| E enjte, 12.11.2020, 08:12 PM |
Vlerat e larta kombëtare e demokratike të Luftës së UÇK-së përballë politikës së antivlerave
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Ushtria Çlirimtare e Kosovës
lindi si domosdoshmëri kombëtare për mbrojtjen, lirinë dhe për çlirimin
kombëtar të Kosovës kundër barbarisë dhe genocidit serb, genocid të cilin
Serbia e ka ushtruar kundër shqiptarëve
që prej 150 vitesh.
UÇK është Ushtria më e re në Europë , dhe në
kohën e Luftës ishte aleatja dhe këmbesoria e NATO-s në Luftë kundër
pushtuesit, kolonizatorit barbar dhe terrorizmit shteteror serb.
Për herë të parë në
historinë kombëtare shqiptare,UÇK-ja me veprën e saj të jashtëzakonshme arriti
që problemi kombëtar shqiptar të ndërkombëtarizohej aq shumë sa që u mbajt një
Konferencë ndërkombëtare për shqiptarët ku në të kishte përfaqësues edhe
shqiptarë; dhe së dyti Luftën e Lavdishme
të UÇK-së e mbështeti edhe formacioni më i madh ushtarak botëror, NATO, drejtuar nga SHBA.
Pra, lufta
heroike e UÇK -së ishte luftë kombetare
e drejtë dhe çlirimtare e njohur dhe e mbështetur edhe nga e gjithë bota e lirë
dhe demokratike.
Por politika hipokrite,
negative dhe jomorale ka gjithmonë tendencë që të manipulojë, mashtrojë e të
spekulojë me interesat e popullit, me sakrificat e tij si dhe të punojë pandershmërisht kundër
demokracisë dhe patriotizmit real. Politika e cila guxon të veprojë kundër
ligjit demokratik ajo kap shtetin, bën
korrupsionin, vepron kundër ligjit dhe kundër interesave kombëtare duke u bërë
kështu kërcënim për shtetin dhe
sovranitetin kombëtar. Kjo është ajo që konstatohet sot te politika dhe te politikanët shqiptar, të
cilët për moral, për virtyt dhe si
“vlera” kanë vetëm pushtetin dhe interesin personal. Dhe një politikë e
tillë është politikë antivlerash.
Historia njerëzore është
përpjekje e pandërprerë për lirinë, per shtetin, për të drejtën dhe për të
vërtetën.
Këto janë vlerat më të mëdha për njerëzoren dhe për të
cilat ka sakrifikuar aq shumë, me qindra
e qindra vite kombi shqiptar, sidomos
djepi i shqiptarizmit, Kosova shqiptare.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës padyshim është vlerë e jashtëzakonshme kombëtare: si vlerë lirie,
dinjiteti, imazhi dhe krenarie kombëtare me të cilën brezat përjetësisht do të
krenohen.
Askush,
asnjë armik , asnjë tradhtar, asnjë shtet dhe anjë politikë nuk do të mund ta
eklipsojnë dhe as ta njollosin këtë vlerë të lartë kombëtare shqiptare.
Lufta e UÇK-së ,prej saj
shqiptarët e Kosovës fituan lirinë, pavarësinë dhe shtetin e tyre, dhe sado që
të pëpiqen armiqt e shqiptarëve dhe
shqipfolësit tradhtarë kurrë nuk do të mund të njollosin vlerat e Luftës
së UÇK-së dhe as ta zhbëjnë veprën e madhe të saj, Shtetin e lirë e të
pavarur të Kosovës.
Vlerat e Luftës së UÇK-së
nuk kanë nevojë për ligj për t’i mbrojtur ato, pasi vlerat e asaj lufte janë
vlerë kombëtare, janë vlerë gjithshqiptare janë vetë liria, pavarësia dhe
shteti i Kosovës. UÇK-ja është vlera më e madhe kombëtare shqiptare, dhe duke
qenë e tillë ajo është sulmuar nga Serbia, Rusia dhe aleatët e tyre dje në kohë lufte, por
edhe pas përfundimit të saj.
Jo vetëm kaq por në fillimet
e saj ajo është penguar edhe nga politika e Shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe
nga ajo e Kosovës të cilët donin të
ruanin autoritetin dhe pushtetin e tyre politik, pasi ata e shikonin edhe si alternativë politike kombëtare shumë të
fuqishme në të ardhmen UÇK-në.
Prandaj ka edhe disa të atillë të cilët kanë bërë dëm shumë të
madh kombëtar, pasi kanë kontribuar me
dashje apo pa dashje edhe për akuza me shpifje kundër UÇK-së. Tani kur e shohin
se cfarë është Gjykata Speciale ndoshta
edhe janë pishmanuar, por tashmë është vonë.
Vlerat e luftës i mbron
Demokracia e vërtetë, sepse edhe vetë demokracia është liri dhe është edhe ligj
e drejtësi.
Ata të cilët punojnë sot në
Kosovë për demokracinë dhe për patriotizmi
e vërtetë, ata mbrojnë edhe vlerat e vyera të kombit, ata mbrojnë edhe
Luftën e UÇK-së, sepse liria e demokracia erdhi prej luftës së UÇK-së.
Askush nuk mund t’i
përvetësojë vlerat e luftës dhe as ato të demokracisë sepse ato janë dhe
burojnë nga populli i cili është i madh
dhe i pasfidueshëm.
Demokraci do të thotë ligj e
drejtësi, barazi për të gjithë para ligjit.
Askujt, asnjë politike apo
politikani, dhe asnjë pushteti dhe asnjë
pushtetari nuk i lejohet në demokraci që për shkak edhe të ndonjë kontributi
kombëtar, nuk i lejohet atij që ta keqpërdorë dhe as që të shfrytëzojë e të
spekullojë duke u justifikuar pas atij kontributi dhe që pastaj ai të ketë të drejtë të zullumojë, të vjedh e
të grabisë pushtet, prona e pasuri e as që të bëjë padrejtësi, krim,tradhti e
hajni.
Drejtësia
është vlera më e madhe, dhe në emër të saj dhe për të luftoi UÇK-ja, sepse
popullit të Kosovës i ishte grabitur e drejta e lirisë njerëzore, asaj
kombëtare, e drejta e Bashkimit Kombëtar
dhe e drejta për të pasur shqiptarët e
Kosovës shtetin e vet kombëtar të lirë e demokratik.
Drejtësia është edhe vlera
më e madhe në Demokraci, si vlerë e cila me anë të sundimit të ligjit
demokratik jep dhe mbron të drejten
njerëzore, shtetërore dhe kombëtare, atë të të qeverisurit nga populli.
Është fatkeqësi e madhe për
një komb dhe për shtetin që demokracinë ta uzurpojnë dhe ta qeverisin
injorantët, të padinjitetshmit, spekulantët, hipokritet, hajnat , mashtruesit
dhe tradhtarët e keqbërësit politik e publik, sepse ata janë
antivlera.
Janë antivlera ato të cilat
bën dhe vepron politika e papërgjegjshme dhe e korruptuar.
Janë antivlera të gjithë ata
individë të cilët e përdorin politikën si mjet për të realizuar interesat e
tyre personale; janë antivlera të gjithë ata të cilët kanë bërë tradhtinë duke
nënshkruar marrëveshje në dëm të interesave kombëtare; ata të cilët kanë edhe
falur territore shqiptare për interes pushteti personal; janë antivlera ata të cilët kanë nënshkruar
marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave serbe; ata të cilët janë treguar
inferior dhe i janë nënshtruar interesave serbe; janë antivlera ata që hoqën parimin e reciprocitetit me Serbinë; ata të cilët
nënshkruan marrëveshje për ta kthyer
Serbinë në Kosovë dhe ata që janë pro minishengenit.
Janë antivlera ato të cilat
bën dhe vepron politika; janë antivlera ata të cilët ishin e janë në pushtet në
Kosovë dhe në Shqipëri dhe nuk kërkuan dënimin e krimeve,
vrasjeve,përdhunimeve, dëbimeve, torturimeve, djegieve, rrënimeve,
shkatërrrimeve, që nuk dënuan pastrimin
etnik të ushtruar nga genocidi serb, si
dhe as nuk kërkuan nga Serbia
dëmshpërblimin për krimet dhe dëmet që ajo u ka shkaktuar shqiptarëve dhe
Kosovës.
Janë antivlera kombëtare ata
të cilët ishin dakord për ndarjen e coptimin e Kosovës si dhe ata që
nënshkruajnë marrëveshje për detin në dëm të Shqipërisë. Janë antivlera ata
prej të cilëve Shqipëria e Kosova janë kampionë në korrupsion, trafik
droge e vjedhje, e që kanë penguar e bllokuar shtetin ligjor dhe
integrimin. Janë antivlera ata prej të cilëve shqiptarëve u imponohet eksodi,
largimi prej atdheut.
Nga
Skënder Sadri KAPITI: shkrimtar, eseist,opinionist dhe studiues i drejtësisë,
politikës, historisë, filozofisë dhe fesë