E marte, 19.03.2024, 06:18 AM (GMT)

Mendime

Anton Berisha: Vajtues te deklaratave te serbeve

E shtune, 14.11.2020, 10:30 AM


Anton Berisha:

Reagimi ne kor i politikaneve te Kosoves ndaj deklaratave te zyrtareve serb, sikur ky i fundit ndaj presidentit Vucic, jane tregues se ne, ne vend te kreativitetit politik jemi bere ndjekes e vajtues te deklaratave te tyre.

Eshte e pakuptueshme se si ne per gjera te ditura ‘befasohemi’ ne vazhdimesi: se Serbia nuk e njehe Kosoven dhe se ajo po te mundte nuk do te pritonte aspak te perdore prape luften per ta kthyer Kosoven,  jane gjera qe nuk kane pse te diskutohen.

Meqenese, sot nuk jane rrethanat e tilla, Vucic e perdori termin e luftes per qellime tjera qe nderlidhen me situaten aktuale.

Se pari, ai ishte ne dijeni se zgjedhjet ne SHBA, preokupimi me virusin Covid dhe riaranzhimet europiane, jane moment i volitshem per te mos patur koncentrim per te marre nje pergjigje te ashper nga faktori nderkombetar.

Se dyti, pozicioni i dobesuar i Kosoves me procesin e Gjykates Speciale ku kreret shteteror e politik, ish pjesetar te UÇK-se, ndodhen e pritet edhe te tjere t’i nenshtrohen proceseve gjyqesore per krime kunder njerezimit, natyrisht se Serbise i krijon pozicion aktual favorizues.

Dhe, se treti, qellimi kryesor i kesaj deklarate te Vucicit, eshte krijimi i pozicionit avancues ne raport me dialogun me Kosoven dhe shtyerja e agjendes se saj rajonale te faktorizimit te saj si lojtar kryesor, e qe Shqiperia e Maqedonia pothuajse e kane miratuar.

Ne kete kontekst, Samiti BE-Ballkani Perendimor, qe u mbajt ne Sofje me 10 nentor, ne te cilin u elaborua dinamika e integrimit te Ballkanit Perendimor, nuk iu dha Serbise kurrfare roli i veçante as ne nisiativat e saj rajonale e as ne dokumentet zyrtare te ketij Samiti, e as qe u permend ne fjalimin e Presidentes se Komisioni Europian Ursula von der Lyen.

Ka shume mundesi qe ky injorim mund te kete shkaktuar reagimin e Vucicit bashke me pritjen e zgjedhjes se Joe Beiden, qe presupozon nje koordinim te politikave SHBA-BE, e qe Serbia iu frikohet.

Prandaj, ne nuk kemi pse te merremi me krizat e Vucicit, por duhet te mobilizohemi ne harmonizimin e politikave te brendshme per t’u pergaditur per proceset vijuese ne rrethana te reja te politikes globale: nje, te tejkalojme me pergjegjesi situaten aktuale ne raport me Gjykaten per te mos lejuar qe vendi te futet ne kriza te panevojshme, dhe njekohesisht te jemi partner serioz ne zhvillimet e ardhshme me partneret tone perendimore.

Per te arritur keto objektiva, duhet te heqim dore prej berjes se politikes folklorike e diplomacisë diletante, por t’i shtrojme çeshtjet ne gjeresine e thellesin qe e kerkon situata.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora