| E marte, 10.11.2020, 09:10 PM |
HOMAZH PËR ADEM
ZAPLLUZHËN
OSE
URAGANI I NDËRPRERË
POETIK
Nga
Prend Buzhala
Ky
vit po na i rrëmben shumë krijues. Ndër ta është edhe Adem Zaplluzha (1943-9
nëntor 2020). Kam pasur rastin të jem redaktor i vëllimit të tij poetik
"Mbi shpirtin e erës pagane”. Ky vëllim ishte i 108-ti me radhë! E pra, do
të mbahet në mend, me sa di unë, si autori që ka botuar më së shumti libra
letrarë, kryesisht poetikë. Libri i parë poetik i tij është botuar më 1974
(“Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974). Kësisoj, më ra ta lexoj këtë vit
një botim elektronik me titullin “Te një stinë anonime ”, poezi, Shtëpia
Botuese "TRENDI”, Prishtinë, 2020, i cili radhitet i 189-ti me radhë!
Ndërkaq, në shënimet biografike (wikipedia), libri “Mbetëm sërish në fillim ”,
poezi, Shtëpia Botuese TREND, Prishtinë, 2020, është i 200-ti me radhë!
Ka
dhe autorë që kanë shkruar mbi njëqind vëllime (si Rifat Kukaj dhe Odhise
Grillo ose ndonjë tjetër) dhe që kanë krijuar emrat kulmorë në letërsinë për
fëmijë. Ka dhe të tjerë autorë që arrijnë numrin treshifror të vëllimeve të
botuara letrare, dhe të mos arrijnë cilësinë që kërkohet.
1. Në renesancën
krijuese autoriale
Megjithatë,
Adem Zaplluzha, në krahasim me disa autorë të ngjashëm, ka një fat tjetër
krijues. Në radhë të parë, ka përvojën e gjatë krijuese. Nëse rrugën letrare e
nisi me vjershën e parë për fëmijë, të botuar në revistën “Pionieri” të
Prishtinës më 1957; nëse librin e parë poetik “Puthje" ia botoi “Rilindja”
e Prishtinës më 1974, do të kalojnë, mandej, edhe më shumë se njëzet vjet deri
te botimi i librit të dytë, diku më 1995 (“Ecjet e viteve të mëdha”, poezi,
“Jeta e Re”, Prishtinë 1995), kur shprishen rrathët e ndalimeve shtetërore
pushtuese serbe mbi botimin e librave shqip. Poeti, në këtë moshë të shtyrë
krijuese, ishte i pandalshëm. Po e përjetonte renesancën e tij shpërthyese
krijuese.
Vëllimi
për të cilin kam shkruar (“Mbi shpirtin e erës pagane”) dëshmon disa fakte: jo
vetëm sasinë e këtyre botimeve, por edhe amëzat poetike të përvojës së tij të
gjatë krijuese, nga njëra anë, si dhe lirizmin e tij karakteristik, refleksiv
intim, tematizues dhe metaforizues, nga ana tjetër. Zëri lirik, Uni poetik, e
ka parasysh se e tërë bota përreth tij është motivi i tij i jashtëm, kurse
tensionet midis të jashtmes e të brendshmes shfaqen në relacionet Unë/Bota,
Unë/Jeta, Unë/Ekzistimi...
Dikur
Aristoteli i urtë shkruante për katarzën, për ndikimin e fjalës artistike në
ndjenjat dhe në psikikën e njeriut, një si spastrim i posaçëm të emocioneve që
provokon a nxit tragjedia. Edhe fjala artistike e poezisë lirike, përbën një
moment tejet të rëndësishëm të identifikimit emocional, që ndikon pozitivisht
në këtë drejtim. Së këndejmi, kështu le ta kuptojmë edhe këtë dëshirë të
zjarrtë të poetit për të shkruar sa më shumë poezi, për ta shquar sa më shumë
nevojën e shkrimit si transformim të brendshëm shpirtëror, për ta mbajtur në
këmbëqenien njerëzore, duke e pasuruar shpirtërisht qoftë edhe si ngushëllim fjalësh të bukura,
kundruall situatave të ethshme psiko-sociale.
2. Autopoetika
Brengat
ekzistenciale, humbjet e shumta në jetë, vetmia moderne, frika e ankthi (“Kur
qante vjeshta/ E ngarkuar me ankthe”) - janë tema e motive të shpeshta edhe të
artit poetik dhe në to e gjen veten edhe lexuesi i kësaj kohe (“Në shpirtin tim
të ngrirë/ Po bie nga pak shi i mykur” këndon peti tek poezia “Pas një ëndrre
fjalësh”). Të komunikosh me sa më shumë qenie të tilla poetikisht, me artin e
thënies së bukur, të ndjesh njësoj si të tjerët, a nuk do të thotë kjo se lexuesi
i tillë e njeh vetveten në përvojat, në emocionet e në observimet e krijuesit?
E pra, libri është urë emocionale e shpirtërore me lexuesin vetmitar,
bashkëkohor, jo thjesht vetëm për shkak të halleve të përbashkëta, por edhe për
nxitjen e së bukurës e të përjetimit estetik të së bukurës në art e në jetë.
Prandaj Fjala i bashkon e i lidh njerëzit... dhe e arrin efektin e saj
spastrues, prej katarze... Nuk është e habitshme, prandaj, pse Adem Zaplluzha e
thur atuopoetikën dhe poetikën e tillë nëpër vargje. Dhe jo vetëm tek titujt e
disa poezive, por edhe në disa tituj veprash poetike, të botuara më parë, fjala
qëndron në thjerrëzën e nocionit të knduar lirik. Madje, cikli ballor i librit
mban titullin “Posa gjej një fjalë”. Fjala merr barrë të kuintesencës poetike,
të vetë-komentimit, të metapoezisë:
Posa
gjej një fjalë
Shaloj
trenin e mendimeve
Dhe
dal ngadalë në udhë
Si
petalet e trëndafilit
Merr
krah vargu i bardhë
Poetizimi
i fjalës është thelbi i kësaj lirike. Hyrja e kësaj poezie i ngjet mitit të
muzës a grishjes së saj, posi te poetët tanë të traditës (De Rada thërret
pëllumbin e Anakreontit, Naimi thërret engjëllin e urtësisë, Fishta zanat
mitike shqiptare...), kurse poeti thërret fjalën, kujtesën, muzat... kalin
pegasian që e befasonte me gjetjet e kësaj aventure poetike të shkrimit të
librave (“Më pret befasia/ Një kalë i bardh/ Vrapon nëpër furtunën e zezë”).
Kryeneçësia e vargut kërkon gjakimin e brendshëm, shpirtëror, por edhe
fashitjen, zbutjen, thjesht shkarkimin prej katarze.
Fjala
ka plasaritjet e saj të brendshme, ajo në poezi shfaqet për të emërtuar
fenomene vrastare të jetës, prandaj ekzistojnë edhe “fjalë plumbash”, por fjala
ka edhe thellësitë e saj (“Dëgjohej nga thellësia e një fjale”). Ndodh që
komunikimi të mos arrijë të vërë dialog me lexuesin e kjo përbën gjendjen më të
rëndë të krijuesit:
Humbësit
po kalojnë të humbur rrugëve
Sillen
vërdallë...
Askush
nuk ua vuri veshin
Fjalëve
të mia
Ndodh
që kujtesa e rëndë historike të zgjohet me pezëm, pikërisht për shembjet e
identitetit tonë, temë që del e shpeshtë te këto poezi:
Shoqja
ime dhe unë
Pamë
në Shqipëri duke vdekur një pemë
Rrënjët
e ullirit në kalanë e Krujës
Prandaj,
edhe ndërtimi i komunikimit me të tjerët, me empatinë e emocioneve, me
bashkëndjesinë, përbën vlerën tjetër të këtij arti:
Zëri
yt si zëri i erës më vjen në ëndërr(...)
Si
fjala e harruar rilind
Nga
thellësia e tokës (...)
Unë
do të të pres diku në vetëdijen time (...)
Bëhem
erë te një muzikë
E
të presë në zhgjëndrrën time
Zgjimi
ndodh në momentet e situatave ekstreme ekzistenciale, kur gjakojmë t’i gjejmë
fjalët më të goditura, të depërtojmë në zemrën e qenies njerëzore, për ta
spikatur ndjesinë e dashurisë, mendimin pozitiv, transformimin shpirtëror
(“Ashti im/ Do të konvertohet në dashuri”); poeti gjakon, gjithsesi, të
depërtojë dhe në thelbin e gjërave, realiteteve, dilemave, çështjeve,
dhimbjeve...
3. Shkrimi si akt i
shenjtë krijimi
Shkrimi
përbën aktin e shenjtë të krijimit, mu atëherë kur poeti kërkon që fjalët e
shqipes, me anë të alkimisë krijuese, që të gjitha, të “shndërrohen në poezi”.
Nëse shkrimtarët kanë qenë e janë gjithnjë ata lexuesit idealë e idealistë, të
etur për dije e me besim për ta ndryshuar jetën, atëherë hapja e librit përbën
një akt të shenjtë. E krijuesit asgjë më shumë nuk kërkojnë se sa që të
respektohet ky akt i shenjtë.
Në
fund, do theksuar se shumë kritikë e studiues letrarë kanë shkruar për
krijimtarinë e tij letrare. Po veçojmë Fatmir Mingulin me librin monografik
"Revoltë dhe meditim (Mbi poetikën e Adem Zaplluzhës )", Shoqata e
shkrimtarëve “Fahri Fazlliu”
Kastriot
2013.
Ngushëllime
familjes dhe miqve krijues!