E enjte, 28.03.2024, 10:54 AM (GMT)

Vërtetësi

Agron Tufa: Sërish për kriminelin sadist Lek Imeraj (Ymeri)

E diele, 08.11.2020, 07:11 PM


SËRISH PËR KRIMINELIN SADIST LEK IMERAJ (YMERI)

Nga Agron Tufa

Kam shkruar dhe më parë për të. Reagim qenë ca kercënime nervozake të nipit të tij. Tani, për përfshirjen e tij në projektimin e masakrës dhe vdekjeve në  Revoltën e Kamp-Burgut politik të Qafë-Barit flet një dëshmitar okular, ish-pjesëtar i Forcave Speciale të ish MPB, Izet Dardha. Lek Imerajt (Ymeri) nuk i pi më ujë asnjë alibi, as në Gjermani. Dëshmia është përfshirë në librin memuaristik të Skënder Tufës, në proces botimi.

DËSHMIA E IZET DARDHËS

(ish-pjesëtar i forcave speciale)

Lek Imeraj(Ymeraj), si të gjithë komunistët, ka sindromën e Strucit. Ai sërish flet me gjuhën e diktaturës kur Revoltën e quan rebelim dhe pjesëmarrësit e saj, rebelë. Ne jemi gjallë e dëshmojmë, por bashkë me në bashkohet edhe dëshmia e ish-pjesëtarit të forcave speciale, Izet Dardha. Ja dëshmia e tij:

Quhem Izet Dardha. Kam lindur në Dibër me 1962. Aktualisht jetoj në USA .

Jam arratisur nga Shqipëria qe në vitin1986.

Unë dëshmoj:

Në vitin 1984 kam qenë pjesë e forcave speciale të ndërhyrjes së shpejtë. Kryesisht na dërgonin prane burgjeve si përforcim.

Në fillim të muajit maj të vitit 1984, kemi qenë pranë burgut të Zejmenit (Lezhë).

Në atë kohë, atje na është komunikuar, se duhet të qëndrojmë të gatshëm dhe të mos largohemi, sepse është njoftuar, se në burgjet politike Spaç ose Qafë-Bari mund të ketë trazira.

Në mëngjesin e datës 22 maj 1984 na thërrasin me shpejtësi për veprim:

në burgun politik të Qafë-barit ka filluar trazira.

I habitur pyesja veten:

- Nga e dinin këta, dy javë më parë, se do të ketë trazira?

Me shpejtësi nisemi për të mbërritur mbas disa orësh në burgun politik të Qafë-Barit.

Përsa kohë që unë kam qenë atje, nuk kam parë asnjë reagim nga të burgosurit politikë.

Revolta kishte mbaruar.

I gjithë vendi ishte i rrethuar me disa rrathë e me forca të ndryshme, si ushtarë, policë, forca të tjera speciale të ardhura para nesh, forca vullnetare me civilë.

Zv/ministri i PB, Zylyftar Ramizi dhe ata që e shoqëronin zbritën me helikopter pak mbi vendin ku ndodhej burgu.

Në atë Burg, kundër atyre njerëzve të pambrojtur, janë përdorur torturat më çnjerzore.

Udhëzuesi i drejtpërdrejtë i të gjitha veprimeve ishte Lek Imeraj (Ymeraj).

Ishte ngritur një shtab fuqiplotë veprimi pranë komandës së burgut me zv/Ministrin, Zylyftar Ramizin, kryetarin e deges PB Pukë, me Leke Imeraj(Ymeri) oficer drejtimi i Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale, me drejtorin e Drejtorisë se Zbatim-Vendimeve Penale, Kasem Kaçi, me komandntin e burgut, Riza Musollari, me shefin e policisë, Edmond Caja e disa të tjerë. Pasi futeshin në zyrë dhe bënin planet e veprimit, Lek Imeraj (Ymeraj) dilte nga zyra me letër në dorë dhe drejtonte drejtpërdrejt në terren të gjitha veprimet kundër të burgosurve.  Ai i mblidhte të gjithë dhe me një zë të egër e duke shkumëzuar nga goja, ai jëpte urdhëra për të vepruar pa mëshire mbi të burgosurit politikë. Shefi i policisë Edmond Caja, e ndiqte si servil i përulur dhe të dy bashkë kordinonin veprimet ne terren.

Të gjitha arrestimet, torturimet, trasferimet dhe vdekja e të burgosurit politik Sandër Sokoli, janë rezultant i urdhërave të tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora