E merkure, 24.04.2024, 05:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Halil Xani: Me Nastradinin e ri nëpër Kosovë e Shqipëri

E merkure, 19.11.2008, 08:58 AM


Halil Xani

 

Me Nastradinin e ri nëpër Kosovë Shqipëri

 

 

Mahi e barcoleta-të gjitha të vërteta

 

 

Marrë nga libri i pabotuar

 

 

 

1.Nastradini në kufi

 

 

Në dalje të Kosovës, Nastradinit, polici i flet shqip.

 

Në hyrje të Shqipërisë tjetri polic prapë i flet shqip:

 

-Heu, sa bukur, - nisi t`i fërkojë sytë e veshët,- po pse nuk rrinë në një vend këta policë,

 

po rrinë kështu ndaras,- pyeti Nastradini plak.

 

 

2.Nastradini në Mirditë

 

 

Nastradini ishte mësuar t`i hipë gomarit, por jo edhe të udhëtojë me autobus.

 

Rrugët leqe-leqe nëpër bjeshkë e kodra mezi i përballoi. Kur autobusi mbërrini në

 

Mirditë e u ndal te një restorant, po i thotë shoferit:

 

-Pasi shpëtuam, a don të ta këndoj një këngë?

 

-Hajt se me ëndje do të dëgjoj.

 

"O Malet e Shqipërisë

 

Dhe ju që s`ju pashë askund o fusha

 

Këndej pari sërish do të vi

 

Edhe pse brekët gati i mbusha".

 

-Të lumtë Nastradin,- i tha shoferi dhe ia porositi një kafe turke.

 

 

3.Ku han majmuni banane

 

 

Nastradinin e kishte kapur për krahu një grua dhe  donte ta çonte

 

për të banuar në shtëpinë e saj. Aty diku te Rrota e Kuqe, një grua tjetër i thotë Nastradinit:

 

-Hajde mixhok te unë se kam banesë më të lirë.

 

-M`i marrsh të ligat, ia kthei e para,-ti e ke banesën më të lirë, ama je larg, atje ku han majmuni banane.

 

 

4. Deti shihet nga ballkoni

 

 

Te Rrota e Kuqe, posa u nda nga gratë që ziheshin se cila ta merrte më parë,

 

Nastradinit një durrësak ia mori çantën dhe e kapi për krahu duke i thënë:

 

-Eja me mua, kam banesë të lirë. Ja këtu e kam edhe makinën.

 

-Mos është larg banesa nga deti more jahu e unë jam plak nuk mund të eci.

 

-Jo, jo, mos u bën merak, nga ballkoni i shtëpisë sime duket deti.

 

Kur shkuan, vërtet nga ballkoni dukej deti që kish disa kilometra

 

larg prej aty.

 

 

5. Nastradini në luftë me mushkonjat

 

 

I lodhur nga rruga, Nastradini u shtri për të pushuar pak, por ishte e pamundur

 

nga mushkonjat që nuk e linin rehat.U zgjua dhe u shpalli luftë me një peshqir.

 

Ndiq andej, kërce këndej, herë mbi krevat e herë nën të, derisa nuk u lodh mirë.

 

Më në fund u dorëzua-u shtri, e mori gjumi dhe nuk i ndiente fare mushkonjat që po ia pinin gjakun.

 

 

6. Artikujt ushqimor në gjuhë të huaj

 

 

Ditën e parë Nastradini u afrua në shitoren më të afërt për të blerë artikuj ushqimor për mëngjes.

 

E mori në dorë një litër qumësht, por nuk e kuptonte cirilicën e Beogradit. E bleu një litër ujë mineral

 

dhe duke shikuar a ka afat, nuk e kuptoi greqishten. I la që të dyja dhe doli duke bërtitur:

 

-Ooooooo  Nastradin, ku jeeeeeeee moreee a po e din?

 

 

7.Nastradini në Plazh

 

 

Në plazh dikush e pyet Nastradinin:

 

-A e din çka sjellin valët në breg?

 

-Po,- tha, - e di, bishta cigaresh e mut shqiptarësh.

 

 

8. A t`ua nguli unë

 

 

Disa femra po hiqnin të zitë e ullirit për ta ngulur

 

çadrën aty në rërën e plazhit. Nastradini i pa e u tha

 

 si pa të keq:

 

-A doni të vi t`ua nguli unë, pasha mixhën.

 

 

9. Nastradini për muzikën

 

 

Nga një kolibe e mbuluar me kashtë, aty në plazh, vinin

 

tingujt e muzikës në kupë të qiellit. Pasi e dëgjuam dhjetra

 

 herë refrenin "Oh sa e paske bothën e mirë", Nastradinin

 

e pyes për muzikën shqip, kurse ai më thotë:

 

-Me këtë këngë, keni arritur në kulm, por nëse gjeni një mut

 

 të mirë e ia kushtoni një këngë si kjo e bothës, atëherë keni

 

arritur majat e muzikës moderne dhe mund të konkurroni

 

në MTV.

 

 

10. Nastradini 1 euro, 10 veta 10 euro

 

 

Nastradini vetëm me nipin e vogël paguante dhomën

 

10 euro, aq sa paguanin 10 anëtarë të një familjeje tjetër.

 

-E vallha, kjo nuk është e drejtë- tha hoxha dhe doli ta

 

gjente ndonjë qiraxhi ta merrte në dhomën e vet.

 

 

11.Nastradini te pediatri

 

 

Një nip i vogël i Nastradinit ishte lënduar pak në vetull.

 

Turrevrap e dërgoi në shtëpinë e shëndetit aty në Plazh.

 

 Në derë e lexoi: ”Mjekimet dhe injeksionet falas”.

 

- Obobo, sa mirë,- mendoi ai.

 

Kur mbaroi punë Nastradini u përkul dhe u falënderua,

 

por duke dalur, ajo teknikja po i thotë:

 

-Nastradin, paguaj 10 euro e pastaj shko.

 

-Po, në derë po shkruan…

 

-Mirë, mirë, po ti a kërkove ndihmë nga unë apo nga dera?!

 

 

12.Kufijtë

 

 

Gjatë tërë javës Nastradini kishte paguar nga 300 lekë për çadrën.

 

Një ditë nuk e mori çadrën, kurse ai njeriu që kujdesej për çadrat, as

 

mirëmëngjesi nuk i tha por e urdhëroi që të dilte jashta një litari që e kishte vendosur si kufi.

 

-Si bre nuk po të vjen turp, Evropa po i heq kufijt e ti  po na qet  kufi në mes

 

të plazhit,-i tha Nastradini.

 

 

13.Muzika

 

 

Doli Nastradini pas darke për të shëtitur. Gjëmonte qyteti nga muzika.

 

Nga secili restorant i vinte zëri më i fuqishëm se te tjetri. U ndal, vuri veshë po ç`të dëgjonte:

 

Do t`i kallim fitilat e llomës, aman, aman, aman, aman, o rrushi i Gjakovës, o rrushi i Perzerenit,

 

o  rrushi i Shkupit, o rrushi i Gjilanit dhe

 

 kështu qytet e rrush deri në pafundësi. Iku në banesë, por zëri i fortë as atje nuk e linte të qetë.

 

E mbuloi kokën me jastëk, por kot. Rrotullou andej e rrotullohu

 

këndej nuk fjeti deri pas mesante kur pushoi edhe muzika.

 

 

14.Si nuk e mora gomarin

 

 

Nastradini ishte shtri në kokërr të shpinës  në rërën e plazhit kur afër tij u ndal një gomar

 

dhe ia lëshoi shurrës, më falni në shprehje, për pesë palë qejfe.

 

I zoti i gomarit bërtiste: Erdhi Muharremi me gomar e fiq Golemi, urdhëroni, urdhëroni!

 

-Heu, tha Nastradini, qysh më paskan shkuar paratë kot për biletë, po pse nuk erdha

 

edhe unë me gomar.Tybe treqind tybe, më falni në shprehje, ma mut nuk ish ba.

 

 

15.Më zgjo në ora pesë

 

 

Sa herë kalonte treni nëpër Durrës, fishkëllente.

 

Ashtu në mbrëmje vonë po edhe në mëngjes heret.

 

Një ditë nga ballkoni, Nastradini i bërtiti lokomotivistit:

 

-Heeeeej, oooooo mjeeeeshtër, zgjomë nesër në ora pesë

 

se kam për ta falur sabahun!

 

 

16. Nastradini mbante hundët

 

 

Në mëngjes, sa herë kalonte afër qoshes së një hoteli, Nastradini mbyllte hundët

 

dhe numëronte nga dita e parë 1,2,3,4,5 e kështu me radhë.

 

Njëri e kishte përcjellur dhe e pyeti:

 

-Çka po numëron, o hoxhoooo,  a po të dalin tamam?

 

-Po i numëroj sa ditë ka që nuk është hequr ky bërllok.

 

 

17. Nastradini prapë mbyll hundët

 

 

Rrugicës ndërmjet plazhit dhe hoteleve edhe ditën edhe mbrëmjeve të rinjtë bënin

 

manovra me motorët e tyre të shtrenjtë. Njëri nga ata aq i jepte zjarr motorit sa

 

 gati i dogji gomat. Nga tymi që mbuloi plazhin, Nastradini mbylli hundët me cepin

 

e këmishës së gjatë. Besa ashtu vepruan edhe dy policët që kujdestaronin

 

përgjatë plazhit.

 

 

18. Nastradini kërkonte çizme

 

 

Një mbrëmje, para se ta mbaronte pushimin, Nastradini hyri në tregun e Plazhit.

 

Kur e pa se nuk mund të shkohej tutje nga uji, e pyeti tregtarin e parë:

 

-Ju lutem, a mund të m`i gjeni një palë çizme, se desha të shikoj të blej diçka

 

të marr me vete si kujtim nga plazhi i Durrësit..

 

 

9. Nastradini te specialisti në Skenderaj

 

 

Pas një kontrolli të veshit te specialisti në Skenderaj, Nastradini u tha njerëzve

 

që pritnin në korridor:

 

-Nëse doni të kontrolloheni apo t`i pastroni veshët shkoni bleni qirinj dhe ndonjë

 

shishe ujë se në ordinancë ishte terr e as ujë nuk kishte.

 

 

20. Nastradini e korrupsioni

 

 

Një mbrëmje Nastradini kur e dëgjoi Jehona Sopin në TV

 

duke thënë thuani jo korrupsionit, gati plasi nga inati dhe u shfry:

 

-Shkeka e thiut, shkeka e thiut, shko thuaju atyre lart le ta ndalin hajninë

 

e jo neve të shkretëve që mezi po e sigurojmë bukën.

 

 

21. Nastradini në Rahovec

 

 

Duke kaluar pranë një vreshti, Nastradini e pa të zotin  e i tha:

 

-Mashallah, mashallah çfarë rrushi. Po ti po u bëke qirak me

 

këta rrush more zotni.

 

-Çfarë qiraku more burrë, me çfarë çmimi po donë me na e

 

 marrë ata në podrum, nuk kermi llogari as ta vjelim.

 

-Eeeeeeee!

 

-Eeeeee, do ta lëmë le të hanë shpenimi, le të kënaqen edhe ata.

 

 

22. Nastradini te një fermer në Drenicë

 

 

Duke kaluar nga Rahoveci për në Vushtrri, në Drenicë hasi në një fermë

 

 të madhe të lopëve. Nastradinit iu bë zemra mal e po i thotë të zotit:

 

-Mashallah, mashallah, qumësht paske si lumi, po çka po i bën, e shet a?

 

-Jo more burrë çfarë të shitni. Nuk po donë qumësht vendor, andaj po ua qesim vjetave e qenve.

 

 

23. Nastradini në KEK

 

 

Duke shëtitur nëpër Kosovë, Nastradini kudo shoqërohej me zhurmën shurdhuese të gjeneratorëve.

 

-Eu,-tha,-sa gjynah për këtë vend që fle mbi qymyr e dritë nuk paska, he mozomakeq. E dëgjoi dikush e i tha:

 

-Jo, jo e kemi KEK-un edhe menaxhmentin që  i kanë rrogat mbi 4 mijë euro.

 

-Aha,-tha Nastradini,-këtu qenka problemi që po ma përkujton një lopë timen që e kisha dikur.

 

Ajo e thithte vetveten kurse fëmijët e mi nuk kishin me çka me e lagë kafshatën.

 

 

24. Nastradini te ura

 

 

Duke shëtitur nëpër Drenicë, Nastradinit iu bë zemra mal kur pa se po ndërtohej një rrugë e re.

 

U ndal në një livadh ku po ndërtohej një urë e re e pasi u përshëndet

 

me mjeshtrit, po i thotë kryemjeshtrit:

 

-A bën ta di ore burrë si bën kjo urë pa armaturë?

 

 

25.Nastradini në parlament

 

 

Kur  doli Nastradini te foltorja dhe deshi te fliste diçka në lidhje me rendin e ditës,

 

kryeparlamentari i tha se nuk ishte aty vendi të bisedohej për temën e shtruar.

 

Atëherë Nastradini i tha kryeparlamentarit:

 

-Nëse këtu nuk është vendi, atëhere a dalim pra  në korridor.

 

 

26. Nastradini në çajtore në Skenderaj

 

 

Një ditë vere u  ul Nastradini në një çajtore në Skenderaj dhe pasi mori frymë thellë, e thirri kamarierin:

 

-A bën bre djalë i mirë të ma sillni një gotë ujë.

 

-Jo bre plak i mirë, nuk bën, -i tha kamarieri duke shtuar se nuk shërbejnë asgjë që është pa pare.

 

 

27. Nastradini e dyqangjiu

 

 

Pasi shëtiti mirë e mirë sheshit të qytetit  dhe pa cullakhane në të gjitha anët,

 

Nastradini hyri në një shitore dhe po e pyet shitësin:

 

-Allahile a po më tregon diçka drejt?

 

-Po  nëse di,-ia ktheu shitësi.

 

-A më tepër të vjedhin meshkujt apo femrat në dyqan?

 

-Jo more meshkujt, po çfarë femrash, ato nuk po kanë me çka ta mbulojnë

 

gjoksin e tyre e lëre më sendet e vjedhura.

 

 

28.Nastradini në mal me qen

 

 

Duke shkuar në mal, Nastradini mbante një sëpatë nën sqetull kurse përpara i shkonte një qen i bardhë.

 

-Ku po don me qen, a me gjujt lepuj a?-i tha një fqi.

 

-Jo valla, po shkoj për dru, por pasi nuk erdhën vëllëzërit erdhi qeni të më bëjë shoqëri.

 

 

29. Nastradini me gruan në QKUK

 

 

Gruaja e Nastradinit e kishte thyer dorën. Kur pas një mijë mundimesh arritën në QKUK,

 

doktori e qortoi Nastradinin pse nuk kishte shkuar më herët.

 

Nastradini bëri yrysh ta rrahte gruan, por e pengoi mjeku i cili e pyeti me habi:

 

-Pse Nastradin po don ta rrahësh gruan, gjynah?

 

-Jo nuk është gjynah,-ia ktheu ai,-kjo i ka fajet që nuk e ka thyer dorën më

 

herët që  të vinim me kohë në Urgjencë.

 

 

30. Nastradin a bën fëmijë gruaja e plakut

 

 

Në një ndejë po e pyesin Nastradinin:

 

-Allahile Nastradin, a bën të na tregosh a bën fëmijë plaku me një nuse të re?

 

-Aiii, po kjo është punë e lehtë more burra,-ua ktheu hoxha.

 

Bën edhe shumë bile, nëse ka djem të rinj andejpari në mëhallë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora