E marte, 19.03.2024, 09:38 AM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Kanti dhe imperativi i zvarranikut

E diele, 15.11.2020, 01:44 PM


Filoditari i Mahmutit dhe Gjylës (I)

KANTI DHE IMPERATIVI I ZVARRANIKUT

Ti mund të jesh, arsyeja, vullneti i lirë dhe liria në person, por s’mund t’i bësh ato (lirinë, qenien) siç ta do ty zemra ngase je qenie e kushtëzuar me koekzistencë. Gjithçka që mundesh është të kombinosh një kanun personal oportunisti që të zhavtish mundësitë në mënyrë sa më perfide; për t’ia futur kësaj bote!

Nga Xhemal Ahmeti

Iluminizëm, sipas Kantit, është dalja nga papjekuria e vetëshkaktuar. Kjo ndodhë sipas tij nga pafuqia për tu udhëhequr nga truri yt, gjë që të bënë dele të synimeve të tjerëve. Kush gjendet në këtë situatë, thotë ai, nuk vuan nga mungesa e arsyes, por nga brekëmbushja se s’ia del në jetë pa ideologun, babën, imamin, priftin, kryetarin…

Ky imperativ mirëpo është aq i kotë saqë as në ato shoqëritë imagjinare të tipit si «Civitas Soli» e të llojit nuk mund të parafytyrohet e lere më tek ata me komisarët me drapër dhe yogit e konsum-kapitalizmit zombifabrikues.

Njeriu snjëherë nuk do të çlirohet nga prangat e vullnetit të Tjetrit, ai është qenie e koekzistencës - ai mund të zgjedhë midis liderëve, primatëve dhe ideologjive, ndërmjet sistemeve politike, të shërbehet në tregun e religjioneve dhe filozofive (nëse mundet) dhe modeleve të ndryshme subjektbërëse (pra të qenë e jo të shpikura nga guximi vetjak), por ai nuk do ta bëjë asnjëherë nga guximi për të përcaktuar lirinë dhe vetën siç donë vetë, siç ia dikton arsyeja e vetë, por duke kalkuluar se cila udhë ia mbush shpeat apo nevojat më së miri: është imperativi i oportunizmit për mbijetesë apo vetërealizim është real, ai i Kantit është romantizëm utopik. Ti mush ta kesh guximin e gjithë botës dhe t’ia krisish luftës në Iran ngase arsyeja ta thotë mos jetosh si marionetë, por më gjatë se dhjetë metra dhe ca kufoma nuk ia del se ta pret tjetri udhën me një plumb në kokë; t’i mund të jesh liria, arsyeja dhe pjekuria vetë, ti mund jesh gjeni por po e pate emrin Mahmut në Zvicër vetëm shef i departamentit për pastrimin e fekaliave (flas për shumicën jo për individë) mund të bëhesh e më shumë jo dhe lsitën mund vazhdojmë deri në pafundësi.

Nëse ky imperativ i Kantit qenka ideal, floskë dhe i parelizueshëm, ngase jeta njerëzore apriori është e programuar dhe e diktuar atëherë çka të bëjë njeriu i shkretë që gati plas nga vullneti për ta ndryshuar botën (mos harro: siç donë vetë, çka nënkupton sërish diktimin e elementëve tjerë në zinxhirin e koekzistencës)?

Kush ka ndonjë idé si matutje le ta kallzojë në koment. Vazhdojmë me statusin e radhës…

PS. Ky status s'ka të bëjë me kontributin tim në emër të popullit,  drejtësisë, perëndive apo ideologjive. Është monolog personal duke zhgarravitur në tren.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora