E enjte, 25.04.2024, 02:39 PM (GMT+1)

Mendime

Silke Liria Blumbach: Nderhyrje psikologjike per te ndalur gjakmarrjen

E merkure, 19.11.2008, 09:00 AM


Silke Liria Blumbach
Nderhyrje psikologjike per te ndalur gjakmarrjen
 
Nga Silke Liria Blumbach
 

Sa i perket dukurise se gjakmarrjes, e rendesishmja eshte qe te edukohen njerezisht, mundesisht ne radhe te pare femijet ne shkolle, per nje koncept tjeter, jetepohues, te nderit si dhe te guximit/trimerise dhe frikes.Shume prej ketyre krimeve ndodhin si pasoje te presionit familiar.Duhet te krijohet dhe sforcohet nocioni qe eshte guxim te pranosh te quhesh ose konsiderohesh frikacak kur refuzon te gjakmerresh, dhe qe je frikacak kur kryen nje vrasje per t'u quajtur trim dhe i ndershem nga rrjeti familjar.
Ky duhet te ushtrohet me ane te lojerave te perseritura rolesh, ku nxenesit - si dhe te rriturit - te zhvillojne argumente, strategji veprimi si dhe bindje dhe strategji per te mbrojtur ndjenjat dhe vetevleresimin, kunder argumentet dhe veprimet me te ndryshme te aryre qe mundohen t'i nxisin per gjakmarrje.

Do te ishte i dobishem nje rrjet perkrahjeje psiqike. Ne mungese te tij, njerezit e angazhuar edhe mund ta ndihmojne njeri-tjetrin.Duhet nje guxim teper te madh per te vepruar kunder familjes, me te cilen na lidhin lidhje me te forta. Po ashtu eshte veshtire te distancohesh nga mendime qe i ke thithur me qumeshtin e nenes.
Duhet pasur parasysh qe heqja dore nga gjakmarrja vetem ne siperfaqe mund te duket si veprim kunder familjes. Ne te vertet eshte sherbimi me i madh qe mund t'i jepet familjes, nje jo guximtar nga dashuria, per te siguruar mbijetesen e te gjithe te afermve.

Me nje fjale, gjakmarrja nuk eshte vetem problem politik dhe social, por edhe psikologjik, dhe duhet vepruar ne te dyja fushat njekohesisht. Nje faktor i rendesishem eshte fakti se gjakmarrja eshte nje reagim i deshtuar vaji. Ndjenjat e trishtimit, edhe te pafuqise se njeriut perballe vdekjes, transformohen ne agresion. I vdekuri nuk do te behet i gjalle, as ndergjegjja nuk pushon dot e qete me nje vrasje; me se shumti arrihet nje barazi e brishte numerore.

Pervec vajtimit te natyrshem ne rastin e vdekjes se nje te afermi, ndjenjat jane posacerisht te forta, duke perfshire nje doze te madhe agresioni, nese kjo vdekje eshte vrasje. Ky agresion nuk duhet te shfrytezohet per qellime vetjake ose per automatizmat e nje rendi te tejkaluar shoqeror (qe gjermanet e lashte e kane tejkaluar para me shume se nje mijevjecari).Pra do te duhej nje percjellje e vecante psikologjike ose se paku nje keshillim ne disa biseda. Duhet ndihmuar qe trishtimi i natyrshem te perjetohet si i tille, pa u kthyer, bashke me agresionin po ashtu te natyrshem, ne nje kanal te vetem agresioni, qe do te shkarkohej ne nje automatizem per shkak te tradites shumeshekullore ne emer te nje koncepti te shtremberuar nderi dhe burrerie.

Per kete do te ishte e deshirueshme qe ne cdo rast vrasjeje, sidomos ne zonat e ndjeshme dhe ne familjet per te cilat dihet qe jane ne gjak, nje psikolog te kujdeset per familjen e viktimes, duke pasur parasysh qe kjo vrasje perben per ta nje traume te mirefillte. Edhe ne rrethanat aktuale duhet te ishte e realizueshme qe, pervec policit, te vije edhe nje psikolog; me e mira do te ishte nje sere bisedash, por edhe nje bisede e vetme mund te ngushelloje dhe riorientoje.

Mirepo, kryesorja eshte arritur: ne pergjithesi, shqiptaret jane kunder gjakmarrjes. Ata qe mbrojne nje kuptim arkaik i nderit, jane nje pakice gjithnje e me e izoluar. Mendesia e pergjithshme eshte ne favor te jetes, te pajtimit, te kapercimit konstruktiv te konflikteve.


Silke Liria Blumbach

***************************************
INDIGO LANGUAGE BRIDGE (DE-EN-FR-PT-SQ)
Conference Interpreter Silke Blumbach
Handschuhsheimer Landstraße 116
69121 Heidelberg, Germany
Tel. Fax: 49 (0)6221 8935075
Mobile: 49 (0)177 5999684
albtranslation@albtranslation.com
***************************************

*Ky shkrim ka qenë i dërguar fillimisht  nga autorja si koment i artikullit  « Kanuni i neglizhencës ». Ne valën e një fushate për çrrënjosjen e gjakmarrjes, kemi pasur kërkesa ta botojmë opinionin shumë të çmuar të zonjës Blumbach si artikull. Ju ftojmë ta lexoni biografinë e saj interesante në adresën : http://www.shqiponja.de/shqip/shqip.htm

--
http://www.albemigrant.com
Faqja e emigrantëve shqiptarë në NET



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora