E merkure, 17.04.2024, 12:26 AM (GMT+1)

Faleminderit

Mehmet Musa: Një shekull e gjysmë në istikame për çlirim e bashkim kombëtar!

E marte, 10.11.2020, 09:00 PM


Një shekull e gjysmë në istikame për çlirim e bashkim kombëtar !!!

Shkruan: Mehmet Musa

Brez pas brezi, tre, katër breza e më shumë, në truallin e gërvallajve, pranë oxhakut,në shtëpinë përdhese, të  mbuluar herë me kashtë e herë me dërrasa, nëna e gërvallajve me ninullat e saja, që në djep, i këshillonte,porosiste, edukonte duke u kënduar fëmijeve; rritu biro e lufto për lirinë e Atdheut. Nëse nuk mund t'a fitosh lirinë,lerua amanet femijëve të tu e ata femijëve të tyre që kurrë të mos e ndalin luftën çlirimtare deri sa t‘i sjellin lirinë Atdheut. Të biesh për Atdhe, do lindësh prapë e do hyshë e radhitësh me emërat e mëdhenj që janë të pavdekshëm. Mos e kurseni edhe pikën e fundit të gjakut për këte tokë,këte vend e këte dhe,që rënkon me qindra vjet nga çizmet e pushtuesve të poshtër e të egër.

Kështu qëndruan në këmbë ,me gishtin në kamëz e çdo here në front nëpër luftëra  vëllezërit ; Dinë e Sakë Fazlia e pas tyre bijtë e tyre Bardhosh e Hajdar Dina e deri të Hysen ,Jusuf e Bardhosh Bardhoshi, Hysen, Jusuf, Bardhosh e Avdyl Gërvalla, nga Duboviku. Ata luftuan kundër perandorisë osmane e kundër xhonturqëve te rinj,në mbështetje të Hasan Prishtinës e, të Lëvizjës kaçake që ishte e prirë nga Azem Bejtë Galica.

Kështu qëndroi edhe Bardhosh Dina i Dinë Fazlisë, tërë jetën e tij kaçak, kundër Serbisë së parë, Austrohungarisë e Sërbisë së dytë. Kështu qëndroi edhe Hysen Bardhoshi i Bardhosh Dinës me vëllezër Jusufin, Bardhoshin e Avdylin, çdo here në këmbë, kundër bishave të egra te karpateve e kundër klikës së Tito-Kardel-Rankiviçit e tradhtarëve të vendit.

Tani e ka radhën nëna Ajshe Gërvalla, e cila u bë nuse e Bardhosh Dinës ,ende pa i mbushur 15 pranvera. Me 10 nëntor të  vitit 1941,truallit të Bardhosh Dinës i lindi një pushkë lirie, sot 79 vite më parë lindi Hysen Gërvalla.

Pushtuesit ndërroheshin njëri pas tjetrit,si thuhet edhe në këngën  folklorike:

Shum pushtuesit Atdhe në tye jan ndërrue,

me vjedhë popullin me robnue

hynte njani e dalke tjetri

shum ma i zi i riu se i vjetri.

Dinë Fazli Gërvalla gjyshi i Hysenit, ishte shquar si strateg lufte dhe ishte dalluar si luftëtar trim dhe i pashoq në luftën e Nikshiqit,ne vitin 1879-1880,krahas trimave si Rexhë Alia, Demë Isufi e shumë trimave të  tjerë nga Rugova e Dukagjini.

Ai u shqua edhe në luftërat e zhvilluara kundër malazezëve për mbrojtjen e  kufirit  në Plavë, Guci, Grudë, Tutinë, Smilevicë Tregu i Rie e Rozhajë.

Çdo here mëshkujt e këtij oxhaku i ke gjetur me armë në dorë kundër bishave të egra malazeze, e kundër ushtrisë çetnike të Drazha Mihajloviçit, sidomos Hajdar Dinën e Bardhosh Dinën e Hasan Idrizin, e më vonë Mujë Hasanin.

Kur Turqia u shporr nga Shqipëria, vendin tonë e coptuan fuqitë e mëdha dhe më shumë se gjysmën e Shqipërisë ia aneksuan mbretërisë sebo-kroato-sllovene, ndërsa Bardhosh Dina në shenjë mospajtimi me këto vendime ,qëndroi vet i pesti, për tre vjet në mal. Për ushqimin, e veshmbathjen në mal kujdesej trimi Hasan Idrizi e mashkujt tjerë të Gërvallajve,

Ai, jo rrallë eshtë arrestuar e tortururar nga xhandarmëria serbe  të cilët donin të mësonin se ku ndodheshin këta trima, por kurrë fjalë nga goja e këti  trimi nuk doli kundër vëllezerve të tijë që ishin kaçak në mal,

Kjo ndodhi deri ne vitin 1915, kur Shqipëria u pushtua nga Austrohungaria.

Gjatë terheqjes në drejtim të Rugovës e Çakortit ushtria malazeze  vrau sa mundi gra e fëmijë shqiptar,në fshatin Strellc i Ulët. Vetëm Feriz Haxhisë i kan djegur kullën dhe i kane vrare 23 anëtarë të familjës.

Me të dëgjuar Bardhosh Dinë kaçaku mori martinën dhe zbriti në Strellc ku u ngujua në kullën e Demir Alisë të Dautajve dhe nga një frengji e saj zmbrapsi një ushtri të tërë kriminale ,ate malazeze.

Paria e Gjakovës me të mesuar këte ngjarje mobilizoi 500 vullnetarë dhe i shkuan në ndihmë trimit të vetmuar që po perballej me një ushtri të tërë.

Në krye të vullnetarëve trima qëndronin Osman Aga i Rashkocit, Maxhun Nimani i Becit e Dinë Xhemaili i Gllogjanit (gjyshi  i Ismail Haradinaj).

Ata sëbashku, me një trimëri e burrëri të pashoqe, i shkaterruan çetnikët malazez, dhe duke i ndjekur këmba këmbës i përzunë, ata që kishin  ngelur gjallë, nga Raushiqi, Bjellopoja e, nëpër Kapishnicë  dhe i përzunë ata, përtej qafës së Çakortit.

Dëshmia më e saktë që i gjithë farefisi i Dinë Fazlisë ishte në mbikqyrje të vazhduesheme e të panderprerë   nga pushtuesit, eshtë fakti që në vitin 1921 „reforma agrare“ i konfiskoi tërë pasurinë,duke sjellë ne trojet e tyre një kolon malazez , Dushan Shaliçin,vëllai i grues së Ali Shukriut.

Veshtiresitë e jetës së nënë Aishes ishin të pamasë,jo vetem nga pushtuesit nazifashitë dhe,skamja e mjerimi që i kishte shkaktuar serbia e dytë,duke i marrë çdo pëllëmbe toke por edhe nga nevoja për  të rritur, ushqyr dhe edukuar femijët e sajë, sidomos kur kishte edhe një femijë të porsalindur.

Pas Hysenit nëna Aishe pati edhe tre femijë të tjerë; Jusufin,Bardhoshin dhe Avdylin, të cilët të edukuar me frymen e atdhedashurisë qëndruan  gjithënjë në ballë  të luftës kundër armiqve që kishin robëruar vendin tonë.

Mundi, djersa, sakrificat e gjaku që derdhën këta trima duke qëndruar burrërishtë, përballë hasmit i kalojnë kufitë e Dukagjinit, Kosovës së AVNOJ-it, e do të jenë të mirenjohur anë e këndë Shqipërisë natyrale.

Në vitin 1950 kaçaku i maleve Bardhosh Dina ndërroi jetë dhe para se të vdiste i la amanet gruas së tijë, që të kujdesej për bijtë e sajë dhe ti edukoje me frymën e atdhedashurisë.

Ai i tha se shpirti i tij do të prehej i qetë  në varr, vetem atëhere kur gjithe trojet shqiptare të bashkoheshin në një shtet të vetëm, me emerin Shqipëri,atëhere kur edhe djemtë e tij do te merrnin token që u kishte marre koloni Dushan Shaliqi. Deri atëhere djemtë kurrë nuk duhet të nderpresin, për asnjë arësye luftën e tyre kundër zaptuesve serbo-sllave.

Pas këtyre fjalëve kaçaku i panënshtruar i Dukagjinit Bardhosh Dina mbylli sytë.

Pas kësaj, për nëne Aishenë e cila ishte vetëm 24 vjeç ,hallet e jetës u rënduan akoma më shumë. Tani shpresë e vetme i ngeli Hyseni i cili ishte vetëm 9 vjeç e Jusufi 5 vjeç, Provokimet dhe raprezaljet e OZN-ës, e UDB-së, të nxitura edhe nga koloni Dushan Shaliç që kishte uzurpuar 6 hektarë e 33 arë tokë duke u lënë  pronarëve, vetëm 4 arë oborr. Me qenëse  Bardhosh Kaçaku i kishte vrarë edhe vëllain e tij Peren, Dushani, duke pasur frikë  se kur djemtë e tij të rriteshin mund t'a vrisnin edhe ate vet,bëri çmos që t‘i largonte nga vendlindja tyre me çdo kusht, Hysen Gërvallën dhe nënën Ajshe me fëmijtë e saj. Nga trajtimi mizor e provokimet e panumërta,ditën e natën ,siç dinë t'i bejnë vandalët serbomalazez edhe ndaj fëmive të mitur sidomos në vitët 1956, 1957, 1958, nëna Aishe me bijtë e sajë, në një natë të errët maji të vitit 1959, me ndihmën e vëllait të sajë Lush Buzhala, ikën me tren në drejtim të Sllovenisë, në qytetin e Jesenicës.

Dikush  i kishte sugjeruar nënës Ajshe që të ikte në Turqi,ku mund të sigurohej se për shkak të fesë atje nuk do ti ngucte njeri. Aishe Gërvalla i ishte përgjigjur personit që i bëri këte sugjerim ,se feja e jonë nuk eshtë në rrezik por,gjaku i arberit e kombi ynë i pergjysmuar eshtë në shënjestër për tu çfarosur.

Pas kësaj,Nëna Aishe, në moshën 33 vjeç, Hyseni 18 vjeç, Bardhoshi 8 vjeç e Avdyli 4 vjeç, pas 48 orëve arritën në Slloveni.

Në marrëveshje me dajën Lush ,një djalë e kishin lënë në Kosovë,që mos tu humbet fara,sepse dheut të huaj nuk i dihet, Kështu, Jusufin që ishte 12 vjeç, vendosën t'a lënë në Atdhe.

Zemra e nënës Aishe u nda përgjysmë. Sytë e saj nga Kosova e deri në Slloveni nuk u terën kurrë nga lotët për birin e saj, Jusufin që e kishte lënë nën qiellin e hapur prane dajës Lush.

Në Slloveni filloi një jetë tjetër. Atje nuk vërehej në rrugë e shkollë, policia dhe organet e UDB-ës. Te sllovenët nuk kishte ndikim thuajse fare politika e Beogradit, me perjashtim, aty-këtu, të ndonjë oficeri ushtrie. Tashti Hysen Gërvallës i ra mbi supe barra për  të mbajtur nënën  dhe për të rritur vëllezërit e tijë. Atij i takoi të bëhet zot shtëpie pa qenë akoma në moshë madhore. Shkritorja e hekurit s‘kishte të drejtë ta pranonte Hysenin në punë si punëtor krahu, por me ndihmën e një gruaje shpirtmadhe që bënte pjesë në këshillin e rekrutimit të punëtorëve, u punësua  si punëtor krahu edhe pse ishte shum i ri, pë rzbrazjën e një vagoni prej 25 tonë argjilë në ditë, si normë dite!

Mosha e re, ende pa   mbushur 18 vjeç, ishte kapitull i veçantë dhe i vështirë për Hysen Gërvallën, të cilit i duhej të ishte në  ballë të vështersive dhe sakrificave që diktonte koha. Ai kishte si shok e këshilltar të jetës nënën Aishe, e cila e kishte edukuar që në djep me ndjenjat e patriotizmit e të atdhedashurisë.

Ajo vashë e re, kishte veçori dalluese nga nuset e kohës, bile thoshin se as Rushë Rexha nga malësia e Gjakovës nuk i afrohej asaj. Ishte e matur,e kthjellte nga mendja, trimëreshë dhe e guximshme, e shkathtë dhe intelegjente. Ajo zotëronte dy gjuhë të huaja, turqishten dhe kroatishten. Ishte e sinqertë dhe e vendosur për ti edukuar djemtë në  rrugën pa kthim prapa drejt luftës çlirimtare dhe lirisë, si dhe për ti rritur jetimët e sajë nëpër rrugat e mërgimit. Shkurt, e thënë shqip, ajo ishte edhe më burrë se shum burra të kohës. Me rrogën e parë që mori Hyseni ,veç gjërave elementare  për të jetuar e ushqyer, me porosi te nenës, bleu një radio stacioni i vetem i së cilës ishte i fiksuar të Radio Tirana e cila degjohej rregullisht, çdo ditë dhe ditë pushimi.

Pra, kështu filloi jeta e nënës Aishe rrugëve të Sllovenisë,me bijtë e sajë jetima, por kurrë të nënshtruar e kurrë të gjunjëzuar para çdo vështersie e fortune.

Veç vështersive e vuajtjeve në dheun e huaj, ajo kishte edhe ndonjë çast gëzimi që vlen të permendet. Ky gëzim ishte një letër  nga Jusufi, i cili e njoftonte se kishte përfunduar klasën e shtatë dhe se në fund të qershorit të vitit 1961 do të vinte për pushime në Slloveni dhe se shpenzimet e udhetimit do t'ia paguante daja Lush.

Ishte takimi i parë i Jusufit me vëllezërit e me nënën Ajshe pas afër dy viteve.

Atë ditë Hyseni nuk kishte shkuar në punë,e kishte marë ditë të lirë ,ndërsa nëna Aishe duke pregatitur drekën nuk mund t'i ndalte lotët...

Jusufi kishte marrë gitarën e tijë të dashur,por edhe ca libra e vizatime për fëmije. Njëra nga ato ishte e piktura e Gjergj Kastriotit, e vizatuar nga Jusufi me dorën e tij.

Këte pikturë ai e vuri në ballë të dhomës së pritjes, e ajo qëndroi atje gjate tëre kohës sa ishin në Slloveni.

Një tjetër ngjarje e gezueshme ishte edhe martesa, në shtator të vitit 1962, e djalit te madh,Hysenit,me Hedijen,vajzënn e Ukshin Rugoves .

Dasma u bë në Slloveni, fizikisht, por me mendje e shpirt të gjysma e Shqipërisë që rënkonte nën çizmën e kekurt të fashistëve serbo-malazezo-maqedon.

Pas plenumit të Brioneve, kur klika e Aleksander Rankoviçit ra nga pushteti, ajo që ishte shumë largëpamëse, vendosi ashtu siç bëjnë burrëreshat e rralla, mori vendim që ti' kthejë shpinën luksit të mërgimit dhe të kthehej së bashku me bijtë e saj të kullat e rrezara të Bardhosh Dinës, e bindur se guri i rëndë peshon në Dubovik, ajo e mori këte vendim të rëndësishem jo për të bërë sehir, e qëndruar duarkryq, por për të vazhduar luftën me të gjithë forcën dhe të gjitha mjetet, që toka e zaptuar nga Dushan Shaliqi t'i këthehej të zotit, që trojet shqiptare të okupuara nga serbosllavia, t'iktheheshin Atdheut.

Për t'u jetësuar kjo endërr e moçme, nëna Aishe ishte e bindur dhe e vetëdishme se duhej, përpjekje, angazhim, organizim, sakrificë por besa edhe gjak. Ajo  nga të gjitha këto nuk trembej e nuk hamendej!

Ardhja në Atdhe e Hysen Gërvallës me vëllezër e gëzoi pa masë Jusufin i cili tani kishte triumfuar, në shkencë, kishte mbaruar fakultetin e gjuhë-letësisë, si dhe përgadiste magjistraturën mbi veprën e Nolit, pastaj ishte i kompletuar si rrallë kush, ishte poet, kompozitor, këngëtar, shkrimtar, publicist, gazetar e piktor.

Hysen Gërvalla nga mësimet e nënës,si dhe përpjekjet e tija në terren  si dhe ,historia e lavdishme që kishte dëgjuar për babain e gjyshin e tij kaçak,tashti ishte i kalitur dhe kompletuar si një kuadër i pashoq dhe luftetar lirie.

Humorin e kishte trasheguar nga gjyshi tij Din Fazlia,ndërsa urtësinë, mençurinë, vendosëshmerinë,guximin ,trimërinë dhe bujarinë i kishte kultivuar ne jeten e tij të cilat kishin bërë që Hysen Gërvalla  të radhitej ndër burrat e rrallë e të veçante të Dukagjinit.

Në luftë për Atdhe në këte familje çdo gjë bëhej me plan dhe marreveshje, duke i shoshitur dhe matur mirë gjërat në prapavijë. Për  këte aresye u vendos që, për shkaqe sigurie dhe nevoje, Bardhoshin t'a dërgonin në përendim, në Gjermani, me qëllim që të kontaktonte grupe dhe individe që e urrenin dhe e luftonin Jugosllavinë fashiste dhe të organizonte ndihmen materiale për  luftën.

Bardhoshi u vendos në rrethin e Stutgartit me punë të përkohëshme. Me mund, djersë e sakrifica formuan organizatën “Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi“ organizatë kjo që e shtriu aktivitetin e sajë atdhetar në të gjitha trevat shqiptare në ish-Jugosllavi.

Në vjeshtën e vitit 1979, do të shkonte në Kosovë për vizitë kasapi më i madh i shqiptarëve, krimineli Tito.Për këte aresye,organet represive jugosllave që sherbeheshin ,për fat të keq edhe nga shqiptarët llakej të autoriteteve shteterore deshën të arrestojnë vëllezërit Hysen e Jusuf Gërvalla , nga survejimet e udbashëve që mjerisht ishin shqiptar ,por me ndihmën e dashamirëve të tijë Jusufi u shpëtoi kthetrave të UDB-ës dhe,u arratis të vëllai, Bardhoshi, në Gjermani,ndërsa trimin Hysen Gërvalla e burgosin dhe pasi e torturuan e dënuan me 3 vjet burg.

Në gjykatë, fjala e fundit e të akuzuarit Hysen Gërvalla ishte;”Jam i pa fajshëm,dhe deklaroj se çdo shqiptar që përpiqet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar që mund të burgosët,eshtë i pafajshëm.Fajtore jane ata shqiptarë që propagandojnë dhe mbrojnë “bashkim-vllazerimin” me sllavët e jugut,gjë çka nuk ka funksionuar kurrë dhe, nuk do të bëhet kurrë realitet. E drejta eshtë në anën tonë dhe ne do të fitojmë.”

Në natën e zezë dhe ditën e kobëshme,të 17 janarit të vitit 1982 ,duke mos mundur të përballojnë  aktivitetin e tyre çlirimtar UDB-a organizoi atentatin kundër tre çlirimtarëve: Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla.Për të shkaterruar psiqikisht Hysen Gërvallen,që e kishin në burg,organet e sigurimit në SUP-in e Pejës, e njoftuan për vrasjen e vëllezërve të tij në ora 1:00 pas mesnatës,një orë e gjysëm pasi ishte kryer atentati në Gjermani.

Sipas dëshmitarit Sadik Kuqi, i cili ndodhej në burg,në dhomë me Hysen Gërvallën,gardiani serb Nebojsha e detyroj një gardian shqiptar që së bashku të shkojnë të dera e dhomës së burgut dhe ta njoftonin Hysenin për vrasjen e dy vëllezërve. .Siç deklaron Sadiku ,Hyseni menjëhere na zgjoi të gjithëve, 6 vetave që ishim në dhomë,duke na thënë:”zgjohuni burra ,se sonte pas mes nate jam njeriu më i lumtur në botë .Dy vëllezërit e mij, nga sot, janë deshmorë të  Atdheut.Ata ranë për çlirim  e bashkim kombëtar”,Pas këtij njoftimi ai filloi të kendojë  këngën “Për Memedhenë,për Memedhenë.”

Kur gardianët panë qëndrimin burrërorë  të Hysen Gërvallës i cili,jo që nuk u çmend por ja filloi këngës ata u zverdhën në fytyrë dhe u zhdukën sikur mos të ishin,ndërsa ne në dhomë  tërë natën nuk fjetëm, Në vend që ne t'i apim gajret Hysen Gërvallës që kishte humbur dy vëllezër,ai na jepte neve gajret.

Pas tre vjetëve të vuajtjës së denimit,Hysen Gërvalla u lirua nga burgu,por nuk e lanë të qetë asnjëhere , jo OZNA e UDBA, por punëtorët e sigurimit  serb me kombësi  shqiptare nga SUP-i i Pejës.Ata e provokonin,i bastisnin shtepinë e kërrcënonin ditën e natën deri sa e detyruan të braktisë Atdheun dhe të vendosët në Zvicër.Kësajë radhe duke e lënë nënën Ajshe në Dubovik,e cila nuk prëtoj e nuk nguroj ditën e natën ti mbajë dyert e kullës hapur për luftëtarë lirie e bijë që kishin për ideal rrugën e bijve të sajë tani dëshmorë Jusufit e Bardhoshit,ishin të shumëta vizitat që i bëheshin kësajë lokemadhëje,nder të tjerë edhe Nuhi Berisha e Enver Topalli me shokët e tyre.Dalja e Hysen Gervallës në Zvicër,ishte një ndihmë e madhe për bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në këte vend.Fillimisht ai i caktoi detyrë vetes që ti pajtoje  ngatrresat e mosmarveshjet ndër shqiptarët.Aty ku hynte Hysen Gërvalla nuk kishte mundësi që të mos shtrihetjdora e pajtimit.

Ai u mor edhe me organizimin e demonstratave në çdo qytet të Europës, në përkrahje të luftës së drejt që bënte populli shqiptar në ish-Jugosllavi për liri e bashkim kimbëtar.Edhe në Zvicër,dyert e Hysen Gërvallës ishin të hapura për bashkatdhetar ditën e natën,demonstratat zakonisht bëheshin ditëve të shtune,e çdo të premte një ditë para demonstratës në mbrëmje më ka rastisur ta takoj nipin e dashur të Hysen Gërvallës,flamurtarin e të gjitha demonstratave në mërgim të pavdekshmin Rrustem Mahmutaj i, cili një natë para çdo demonstrate kalonte bashk me dajën e tij të dashur Hysen Gërvalla.

Në vitin 1998-1999, kur  filloi  lufta e armatosur në mes forcave okupuese serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës e sidomos pas 6,7 e 8 marsit kurë bien për të mos vdekur kurrë, 58 antar të familjës Jashari si dhe komandanti legjendar Adem Jashari,rroli i Hysen Gervallës ishte i madh.Ai u angazhua në mbledhjen e ndihmave financiare për Atdheun dhe në punën e madhe për ngritjën e moralit atdhetar e luftarak në mesin e të rrinjëve. Kështu edhe në këte luftë të UÇK-së , gjaku i dëshmorëve të Atdheut i Nuredin Gërvallës dhe luftëtarit të luftës së dytë botërore Mujë Hasan Gërvalls u bë bashk me gjakun e Jusuf e Bardhosh Gërvallës,për ti nxjerrë njëhere e përgjithmonë nga trojet tona bishat e egra të karpateve.

Pas luftës së fundit, Hysen Gërvalla i kalonte muajte e pranverës, verës e vjeshtës pranë kullës së Bardhosh  Dinë Kaçakut,në Dubovik ,në freskinë  e ajrit te Bjeshkëve të Nemuna,duke kujtuar jetën e tijë të bujshme plot sakrifica në shërbim të tokës së arbërit,duke bërë përpjekje që me sa më pak dhimbje ta kujtojë  moshën e re të Jusufit e Bardhit që ranë për të lindur përseri njëri 36 vjeç e Bardhi 31 vjeç. Kujtonte vuajtjet nëpër të cilat kishte kaluar ky kreshnik kurrë i ndalur, kurrë i lodhur  e kurrë i gjunjëzuar, që gjatë tërë jetës së tijë kishte luftuar vetëm për kapuç të bardhë e jo për kapuç të madh.

Nuk di se ç'duhet të bënte më shumë për Atdheun familja e Gervallajve që në natën e errët në mes 15 dhe 16 shtatorit 2018 dite e diele,të ,,shpërblehej” nga hienat e nëntokës shqiptare, në mes të natës, sikur me 17 janar ,duke e sulmuar me bresheri plumbash dhe, të shkrepin breshëri plumbash kullën dhe truallin e Hysen Gërvallës. A thua kush e di pse?

I zemëruar dhe i pezmatuar tej mase sot, Hysen Gërvalla, numëron vitet e pleqërisë në Zvicër, dhe sot me 10 nëntor ai mbush plot 79 vjet.

Gëzuar ditelindjën Hysen Gërvalla!

Lumë Atdheu ynë që të pat djalë o Hysen Gërvalla!

Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

Isniq me, 10 nëntor 2020



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora