Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Tufa: Kakademikët - ''Në anën e duhur të historisë''

| E enjte, 12.11.2020, 08:58 PM |


JO PO FLASIN KËTA PËR "ANËN E DUHUR TË HISTORISË"...

Nga Agron Tufa

Kakademikët si Xhufi-Milo-Qosja, gjithë enveristët, marksisto-stalinistët, maocedunistët e titistët shqiptarë të Shqipëri-Kosovës, të qendrës e periferisë nga Kuçi në Ferizaj, le ta mbajnë si nuskë këto faqe, sa herë duan të këndellen në mastrubim patriotik e kombëtar me Enverin.

Sa për kakademikët që shtrojnë domosdonë e rivlerësimit të figurës së Enverit, ju propozojmë, që rivlerësimin e tij t'ia nisim pikërisht nga kjo letër përgjëruese, që të bashkohen, pa pushtim, me Jugosllavinë. Mirëpo ke parë ti, që ky Tito nuk ia begenisi as vetëofrimin!? Jalla pse? A thua Tito ka qenë më patriot proshqiptar se Enveri?

Këso kohe duhet ta ketë ngritë rapsodi popullor këngën me çifteli:

Enveri, Koçi kanë pa andërr,

Shqipnin' nuse, Titon dhandërr,

Me e shtrue i rrugë t'gjanë -

Beligrad deri m'Tiranë...

Çoç deshën të sosin të tillë me Kosovën dhe bastardët e tyre të sotëm politikë - Sasha, Edi e Shimi. Po nënk u heci. U prishi punë Trampi, gjet belanë...