E enjte, 25.04.2024, 04:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Fritz Radovani: Adem Zaplluzha - Për Homerin e përjetësisë

E shtune, 14.11.2020, 10:22 AM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak ditësh:

POETIN ADEM ZAPLLUZHA

(1943 – 2020)

POEMË

PËR HOMERIN E PËRJETËSISË

1.

O At i madh

O Gjergj

Kush e di se sa herë të vranë

Por ju edhe i vrarë

Jetoni te yjet

O ylli i Shqiptarisë

Jetoni

Duke bartur në dorë

Zjarrin e Olimpit

Flakadanin madhështor

I cili kurrë nuk shuhet

Të ishit gjallë

Do i shkruanit sa këngë Homerike

Për Vraninën e Kosovës

Gjakun e derdhur

Për ato zjarre që i dogjën flakë

Shpirtrat e Etërve

2.

O Gjergji

Me penë misterioze

E shpatë në dorë

E cila preu

Më shumë se vdekja

Më shumë se çdo ushtri barbare

Dhe triumfove

Nëpër bejlegjet me kriminelët

Këndove

Aq bukur këndove për Atdheun

Sa që i tmerrove ardhacakët

3.

O At në qiell e në tokë

Mbi varrin Tënd

Po mbijnë ullinjtë e Shqipërisë

Po mbijnë me disa lloje rrënjësh

Më besoni

Nuk krakëllijnë më korbat

E Kardakut

As sorrëshkinat e Serbisë

Këtu fluturojnë dykrenorët

Fluturojnë

Nga dyert e gdhendura

Me vargjet e zjarrta

Fluturojnë pëllumbat e dashurisë

Fluturojnë

Nëpër fushat e gjëra

Të Shqiptarisë

4.

Nuk pëllet më Gomari i Babatasit

Nëpër kopshtet e trëndafilave

Po lulëzojnë

Si kurrë më parë

Aguliçet e stinëve të kënduara

Nga mendja dhe pena e Juaj

Po lulëzojnë

Gonxhet e ardhmërisë

5.

Një Zot e di se ku jeni tani

Çfarë shkruani te yjet

Ne i kemi thyer kambanat e urrejtjes

I kemi bërë

Copë e grimë

Jetojmë me të sotmen

Ëndërrojmë ardhmërinë

Ati jonë sypetrit

Ju edhe nga lartësitë e qiellit

Bëni dritë

O ju përgjëroj

Dërgona ca rreze

Mbi këtë tokë

Të na ngrohin me mirësinë

Ta mbajë gjallë Shqipërinë

Ta zhdukim urrejtjen

Nga Malet tona

Të ulemi si dikur

Me zanat e Tropojës

Të kuvendojmë në logje burrash

Për hallet e përditshmërisë

6.

Zgjohu o Gjergj Fishta

Zgjohu

Se hajdutët e Ballkanit

Na e vodhën Lahutën

Por jo edhe zërin e saj hyjnor

E cila nëpër çatitë e djegura

U këndon perëndive Dardanë

Të përbej

Me Emrin e Shën Mërisë

Zgjohu o At i Shqiptarisë

Zgjohu

Sa shumë kemi nevojë

Për Homerin e Përjetësisë

Shenim nga F. Radovani: Asnjëherë nuk dijta me mendue se kjo Poemë, do të botohet kur Poeti ynë Adem Zaplluzha nuk do ta lexojnë...

Po, brezat e rij nuk do ta harrojnë kurr zanin Tand !..

Melbourne, 12 Nandor 2020.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora