E shtune, 18.09.2021, 04:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Poet që lë gjurmë në shpirtin e lexuesit

E shtune, 14.11.2020, 10:00 AM


Poet që ndez zjarre e lë gjurmë në shpirtin e lexuesit

Refleksion nga Xhevahir Cirongu

I

Duke hedhur një vështrim  tërsor gjithë poezive të autorit Idriz Ismajli, para syve m’u shfaq anija e jetës. Ajo lundronte nëpër det bashkë me gjurmët  të cilat kuvendonin  me njëra – tjetrën. Aty janë gjithë ato kujtime të bukura, por edhe sakrificat , ku së bashku formëzojnë atë gjerdan petalesh  me lule shkronjash e varg poetik të magjishëm shpirtëror. Po të ulesh, ashtu ngadalë në tapetin e poezive të këtij autori, lexuesi do gjejë  tharm poetik, i cili do i shkrijë akullin e viteve të jetës,  si rrjedhojë e kësaj do i diellrohet  shpirti . Poezitë e këti vëllimi me titull ‘’ Gjurmë’’, kanë specifikat e tyre krijuese e letrare. Vetë autori është një zog shtegëtar, ku takohet me jetën e tij në kohë,.Vargjet e poezive përcjellin ato mesazhe të fuqishme deri në skutat e  fsheta të shpirtit edhe të vetë lexuesve. Libri poetik është ndarë në katër nëndarje. Në çdo pjesë, poezitë kanë një ndërthurje midis tyre, si rrjedhojë e kësaj lexuesi  e ka më lehtë për t’u njohur me ( 124) poezitë  e përfshira në këtë vëllim. Tematikat e poezive kanë larmi ngjyrash artistike letrare, por edhe një stil krijues letrar disi ndeyshe, ku spikat thjeshtësia artistike. Kjo frymë e stilit të thjesht  krijues me burim jetësore, ndez si zjarr  gjurmët e jetës sonë e të vetë poetit me thirrjen : E DUA JETËN ! Liqeni shpirtëror i poetit Idriz Ismajli, vjen pas kaq vitesh e shkreptëtin fuqishëm  si një rrufe qielli duke na dhënë vargje të bukura, të veshur me mantelin e kaltërsisë së qiellit, të natyrës  së gjelbër, të luleve në livadhe, të borës , apo  të ‘’ngricave’’  të jetës sonë. Në librin me poezi ‘’Gjurmë’’  ai udhëton bashkë me  fjalën e shkruar, me ëndrrat si fluturat nëpër lule në livadhe e kroje; pikërishtë  kjo e të tjera e bëjnë poezinë  të dashur për gjithë katigoritë e lexuesve,  për ta lexuar  atë deri në fund. Dhe vazhdon me  ‘’Rrethi vicioz’’ , ‘’Ëndrra nuk merret’’, ‘’Po të mos ishe ti’’. Simbolika e titullit  të librit ‘’ Gjurmë’’, është  si një busull që orenton gjithë gamën e poezive të këtij vëllimi.Mesazhet e jetës janë të qarta : me lajtmotivet e saj të mira apo të këqija, ajo na fton  në lëmin e jetës për ta jetuar. Por, ne si qënie njerëzore duhe të lëmë gjurmët tona që t’u flasim brezave të tashëm e të ardhshëm. Këtë poeti e shpreh në poezinë ‘’Gjurmë’’ nga ku ka marrë edhe titull libri.Ja si e shpreh poeti këtë më konkretisht:

‘’Cifla bore,
Më bien mbi pelerinë !
I shkund,
Por nuk shkunden,
Dhe gjurmë lënë
Edhe pse pas pak
Shkrijnë !’’

..Me këtë  poezi, poeti Idriz Ismajli  na tregon vazhdimësinë e JETËS.

Ndërsa  te poezia ‘’Ftoi i gjyshes’’ poeti përshkruan portret e gjyshes, e cila qëndron e gjallë në memorjen e tij. Ai ndjen dhimbje në shpirt, por edhe e kujton me mall e dashuri, ku bashkëbisedon ëmbël me vargun e përjetësisë te kjo poezi. Sa herë prek një ftua, ai ndjen aromën e gjyshes.    -Dhe vargjet kumbojnë me pjalmin e dashurisë, ku zemra kujton e përjetëson:

‘’Ttani sa herë hap dritaren kah kopshti,

Dhe shoh ftoin me degë kërrusur përtokë,

Më kujtohet arka e gjyshes në qoshe

Që mbushte dhomën me aromë ftoi’’.

Një ndjesi që të sjell aromë pranvere , janë edhe vargjet e poezisë ‘’Lirikë pranvere’’, ku vargëzimet lirike marrin trajta plot simolikash të ngarkuara me metafora artistike. Po kështu te poezia me titull ‘’Përsëri dimër’’ apo ‘’Si lumi rrjedhin vitet’’ etj.

‘’ Si lumë rrjedhin vitet

N'mes miqsh rrjedh jeta

E vetëm fotot mbesin

Si kujtim  në sirtar !

me ca “gjurmë” në flokë

nga erërat e jetës

dhe shpirt të paepur,

Nga stina në stinë!’’

II

RRETHI  VICIOZ

Në këndvështrimin e poezive ‘’Rrethi vicioz’’, ku në këtë nëngrup përfshihen 25 poezi, autori Idriz Smajli na sjell artistikisht e me fines bukurinë e vargjeve poetike ,i cili na përshkruan me dhimbje rrethin vicioz të jetës sonë. Ai ngreh atë shqetësim madhor para vetes e shoqërisë, saqë bën thirrjen sublime me anën e vargut krijues të poezisë,se jeta duhet jetuar me gjithë të mirat e të këqiat e saj, sepse në fund të fundit është një sfidë, ku njeriu e si shoqëri njerëzore, duhet të lërë pas ‘’Gjurmë’’ mirësie deri në kupën e qiellit, e të flasë me yjet ! Ndryshe, jeta merr kahun e rrethit vicioz, deri në vetëasgjesim. Prandaj poeti bën thirrjen e tij që i del si vullkan nga shpirti,sepse tërë shoqëria njerëzore të ndërgjrgjësohet sa nuk është von nga ky rrethim vicioz, e ti thotë JETËS të  DUA ! Konkretisht:

‘’Sikur  jemi të djallëzuar

Apo kënaqemi

me djallëzi

E bota na shikon

bën sehir

…Ishin viktima, këta dje?

Apo tënjëjtit janë

Viktima sot!...’’

...Dhe vazhdon këtë thirrje plot jehonë edhe tek poezitë ‘’Letra’’, Sa hironi’’,’’Tik-taku i orës’’, ‘’Shumë dhimbje’’, ‘’Binarët e jetës’’, apo ‘’Në mes yjesh i fshehur’’,’’Pa fjalë’’, ‘’Kjo botë’’, ‘’Vizitë në qytetin e Gjirokastrës’’, etj. Ne po sjellim këto vargje për ta bërë sa më të lehtë lexushmërinë e lexuesit të këtij vëllim prestigjoz, sepse me anën e vargjeve të këtij vëllimi, poeti thyen të gjitha rrethimet vicioze, e si rrjedhojë ngreh male e kështjella jete deri në yjet e qiellit.

‘’I vogël është planeti i ynë

për gjithësinë...

Sa një grimcë kuantike

Ne mes yjesh,

Diku!?’’

‘’ I vogël është planeti i ynë

për gjithësinë...

Sa një grimcë kuantike

Ne mes yjesh,

Diku!?’’

Pra, kjo thirrje e poetit duhet dëgjuar nga të gjithë, pa prjashtim, sepse ndryshimet globale atmosferike rrezikojnë planetin tonë, ku ne si njerëz jemi banorët e tij që të mos shkojmë tek ai rreth miserioz sa nuk është von. Pra, kjo thirrje e poetit duhet të dëgjohet nga politika në përgjithësi, e në veçanti nga qeveritarët e çdo vendi, por edhe nga ndërgjegjësimi i tërë shoqërisë njerëzore, pa dallim në mbarë globin.

III

ËNDRRA NUK  MERRET

Po ti hedhësh një vështrim të përgjithshëm poezive të ciklit të (3) të këtij libri, në (38 ) poezitë autori sjell lirika të bukura vargjesh me temë atdhetare , epike, apo  lirika shpirtërore. Tharmi i poezive mbart atë pjalm fryme , ku era e lirisë ngrihet lart në përjetësi në emrin më të dashur ATDHE ! Poeti është i kudogjendur me vargun e tij poetik. Ai shtegëton  në çdo cep të atdheut, ulet e bisedon me historinë, me patriotët, me dëshmorët, me mendimtarët e kombit. Kjo tregon se, edhe vetë poeti, në një mënyrë apo në tjetër këndvështrim, i digjet shpirti si vargjet e Naimit për atdheun. Poetit Idriz Ismajli i këndon shpirti për Kosovën martire, ndaj edhe poezia e tij është e veshur me mëndafshin e këngës së shpirtit. Vargu  merr fluturim si  pëllumbat , ajo ulen për  kuvendim me historinë në Mitrovicë e Deçan, Kaçanik e Gjakovë, Ulqin e Guci, Korçë , Gjirokastër, Vlorë, Tiranë, Prekaz, Prizren etj. Vargun e poezisë e përjetëson në  gonxhen e LIRISË  së Kosovës në Prekazin  heroik me heroin e kombit tonë legjendarin ADEM JASHARI. Pra, meqënse gama e poezive është e madhe në këtë cikël,ne po sjellim disa prej tyre për ta informuar e orentuar lexuesit . Si psh, ‘’ Para monumentit Nënë Shqipëri’’,’’ Bac Adem Demaçi’’,’’5 maji’’, ‘’U ktheve te rrënjët’’,’’28 Nëntori’’,  ‘’Ëndrra nuk merret’’, etj.  Dhe  më konkretisht :

1.Nga poezia ‘’ Para monumentit Nënë Shqipëri’’

‘’ Eh! Nënë Shqipëri sa rudha paske në ballë

Sa thinja në kokë!

S′më dukesh e re

Mos vallë e ke nga malli që të ndryn në zemër

Për  birin tënd të dashur

Që të ndarë e ke?!

Tiranë,12 tetor 1980

2 . Bac  Adem Demaçi

..............................

‘’  ...ne te gjithë të jemi borxhlinjë

Se ti ishe i të gjithë neve

Më shumë se  vetës tënde

Se sonte të pranoj Toka e Kosovës

Në gjirin e vet

Si birin ma të mirë të saj

Bac Adem! ‘’

3  U KËTHEVE TEK RRËNJA

Kushtuar Hasan Prishtinës

U ktheve të rrënja Ti

Sot

Sepse kjo tokë të kërkoi

Nuk duronte, pa birin e vet

Nuk duronte

dot

E tani pyesim vetën?

E si do të ishim ne

Sot

Pa Ty

Pa vizionin Tënd!

………………..

4.  28 NËNTORI

‘’  Për çdo vit na mbledh

rreth teje

O Flamur!

Nga cepi më i largët i Shqiptarisë.

dhe thërret me të madhe

Shporru viti zero

nga këto troje të lashta

të Arbërisë’’.

.............................................

5  APO : ’’ ËNDRRA   NUK   MERRET’’

Nata të sjell ëndrrën,

e të gjitha dëshirat t'i mbledh,

ti vë nën jastëk,

të pamundurën ta bën të “mundur”.

Nën dritën e hënës

atje lart,

e mbledh kujtimet e jetës,

e t'i vë përpara,

një nga një,

gjer sa gjumi troket në qepallë.

Që të sjell ëndrrën

në natën me hënë,

si një vegim.

Është e vërtetë, se ashtu siç thotë edhe poeti Idriz tek kjo poezi se, ëndrra s’merret, por ajo  bëhet materiale atëhere kur kthehet në vargje e të mbush shpirtin si qënie njerëzore.Kur njeriu realizon ëndrrat me të cilat mendon e jeton, dhe ato i bën pjesë e realitetit jetësor në qëllimet e veta, lë gjurmë pas e bashkëbisedon me brezat e ardhshëm nëpërmjet fjalës së shkruar. Edhe Autori Idriz Ismajli, duke botuar këtë libër, ka relizuar ëndrrën e tij.

IV

PO TË MOS  ISHE  TI

Vargu lind poetin apo poeti  thur vargje poetike?! Kësaj pyetje kaq domethënse, por edhe inigmatike, do ta gjesh te poezitë e vëllimit të parë që paraqet poeti ynë nga Kosova Idriz Ismajli.Në ciklin e katërtë lexuesit që janë të dashuruar pas poezisë, do të gjejnë vërtetë vargje të  spikatura, ku mesazhi filozofik bëhet njësh me gjithë gamën e cikleve të tjera që paraqet ky vëllim me titullin ‘’GJURMË’’. Poezia e këtij poeti, vjen si zjarr vullkanik që i del nga shpirti në vite; e si rrjedhojë i kësaj ai ‘’Puthet’’ diku nëpër shtigjet e jetës, bashkë me kujtimet fjalët i kthen në vargje, e poezia bëhet këngë JETE!  Te poezia e këtij poeti ,lexuesi do gjejë shumë piktakime jetësore, e si rrjedhojë e kësaj do ti duket vetja sikur  udhëton bashkë me atë  drejtë pavdekësisë. Në këndvështrimin tonë letrar analitik, në tërësinë e gjithë poezive të paraqitura nga ky poet, të bie në syrin ‘’magjik’’  sinteza florishente e vetës së parë e mënyrës e të shkruarit, që do të thotë se poeti është vetvetja, ai shpreh botën e tij të brendshme, e cila u bashkangjitet si rruaza gjaku çdo varg edhe njerëzve të tjerë në përgjithësi, por në veçanti lexuesit që ‘’Dashurojnë’’ poezinë.  Poezitë kanë dashuri, mall, dhimbje....por edhe krenari që shprehin me forcën e fjalës vazhdimësinë e jetës! Ne mundëm të shkëpusim nga ky cikël, i cili përbëhet nga (37) poezi, këta tituj  si : ‘’Po të mos ishe ti’’,’’Mall për babain’’,’’Vitet ikin’’, ’’Thinjat’’ ’’Pulbardhat’’,’’Shtëpia e vjetër’’,’’Elegji për nënën’’,’’Dua të këndoj’’ etj.  Tek poezia ‘’Po të mos ishe ti’’ poeti na paraqet një vargëzim  të bukur me plot elegancë, sepse ai ka ditur të na sjellë pjalimin shpirtëror të skalitur në varg poetik letrar. Ai e shpreh duke sjellë këto sekuenca vargjesh:

‘’ Po të mos ishe ti,

unë kurrë nuk do kisha shkruar!

Asnjë varg,  asnjë poezi,

do kisha mbetur si një murg i vetmuar

mbyllur diku,

si një eremit në vetmi’’.

....................................

‘’ Dhe tani ngado që shkoj

një laps kam me vete,

shkruaj një varg, një strofë a një poezi!

Dhe të gjitha këto nuk do ishin,

nuk do mbeteshin gjurmë

asgjëkundi,

po të mos ishe ti!’’.

Kështu, poeti Kosovar  Idriz Ismajli ia detikon vargut të poezisë gjithë qënien e tij, ajo është shprehja më  e specifikuar , dhe ka besimin e plotë se poezia të lartëson e të përjetëson. Kjo është mëse e vërtetë, se letërsia të jap vendin e duhur në shoqëri, të përjetëson në breza duke lënë gjurmë JETE ! Prandaj edhe libri ka marrë gjithë ëndrrat e këtij poeti të ri, duke na dhënë ne si lexues vëllimin e parë poetik me titullin ‘’Gjurmë’’, i cili është një liman i vërtetë i shkruar me një gjuhë të thjeshtë artistike, dhe si rrjedhojë ai do zërë vendin e tij që i takon në letërsinë shqipe. Ndërsa te poezitë ‘’Mall për babain’’, ‘’Elegji për nënën’’, poeti shpalos si pala e flamurit  atë dashuri të madhe, por njëkohësisht edhe atë malldhimbje kujtimesh të cilat i qëndrojnë si kristale të ndritshme brenda kullës së shpirtit me plot dritë.

1 . Nga poezia’’Mall për babain’’

...............................................

‘’ Kur  bashkë me kosëtarë të tjerë,

thirrje që nga larg

të ju sjellin një kënatë  me ujë.

Ujë te ftohtë bilur,

e sa mall kam sot

sa mall,

kur dëgjoj cicërimën e zogjve buzë përroit,

e barin  e pakositur

në livadh!...’’.

2. Apo ‘’Elegji për nënën’’

‘’ Mblodhe puplat dhe si engjëll fluturove,

Fluturove,

lart në qiell !?

E Nuk prite që dallëndyshet të sjellin pranverën e sivjetme:

as qershia ,

lulet e para

t’i nxjerrë...! ’’.

.......................................................................

3.  Te poezia ‘’Thinjat’’ na paraqitet vetë poeti, ku thinjat i numërojnë vitet e tija. Ai plis i bardhë mbi krye që i ngjan borës së maleve , tregojnë atë rrugëtim  të vështirë të jetës së autorit, por ndjen njëkohësisht edhe  aromën e luleve të gëzimeve e hidhërimeve që ka kaluar nëpër liqenin e kaltër  të jetës. Dhe ja si e shpreh ai këtë me anën e vargjeve të poezisë te ky vëllim, më konkretisht:

‘’ Thinjë e bardhë, diku në flokë

Sikur lé, gjurmë,

Apo ndoshta, tregon

Pjekuri

Nga sfidë e jetës, kaluar ndër vite

Me ndoj’ romancë

a dashuri!

Dhe…

Edhe po ti fshehësh

nuk i fsheh dot,

As me ngjyre e as me bojë,

E me vite do shtohen edhe te tjera

Në çdo Stinë,

Në çdo Kohë!’’.

Poeti Idriz Ismajli fle bashkë me ëndrrat eshe tek ajo shtëpi e vjetër ku ka lindur . Janë këto ëndrra jete, të cilat i japin frymëzim, i japin jetë, i sjellin kujtime,i falin dashuri pafund…..(!) Pikërisht, këtu fillon ai zgjim i largët nëpër vite; ng ku merr penën e shkruan në gjuhën e nënës, e bojë i bëhet qumshi saj,fjala e babait vargun ja bën të fortë si shkëmb,kurse shpirti i tyre ja bën vargun poezive DRITË DIELLI ! Prandaj, poezitë e këtij poeti, janë edhe këngë  shpirti që do lexohen e këndohen si vetë jeta jonë duke lënë gjurmët e tija.Prandaj edhe poeti Kosovar na paraqet në këtë vëllim të këtij cikli poezinë me titullin ‘’Dua të këndoj’’.

‘’ Sot dua të këndoj

Te hedh brengat pas

Te shijoj këngën, natyrën, poezinë

Dua kaltërsinë e qiellit ta shijoj

E pse t’ua kemi lakmi

Zogjve

Që në çdo behar këndojnë…!.

Pra,, na mbetet për ti thënë poetit Idriz Ismajli suksese në rrugën e bukur të krijmtarisë letrare bashkë me librin  me titull ‘’Gjurmë’’.Jeta jonë është poezi, por edhe këngë.Ky është lajtmotiv që na përcjell poeti në këtë vëllim poetik.

Durrës, Nëntor  2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora