E hene, 30.11.2020, 04:36 AM (GMT)

Aktualitet

“Labëria” shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që kanë marrë përsipër krerët e UÇK

E marte, 10.11.2020, 07:00 PM


Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” “ Nderi i Kombit”, shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që kanë marrë përsipër krerët e UÇK

DEKLARATË PËR SHTYP

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” “ Nderi i Kombit”, duke ndjekur me shqetësim aktakuzat e ngritura shpifërisht nga qarqe serbofile, drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të  Hagës, ndaj drejtuesve dhe luftëtarëve të UÇK-së, shpreh solidaritetin e saj me kauzën e drejtë që kanë marrë përsipër krerët e UÇK-së, në mbrojtje të dinjitetit,integritetit dhe emrit të shenjtë, si luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftuan dhe u sakrifikuan për çlirimin e Kosovës nga një agresor mesjetar, siç ishte klika milosheviçiane e Beogradit. Por koha e padrejtësive historike për shqiptarët është provuar se ende nuk ka mbaruar dhe këtë e dëshmon më së miri padija ndaj krerëve të udhëheqjes të UÇK-së, ku agresori padit viktimat dhe kërkon ndëshkim për luftën në mbrojtjen e trojeve të tyre, që kanë bërë këta heronj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kjo tregon se drejtësia ndërkombëtare ka rënë në gjunjë para krimeve monstruoze të Beogradit dhe fatkeqësisht ka harruar të gjykojë krimet makrabe të ushtrisë së Milosheviçit, Karaxhiçit, Vuçiçit dhe Daçiçit dhe lakejve të tyre, që vranë, përdhunuan, masakruan burra, gra e fëmijë në format më çnjerëzore, që kaluan dhe inkuizicionin mesjetar. Odisea e gjyqeve të Hagës nisi nga sajesat, alibitë dhe fabrikimet monstruoze të Dick Martyt për trafikim organesh në “Shtëpinë e verdhë” në Mat duke e transferuar në  Fushë-Krujë, për të krijuar besueshmëri, që u përdor mjeshtërisht nga Karla del Ponte, Kryeprokurore e Gjykatës së Hagës, për krimet e luftës në Jugosllavi, për të penalizuar drejtuesit e UÇK-së. Agresori serb me forca të organizuara ushtarake, policore, e paramilitare vranë e masakruan mbi 15 mijë vetë, plagosën mijra të tjerë, përdhunuan mbi 20 mijë gra e vajza, dogjën e shkatërruan qindra shtëpi, shkolla,institucione shëndetësore, shtëpi kulturore, muze, bibloteka dhe objekte të kultit fetar.

Genocidi serb dhe  spastrimi etnik i kosovarëve duke dëbuar pjesën dërmuese të popullatës dhe duke shkatërruar banesat e tyre ishte me qëllim për t’i shpopulluar nga trojet e tyre. Krimet, masakrat dhe përdhunimet përçudnuese të serbëve janë të njohura botërisht, por autorët e tyre, jo vetëm që nuk janë gjykuar, por nga kriminelë janë kthyer në akuzues. Kjo situatë është tepër kritike për drejtësinë ndërkombëtare, që po humbet reputacionin dhe besimin në opinionin mbarëshoqëror.

Gjyqi i Hagës është një komedi e asaj tragjedie që ka ndodhur në Kosovë, që Gjykata Ndërkombëtare po tregon se është futur në qorrsokak nga mostra të drejtësisë, që i shërbejnë Serbisë.

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, duke përfshirë edhe të gjitha degët në rrethe, ka qënë përkrah UÇK-së, me pjesmarrje aktive gjatë luftës dhe përsëri sot është përkrah luftëtarëve të saj që sot janë në mbrojtje të një padije monstruoze të një padrejtësie që e prodhon drejtësia ndërkombëtare.

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria dënon unanimisht procesin e padrejtë të kalvarit të gjyqeve  që po stis Haga ndaj luftëtarëve dhe krerëve të UÇK-së. Ata që akuzojnë sot UÇK-në për krime lufte duhet të ishin në bangën e të akuzuarve, por drejtësia ndërkombëtare ka ndërruar vëndet.

Nuk dimë kur do mbarojë kjo odise e kësaj maskarade të turpshme që ka filluar me gjyqe false ndaj drejtusve të UÇK-së, por shpresojmë dhe besojmë që drejtësia do ta thotë fjalën e vet për pafajësin e akuzave të stisura ndaj disa prej drejtusve kryesor të UÇK-së.

E drejta do triumfojë dhe padrejtësia do dështojë në gjyqet fars që po zhvillohen në Hagë .

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” “ Nderi i Kombit “

Kryetari Prof. Dr. Ago Nezha, Sekretari Përgjithshëm Dr. Dorian Koçi, N\Kryetarët Gafur Duda, Agim Çiraku, Agim Rrapaj, Sekretari Organizativ Bashkim Qeli, Kryeredaktori Gazetës “Labëria”Albert Zholi, Kryetarët e Degëve Tiranë, Prof.Asoc. Dr. Bernard  Zotaj, Dega Vlorë, Ahmet Dema, Dega Gjirokastër, Dr. Robert Çela, Dega Sarandë Rystem Duka, Dega Tepelenë Myrdar Jera, Dega Himarë, Thodhori Beja, Dega Fier, Pasho Zhupa, Dega Patos, Pëllumb Bënça, Dega Durrës, Julian Mehmeti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Njoftim nga Unioni Mbarëkombëtar i të Burgosurve dhe i të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët Tona” i shkruan Presidentit Ilir Meta për Kufirin detar Ramush Haradinaj: I tronditur me sulmet terroriste në Francë Nebil Çika në Ora News: Po mashtrohet me zhvarrosjen e të zhdukurve në burgun e Burrelit Demaj, Bajraktari, Rexhepi: Deklaratë për opinion Mehmetali Rexhepi: Shuhet bamirësi - dritëson bamirësia Ramush Haradinaj: Kujtojmë martirizimin e familjes Deliu Ramush Haradinaj: Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington Ramush Haradinaj: Bob Dole vazhdon të jetë një luftëtar i devotshëm kundër komunizmit dhe shtypjes Prend Buzhala: Shkoi në përjetësi Bashor Gegë Buzhala Dekleratë për media e ish-luftëtarve të Batalionit "Atlantiku" Ngacmonte meshkuj të mitur, shkarkohet hoxha shqiptar i një xhamie në Gjermani Gjekë Gjonaj: Rikthehet koronavirusi në Malësi Rrjeti i Mërgimtarëve: Apel drejtuar BE-së Klajd Kapinova: Afrikano amerikani Jamaal Bowman mundi socialistin veteran Rep. Eliot Engel Liga e Arumunëve të Shqipërisë: Komunikatë për shtyp Kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë së dytë në fshat, Gjykata e Lipjanit ngre padi kundër 12 qytetarëve! Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1885, ka arritur Statuja e Lirisë në limanin e New York-ut! Gjekë Gjonaj: Humbëm Prof. Dr. Simë Dobrecin Mërgimtarët e Skivjanit për ndërtimin e sheshit kryesor të fshatit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora