E premte, 29.03.2024, 10:52 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Tërbimi i Serbisë dhe betimi ndaj Kosovës

E merkure, 11.11.2020, 07:59 PM


TËRBIMI I SERBISË DHE BETIMI NDAJ KOSOVËS

Nga Dedë Preqi

Serbia si gjithherë ishte e tërbuar  ndaj Kosovës, andaj edhe sot betohet në kokën e saj, por edhe pse i rrah me rrëmbim pulsi i brendshëm i saj i sëmurë prej kohësh dhe i miteve të çelbura, e cila betohet edhe sot para qytetarëve të vet, duke e rrumbullaksuar Kosovën nën kushtetutën e vet, duke e ditur mirë një gjë të tillë se Kosova, kurrë nuk do të jetë pjesë përbërëse e shtetit të saj, që prej Marrëveshjes së Kumanovës, të vitit 1999, në praninë e NATO-s, dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

Qëllimi i politikës së Serbisë, është që kurrë të mos e thotë të vërtetën dhe realitetin për Kosovën, por qëllimet e saja janë kontraverse dhe destabilizuese, janë të llojit të krimbave helmues, që veprojnë nën lëvozhgën drunore për një kohë të gjatë me një insistim të shkatërrimit dhe eliminimit të trungut dardan. Krimbat e llojit të tillë veprojnë pa pushuar edhe kësaj dite mbi rupin e regjur të Dardanisë, ndonjëherë sikur këtë trung të plaguar e të çveshur nuk e mbronë dinjitetshëm asnjë roje e vërtetë…

Serbia sikur po aktëron edhe sot para BE-së, dhe Institucioneve Ndërkombëtare, me aktet e çoroditura dhe provokative ndaj shtetit të Kosovës, e cila po ia mjegullon të ardhmën edhe qytetarëve të vendit të vet me një lloj çeverisje destruktive dhe labile, kinse duke bërë hapa drejtë Evropës, në realitet orientimin dhe mbështetjen e armatimit e merr nga Rusia, Turqia dhe Kina.

Dalja e sërishme në skenë e sjelljeve dhe politikës së Sërbisë, ndaj shtetit të Kosovës, është vetëm një lojë politike dhe proces i vazhdimit të përshkallëzimëve të marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve dhe dy popujve, e kopjuar nga kaosi i veprimeve më ç’njerëzore nga qeveritë e kaluara dhe vazhdimi i qeverisjes së re të Serbisë, në krye me protagonistët e njëjtë sikur që janë, Vuçiq dhe Daçiq.

Në këto rrethana, Serbia është e njëjta, po ajo e kaluara, e cila dëshiron të mbetët e njëjtë, për të  lozur rrolin e një « kulqedre »  në Ballkan, që të jetë e gatshme për të ndëshkuar fqinjët e vet dhe popullatën jo serbe.

Prandaj, Kosova e ka të vështirë të nxjerrët nga kthetrat e kësaj kulqedre, apo të përballët drejtë përsëdrejti me llojin e një bishe të tillë, nëse shqiponjat tona janë të ndara dhe e iritojnë njëra-tjetren, dhe nëse nuk e kemi përkrahjen e SHBA-ve, dhe të miqve ndërkombëtarë.

Kosova e ka vështirë të nxjerrët nga kthetrat e një përbindëshi të tërbuar, nëse ky vend në qeverisjen e vet vendos njerëz të akuzuar për krime dhe korrupsion, njerëz të dyshimtë dhe të pa aftë për të udhëheqë shtetin, njerëz të pasinqertë dhe pa merita, që në një formë të pavarur dhe dinjitetshëm do mbrojnë interesat e kombit dhe qytetarëve të këtij vendi.

02/11/2020



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora