E premte, 19.04.2024, 03:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: 33 vite nga vdekja e poetit

E enjte, 12.11.2020, 08:33 PM


SOT 33 VITE NGA VDEKJA E POETIT

Vdekja e Poradecit, është vdekja e poetit, fikja e një ylli, është ngjarje e galaktikës së shpirtit të botës

Nga Albert Vataj

Vdekja e poetit, nuk përngjason me asnjë tjetër vdekje. Ajo është vetanake sepse gjithçka përkundrull këtij ndalimi ka reshtur së frymuari. Ka ngrirë rrëkaja e strehëve, ka ndalur zogu këndimin, gjethet dhe degët, trishtueshëm kalërojnë kortezhit të stinës dhe thyerjes së një drite.

Gjithçka më pas rrugëton pa të, pa kreshtën jehuese të atij kumbimi shpirti që gjemoi hovshëm në atë kraharor që e shterroi mosha por jo zjarri. Hapat e hedhur drojshëm dhe pëshpërima e i një zemre që gatitej për trokun e fundit, i viheshin nga pas asaj hijeje që ndiqte trupin e tij të shndërruar në ajër.

Ai do të thyhej siç zgjedh një valë të thërmohet në gjurmën që la në rërën e grishur nga etja.

Ai do t'i mungonte valëve të liqenit, aq sa do ta pikëllojë zemrën flakatare të dëshirimit.

Ai do t'i kthente shpinën gjithçkasë që nuk donte të pranonte asnjë ndarje zemërthyese, siç ishte ajo e poetit.

Të gjithë zgjedhin të ikin, por ai kërkoi dhe la më shumë se aq, la një shtjellë të errët mungimi. Qyteti, njerëzit, liqeni, valët, qielli, retë, era, gjethet, çapitja e hapave, mbeten të nderura në kujtesën e kohës si qiej të zbrazur nga fluturimet.

Ai, poeti, Lasgush Poradeci, u këput bashkë me gjethen e fundit dhe iku me valën e liqenit, tej, atje kur asnjë ikje nuk mbërrin dot.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora