Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (1)

| E merkure, 11.11.2020, 08:10 PM |


Pse “PO! paskajorjA në standardin e shqipes së natyrshme

(1)

Nga Dr. Nuhi Veselaj

I. Prania e paskajores së mirëfilltë në shqipen globale

para Rilindjes sonë Kombëtare

Amanet i lashtë: shqipen me dashtë!

Sihyrje

Në këtë krye, duke u nisur nga fakti se shkenca ka vërtetuar që infinitivi në të gjitha gjuhët ku ka funksionuar dhe funksionon, dallon abstraktivisht nga format e tjera të pashtjelluara dhe të shtjelluara, ka shërbyer dhe shërben konceptualisht si ndërlidhëse në mes të sistemit verbal me atë nomunal, duke u pozicionuar kryesisht si folje, po herë-herë edhe si emër a në funksion emri, por që në gjuhën shqipe, edhe pse nuk është pa gjurmë specifikimi i tillë i paskajores së mirëfilltë  del pa mëdyshje në kuadër të sistemit foljor, madje duke u kualifikuar edhe si mënyrë. Së këndejmi, pa marrë parasysh hamendësime rreth historikut të prejardhjes sintetike, apo jo, në gjendjen e dokumentuar si edhe të sotme paskajorja e mirëfilltë (infinitivi) del në formë analitike, e përbërë: nga pjesëz-parashtesa  me + pjesorja, duke u paraqitur si një gërshetim i pandashëm unikal, jo vetëm nga ana kuptimore, por edhe nga ajo ndërtimore. Po kjo pandarësi shihet si e shkrirë ndërtimisht edhe me pjesoren si pjesë e dytë përbërëse fizike e paskajores së mirëfilltë,

konceptualisht si në gjuhë të tjera, raporti  paskajore/pjesore ,edhe pse del i ndërlidhur, megjithatë ndryshon, sepse edhe në shqipe, paskajorja ndërlidhet kuptimisht e ndërtimisht me emrat, ndërsa pjesorja del e gëshetuar kryesisht me formimin e mbiemrave prejpjesorë.

Në të vërtetë, lidhur me këtë dallim ndërlidhjeje organike: emër-paskajore/mbiemër-pjesore, studiuesit e gjuhës sonë  sqarojnë se paskajorja  e shqipes (me+pjesore), si e njohim sot, si formë e pashtjelluar është përftuar para ndarjes së shqipes në dy dialektet e njohura sot (gege e toske), përkatësisht para lindjes së vet konceptit të pjesores dhe të mbiemrave të paranyjëzuar si forma në gjuhën tonë. Është fjala për periudha më të hershme se mesjeta e vonë, kur si kategori të pashtjelluara dokumentohen, paskajorja, në njërën anë, duke qëndruar brenda sistemit gramatikor, relativisht të stabilizuar në kohëhapësirën përkatëse që gjithsesi i takon sistemit foljor, por i qëndron afër edhe atij emëror, ndërkaq në anën tjetër pjesorja e zgjeruar  gjithnjë e më tepër ëshë ndërlidhur me koceptin e cilësisë a të karaktaristikës që ndërlidh mbiemrin me emrin, sidomos atë pjepjesorin e paranyjëzuar. Së këtejmi, ç’është e vërteta, paskajorja me+pjesore, si në gjuhë të tjera i.e.,  del si formë themelore apo si formë përfaqësuese e strukturës foljore edhe në gjuhën shqipe, por me ndërlidhje organike me pjesoren në ndërtim, por jo në kuptim dhe që të dyja shërbenin aktivisht, siç shërbejnë edhe sot edhe si tema prodhuese në formim të emrave dhe të mbiemrave, çështje kjo që dihet, por që kërkon hulumtim të mëtejshëm.

Sido që të ketë qenë, në vijim në tre nëntujt do të paraqitim fakte për ekzistencën e pjesores e të paskajores me+pjesore në kontinuitet, duke e identifikuar:

së pari, nga periudha antike parahomeriane,

së dyti, nga periudha e shkrimeve të vjetra shqipe pararilindëse deri në shek. XVIII dhe

së treti, do të paraqitim shembuj që tregojnë sot vazhdimësi si eptim-modele pjesoresh si tema aktive fjalëformuese emrash e mbiemërash të parynyjëzuar në dy koinetë e shqipes.

(1) Paskajorja me rrënjë pellazgo-ilire (parahomeriane)

Meqë në shkrime të mëparshme mund ta merrnim me mend ndërlidhjen e paskajores me rrënjë pellazgo-ilire, ndërkohë, në saje të studiuesve tanë pellazgologë, kjo nuk mbeti supozim hipotetik po u bë realitet. Kështu nuk mungojnë pellazgologët, të cilët pohojnë se paskajorja ka zanafillë që nga gjuha pellazge. Ndërkaq studiuesi Luftulla Peza, nga epoka para/homerike (pellazge), përveç deshifrimit të disa fjalëve e kontrukteve të tëra foljore e emërore të protoshqipes, nga gjuha e veprave të Homerit, siç e lexuam në faqe interneti, solli shembuj konkretë edhe të pjesoreve dhe të  paskajoreve të mirëfillta, fakte këto bërë e gjetë për punimin tonë, të cilat po i japim tashti në dy pika, duke i dalluar me boldim fundore-prapashtesat karakteristike të tyre, së  pari, po i shënojmë kryesisht pjesoret dhe së së dyti, paskajoret

a) Shembuj pjesoresh:

therunë, pituem, punuem, prim, falem (përfshëndes), pheston (feston), curr (korr), est  (është) si dhe shprehjen: si isht? (si është?)

b) Shembuj paskajoresh:

me djegunë (me djegë), me ditum (me ditë), me dezur (me ndezë), me lutëm (me (u) lutë), me preem (me pre /prerë), me ngranë (me ngrënë), me kruem (me krue), me schelë (me shkelë).

Shembujve të paskajores po i shtoj edhe rastin ”ME CON”  (me  qenë o/e) të shënuar nga  studiuesja  Nushe Zhuba ( “RD”, 01.11.2020) lidhur me tekstin pelazgo-etrusk Lapis niger (Guri i zi) i trajtuar nga F. Xharra).

Meqenëse shembujt e mësipërm na imponohen si zbulime apo shpikje epokale, ngase na servohen gjëra të admirueshme të para mija e mija vitesh, andaj me të drejtë kërkohet verfifikim-zbërthimi instuticional ekipor i tyre nga origjinali, ngase, jo vetëm pse atë formë të pjesores,  përkatësisht të paskajores me+pjesore, e kemi të gjallë sot e gjithë ditën, por edhe për arsye se  prapashtesat ose fundoret e pjesoreve te shembujt e mësipërm, si: -unë, um!, ur?, -ue/m, -m dhe -ë (zero), si mbetje, pothuaj janë identike me të sotmet, apo jo?.

Lidhur me këtë kemi parasysh edhe mendimin e pellazgologut  Muharrem Abazaj, i cili  shpreh mendimin se pellazgishtja ka pasur  dy trajta të pashtjella: paskajoren dhe përcjelloren, të cilat fillimisht ishin sintetike njërrokëshe, formë kjo, të cilën e ka të trashëguarsi në formë pjesoreje të sotme, dhe ndërkohë konceptin infinitiv paskajorja e formëzoi, duke u pajisur me pjesëzën me , me të cilën tashti si paskajore e mirëfilltë mbeti  e pandarë, si e kemi sot: me +pjesore - paskajore e mirëfilltë.  (Shih internet, 11.10.2018.)

Sido që të ketë qenë, vetë hulumtimi, gjetja, grupimi dhe trajtimi i gjurmëve të protoshqipes që në antikë, në përgjithsi, edhe të paskajores me + pjesore në veçanti, shton guxim e vullnet për vijimin e përthellimin e gjurmimeve të tilla, të cilat kërkojnë dije epunë me  mund, por që njëherazi vetvetiu, për këtë profil studiuesish, kushtëzohet ndihmë e gjithanshme nga shoqëria, sepse shkenca shqiptare linguistiko-historike në përgjithësi në këtë rrugë zbulimi qëndron jo e rrahur mirë, për mos me thanë ishte fare e panjohur më parë, tani, fatmirësisht, po vazhdon kjo rrugë me ecje të mbarë në rrugë-hone të panjohura me këta studiues –gjurmues të, cilët po na joshin me arritje për lakmi.  Sidoqoftë, shoqëria – shteti  ka detyrim të ndihmojë kuadrot ekzistues, por edhe të krijojë e specializojë kuadro të rinj të këtij profili, apo jo?!

(2) Paskajorja me “me” dhe trajtat fundore–prapashtesore të emrave dhe të mbiemrave

të paranyjëzuar prejpjesorë në shkrimet e vjetra të shqipes globale

Lidhur me pikën e mëparshme lindin dilema që kërkojnë përgjigje, ndër të tjera po i theksojmë edhe këto dy pyetje që ndërlidhen me paskajoren e mirëfilltë me+pjesore:

1. Shqipja  e cila në shekullin XIV del e identifikuar në dy koine (dialekte) gegnishte e tosknishte  ishte e tillë që nga antika e hershme, apo jo?

2. Madje, paskajorja me + pjesore e shkurtë, si dhe me pjesore të zgjeruar, njëra nga tiparet e tashme të kësaj ndarjeje dialektore ishte e shtrirë në mbarë truallin shqipfolës apo i takonte vetëm koinesë gege?

Prof. Selman Riza mendonte që “toskërishtja jo N-në e gegnishtes, po atë të shqipes së përbashkët e altenoi në R”.  Së këndejmi për të pasur më të qartë këtë çështje ne morëm në analizë fundoret M/R, duke u lënë vend diskutimeve e sqarimeve të nevojshme edhe për trajtat e kësaj paskajoreje me –M  e N fundore, ashtu si e ndeshim në shkrimet e shkrimtarëve tanë të vjetër. Sidoqoftë, shembujt e vjelë, sipas tipit të trajtë-fundores së pjesores përkatëse të tyre, po i  paqitim në tri grupe:

së pari, shembuj, kur pjesorja e shkurtër e paskajores pa prapashtesa ka shërbyer që në lashtësi, ashtu si shërben edhe sot si temë fjalëformuese e emrave prejpjesorë të shqipes globale (të dëshmuara para dukurisë së rotacizimit), konkretisht kjo për mendimin tim, dëshmohet katërcipërisht në  formimin i emrave ekzistues: më –Ë, -IM/-JE dhe –Ë/S,

së dyti, shembuj me trajtat e paskajores me fundore-prapashtesa të pjesores së zgjeruar (të mbiemrave e asnjanësve  të parynyjëzuar) të përdorur, sipas tipit përkatës të prapashtesave, nga shkrimtarët tanë të vjetër në trajtat e paskajores me +pjesore të zgjeruar dhe

së treti, në kontinuitet japim disa shembuj nga shqipja e vjetër dhe e sotme, duke i ilustruar  me shembuj nga të dyja koinetë e sotme, pra edhe me trajtat e toskëzuara.

A.  Disa shembuj paskajoresh me “me”, me pjesore të shkurtë,

si temë e hershme emërformuese

Për të tërhequr vëmendjen tek pjesorja e shkurtë e paskajores me me, si temë fjalëformuese për formimin e emrave prejpjesorë që nga lashtësia, përkatësisht para shfaqjes së dukurisë së rotacizmit në toskërishte (B. Bokshi),  po paraqitim veç e veç shembuj të këtyre tre tipa emrash:

1) emra kryesisht abstraktë e konkretë me prapashtesën Ë ose me zero prapashtesë,

2) të emrave të veprimit me –IM e –JE dhe

3) të emrave të vepruesit me –ë/S.

Ç’është e vërteta, meqë kemi të bëjmë me një veprim paksa të guximshëm praktikuar prej nesh, paraprakisht kërkojmë ndihje nga studiuesit kompetentë që pas vëzhgimit me vëmendje të shtuar të na japim të drejtë, jo veç me fjalë, apo jo, por dhe edhe me punë, nëse vërejnë si diçka pozitive dhe kështu së bashku këtë risi si një bazë e ecuri me vlerë ta vëmë re në kuadër të saktësisë së procesit fjalëformues të shqipes, ku paskajorja e mirëfilltë vërtet drejpërdrejt, që nga lashtësia me pjesores e vet të shkurtë  del emërprodhuese, dhe si e tillë  paska pas shërbyer, siç shërben edhe sot si model gjallërues për formimin e emrave të tillë prejpjesorë, gjithsesi e ndarë formalisht e kuptimisht nga pjesorja e vet e zgjeruar, e cila si e tillë, siç do të shohim, po me formën e paskajores si koncept e ndërtim shërben si temëprodhuese,  kryesisht për formimin e mbiemrave dhe të emrave asnjanës të parynyjëzuar.

I) Shembuj mbi temë më –Ë ose zeroprapashtesë

Meqë këtë temë rreth prejpjesorëve pandajshtesorë të gjinisë femërore e kemi trajtuar mjaft në hollësi në një vend tjetër (Shih: Shumësi dhe shquarsia,... Pr. 2015, f. 67-85), këtu po mjaftohemi këtu vetëm me disa shembuj më ose zero prapashtesë, si:

a) Mbi temë në bashkëtingullore:

mbathë-a (mbath me mbathë), sosë-a (sos me sosë),  pasë-a (kam me pasë), v/dekë-a (arbërishtja) (vdes me dekë),  kullotë-a (kullot me kullotë), pritë-a (me pritë), vërejë-a (vëj re vërej, me vërejë) etj.

b) Mbi temë në zanore  e togzanore:-

pijë-a (pi me pi), prejë-a (prej me pre); blojë-a  (bluaj me blue), lojë-a  (luej me lue), rojë-a (ruej me rue), çojë-a (çoj me çue), rrojë-a (rruej me rrue), shpojë-a (shpoj me shpue), mbulojë-a (mbuloj (me mbulue), rrënojë-a (rrënoj me rrënue), shtrojë-a (shtoj me shtrue) etj.

Në të vërtetë në punimet tona të mëparshme kemi konstatuar se në shqipen e sotme letrare emrat e tillë pandajshtesorë me –Ë fundore ofrohen me mundësi të pakufizuar shumimi dhe ishin të destinuar për të shprehur koncepte të fushës abstrakte, ndërsa tani priren të specifikohen brenda fushës konkrete semantike, duke ua lënë abstraksionin si tipar themelor asnjanësve të paranyjëzuar prejpjesorë: të mbathët- mbathë-a, / të pijtët -pijë-a etj. Lidhur me sa e thamë po e rikujtojmë një strofë të një këngë partizane, siç e këndonim, ku emrat e tillë priren me metaforëzim drejt konkretës:

Qiellin e naltë kemi mbulojë,

tokën e zezë e kemi shtrojë

armët në duer kemi mb(u)rojë,

Ne, shqipo – shqiponjat parzanë!

Sidoqoftë, kjo mënyrë e lashtë emërformimi që kishte dhe ka shtrirje në të dy dialektet e shqipes në këtë trajtë nuk mbiemërzohet dot. Dhe kjo veçori tregon lashtësi trashëgimore parambiemërore, apo jo?

2) Shembuj më –IM e –JE (emra veprimi)

Emrat e veprimit të këtij tipi, po i trajtojmë në dy pika, së pari emrat më –IM, pastaj ata më –JE.

a) Shembuj më -IM

Emrat e veprimit më -IM nga  tema  e foljes më *O, dokumentohen shumë herët, fjala   kujtim (me kujtue) konstatohet se ka gjurmë edhe para shek. XV, dhe po kështu në kontinuitet del e pranishme që në shkrimet e para të shkrimtarëve tanë të vjetër dhe në vazhdimësi.

Gjithsesi formimet e emrave me prapashtesën –IM mbi bazë të foljes më –O janë të hershëm, mirëpo, edhe pse mbizotëron pjesorja temëprodhuese –UA/-UE, ndeshim edhe ndonjë shembull me fundoren toske -UA, raste këto që na bëjnë  me mendue, janë reflekse sporadike të mëvonshme, apo i takojnë fazës së hershme?  Dhe nga ky fakt mbase sprovohen gjurmët e fillimit të procesit të fenomenit të rotacizmit në dialektin jugor, apo jo?

Sido që të ketë ndodhur, krahaso:

Te Buzuku: ndërtim (me ndërtuom), ngadhënim, shkënzim, shkushullim, kushtim;

Te Budi: urdhënim (me urdhënuom).fshanëtim, mallënjim, nëkim, ngënjim, përgëzim;

Te Bardhi: ushqim (me ushqyem). çudim, këcim, pëlqim;

Te Bogdani, amëshim (me amëshuem), kungim, rrëmbim, rruzullim.

Shënim:

Sipas Pedersenit kjo prapashtesë vlerësohet autoktone e shqipes, së pari kishte kuptim mbiemëror. Për mendimin tonë konstatimi i tillë rreth kuptimësisë mbiemërore lypset rishikuar, sepse, në të vërtetë mbiemrat prejpjesorë, siç do të shohim  identifikohen, jo me pjesorën e shkurtë, por vetëm me parapashtesa të pjesores së zgjeruar. Kjo duhet pasur parasysh në rast rishikim gjykimi.

b) Shembuj me -JE

Edhe një shumicë emrash prejpjesorë të veprimit mbi temë të foljes me bashkëtingëllore formohen me prapashtesën -JE si: rritje (me rritë),  rrjedhje (me rrjedhë),  lutje (me lutë), mbathje  (me mbathë) etj.

Gjithsesi, emrat e përftuar me –JE, po ashtu si edhe ata më –IM, mbase janë po aq të lashtë si emra veprimi dhe i takonin mbarë shqipes. Emrat më –IM ndeshen edhe ndër shkrimet e vjetra të arbëreshëve të Italisë.

Ka shembuj nga Grigori e Kavaljoti, tek të cilët, kjo prapashtesë shënohej–JË, e cila ndërkohë edhe gjithandej del në trajtën –JE.

Edhe zbërthimin fjalëformues të këtyre dy nëntipave i kemi të trajtuar mjaft në hollësi nga studiuesit, andaj këtu nuk po zgjatemi më tepër, por më poshtë, edhe nga këta nëntipa, nëse na imponon konteksti, ndonjë shembull emërformimi do ta marrim së këndejmi për ilustrim,.

3. Shembuj më -S  (emra vepruesish)

Nga shkrimet e periudhës së vjetër (pararilindëse) po i shënojmë disa shembuj emra vepruesish me prapashtesën  -ë/S:

a) Nga Gjon Buzuku (1555): urdhnuos (me urdhënuom), zotënuos (me zotnuo/m), shpëtuos (me shpëtuo/m, ruojtës (me ruojt/un), baas (me ba/m),  korrës (me korrunë),   përrallës (me përrallunë);

b) Nga Pjetër Budi: nkrijuos (me nkrijuo/m), shkruos (me nshkruo/m ),

c) Nga Pjetër Bogdani: krijues (me krijuem), bas (me bam),  vras (me vram) , lyes (me lyem), lypës ((me lypunë);

ç) Nga fjalori i Frang Bardhit: mrekullues (me mrekulluem), ngallënjyes, nadhënjim (me ngallënjyem), ndishkues (me ndishkuem), rrëfyes (me u rrëfyem) etj

d) Nga Teodor Kavalioti: kullotës (me kullotë!), çartës (me çartë!), ndjekës (me ndjekë!

dh) Nga Tahir Boshnjaku: msues (me mësue), folës (me folë), dis (me ditë!!), shtis (me shti), etj.

Pikërisht ky tip emërtimesh me –ë/S nga tema e foljes me pjesoren e shkurtë –UE. -YE të gegnishtes,  paraqitet si një model i pranuar edhe nga standardi i shqipes së sotme. Krahaso: mësues, përkthyes.

e) Nga arbëreshët: liruas (me lirua/r), përgjuas (me përgjua/r),  krijuas  (me krijua/r);  Për mendimin tim pikërisht kjo pikë zgjon shumë interes, ku pjesorja  e toskërishtes refflektohet në trajtën e snhkurtë  me –UA fundore si paralele me –UO/-UE të gegnishtes, çështje kjo që do të preket paksa edhe më poshtë nga fundi i këtij kreu, por më në hollësi do të trajtohet në krerët vijues.

B. Shembuj paskajoresh me pjesore të zgjeruar, identike me prapashtesat e mbiemrave dhe disa emrave prejpjesorë të paranyjëzuar

Më sipër trajtuam shembuj të paskajores me me me pjesore të shkurtë, e cila shërbente, siç shërben edhe sot, për formim emrash, ndërkaq këtu po ashtu kemi të bëjmë me fjalëformim, po tash me pjesore të zgjeruar të paskajores, shenjëzim ky, ku prapashtesa e pjesores del identike me fundore–prapashtesat e  mbiemrave dhe asnjanësve prejpjesorë të paranyjëzuar.

Së këtejmi, tani, po sjellim disa shembuj nga burimet e dokumentuara në periudhën pararilindëse, ku në mbështetje të paskajores me me, me pjesore të zgjeruar del formimi i mbiemrit përkatës që siç u cek më lart, kanë ngjashmëri të plotë me prapashtesat e mbiemrave  prejpjesorë të paranyjëzuar.

Shembujt, i kemi vjelë kryesisht nga Fjalori e F. Bardhit (1635), por edhe nga burime të tjera. Në të vërtetë në Fjalorin e F. Bardhit si barasvlerës ndaj paskajores së latinishtes ndeshim mbi 1400 raste të paskajores me +pjesore të zgjeruar të shqipes. Sa për ilustrim, ja disa shembuj, me theks fundore-prapashtesat:

1. Nga Fjalori F. Bardhit

-ue/M: me ninuem, me u gazmuem, me madhështuem, me punuem, me nqefuem etj.; - i gazmuem /e gazmueme –  i zgazmuet, i ngazmueshëm,  e ngazmueme;

ie/M: me ziem; i ziem e zieme; –ye/M: me lyem me pëlqyem; (në gegnishten e Kosovës) me punuen, me zien, me pëlqyen (!);

-UNË: me zbutunë, me pyetunë, me dashunë, me ndritunë, me vizitunë (?); i zbutun e zbutun;

M: me ndam, me bam, me lem, me u thamë, me nxemë, me lëpim, me u nxim;- i nximë e nxieme;

-Ë: (folje apofonike) me dalë, me mjellë, me marrë, me pjellë;  - i/e mjellë;

–Ë /-UN: (shembuj paralelë me folë e me folunë,  me fedigë e me fedigunë, me falë(e me falunë –i/e falun;

ose vetëm në trajtën e shkurtë të pjesores) me votë; me u sëmutë –mb. i sëmutë, e sëmutë;

gj) edhe te Buzuku ndeshim paskajore me të dyja trajtat e pjesores: ngjall (me ngjallë!) dhe    ngjallunë (me ngjallunë) – ngjallë, i ngjallun? Si edhe - i folun e folun (emërzimet: e folne, e   folme).

2. Nga Gj. Buzuku: -TË: me pitë (me pi) i pitë e pitë), me pate (me pasë) - i e pasun, i/e pasur

3. Nga J. Bageri: -UE/T:  me punuet, me kënduet; - i punuet/e punuet.

4. Raste nga gegnishtja e Shkodrës (të mbishtuemen) -ue/MUN: (me) afruemun, lulzuemun etj. – i (e) afruemun.

5. Nga Kazazi me punuemun, i punuemun  etj!!!

Sqarim: 1. Te Gj. Buzuku e te P. Budi zbërthimi nga pika a) del më –UO/m, me punuom  i punuom etj.

2. Vetëm te pika -e (foljet apofonike) dhe pika f – kemi të bëjmë me pjesore të shkurtë të paskajores, formë kjo e specifikuar, siç e përmendëm më lart, temë prodhuese për emërtimin  e emrave prejpjesorë që nga lashtësia.

C. Disa shembuj, nga realiteti i sotëm, nga paskajorja me “me”: me pjesore të sbkurtër dhe atë të zgjeruar gegnisht e toskërisht sipas prapashtesave identike

me mbiemrat e asnjanësit  prejpjesorë të paranyjëzuar

Meqë natyra e trajtimit na imponon parasqarim, andaj fillimisht para se të japim disa shembuj konkretë në përputhje me titullin e shënuar, paraprakisht po japim nja tri sqarime e pastaj edhe të tjera:

a) Tri sqarime paraprake

E para, shembujt e emrave prejpjesorë të formuar me –Ë fundor ose me prapashtesë zero janë përftuar mbi temë të pjesores më –O, si: lojë-a nga me *lo’ – që zbërthehet lo+J- epentetike + prashtesa -Ë nga një  një *A e zgjatur, pra  lojë loja.  Ky proces ka ndodhur edhe kur tema kishte zanore tjetër, si p.sh.: pijë nga  me  pi,  pi+J-+Ë pijë-pija  ose me ble: ble +J-ë/a blejë bleja. Ngjashëm ka ndodhur edhe kur tema kishte bashkëtintgëllore fundore, si p.sh.:  me pritë, andaj rezultoi zbërthimi: pritë+Ë pritë-a- prita,  e kështu me radhë.

E dyta, edhe shembujt nga pika 2. me prapashtesën –IM dalin nga foljet më *On, përkatësisht *O, si p.sh.: nga folja me kujtue nga *kujto’, paskajorja fillimishte *me kujto, së andejmi prapashtesa –IM. (Sipas rregullit kur tema përfundon me zanore, edhe prapashtesa që vjen po me zanore, atëherë zanorja e temës elidohet). Së ketejmi u pëftua emri i veprimit: kujtim (kujt/o/im. Kuptohet se procesi i emrave më –IM, paska ndodhur para krijimit të mbiemrave të paranyjëzuar të toskërishtes, të cilët ndërkohë shfaqen paralel me ata të gegnishtes  Krahaso: i kujtuem e kujtueme ose i kujtuen, e kujtuene ndaj i e kujtuar (toskërisht).

E treta, shembujt nga foljet më togzanor –UE me punue, -YE, me shkëlqye, që i ndeshim me -M fundore si punuem ose punuen, shkëlqyem ose shkëqyen në toskërishte punuar, shkëlqyer, në letrarishten e gegnishtes dalin me –M fundore si  b.f. folja me punue, punue/m;   me shkëlqye, shkëqye/m dhe se kjo pjesore e shkurtë shërbente që nga lashtësia, siç shërben deri edhe sot për formimin e emrave të veprimit dhe të vepruesit: punim punues, shkëlqim shkëlqyes, ndërsa pjesorja e toskërishtes që mbetet  e zgjeruar në letrarishten e sotme (toskërisht) që është  pasive për formim emrash, ndërkaq për formim mbimerash del në konkurrencë pothuaj të fituar ndaj trajtave të gegnishtes. Krahaso  geg.: i punuem/ i punuen,  i shkëlqyem/i shkëlqyen, toskërisht: i punuar, i shkëlqyer.

b) Vazhdim sqarimi

Pas tri sqarimeve të mësipërme, duke e përforcuar analizën edhe me disa shembuj të tjerë mbështetur po nga realiteti ynë i përditshëm, po vazhdojmë me sqarue diçka të veçantë. Këtë rast, me qëllim tërheqim vëmendjen në ndyshimin e derivateve mbi tri temat prodhuese të foljes përkatëse varësisht nga ndërtimi i pjesores (së paskajores). Së këtejmi, të vihen re  prejpjesorët e formuar, si:

a) mbi temë nga pjesorja e shkurtë e paskajores së mirëfilltë - vetëm emra;

b) mbi temë nga pjesorja e zgjeruar e paskajores së mirëfilltë në gegnisht – kryesisht mbiemra dhe

c) mbi temë nga pjesorja e zgjeruar e toskërishtes, paralel me të gegnishtes (në kllapa). mbiemra e disa emra veprues(!) në konkurrencë me të gegnishtes me pjesore të shkurtë (zakonisht) dhe të zgjeruar, tipi bles blemës - blerës,.

1) Nga folja me (u) rritë:

a) rritë-a, rritës, rritje; e rritne, e rritme

b)  e rritm/e-ja, e rritn/e-a, (i e) rritët, i rritshëm e rritshme;

c) i,e/rritur (i e rritun). rritshmëri (rritshmeni), të rriturët (të rritun’t), të rriturit (të rritunit),të rriturat (të rritunat).

2) Nga folja me tjerrë

a): tjerr-i, tjerrës, tjerrëse, tjerrtore;

b) i e tjerrët, i e tjerrshëm/e tjerrshme, i e tjerrun, e tjerrne!

c)  i tjerrë, i tjerrshëm.

3) Nga folja me shpue (me *shpo’):

a) shpojë, shpim, shpimtar, shpues, shpuesi, shpojëse, shpojsë, shpuesi, shpuese, shpuesor, shpuesore.

b) i e shpuet, i shpueshëm  e shpueshme, i shpuem/e-ja , i shpuen/e-a.

b): i e shpuar, (i shpuem/e, i e shpuen/e, shpueshmëri (shpueshmëni,)  të shpuarët (të shpuen’t);

4) Nga folja me shkëlqye:

a): shkëlqim, shkëlqyes, shkëlqejë!, shkëlqesë, shkëlqesi;

b) i shkëlqyem, e shkëlqyeme, i shkëlqyeshëm e shkëlqyeshme, i e shkëlqyet,

c) i e shkëlqyer (i shkëlqyem, e shkëqyeme), shkëlqyerje! (shkëlqyemje), shkëqyeshmëri (shkëlqyeshmëni), të shkëlqyerët (të shkëlqyent, të shkëlqyemt), të shkëlqyerit (të shkëlqyemit, të shkëlqyenit).

5) Nga folja me n/da

a) ndajë-a, ndasi, danet (veshë, brekët e gjata).), danat (vegël);

b) i ndamë e ndame, ndanë, e ndane,  i ndashëm e ndashme, ndamje,

c) i e ndarë, ndarës (ndas, ndamës)! ndarje (ndamje), të ndarët (të ndamt, të ndan’t) të ndarit (të ndamit, darat (danat),

6) Nga folja me ble

a) bles, blejë-a, blemje, mblesë, mblesëtar,

b) i blem, e bleme, i blen, e blene,

c) i e blerë (i blemë, e bleme), blerës (bles, blemës),  blerje (blemje), të blerët (të blem’t, të blen’t) të blerit (të blemit, të blenit), mblesëroj  (mblesnoj!)

Pra, edhe nga ky këndvështrim, del mjaft qartë roli fjalëformues i paskajores së mirëfilltë në këto tri raporte fjalëfortmimi:

1) paskajore me+pjesorja e shkurtë,

2) paskajorja me+pjesore e zgjeruar (kryesisht mbiemra) dhe

3) pjesorja e zgjeruar e toskërishtes si temë prodhuese, karakteristikë e shqipes së sotme standarde.

Ndërkaq, te kjo e fundit, përveç përkimeve konkurruese paralele që ka me pjesoren e zgjeruar të gegnishtes ka edhe dallime, sepse nuk mund të zëvendësojë paskajoren, përkatësisht pjesoren e shkurtë të gegnishtes, por mbetet e konkurruese për të zëvendësuar konceptet e pjesores së zgjeruar te mbiemrat dhe emrat prejpjesorë të paranyjëzuar dhe mbetet i përdëshiruar në ndonjë rast emri që imponohet nga pjesorja e zgjeruar (toskëzim i mëvonshëm), siç janë rastet: blerë: blerës blerje ndaj me ble bles, blemës, blemje apo: përzier: përzierës përzierje ndaj me përzie  përzies, përziemës përziemje.

Përmbyllje

Në fund të këtij kreu mund të thuhet se që në periudhën pararilindëse, bazuar edhe në funksionimin e paskajores së mirëfilltë me+pjesore, sistemi fjalëformues foljor dhe ai emëror në shqipen globale ose në të dyja koinetë e shqipes: gegnishte e tosknishte paraqitej relativisht i konsoliduar dhe pa dallime, gjë që e vertetojnë edhe konstatim-përfundimet e mëposhtme që shikuar pak më gjerë, nga kjo analizë, në krahasim me burime të tjera, këtu dalin më të sqarueshme në parashtrim për opinionine gjerë, apo jo? Le të vlerësohet:

E para, kur paskajoren  e paskemi pasur të krijuar para se të përtftoheshin mbiemrat e nyjshëm  prejpjesorë që sadopak u cekën prej nesh, por meritojnë analizë edhe më të thellë, atëherë  kur paskajore-pjesorja (me +pjesore) u ngjizënr kuptimisht dhe si u mundësua krjimi i emrave prejpjesorë me pjesoren e shkurtë, siç janë emrat abstraktë pandajstesorë, si emrat  e veprimit me IM e –JE dhe ata të  vepruesit me –ËS, formime këto që karakrterizohen në të dy dialektet e shqipes toske e gege, atëherë domosdo paskajorja do të ketë qenë në përdorim edhe në protoskërishte, apo jo?  Po e përfocojmë edhe pak  të njëjtin argument. S’do mend se paskajorja e mirëflltë me +pjesore e shkurtë (jo e shkurtuar!!!), duke qenë e formuar nga pjesëz-parafjala me dhe duke përvetësuar organikisht kryesisht pjesën e shkurtër të pjesores si mjet gërshetues konceptual, si në gjuhë të tjera, edhe në shqipe mbuloi, siç e mbulon edhe sot fushën e duhur të nocionit infinitival folje/emër të mbarë gjuhës shqipe, duke shfrytëzuar tash si mjet temë-prodhues pjesoren e vet të shkurtë (që supozohet se ishte prejpjesor i një rase të ndyllosur, siç na e kujton sot për sot rastin formëzues të asnjanësit prejrrjedhor (ablatival) me specifikim mbylljeje në një rasë, pothuaj të skaduar të neutrit, rasën ablative (tipi së punuari, së punuemi/së punueni) dhe kjo veçori e temës sonë shihet konkretisht e ndërlidhur me formimin e emrave prejpjesorë konkretë e abstraktë, së pari të tipit pandajshtesorë më –Ë fundore ose me zeroprapashtesë, së dyti, të emrave të veprimit me prapashtesat –IM e –JE dhe së treti, të emrave të vepruesit me –S.

E dyta, duke qenë paskajorja me+pjesore e mbarë shqipes (gegnishtes - si shqipe globale e kohës), para rotacizmit të toskrishtes, gjithsesi e ndërlidhur organikisht me pjesoren e zgjeruar, e cila si koncept del e implikuar rreth mbiemrave edhe asnjanësve të ndërkohshëm të paranyjëzuar, shihet qartë se edhe me rastin e krijimit të mbiemrave pjesorja e zgjeruar e paskajores del dominuese. Sipas shembujve konkretë forma e paskajores me prapashtesat e veta të zgjeruara, shihet qartë se formoi mbiemrat e paranyjëzuar. Kështu themi ngase prapashtesat e pjesores së zgjeruar, duke qenë gjithnjë në kuadër të paskajores së ngjizur ishin dhe mbetën identike me fundore-prapashtesat konvertuese të mbiemrave prejpjesorë të paranyjëzuar.

E treta, si duket atëbotë, jo vetëm te formimi i emrave por edhe të mbiemrave dukuria e rotacizmit ende nuk kishte filluar së vepruari plotësisht, sepse pjesorja e toskëzuar assesi nuk del reflektuese tek të tre tipat emrave të sipërtrajtuar të formuar mbi temë në pjesore të shkurtë (po përsëris jo të shkurtuar), madje as te mbiemrat derivatë të tyre, tek të cilët më fort reflektohej si hije, por që zuri të kërkonte hise, madje edhe ta fitonte konkurrencën në ndonjë të folme vetëm tek disa tipa mbiemrash prejpjesorë.

E katërta, pra trajta e pjesores së toskërishtes shfaqet e fortë ndërkohë (reflektim i mëvonshëm), madje del e sforcuar në kohën tonë tek foljet me temë në zanore e togzanor, tipat: me ble, me përzie. Rikujto shembujt jo paralelë: me ble: blejë-a, bles, por tash krijime  paralele të ligjshme: me ble: (me) ble-rë  i blerë (me ble-më, i blemë e bleme; i blen e blene), blerje blemje, –blerës– blemës, përkatësisht me përzie: përzier, i përzier, përzierje - dukuri e trashëguar nga rotacizmi. Dhe kështu trajta e tillë vepron si temë e re fjalëformuese më dukshëm në periudhën pas L2B vetëm te foljet  e rotacizuara që në shqipen e sotme imponohet si risi e standardit të ri, me konkurrencë pothuaj të fituar ndaj trajtave të trashëguara nga ish-norma e gegnishtesh dhe aktualja gegnisht pa prestigj standardi. Krahaso: xhampres, xhampremës  ndaj xhamprerës sot etj. Shtrohet pyetja te rastet paralele të paranyjëzuara: blerje –blemje/blenie, blerës –blemës/blenës cila nga tratat dialektore ka ndikuar e po ndikon më fort tek tjetra?

E pesta, në gegnishte ndeshim mbiemrin me prapashtesa të veçanta, si i gëzuet, i gëzueshëm, e gëzueshme që u mungojnë përgjegjësit paralelelë në toskërishte, andaj në këtë raport ka mungesë  barasvlerësie paralele edhe si prapashtesa gjinie si b.f. nga folja me gëzue: i gëzuem e gëzueme ose i gëzuen e gëzuene në toskërsisht, del njëtrajtshëm si prepjesor: i e gëzuar. Në këto raste  raporti fundore-prapashtesë  del 8:1 në dobi të trajtave të trashëguara gege.

E gjashta, gjithsesi zgjon interes trajta e paskajores së toskëzuar ose pjesorja e zgjeruar e toskërishtes, që implikohet rreth zbërthimit të fundores *O të tipit të foljeve me –O, që pati ndodhur në fazën kur toskërishtja ndoshta sa kishtefilluar  njëfarë ndarjeje nga trungu i shqipes globale (gegnishtes), përkatësisht sa ishte në fille apo në prekje e sipër nga procesi i rotacizmit. Krahaso konkretisht si shpjegohet procesi i zbërthimit të foljes me shpue (me shpua!), por  gegnisht e toskërish shpues, siç e ndeshim të shpjeguar nga studiuesit (Kujto rastet në letrarishten e sotme pa paralelizma: shpues. i shpueshëm, i shpuet:, shpueshmëri, shpuesi).

a)  Faza e parë, pa dallim ballafaqimi gegnisht e toskrisht reflektohej:  me *shpOnme *shpo’.

b) Zhvillimi gegnisht: me shpou, me shpuo, me shpUE me shpu,  të mbiemrat: i shpuom e shpuome, i shpueM/ueME, i shpueN/--ueNE, i shpueT, i shpueSHËM –ueSHME.

c) Toskrishtja aktualisht nuk vazhdoi të ndjekë të njëjtën rrugë evoluimi as të –UA-së ndaj –UE-së, as të –UA/R  nga –UE/M ose –UE/N  dmth. të heqjes  së fundores -R,  ndaj –N-së apo –M-së fundore, andaj si rrjedhojë, në toskrishte sot ndeshim trajta të vetme foljore  me –R  pa paralelet e konsumuara me fundoren –M ose +N të gegenishtes. Krahaso: (me) shpUAR dhe mbiemri:  i (e) shpUAR/, kurse në gegnisht  me shpue, mbimeri i shpuem apo i shpuen. Po kjo nuk do të thotë se edhe në tosknishte nuk ishte apo nuk del e shfaqur fare  trajta e shkurtër më -UA, pa fundoren –R, siç ishin rastet me shpua, me punua. Lidhur mer këtë përveç rasteve në të folmet e toskërishtes, këtë dukuri e ndeshim në mes të gegnishtes, në oazën e të folmes së  Rugovës e të një pjese të Malësisë së Shkodrës. Pra edhe nga kjo e vërtetë, dëshmohet se ka ekzistuar reflektim i tillë  që ende është dukuri e gjallë  dhe si e tillë do të trajtohet pak më në hollësi më poshtë, kur bëjmë fjalë për paskajoren e tipit të foljeve UEJ/-UAJ në shqipen e sotme.

Krahaso edhe një herë raportin e derivateve: gegnisht: paskajore e mirëflltë me +pjesore e shkurtë: me shpue (me derivatet emra gegnisht-toskrisht, si atëherë si sot, të përbashkët: shpues, shpim, ndërkaq nga paskajorja me pjesore të zgjeruar me shpuem, me shpuen, ku ndërkohë fundoret –M apo -N kanë mbetur funksionale si derivate vetëm te mbiemrat dhe të asnjanësit e paranyjëzuar si: i shpue/M e shpueME, të shpuemit, përkatësisht i shpueN e shpueNe, plus rastet i (e) shpueT, i shpueSHËM, me prirje substantivimi, ndërkaq në toskërishte (shqipen e sotme ekziston edhe trajta eptimore shpua (u shpua, me shpua), por manipulohet konceptualisht vetëm me trajtën e vetme: shpuar  (si pjesore) dhe i (e) shpuar (si mbiemër), pastaj të shpuarit, të shpuarët, e shpuara.

E shtata, kështu deri në kohën tonë vetëm në toskërishten letrare  pjesorja edhe mbiemri kanë ngelur me fundore të njëjtë –UAR, ngase procesi i rotacizmit si në sistemi foljor si dhe atë emëroro-mbiemëror në toskërishte, u forcua ndërkohë, duke e shndërruar jo vetëm N-në ndërvokalike në R, si te foljet e trajtave të gegrishtes *rritunë –* (me u rritë) i e rritun/ë, që në toskërisht u rotacizuar rriturë,  i e rritur/ë, ashtu si edhe te emrat: syNi – syRi, peNi –peRi, por edhe te foljet më –O, siç u përmend më sipër.

E teta, lexuesi i vëmendshëm do ta ketë vënë re, që ne, lidhur me trajtën e hershme barasverëse paralele gegnisht/toskërish të foljeve dhe mbiemrave, manipuluam, duke theksuar  në trevat e tosknisë shndërrimin e N-së fundore R e jo parësorisht të M –së R-, ndonëse shumbujt në shqipen e dokumentuar e ndeshnim kryesisht në trajtën -M fundore, si: me punueM,  i punueM jo me punueN, i punueN, ndaj paraleles toskërisht: me punuaR. Këtë dukuri po e vëmë në pah  me  qëllim, sepse, siç ka të ngjarë, ashtu siç edhe e shpjegon dija: N-ja i përgjigjet realitetit të lashtë të shndërrimit në R më fortë se –M-ja fundore. Kështu themi ngase dihet se dukuria e rotacizmit parësorisht shpjegohet me alternimin e  N-së  në R, si te shembujt –UE/N në –UA/R. Kjo është arsyeja që e theksuam, pra, fundoren –UE/N, edhe pse në shkrimet tona të vjetra  të gjuhës së gropës së Shkodrës e gjithandej e ndeshëm trajtën me –UE/M fundore. Por ne kemi edhe një arsye tjetër, bile edhe më me shumë vlerë argumentuese se e para. Prandaj, po sqarojmë  pse ne e potencuam dhe po e theksojmë përsëri në mënyrë të veçantë trajtat me –N fundore: me shuen, i shuen e shuene ndaj atyre me –M: me shuem, i shuem, e shueme,  mirëpo për hir përmase vendi, shpjegimin po e bëjmë  tash fill në dy nënpikat vijuese:

Së pari, trajta fundore me  -UE/N ndaj –UAR: (me) punUEN ndaj punUAR, është dukuri e gjallë dhe aktive në gjuhës popullore të gegnishtes kontinentale (Kosovë e më gjerë). Kjo dokumentohet edhe nga shkrimet e prof. Selman Rizës, i cili rastet me –UE/N i përjetoi i gjalluese në vendlindje (Gjakovë) e gjithkëndej, andaj në veprat e para të tij edhe i përdori kështu. Është e vërtetë, ndërkohë, se edhe më parë, gjatë pavarësisë u goditen trajtat me -UEN nga letrarishtja e gegnishtes perëndomore –me –UE/M, por në gjuhën e popullit te ne e më gjerë ende ruhen të gjalla trajtat me –UE/N.

Së dyti, në të mirë të kësaj që thamë, në gjeografinë gjuhësore të shqipes së vjetër kontinentale  folësit e trajtës –UE/N në të kaluarën, siç supozohet, ishin të shtrirë në trekëndshin Shkup-Nish-Sofje e tutje, d.m.th. që nga Dardania e më gjerë e deri tek dy Epirat e gjithandej, andaj themi se toskët i rotacizuan fundore-prapashtesat parësorisht të foljeve me –UE/N-*On që i kishin të përbashkëta me shqipen e lashtë kontinentale (gegnishten) lindore, nga e cila për shkak rotacizimi ndërkohë pësuan disa të folme jugore (toske). Me fjalë të tjera, toskët e rotacizuan trajtën që e kishin të veten ose të përbashkët me trungun ligjërimor të shqipes kontinentale (gegnishtes dardane) që supozohet jo pa të drejtë që shtrihej gjithkëndej e gjithandej mesdheut, apo jo?  Fundja pse trajta me –UE/M, e cila, siç e pamë del mbizotëruese te shkrimtarët tanë të vjetër të Veriut, edhe sot mbetet karakteristikë e të folmeve gege të Shqiprisë bregdetare (perëndimore), sa ka të bëjë me shkizmën apo jo,  mbetet ta shpjegojnë historianët e gjuhës sonë.

E nënta, në të mirë të asaj që u tha më sipër po përmendim edhe një fakt tjetër. Pellazgologët, si, S. Konda, M. Abazaj, Luftulla Peza, Eqrem Zenelaj, R. Doçi, F. Xharra, B. Abdyli, Agron Jaha edhe të tjerë si M. Aref si dhe Mëhill Elezi, gegnishten e quajnë dialekt lashtësor të pellazgishtes dhe po në atë frymë gjuhën e Homerit, apo fjalë të protoyllyrishtes  apo të lashtogreqishtes i shpjegojnë ndërlidhur me protoshqipen apo me lashtogegnishten, madje gjatë hulumtimeve të tyre, shumë fjalë e konstrukte të protoshqipes (pellazge) të trashëguara të ruajtura që nga lashtësia, i zbërthejnë me sukses duke mbështetur në ngjashmeritë identifikuese me trajtat e parotacizuara të gegnishtes së sotme.

E dhjeta, po në këtë kontekst për t’u arsyetuar ndërlidhja e shqipes kontinentale në kohë- hapësirën përkatëse si shqipe kontinentale, siç u cek më sipër, si pikë të veçantë po e trajtojmë zbulim-konstatimin e studiueses Fatbardha Demi (mbështetur tek Pashko Vasa, sidomos Aref Mati), e cila fjalën homerike Gigët (g(j)igantët) e ndërlidh me emrin Gegët, ku krahasuar me gjendjen e sotme ndryshuaka vetëm zanorja i/e: gigët ndaj sot  gegët. Ne duke e përkrahur përpjekjen e studiueses Fatbardha dhe të tjerëve në të mirë të zgjidhjes ose kthjellësisë së çështjes po shtojmë vetëm kaq se një alternimi i tillë i  i-së ndaj e-së  për shkencën shqiptare nuk është fenomen i panjohur, ngase këtë realitet e ndeshim në raste të shumta. Unë po mjaftohem me këto fakte:

Së pari, fakti që I-ja para E-së përdorej në lashtësi në këto fjalë-raste: te Perikopea e Ungjillit shek XIII, ndeshim: “Evangjil s(h)i)ti”(d.m.th. shenjti) dhe te Fjalori i F. Bardhit (1635) për parakletus të latinishtes del shpirti i shinjtë,  –për siguare, santificare  del folja me shinjuem, së adejmi, pra shenjti shqiptohej shint atëbotë.

Së dyti, në Fjorthin  shqip-serbisht  të Milosh Milojeviçit hartuar para LSh të Prizrenit (1866-1873), fjala shqipe shin në serbisht është përkthyer sveti (i shenjtë), andaj sipas këtij fakti fjalët me shin si Kolashin, Ukshin  është afërmensh të zbërthehen: Kola i Shenjtë, Uka i Shenjtë, apo jo?

Së treti, sipas Pëllumb Xhufit, toponimi  Shirgj, shek VI vjen në  “Shën  S(h)ergj),pastaj Shijak, Shirok, madje unë sjell dëshmi se ne nga fëminia  i shqiptonin festat pagano-fetare kështu: shingjerg/ shinkolli, madje mendoj se edhe dy emrat e njohur në veprën Milosao të De Radës, Milosao e Miloshini në shqipe, gjithsesi pothuaj kanë kuptim barasvlerësie, jo tjetër ndryshe po: Luftëtari i Shenjtë (lat. e  it. milo- luftëtar + shin  ose san (i shenjtë)apo jo?

E njëmbëdhjeta, ndërlidhja Dardani-Toskëri Maqedoni (Bullgari) argumentohet bindshëm edhe nga studiues të tjerë, të cilët në shqipen e hershme relativisht të përbashkët e shihnin vetëm N-në të rotacizuar me kompleksin e sajuar në toskërishte -R, fakte këto që mund të përforcohen edhe me të dhëna të reja, siç është edhe mungesa e paskajores ndërkohë në bullgarishte, greqishten e re  dhe toskërishte pjesërisht. Sidoqoftë, po del gjithnjë më i qartë fakti se toskërishtja bënte pjesë në kuadër të gegnishtes dhe se infinitivi i takonte protoshqipes, si dhe paskajorja e mirëfilltë ta quajmë kështu ishte pronë e toskërishtes së parotacizuar, por sadopak edhe të rotacizuar që si fenomen ndryshoi togun *UO/’ ose UE/’ në –UA’ te foljet për kohën që e zumë në trajtim. Së këtejmi çështja rotacizmi/paskajorja e shkurtë në raport me paskajoren me pjesore të zgjeruar: -UEn/-UA/r, për tërë ky kompleks kërkon sqarim dhe për këtë kërkohet ndihmë e angazhim ekspertësh, e megjithatë ne tani guximtarisht, madje për hir përmase  që duam ta themi këtë çështje po e trajtojmë në vijim si pikë të veçantë. Pra, kemi të bëjmë tash fill me ekzistimin e paskajores së rotacizuar gjithandej në viset e Tosknisë apo jo?!

E dymbëdhjeta, është vertetë se gjatë rotacizmit ndodhën kompleks ndryshimesh, ku bën pjesë edhe paskajorja e toskëzuar. Kohëpërftimi i saj në toskërishte del i paqartë. Gjurmë ka, por ende çështja nuk është zbardhur sa e si duhet. Prof. F. Altimari, nuk i la fort vend mëdyshjes së prof. E. Çabejt dhe e përkrahësve të tij që u shkonte mendja se toskërishtja nuk do të ketë pasur fare paskajore, me+pjesore. Prof. F. Altimari, duke u mbështetur në paskajoret e toskëzuara në numër të konsiderueshëm të përdorur nga shkrimtarët arbëreshë pararilindës, nuk përjashton mundësinë që një formë të tillë të paskajores në trajtën e rotacizuar me me, (qoftë në trajtën me –UAR, ose edhe të me pjesore të shkurtë -UA (!), do ta kenë marrë me vete nga Morea e vise të tjera të Toskërisë prej nga u shpërngulën arbëreshët. Madje, pyesim edhe ne: Si kuptohet përdorimi i  paskajores jo vetëm nga Sami e Naim Frashëri, por edhe nga të tjerë të asaj periudhe, nga të cilët ndeshim forma të paskajores që nuk përdoreshinsi paralele në gegnishte, si p.sh.: me mos marrë, me mos prishurë, tue me mos pasurë, duk me qenë etj.? Po të ishte ndonjë ndikim i dretpërdrejt i gegnishtes së kohës, atëherë pse mos të çpiknin diçka të ngashme ose ta pranonin edhe ata trajtën e tillë, siç e pranuan  b.f. shkrimtarët e rinj toskë të cilët përdorën trajta gege të plota ose të kalkëzuara, por gjithnjë e më shpesh të parotacizuara. Në të vërtetë, Prof. F. Altimarit, përdorimi i paskajores me rotacizëm nuk i duket dukuri e rastësishme, sepse, vetëm  nga vepra e Nikollë Ketës, prej nga studiuesi i solli së paku 10 shembuj të tipit  me ardhurë, me thënë, po aq nga togu i tipit kanë me mbeturëka me dëshiruarë, si dhe  të shprehjeve si  për me o (u) dashurë, për me o bërë etj., por ndeshi edhe  nga  shkrimet e shkrimtarëve të tjerë arbëreshë. Së këtejmi, konstatimet e prof. F Altimari, na cytin të mendojmë, se vërtet  njëfarë vërshimi i përdorimit të paskajores së toskëzuar nga shkrimtarët tanë toskë në fillim të Rilindjes (siç do ta argumentohen më poshtë), nuk ishte aq si rast i ndikimit të formave gege të paskajores, ngase ndeshim shembuj të ngjashëm, si edhe te arbreshët: me mësuarë, me rarë, kam me larë,  pata me pasur, madje trajtat nga oaza e të folmes së Rugovës, me punua, me ndig-jua etj, nuk është ndikimin e toskrishtes me –UAR, apo jo? Së këndejmi, themi se rastet –UA, ndaj –UA/R te foljet nuk kishin gërshetim të domodoshëm ndërlidhmërie,  për këtë ka argumenta të tjerë që sfidojnë. Sidoqoftë, kemi të bëjmë me  trajta të fosilizuara nga lashtotoskërishtja, apo jo, le të vlerësohet? Ndër të tjera zgjon interes fakti se trajta me rarë e përdorur nga De Rada është ndeshur edhe në të fomen e Himarës këndejdeti., madje edhe rastet me punua i ndeshim edhe ndonjë të folme të toskërishtes së sotme. Sido që të ketë qenë kjo çështje meriton hulumtim të mëtejshëm më të plotë e më të arsyeshëm. Ne po shtojmë edhe një fakt  që e vren studiuesja Ledi Sh. Shkreli, e  cila konstaton se rastet kam të shkoj tek  arbëreshët janë ndikim i përzier perëndimor latin e lindor bizantin që vinte i trashëguar nga konstrukti i mëhershme model me paskajore ndikim thjesht perëndimor latin  kam me shkue, e cila më në fund kaloi nga kam të shkojdo të shkoj ndikim lindor bizantin, ngase siç dihet arbëreshët janë fanatikë ndaj ortodoksizmit të tyre, edhe pse jetojnë në botën katolike. Pa dyshim kështu do të ketë ngjarë edhe këtej Adriatikut në viset e Toskërisë ortodokse, ku ndikimi i greqishtes ishte tejet i madh, apo jo?!  Çështje kjo që do të vështrohet me në hollësi në krerët e tjerë të këtij punimi.

E katërmbëdhjeta, kur kemi parasysh faktin se vetëm në Fjalorin e F. Bardhit ndeshim 1422 paskajore të mirëfillta dhe po aq e më shumë në shkrimet e shkrimtarëve të tjerë të kohës së tij pa përmendur gjuhën popullore të asokoshme dhe të derisotme me paskajore, e cila si paskajore e mirëfilltë pati zhvillime e evoluime të natyrshme, nga njëra anë, dhe në anën kur kujtojmë paskajoren e toskëzuar, e cila  në vatrat e të folmeve ku vepronte rotacizmi dhe njëherazi edhe ndikimi i bullgaro-sllavishtes e sidomos i greqishtes së re, nuk patë stimulim, po evoluim tjetësimi,  atëherë e kuptojmë edhe më mirë të vërtetën e historisë së dallim-përkimeve të dy koineve të gjuhës sonë gegenisht/tosknisht në raport me paskajoren, ngase prania e saj e mëhershme në paratosknishten e parotacizuar pengoi sadopak natyrshmërinë e formimit e të zhvillimin e paskajores në trajtën me punua  a me punuar si edhe në përftim emrash, të hershëm prejpjesorë të tipit punuas! Përkundër profesor E. Çabejt që shprehte dyshim dhe disa mohuesve energjikë në njerën anë dhe pohuesve si të profesorëve  si A. Xhuvani, Selman Riza, B. Bokshi e të tjerë të cilët kishin argumenta mjaft të fortë, në favor të palës së dytë  se paskajorja e mirëfilltë me + pjesore kishte përdorim normal edhe në toskërishte në këtë punim imponohen dy faktorë:

E para, ka edhe argumenta të tjerë, siç janë gjetur e gjenden disa shembuj me paskajore me trajta të rotacizuara ose jo të pjesores së paskajores, siç janë shembujt me  me mësua në arbërishte si dhe  e dyta, ttrajta m UA të habitores, auroristit etj.

E dyta, vetë prania e paskajores me +pjesore e shkurtë e rotacizuar në të folmen e një pjese  të Malësisë dhe të Rugovës dëshmon për ekzistimin e shtrirjen e saj edhe në veri në tratën me +pjesore e shkurtë e rotacizuar, apo jo?!

E pesëmbëdhjeta, kur është fjala te greqishtja e re, pohohet se kjo rijogreqishte gjatë formëzimit të saj kishte braktisur mbi 10 trajta paskajoresh të greqishtes së vjetër (Sh. Demiraj). Kështu në këtë vorbulli bashkëjetese ndërfqinjësore dhe ndërlidhjet mbase të dobëta asokohe  me Veriun, me gegnishten sinanë apo motërmadhe, sigurisht mund të kenë ndodhur edhe këputje hallkash të zhvillimit ose etë voluimit normal të paskajores dhe doemos gjithandej do të jetë fuqizuar semantika me lidhoren dhe e mënyrave të tjera, të cilat ashtu i kishte dhe protoshqipja (gegnishtja) këndej nga Veriu, por jo aq të fuqishme sa i bëri sibija a simotra e saj nga Jugu, apo jo?!

Fundja, gjithsesi edhe atëherë ka pasur marrëdhënie mes folësve të së njëjtës gjuhë, por janë shtytës të tjerë që i forcojnë ose i ligshtojnë raportet e përdorimit të formave të caktuara gjuhësore. Kështu paskajorja tek rilindësit tanë  u trashëgua  shumë e fortë në dialektin verior por nuk ishte aq pa gjurmë as në dialektin jugor. Të shohim tashti si u shfrytëzua paskajorja, si mjet themelor gjuhësor ose mënyrë foljore nga rilindësist tanë.

Sidoqoftë,  kjo  dukuri, rreth përdorimit të paskajores nga toskët, qoftë spontanisht, qoftë me vetëdije do të jetë e pranishme në shqipen kombëtare “të përzier” të rilindësve.