| E marte, 10.11.2020, 09:07 PM |
Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik
Nga
Keze Kozeta Zylo
Nuk
kam ndërmend të shkruaj qoftë dhe një paragraf për lotët që derdha, ose çfarë
trishtimi më dha kur pashë sot nga ekrani im në New York vëllezërit shqiptarë
të Kosovës në bankën e të akuzuarve në gjyqin special të Hagës, sepse ne se je
shqiptar patjetër që ke ndjerë trishtim dhe dhimbje, dhimbje gjer në asht nga
gjyqi i turpit të shekullit 21.
Une
dua t’ju drejtohem bashkëkombasve të mi, shteteve dhe dy parlamenteve të
Kosoves dhe të Shqipërisë për t’i drejtuar notë proteste Hagës dhe OKB-së që
lejojnë këtë gjyq maskaradë kundër luftëtarëve të UÇK-së. Dënimin kapital me çdo kusht që duan
gjyqtarët për këta luftëtarë trima si për Presidentin e Kosovës, Hashim Thacin,
ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, deputetin e Lëvizjes
Vetëvendosje, Rexhep Selimi, anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,
Salih Mustafa, ish-eprori i lartë i UÇK-së është se pas dënimit të tyre duan ta
nxjerrin UÇK-në si organizatë terroriste.
Gjykata
speciala me seli në Hagë duan ta paraqesin luftën me Serbinë se ka qenë luftë
fetare midis katolikëve dhe myslymanëve dhe jo luftë për të mbrojtur tokën tonë
si autokton që kur ka lindur njerëzimi.
Lojërat
e ndyra të serbit dhe të grekut i ka ndjerë shekull pas shekulli mbi kurriz
populli shqiptar.
Sot
F/B dhe gjithë rrjetet sociale, mediat duhet të zjenin nga protestat me shkrim
dhe me gojë, kundër këtij gjyqi të paprecedent që ka ndërmend të dënojë
vëllezërit tanë, për rrjedhoje dhe Kosovën.
Diaspora
shqiptare, shoqatat atdhetare duhet të ngrihen në këmbë për poshtërimin dhe
mohimin e vlerave atdhetare që i bën kjo gjykatë speciale në Hagë, UÇK-së.
Kjo
gjykatë speciale qe ka të punësuar një ekip prej 170 personash dhe harxhon 44
milionë euro në vit duhet të nxirret jashtë lojës së ndyrë dhe ato 44 milionë
euro t’i jepen dëmshpërblim nënave që rritën dhe po rrisin femijët jetima në
fshatra dhe qytete të tëra.
Nuk
ka shqiptar dhe bir shqiptari të mos tronditet dhe krenohet, kur dëgjoi
z.Hashim Thaci para trupit gjykues duke thënë se: “Deklaroj se jam i
pafajshëm”, ndërsa z.Krasniqi tha: “unë
jam shqiptar as katolik as mysliman. Akuza juaj është fyese për mua edhe për
vendin tim.
Pavarësia
e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik.
Këtë lojë të drejtuar nga lobi serb dhe bashkëpunëtorët e tyre përfshi
dhe tradhtarë të Kombit i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë, pasi Kosova
është e pavarur dhe askush s’ka të drejtë ta gjykojë dhe terrorizojë.
11
Nëntor, 2020
New
York