndrra e madhe mërgimtare” (në shqip, e përkthyer në anglisht dhe rumanisht); 7. “Dridhet fjala si fije bari”  dhe së fundi edhe libri:

8. Dialog me yje”, nga shb prokultpress, prishtinë, 2018

Pas kthimit nga mërgimi z. Sami Sherifi është i angazhuar në jetën kulturore dhe artistike në Shkup, ku edhe formon Klubin Letrar “ABC-ja Poetike”, të cilin e udhëheq me sukses.  Gjatë vitit 2015, Sherifi pat organizuar në Bllacë një orë letrare, që përveç karakterit poetiko-letrar, kishte për qëllim që të rikujtohet eksodi i vitit 1999.

Poeti Sherifi ka organizuar edhe shumë takime letrare dhe ka marrë pjesë në shumë veprimtari kulturore, si në Shkup, Prishtinë dhe në qendrat e tjera shqiptare, ku është shpërblyer me mirënjohje dhe çmime letrare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora