Kulturë
Fatmir Minguli: Koncepti i pёrsosmёrisё nё poezinё e Rexhep Shahut
E shtune, 14.11.2020, 09:17 AM
Koncepti i pёrsosmёrisё nё poezinё e Rexhep Shahut
(Meditim
kritik mbi vёllimin poetik “Dita e
gjashtё” tё Rexhep Shahut, Klubi i Poezisё, Tiranё, 2020)
Pёrditё po mё duhet me pyetё veten
Unё a jam unё apo kam dhe njё vete tjetёr.
Nga vёlllimi
“Dita e gjashtё” f.149
Urrejmё, vetёm urrejmё dhe duket se urrejtja
ёshtё buka
dhe uji pa tё cilat nuk jetojmё dot. Nuk besojmё
se si mund
tё mos urrehet tjetri. Se nuk
i besojmё dashurisё.
Nga vёllimi “Bisedё e pёrfytyruar me Havzi Nelёn” f.16
Nga Fatmir Minguli
Libri mё i fundit me poezi i poetit Rexhep Shahu vjen
pas botimit tё librave tё mёparshёm poetikё “Moti i hёnёs”, “Bregu i Brengёs”,
“Lis i vetёm nё fushё”, “ Qyteti i lutjeve”, “Kjo verё mёrzie”.
Nuk janё pak!
Po tё shikosh titujt e librave tё botuar nga Rexhep
Shahu vёren se veç atyre
me poezi, tё tjerat janё tё zhanrit tё
publicistikёs.
Njё gjё e rrallё!
Autor i dy lloj shkrimesh,
poezi dhe publicistikё, ai
duket sikur i ka ndёrtuar shtyllat e Herkulit mbi kёto dy lloje tё krijimtarisё
sё tij.
Dhe shtyllat janё tё forta!
Pa “bredhur lule mё lule” nё fushat e gjera tё letёrsisё ai ka
ngulmuar e ngulmon te poezia dhe publicistika.
Me shumё tё drejtё!
Gjatё bisedёs me poetin Rexhep Shahu mёson se ai jo
vetёm ёshtё nga Kukёsi por edhe qё ka kryer shkollёn e mesme profesionale, dega
mekanike nё Shkozet Durrёs. Kjo shkollё ishte njё filial i Politeknikumit
“7nёntori” Tiranё dhe si rrjedhojё edhe letёrsia nё kёto dy shkolla
profesionale vlerёsohej shumё. Gjatё leximit tё poezive tё Rexhep Shahut gjen
pikёrisht njё lloj magme mes shpirtit poetik dhe formimit praktik qё ai mori nё
kёtё shkollё.
Por shkolla nё Durrёs veç kёtij formimi i dha dhe perceptimin e plotё shpirtёror pёr detin.
Deti dhe zogjtё janё pika referimi tё njё poezie shpёrthyese qё ndesh nё shumё poezi tё librit
“Dita e gjashtё”. Deti dhe zogjtё janё konceptime tё shoqёrisё sё sotme
shqiptare, ku metaforat dhe simbolet i kthejnё ato nё njerёz, ngjarje, dhe
veprime.
Ja zogjtё:
Bota
nxiton
Mashtrueshёm rend pёr diku pa ditё se pёr ku.
Zogjtё dinё nga shkojnё e nga vijnё
njerёzit jo, nuk dinё.
Ja deti:
Tani pёrshembull do tё doja tё isha te deti
qё tё shkoj nё pёrmasat reale tё njeriut.
Titulli i librit
“Dita e gjashtё” si
paralele me biblёn, ёshtё dita e fundit e krijimit e mё pas vjen pushimi. Po a
ka pushim pёr poetin? Dita e gjashtё pёr Rexhep Shahun ёshtё “pikё kontrolli”
nga ku vrojton udhёn e pёrsosmёrisё sё njeriut e bashkё me tё dhe tё jetёs sё
tij. E shikon nё sensin e tё kryerёs dhe tё pakryerёs. Ashtu, mbi kёtё krijim
ngrihen pyetje jetёsore dhe jo sllogane, pikёrisht pёr pёrsosmёrinё e amёshuar.
Nё poezinё e Rexhep Shahut ndihet ritmi i poezisё
sё veriut, njё poezi e fuqishme dhe pa shumё lajka, njё poezi qё herё tingёllon
si pjesё e shpirtit migjenian e herё sikur ndjen aromёn e vargut tё shkurtёr po
kuptimplotё tё Camajt.
Ai e ndjen papёrsosmёrinё jo tё vetes, por tё botёs qё e
rrethon. Por ky poet me poezitё dhe poemat e kёtij libri ndonёse nuk e pёrmend
emrin “Shqipёri” apo “atdhe”, ai nё mendje dhe nё zemёr ka pikёrisht Shqipёrinё
dhe njerёzit tanё, ai vuan shpirtёrisht! Shqipёria e sotme pёr tё ёshtё jashtё
gjashtё ditёve tё javёs dhe nuk ka stabilitet dhe duket sikur anija e Noes po
kёrkon tokёn qё i takon por:
Njё javё ёshtё jeta jonё
nga e hёna nё tё shtunё
tё dielёn anija niset sёrish
me vdektarё tё tjerё…
Tё vdekurit nё librin “Dita e gjashtё” ecin
paralel dhe kundrasens me tё gjallёt mbi
tokё. Zombit e poetit sillen nё poezitё e Rexhep Shahut sikur janё tё gjallё e
abstraktja shoqёron konkreten. Tё vdekurit dhe tё gjallёt kanё tё njejtin
status!? Pakёnaqёsia e poetit ёshtё
klithmё. E klithma ёshtё mё e fuqishme se abstraktja kur ai shkruan: “ Unё dhe
tё vdekurit jetojmё nё kёtё vend/ zogjtё kanё ikё.”
Mos vallё zogjtё janё shpresat kur dihet qё shpresa vdes
e fundit!?
Ai poeti lakmon lirinё e zogjve dhe hapsirёn madhёshtore tё detit duke
qenё i sigurtё se shpresat ekzistojnё jo
vetёm tek poeti por ai nё kёtё libёr pёrjashton botёn politike tё kёsaj kohe.
Sipas njё sistemi automativ shpirtёror dhe mendor poezitё e librit “Dita e
gjashtё” janё si kapitujt e njё romani psiko-analitik ku personazhet janё e dashura, nёna, zogjtё,
deti, kёpucёt e vjetra, vjeshta, qielli, ёndrrat, etj. Por kurrё ata tё
politikёs, ata janё tё veshur me korracёn e korrupsionit dhe tё ngjalljes sё
urrjetjes. Pёr kёto poezitё e Rexhep Shahut sqarojnё bukur fare.
Eshtё ky autor i kёtij romani tёrheqёs qё ve veten e
tij si ai qё “flet si gjethi me
pranverёn/ Me verёn, vjeshtёn/ Me shiun rrёkenё/ Me shollёn e kёpucёs qё mё
shkel/ Jam zog pa qiell dhe qiell pa zogj ç’ do ish?!”
E kur ekuilibron njerёzit e pashpresё me tё vdekurit e fantazisё, ai
nuk harron tё flasё edhe me flokёt e sё dashurёs si nё poezinё “Mbi flokёt e tu” dhe nё njё
poezi tjetёr, e pёr tё shkuar te poezia obelisk e kёtij libri “Ti je” ku
gradient i frymёzimit kap horizonte tё
pazbuluara mbi qenien jo vetёm tё femrёs por tё njeriut nё pёrgjithёsi.
Eshtё ky njeri qё do tё zhdukё zombit e politikave tё
sistemit alla monist, ёshtё ky njeri qё do ta njohё dashurinё dhe tё
nёnvlerёsojё urrejtjen e injektuar nga forca tё errta.
Dashuria njerёzore gjithmonё ka triumfuar e do tё triumfojё se
vetё poeti e ka arritur momentin kritik tё jetёs ashtu siç e ka thёnё Jorge Luis Borges “ Çdo jetё ёshtё bёrё nga njё moment i vetёm,
momenti nё tё cilin njeriu gjen njёherё e pёrgjithmonё, kush ёshtё!
E ka gjetur kёtё moment dhe di tё takojё tё fortёn me tё butёn
pa pёrplasje, kur e pёrsosura e ёndёrruar merr frymё dhe lufton me tё
papёrsosurёn, di tё konfliktojё lirinё qё servirin politikanёt me skllevёrit
militant me lirinё e ёndёrruar europiane. Kёto janё dhe objektivat qё libri me
poezi dhe poema “Dita e gjashtё” ve
pёrpara lexuesit me qёllim zgjidhjen e dilemave sado pak tё tyre.
Por ai autori i njeh mirё kёto objektiva fjalёt e shkrimtarit austriak
Robert Musil tingёllojnё fort nё dobi tё poezisё sё Rexhep Shahut: “Ka gjёra qё
nuk mund tё bёhen kurrё. Nuk dihet pёrse e qё janё ndonёse mё tё rёndёsishmet.”
Le tё rikthehem
te poetika e kёtij libri. Nёse e quajta poezinё e Rexhep Shahut si poezi
e veriut, kjo patjetёr ёshtё njё pёrqasje teorike por qё e vendos poezinё e
plotё tё ketij poeti nё tёrёsinё brilante tё gjithё poezisё shqiptare brenda e
jashtё kufijve politikё tё Shqipёrisё.
Struktura e ndёrtimit tё poezive, radha e tyre dhe brendёsia e
tyre ёshtё nё pёrshtatje tё plotё me idetё qё poeti do tё pё[rcjellё. Rrallё
gjenden nё Shqipёri apo nё troje shqiptare libra poetikё qё kanё njё strukturё
qё i pёrgjigjet njё ideje apo dy – tre ideve tё paracaktuara mirё. Jo mё
kot e quajta vёllimin poetik “Dita e
gjashtё “ si njё roman modern.
Brenda kёtij vёllimi janё pak poema tё cilat citohen si tё tilla nga vetё autori. Ndёrkohё unё do sugjeroja se edhe disa poezi
tё gjata kanё sharmin e poemёs, pavarёsisht nga gjatёsia, gjё qё nuk ёshtё
pёrcaktuese. poezi tё tilla tё mrekullueshme si “Heronjtё janё tё paemёr pёr
zotat tonё”, “ Ti je”, “ Sot kur po zgjidhet kush duhet tё vdesё”, “ Nuk e shoh
veten pёrtej xhamave”, “ Unё dhe ti jemi tё papёrsёritshёm”, etj.
Njё lexues i vёmendshёm do t’i kapte nё ajёr idetё e kёtyre poezive qё nga titujt
tejet tregues.
Vёllimi poetik “Dita e gjashtё” i poetit dhe
publicistit Rexhep Shahu ёshtё njё sfond i qart[ i zhvillimit tё poezisё
realiste shqiptare, e cila nёpёrmjet abstraktes simbolike na sjell pёrpara syve
realitetin e vёrtetё shqiptar pa zbukurime filo politike.
Durrёs
4 tetor 2020