E merkure, 24.04.2024, 04:49 PM (GMT+1)

Mendime

Intervistë dhënë VushtrriaPRESS-it e z. Hysen Ibrahimi - Kryetar i LDD-së Dega në Suedi?

E merkure, 19.11.2008, 08:00 AM


Përderisa kjo Qeveri refuzon planin gjasht-pikësh do ta ket mbështetjen tonë, përndryshe duhet të mbahen zgjedhjet lokale dhe nacionale të parakohshme  në fillim të vitit të ardhshëm 2009, dhe të zgjedhen institucionet që kanë aftësi politike dhe diplomatike për t’a shtuar numrin e shteteve në njohjen e Republikës së Kosovës, sa nuk është bërë tepër vonë. 

VushtrriaPRESS: Fillimisht ju faleminderit që pranuat të bëjmë          një intervistë me Ju. A mund të na jepni një letërnjoftim të shkurtër se kush është Hysen Ibrahimi ?

Hysen Ibrahimi: Fillimisht doja të përshëndes faqen mediale tuajen Vushtrriapress, dhe juve personalisht zoti Islami, me dëshirën më të mirë për sukseset tuaja në këtë fushë.

Kurse sa i përket letërnjoftimit tim, ne nuk praktikojmë të flasim për vete, megjithate për respekt në pyetjen tuaj, po them se Hysen Ibrahimi është një veprimtar i kahershëm që nga vitet 1988 qysh se ka ardhur në Suedi deri më sot, dhe për asnjë çast nuk jam ndarë nga kjo veprimtari për të kontribuar për Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Jam i martuar, kam katër fëmijë. Ish-kryetar i LDK-së dega në Suedi 2000-2007 dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së,  tani kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – dega në Suedi dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, me në krye Kryetarin, Akademik Nexhat Dacin.

 

VushtrriaPRESS: Cili ka qenë dhe është kontributi i  shqiptarëve t? diasporës e veçmas atyre nga Suedia ?

Hysen Ibrahimi : Fillimi ishte organizimi përmes ndonjë shoqate kulturore, apo forma që mund të organizoheshim si një trup.

Depëtrimi i parë i drejtëpërdrejtë në televizionin shtetëror për problemin e çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi kur TV1, dual në lajmet e para kur ne u solidarizuam me grevë urie me minatorët e Kosovës në shkurt të viti 1989, që ishim mbi 50 veta në këtë grevë, që mbahej në lokalet e Shoqates Kulturore Shqiptare “Kosova” në Malmö.

Formimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) 1989 në Kosovë me në krye Dr. Ibrahim Rugoven, arritëm edhe ne jashtë vendit të formojmë degët e saj në Perendim e sidomos në shtetet e Europës, SHBA, Australi, Kanadë e gjetiu. Kjo parti ishte më tepër se parti, që për at kohë ishte një lëvizje gjithëpopullore e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe mërgim. Ishte një hap vendimtar që kërkesat e popullit shqiptar të legalizoheshin dhe mos të mbeten ilegale. Veprimtaria politike e Kosovës reflektoi pozitivisht në organizimin e mërgatës shqiptare, sidomos nën ambrellen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe filozofisë politike të Presidentit Rugova për Unitet Kombëtar Shqiptar dhe Pavarësi të Kosovës.

Mërgata u angazhua, në sensibilizimin e çështjes së Kosovës së bashku me strukturat politike të atëhershme në Kosovë me në krye Dr. Ibrahim Rugoven. Në fillim muarëm aksioni 30 % me kohë të caktuar e mëpastaj filloi 3 % me kohë të pacakruar. Aksioni “Familja mbanë Familjen”, ndihma në fushën e ndihmave humanitare, si me para, me veshëmbathje duke dërguar me qindra kamion, materjal shkollor, shëndetësor. Organizoi tubime nëpër të gjitha qendrat e Suedisë për ta sensibilizuar opinionin Suedez për situatën e krijuar dhe rrezikut që i kanosej popullit Shqiptar nga një spastrim etnik e që fatkeqësisht mëpastaj edhe ndodhi.

Mbajti kontakte me Qeverin Suedeze, parlamentarë Suedez, kryetar të partive politike Suedeze, analist, publicist, mbajti kontakt me mediat Suedeze, binjakëzoi komuna të Suedisë me komuna të Kosovës. Në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Suedi e cila ishte bartëse e të gjitha aktiviteteve në Suedi, si p.sh. formoi Komisionin Qëndror të 3 %, Lidhjen e Arsimatrëve Shqiptar “Naim Frashëri” dega në Suedi, themeloi Unionin e Shoqatave Shqiptare, Komisionin për Raste të Jashtzakonshme, formoi komisioni had-hoc si për ndihmë minatorëve, ndihmë arsimit shqip në Kosovë, ndihmë Universitetit të Tetoves, ndihmë Vërshimeve në Shqipëri e shumë e shumë aksione të tjera me karakter humanitar.

Kështu që, veprimtaria e mërgatës shqiptare kudo në botë, sidomos kjo e njëzetvjeçarit të fundit, e po ashtu edhe ajo mëhershmja, është mesazh i kjart dhe zbërthen në vete ide të karakterit humanitar dhe ati kombëtar, që e ndihmoj dhe e mbajti gjallë lëvizjen e veprimtarisë së Kosovës e më gjërë. Kjo veprimtari, la gjurmët e veta dhe subvencionoj organet shtetrore të shtetit të Republikës së Kosovës.

 

Mërgata shqiptare në mërgim, është njëra ndër mërgatat më të dalluara  me prirje të  fortë për kërkimin e  mënyrave në ndihmesë dhe në vetëvete nga dëshira e madhe për të u mëvetësuar dhe mbijetuar i pavarur, e  krijoj disiplinën vepruese për të vepruar. Ishte kjo detyrë që i’a shtroi vetëvetës mërgata e  që vërehej  qysh nga gjeneratat e më hershme  që kishin emigruar, por mundësia e tyre ishte shumë e vogël për një  organizim të nivelit që  ishte sikurse në dy dekadatë e fundti.

Veprimtaria shqiptare e mërgatës të dy dekadave të fundit, dallon nga veprimtaritë e mërgatës së më hershme, sidomos në mbajtjen e proceseve gjatë çdo veprimtarije të tyre, gjë që ajo mërgata më e vjetër nuk ka mbajtur procese të mjaftueshme, thjesht për mos me ra në duart e regjimit të shkjaut. Qka do të thot se është punuar më tepër përmes marëveshjeve gojore. Po ashtu mërgata më e vjetër e ka patur shumë më të vështirë lidhjet me vendëlindjen, në krahasim me mërgatën e pasviteve të nëntëdhjeta, kur u çfat rrjeti i internetit. Inspirimi për të kontribuar për vendin ka qenë thjesht duke e pa botën e përparuar dhe qytetëruar se sa larg kishte shkuar përderisa ne shqiptarëve në Kosovë dhe trojet ku ata kanë banuar në ish-Jugosllavi, më në fund na u mbyllën të gjitha të drejtatë më elemantare për të jetuar dhe u arsimuar sikurse që u mbyll universiteti. Pra, ky përparim dhe zhvillim i botës perendimore ishte një inkurajim për të vendosur vet mbi fatet e popullit tonë.

Të gjitha këto padrejtësi ishin mbështetje e fortë me motivacion që mërgata shqiptare të organizohet edhe më fuqishëm me një qëllim të vetëm „Çlirimin e tokave shqiptare dhe Pavarësinë e Kosovës“.

Madje kërkohej që para popullit Suedez, kultura dhe tradita shqiptare të paraqitej sa më origjinale si një fundament i traditës së trungut ILIR. Çfar donim të thoshim ? Ideja ishte që të argumentojmë se shqiptarët nuk kishin asgjë të përbashkët me popullin Serb, as me gjuhën, as me traditatë as me kulturën e as me fundamentin kulturor, por se ishim ne ata që ishim popull autokton me mijëra vjetë. Kurse Serbët sikurse edhe disa popuj në Ballkan kishin preajrdhje nga Karpatet e Rusisë dhe ishin sllav që donin të bëheshin zot në trojet e huaja, për të gllabëruar dhe plaçkitur dhe që kishin për synim daljen në detin Jon dhe Adriatik.

Sigurisht se aktiviteti kulturor bëri të mundshme hapjen e koridoreve për lidhje më të forta dhe më të besueshme. Ishte shumë e rëndësishme që të krijohej besimi përmes hapjes së bashkëpunimit dhe planin e komunikimit. Synimi ynë ishte gjithëherë e më i madh që të deportojmë sa më shumë që e është e mundur tek mediat  e  shkruara. Sepse për TV-në ishte e pa kapshme për kohën kur ne po flasim në vitet 1990-ta, e kështu me radhë.

Kurse sa i përket kontributit tonë në këtë kohë, varet nga institucionet e Qeverisë së Kosovës, të cilat kanë mundësi për të angazhuar njerëz, për thithjen e investimeve të mëdha, sikurse që është Volvoja, Sabi, Skania dhe shumë teknologji të reja me kapacitete të mëdha prodhimi.

 

 VushtrriaPRESS: Sa janë t? inkuadruar shqiptarët në shoqërinë suedeze ?

Hysen Ibrahimi : Pas mbarimit të luftës, mund të themi se shqiptarët janë drejtuar për t’u integruar edhe në institucione Suedeze, parti suedeze dhe nëpër asamble komunale të komunave Suedeze. Talenti dhe kultura me besnikëri shqiptare në Suedi vlerësiohet shumë lart. Andaj dita-ditës jemi duke depërtuar në institucionet Suedeze e posaqërisht me gjeneratatë që po vinë dhe janë duke kryer shkollim të lartë në Suedi.

VushtrriaPRESS: Ju si udhëheqës i LDD-së për Suedi, a keni ndonjë kontakt me Qeverinë e Kosovës ?

Hysen Ibrahimi : Po ne respektojmë institucionet e Republikës së Kosovës, pavarësisht se jemi në opozitë. Sa isha në Kosovë kësaj vere në pushime, kisha rastin të takohem me disa ministra të Qeverisë së Kosovës, si me ministrin Sadri Feratin, Zenun Pajazitin, Nekibe Kelmendin dhe disa ministra tjerë, gjë që takimet kanë qenë me karakter informativ rreth situatës së Kosovës, dhe mundësit eventuale për të ndihmuar në investime. Kuptohet se jam takuar edhe me subjektin tim politik me LDD-në dhe me Kryetarin Akademik Nexhat Dacin dhe me disa kryetarë të komunave të Kosovës.  Ne kemi bërë vërejtjet tona sidomos për mosangazhimin e Qeverisë për pjesën veriore të Mitrovicës dhe zërat që vinin nga OKB për pikat e EULEX-it, që të meren më seriozisht me këtë problem, përderisa ne e dinim se Qeveria e Serbisë punonte pa ndërpre në këtë drejtim. Por nuk kemi kontakt të përhershëm me Qeverinë.

VushtrriaPRESS: Cili kishte me qenë kontributi juaj që investitorët e huaj të vinë e të investojnë në Kosovë, a keni pasur ndonjë kontakt në këtë fushë ?

Hysen Ibrahimi : Kontributi i ynë kishte me qenë jashtzakonisht i madh në këtë drejtim. Por së pari duhet hapur Ambasada e Republikës së Kosovës në Stockholm të Suedisë dhe në kuadër të saj të ndahen sektorët si sektori për ekonomi, për informim, shëndetësi, arsim etj. Ne kemi kontakte me firma të mëdha që kanë shprehur dëshirë të investojnë. Por ato dojnë disa kushte: Infrastrukturën ligjore për investime të miratuar me ligj në Kuvendin e Kosovës, infrastrukturën rrugore dhe energjetike dhe sigurinë e objekteve. Për të gjitha këto duhet punë nga Qeveria, që duhet angazhuar mërgatën, e jo sikurse që është përjashtuar mërgata. Presidenti i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, thoshte se sa i përketë ambasadorëve, e kemi mërgatën dhe nga aty të zgjidhen ambasadorët, sepse ata e dinë më mirë dhe më let kontaktojnë dhe deportojnë tek institucionet e shteteve përkatëse, sepse janë krijuar lidhje që i kemi mbi dy dekada.

Më pastaj, ne kemi përgaditur një projkt-propozim, që mërgata shqiptare të jap një huazim për ndërtim dhe zhvillim të Kosovës. Supozohet se jemi mbi 600.000 mërgimtarë, nga 100 Euro për individ janë 60 miljon duke shumëzuar me 12 muaj (për një vit) bëjnë 720 miljon Euro. Këto mjete të menaxhohen nga institucionet e Kosovës së bashku me ekspert të mërgatës shqiptare dhe të shfrytëzohet enkas për hapjen e vendeve të reja të punës nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Të realizohet me vendim të Kuvendit të Kosovës. Moskryerja e këtij obligimi të sanksionohet me ndalesë në hyrje të teritorit të Kosovës. Huazimi të ipet pa kamatë me një afat për kthim për 10 vjet.

VushtrriaPRESS: Kosova e ka refuzuar planin gjashtë-pikësh të Ban Ki Mun-it po shqiptarët në Suedi, çfarë mendimi kanë?

Hysen Ibrahimi : Mund të themi se Qeveria e Kosovës sa i përket planit gjasht-pikësh, ka dëshmuar pa aftësi totale për të qeverisur, duke mos mundur dhe patur aftësi për t’a përcjellur politikën Ndërkombëtare kjo u vërtetua edhe me njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme e që është thënë se numri që do të njohin Kosovën është rreth 100 shtete, mezi arriti në 52 sosh, pastaj duke u përqëndruar në ndërtimin e disa rrugëve dhe në disa segmente të tjera që fare nuk mund të dalin prioritet në krahasim me njohjen e shtetit të Kosovës nga shtetet e ndryshme, me integrimin e pjesës veriore të Mitrovicës, me hapjen e vendeve të reja të punës etj. Kjo Qeveri ende sot nuk është e kompletuar me zëvendësministra, duke bërë garë se kush do të zgjedhet ministër, zëvendës-ministër, ambasador etj. Kemi të bëjmë me një Qeveri të papërgjegjshme, e cila vetëm pret se çfar po i thonë shtetet e tjera pa patur guximin që të marrin situatën në dorë dhe të dalin me kohë me qëndrimet e tyre. Qëndrimi për planin gjash-pikësh është tepër i vonshëm për Qeverinë për t’a ndaluar,  përderisa Serbia punonte në OKB për këtë plan gjash-pikësh të EULEX-it, Qeveria jonë u merte me probleme të dorës së fundit. Duhet ndarë detyrat kur është fjala institucionale dhe partiake. Për institucionet dhe çështjet madhore Kombëtare, opozita duhet të meret në konsideratë dhe të konsultohet për të dal me një qëndrim sa më të fuqishëm dhe nuk është turp të kërkohet ndihmë. Kurse për çështje tjera nuk prishë punë edhe pse anashkalohet opozita. Mendojmë se çdo vendim eventual i Qeverisë që bie ndesh me Kushtetutën dhe me planin e Presidentit Ahtisari, është e pa pranueshme, në të kundërten Qeveria duhet të jap dorëheqje dhe të mbanë përgjegjësi.

VushtrriaPRESS: Dhe për fund cili kishte me qenë mesazhi juaj për situatën në Kosovë.   

Hysen Ibrahimi: Mesazhi ynë sa i përket situatës së krijuar të cilën e solli kjo Qeveri e pa përgjegjshme, është që të konsultohemi si faktor politik duke përfshi të gjitha partitë politike të përfshira në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim të plotë me SHBA-të dhe BE-në të delet nga kjo krizë, e cila do të ket pasoja për të ardhmen e shtetit të Kosovës, pasojë të cilën do ta bartë kjo Qeveri për neglizhencën e saj duke mos e trajtuar problemin me kohë dhe reagimin në kohë. Uniteti i partive politike të ruhet dhe mos të shkëputet për asnjë moment në bashkëpunim ne mes tyre si mazhorancë ashtu edhe opozitë kur është fjala për Republikën e Kosovës. Përderisa kjo Qeveri refuzon planin gjasht-pikësh do ta ket mbështetjen tonë, përndryshe duhet të mbahen zgjedhjet lokale dhe nacionale të parakohshme  në fillim të vitit të ardhshëm 2009, dhe të zgjedhen institucionet që kanë aftësi politike dhe diplomatike për t’a shtuar numrin e shteteve në njohjen e Republikës së Kosovës, sa nuk është bërë tepër vonë.

E intervistoi: Hajdin ISLAMI.Prof dhe gazetar   nga Vushtrria. 



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora