E marte, 19.03.2024, 07:23 AM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Kush, Meta, Basha apo Rama?

E shtune, 14.11.2020, 08:16 AM


Kush, Meta, Basha apo Rama ???

Nga Zenel Çeliku

Edhe pse dëshira ime është në favor për njërin 14 Nentor 2020prej tyre, unë dua të jem shumë objektiv sepse ky është misioni I një gazetari prifesionist dhe I pa varur. Sot politika shqiptare është në krizë totale ku sejcili nga figurat më të larta në vënd, ulërijnë duke hedhur akuza, shpifje dhe baltosje për kundërshtarin politik. Por një fajalë thotë, shpif e shpif se diçka do të ngelet në mëndiet e piblikut. Dua të stacionohem tek Presidenti Meta I cili po bën një fushatë shumë të ashpër dhe aktive si një opozitar I vërtetë dhe shumë agresiv. Publiku po i ndjek me vëmëndje dhe interes qëndrimet e Metës në luftën opozitare që ai po bën, por diçka serioze nuk shkon tek opozitarizmi që po bën Preësidenti Meta. Kreu I Shtetit presupozohet se shpreh unitetin e kombit e mbi të tjerat, Presidenti duhet te jetë mbi palët dhe apsolutisht I pa anshëm përpara partive politike. Ndërsa Meta, tashmë realisht duket se e ka vendosur rrolin e tij si opozitar e kundërshtar I papajtueshëm me maxhorancën socialiste, ku aty këtu Meta paraqitet shumë nervoz, agresiv dhe kërcënues. Kjo është në papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës, ndaj qëndrimet e Tij shikohen nga opinion si rrol jo normal për një President. Të gjithë e dijmë se Meta është themeluesi I suksesshëm i LSI, si një parti e cila që nga themeli I saj e gjer tani ka gëzuar mbështetje nga një masë e konsiderueshme në popull. Në 30 vitet e fundit kemi parë që me presidentët e mëparshëm nuk kanë mbajtur këto qëndrime si të Metës, që do të thotë se Presidentin e Republikës nuk e lejon Kushtetuta të përfshihet në politikë e më shumë të bëhet fakt I ditës në një opozitë shumë aggressive dhe ofenduese ndaj Kryeministrit. Edhe sikur Rama të jetë gabim në disa raste, Presidenti dyhet të ruaj pozicionin që I ngarkon Kushtetuta, e jo më që të bëhet opozitar I parë në këtë politikë që I ngjason një çorbe derri-thotë populli. Në gjykimin tim ku fillimisht gëzoja simpati për Z.Meta, nuk e kamë besuar se situata rreth tij do të degradonte deri aty ku ai akuzon dhe ofendon edhe ambaadorët e huaj të akredituar në Shqipëri. Më vjen keq, por këtu edhe këshilltarët e tij kanë shume gabim që nuk I thonë, ndal Z.President se kështu është gabim.

Nga ana tjetër kemi liderin demokrat-Lulzim Basha, I cili vërtetë është aktiv por bën opozitë e cila po kontestohet nga simpatizantet e PD dhe nga publicist. Basha në sfond duket se si opozitar që vjen mbas Ilir Metës edhe pse kohët e fundit duket se po I merr frenat e kryeopozitarit pak nga pak. Por çfar opozite po bën Basha sot? Ai me të drejtë po denoncon gabimet dhe abuzimet që po bëhen nga Qeveria Rama, por sikur të mos mjaftoi kjo, Basha në çdo takim që bën, hedh akuza, ofendime dhe baltosje në adresë të Kryeministrit Rama ku vetëm etikë të një politikani të lartë nuk shikojmë. Në takimet e Bashës me bazën vërejmë premtimet e tij kur deklaron se për mjekët do ti bëj rrogat 1200 Eu, infermierëve 800 EU, arsimtarëve 700 Eu, më tej Basha premton se do të krijoi shtresën e mesme ku përqëndrohet tek punonjësit në provat, e aq më shumë ai thotë se do tja bëj rrogën jo me pak se 70 000 L të reja për muaj. Këto premtime duken si në ajër. Si mundet të bëj një qeveri e varfër premtime për rritje pagash pa kufi? Si mundet të marrë përsipër Basha se punëtori që punon në privat do të paguhet 70 000 L për muaj, në një kohë që ai paguhet nga privati? Basha duhet të shpalosë projeksionet dhe programin e tij për një qeverisje më të mirë se tani, kështu ai bëhet I besueshëm, por jo më me premtime si historia e tramit që premtoi se do të ndërtonte, nga stacioni I trenit deri tek universiteti, gjë që ngeli si barcaletë edhe sot. Edhe diçka tjetër, PD ka parter politik kryesor-LSI, si mundet një mjek si Petrit Vasili I cili është edhe nën/kryetar I kësaj partie, të flasë me një gjuhë ordineri për kundërshtarin politik. Basha kjo ju dëmton, Ju nuk ju duhen dhe skeni nevojë për partner të tillë, Ju keni nevojë për partner që nxjerin flori nga goja dhe jo baltë që bën pis gjithë opozitën. Duke mos u zgjat më tej, dua të evidentoj edhe gabimin e madh që bëri PD duke bojkotuar parlamentin, duke ia lënë fushën bosh kundërshtarit, që ai të bëj gola sa të dojë dhe si të dojë. Kjo I kushoi shumë rëndë PD, gjë që edhe sot nuk po e merr vehten. Ky ishte gabim fatal I saj, por pyetja është, sa e fortë do të paraqitet PD në zgjedhjet e 25 Prillit 2021??? Fusha bosh I ka krijuar avantazhe PS e cila me zgjuarsi përfitoi nga gafa e PD (braktisja e parlamentit), dhe sot e shikojmë PS të sillet si triumfatore sepse kundërshtari është larguar nga fusha e betejës, dhe tashme pretendon se do të fitoi. Sikur të mos mjaftonin këto që thamë, nga trungu I PD jane krijuar 5 parti të reja të cilat pa dyshim do ti kushtojnë jo pak PD, nuk është aspak çudi që ato të bëhen shkak që PD të jetë edhe një mandat tjetër në opozitë. Mos u bëftë kështu, por faktet janë drejt këtij drejtimi. Bashës Zoti I dhëntë fuqi, ide dhe programe qeverisëse, që më 25 Prill të bëhet një parti potenciale shumë e fortë për t’u rikthyer në pushtet, por kjo kërkon që popullit t’I kthehet besimi tek PD.

Tashmë pas arrestit të Presidentit të Kosovës-Thaçi dhe të politikanëve të tjera kosovarë nga policia e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, ka dalë në skenë akuza shumë serioze në adresë të Lulzim Bashës, që sipas Ramës, Basha ka qënë pjesë e hetimit ndërkombëtarë-UNMIK për udheheqësit e UÇK-ës lidhur me akuzat e Dik Martit. Pa dyshim kjo akuzë e hedhur në public nga Rama, e rëndon shumë figurën e Bashës, por një gjë duhet të theksojmë, këto akuza bomb në dëm të Bashës duhen faktuar dhe provuar nga maxhora socialiste. Dy ditë më parë, në një emision tek gazetari Sokol Balla, Basha mohoi katagorikisht këtë akuzë dhe bëri të qartë publikisht se çfar thuhet ndaj tij, janë shpifje të neveritshme. Por menjëherë sërish kishte komente nga Rama I cili nuk heq dorë nga ajo akuzë, përkundrazi ngul këmbë, por edhe shumë njërëz të tjerë nëpër portale e komentonin Bashën përgjegjës për akuzat që I bëhen figurave të UÇK. Gjithsesi, është Basha që duhet me qetësi dhe me argument të provoi se Ai nuk ka asnjë lidhje me akuzat në adresë të tij lidhur me hetimet ndaj figurave te UÇK-ës. Mendoj se Basha si gjysëm kosovarë (Basha ka nënën nga Kosova) nuk ka gisht në këtë mesele, por gjithsesi Basha duhet të jetë shumë energjik për të mbrojtur vehten nga kjo akuzë, sepse fol-fol se diçka ngelet në mëndjen e njerëzve.

Personazhi I tretë apo I parë I ditës, është Kryeministri dhe lideri I PS-Edi Rama, një personazh interesant por edhe me shumë fat. Ai ka reth një vit që kundërshtarët e tij të papërmbajur i ka mbrapa portës, vërtetë në Parlament ai ka opozitarë të tjerë, por që opozitarë i thënçin. 25 Prilli 2021, për Ramën ka mjaft problem për t’u evidentuar sepse 8 vite në pushtet konsumohesh, sepse premtimin për mjekësinë dhe legalizimet falas ngelën premtime fantazmë. Ekonomia e shqiptarëve është keq, korrupsioni në administratën publike e gjer lart në pushtet është kthyer në kangrenë, krimi është I frikshëm, trafiku I drogës brënda dhe jashtë vëndit është bërë lajm I ditës, por papunësia dhe varfëria ngelet thembra e Akilit për Qeverinë Rama. Kështu Rama nuk do ta ketë të lehtë më 25 Prill 2021 sepse opozita wshtw deklaruar se do tw jetë shumë e ashpër dhe rradikale, ndërkohë që PS e shikon vehten optimiste dhe favorite kryesor pwr një mandate tjetër. Gjithsesi, këtë do ta vendos populli më 25 Prill 2021. Nëse opozita bën gabime, atëher PS do të kaloi pa problem në avantazh. Për të përfunduar ngelet të pyes; kush do të triumfoi më 25 Prill 2021, Meta, Basha apo Rama.

Zenel Celiku

TIR-FAX Neës Agency



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora