E premte, 19.04.2024, 09:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Pse “po”paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme

E diele, 08.11.2020, 06:11 PM


Pse “po”paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme

Nga Dr. Nuhi Veselaj

Përshëndetje, lexues i nderuar,

Meqë në punimin tonë të mëparshëm “Brerore lavdie feniksëluftëtarëve të shkrimshqipnxënies, anonimë e të tjerë, sadopak të njohur kudo që ishin, janë e do të jenë” të botuar në portalin “zsh”, më 19.11.2019, veç tjerash, në të mirë të rikthimit të paskajores me + pjesore në standardin e gjuhës shqipe, insistuam që ajo si vlerë e pakompenzueshme siç është, patjetër, me dashje a pa dashje cinikës kapës të politikës së standardologjisë sonë gjuhësore, duhet me u rikthye dhe me qenë e pranishme aktualisht në gjuhën tonë të shkrimit standard dhe, si e tillë, duhet të jetë e pranishme gjithsesi edhe në librat e filloristëve tanë, duke filluar nga abetarja. Dhe meqë një veprim i tillë është në interesin jetik të shqipes së natyrshme globale, paralajmëruam se në këtë vijë, arsyetimin tonë do ta argumentonim së shpejti në punimin pasues me titull: “Gogolëzimi i paskajores së mirëfilltë – trill patologjik i shpifur me pasoja fatale ndaj njëzimit të standardit të shqipes së natyrshme”,  i cili që tashti, po fillon së publikuari, por për hir etike me mbititullim të ndryshuar: Pse “PO” paskajorja në standardin të shqipes së natyrshme, titull ky i përzgjedhur me qëllim për të zbutur paksa fjalën “gogolëzim”dhe tërë titullin e paralajmëruar, nga i cili  nuk heqim dorë për hir të pasqyrimit të realitetit, por etika kërkon të zbutet paksa që “ e ramja pa të shamen” të jetë sa më e lehtë. Madje përgjigjen. sa kemi të drejtë ta ndjejmë ashtu çështjen, apo jo, do ta keni më të qartë, andej nga fundi i këtij punimi.

Së këndejmi, durim e mirëkuptim, lexues i nderuar, ngase edhe me këtë punim, guximtarisht sfidojmë me risim-interpretime të veçanta faktike, qindpërqind të argumentuara, në të mirë të kompletimit me paskajore të standardit të përbashkët të gjuhës shqipe të natyrshme. Paskajoren e mirëfilltë në standard e shohim, vërtet, se po rigjallohet si feniks jo nga hini i mbeturinave te hedhura alapartizançe mbi të në pus të pa fund, po nga goja e sovranit, pa pyetur disa nga ajanët militantë, të cilët me kallash e flakë gogolësh, kështjellën e standardit me kthina të paakomoduara dhe me  mure brenda e jashtë të pasuvatuara mire, po e ruajnë që mos të kthehet aty assesi ajo silugatja paskajore e mirëfilltë e ringjallur jo nga hini i djegun, por po nga vetë hiri i shenjtërisë sovrane të gjuhës së natyrshme shqipe, në themelet e së cilës e kishte vendin e rezervuar ndër shekuj, duke shpëtuar tashmë rrënjësisht nga prangat e ca mendjeve të trullavta të 70 e sa viteve, të cilat  e trillaun  paskajoren  gogole të përshtirë, por ajo po rikthehet për gjuhën e natyrshme shqipe dhe standardin e saj siç është: orëbekuese si zanëmirë!

Pasqyra e lëndës

PSe “PO” Paskajorja NË standardiN E shqipes së natyrshme

Pëshëndetje lexues i nderuar

Hyrje, paskajorja feniks i ringjallur ndaj standardit të shqipes së natyrshme

I. PRANIA E PASKAJORES SË MIRËFILLTË NË SHQIPEN GLOBALE PARA RILINDJES SONË KOMBËTARE

Sihyrje

(1) Paskajorja me rrënjë pellazgo-ilire (parahomeriane)

Shembuj pjesoresh

Shembuj paskajoresh

(2) Paskajorja me “me” dhe trajtat fundore-prapashtesore të emrave dhe mbiemrave të

paranyjëzuar prejpjesorë në shkrimet e vjetra të shqipes globale.

A. Disa shembuj paskajoresh me+pjesore

1) Shembuj mbi temë më –Ë ose  zeroprapashtesë

a) Mbi temë në bashkëtingëllore

b) Mbi temë në zanore e togzanor

2) Shembuj më –IM e –JE (emra veprimi).

a) Shembuj më IM

b) Shembuj më -JE

3) Shembuj më –ËS (emra veprues)

B. Shembuj paskajoresh me pjesore të zgjeruar, me prapashtesa identike me të mbiemrave  prejpjesorë të paranyjëzuar.

Sqarim

C. Disa shembuj nga realiteti i sotëm me paskajore me “me” me pjesore të shkurtë dhe me atë të zgjeruar gegnisht e toskërisht, sipas prapashtesave identike me të mbiemrave prejpjesorë të paranyjëzuar.

a) Tri sqarime paraprake

b) Vazhdim sqarimi

Përmbyllje

II. NGA SHQIPJA “E PËRZIER” E RILIDËSVE DERI TE STANDARDIZIMI  GJATË PERIUDHËS SË PAVARËSISË MBI BAZË TË GEGNISHTES ME PASKAJOREN E MIRËFILLTË NË THEMEL

Sihyrje

1) Paskajorja në Kanonizmën e Stambollit (1870).

Skema: Paskajorja sipas varianteve të përziera.

2) Paskajorja e mirëfilltë (gege) e përdorur nga publicistë e shkrimtarë jogegë.

a) Shembuj nga Faik Konica

b) Shembuj nga Asdreni

3) Komisia Letrare Shqipe -Shkodër (1916-1918), Rregullat mbi Ortografin  e gjuhës shqipe të shkrueme (1917).

1. Vlerësim rreth parimeve e rregullave ortografike nga teksti.

2. Vërejtje e konstatime rreth sistemit foljor trajtuar në Rregulla.

3. Rreth përfshirjes së lëndës në shtojcën: Rradhue fjalësh, me theks paskajoret e mirëfillta

Skema e tipave të paskajoreve të mirëfillta në Rradhue fjalësh 1917, me theks  aftësia  e pjesores si temëfjalëformuese

Disa venerime e komentime nga skema e mësipërme

4. Shtrirja dhe zbatimi i Kodit të  Komisisë si gjuhë standarde shqipe e Periudhës së Pavarësisë

Përmbyllje

III. PAS LDB NË SHQIPËRI ALAPARTIZANÇE ME STIMULIMIN E STANDARDIT MBI BAZË TË TOSKËRISHTES U BË RRËZIMI I GEGNISHTES DHE SHUARJA E  PASKAJORES SË MIRËFILLTË

Sihyrje

1) Përpjekje e pamjaftueshme për shpëtimin  e gegnishtes në ortografitë e Tiranës 1948 e 1951.                    2) Përpjekje e natyrshme për ruajtjen dhe kultivimin e  paskajores së mirëfiilltë në Ortografinë e Prishtinës 1952.

3) Raste të paskajores së mirëfillt  në FGJSH 1954.

4) Prania e pjesores së shkurtë (gege) pa paskajore në Ortografinë e Tiranës 1956.

5) Paskajorja në Ortografinë e Prishitnës 1957.

6) Ortografia e Prishtinës 1963 dhe paskajorja e reduktuar.

7. Ohoja politike e parajehut të  Projektit të drejtshkrimit të Tiranës 1967 dhe Konsulta gjuhësore e Prishitnës 1968

a) Parajehu në Prishtinë i Rregullave të drejtshkrimit (Projekt) 1967

b) Konsulta gjuhësore e Prishtinës 1968 në shërbim të tëhuajsimit alapartizançe të nomës  së gegnishtes pa paskajore

8. Kongresi i Drejtshkrimit 1972 dhe Rezoluta për shpalljen e standardit unik të gjuhës shqipe mbi bazë të toskërishtes si standard kombëtar

9. Paskajorja dhe zgjedhimi i foljeve të shqipes në ballafaqim përkim-nddryshimi  gegnisht/toskërisht para dhe pas vitit 1968-1972 deri te sfidimi i sotëm.

(1) Zgjedhimi i foljes me punue (punoj punova, punuar (punue)

(2) Tri konstatime të veçanta.

a) Rreth kohëve foljore pa ndryshim kodi në raportin gegnisht-toskinisht

b) Si arsyetohet nënshtrimi i plotë i pjesores gege gjatë zgjedhimit  të foljeve. në standardin e ri

c) Ku qëndron shkaku që në standardin mbi bazë të toskërishtes nuk u bë absorbimi i koncepteve të paskajores së mirëfilltë.

1) Rreth konceptit të foljes si formë përfaqësuese.

2) Rreth konceptit  të përshkallëzimit kuptimor sinonimik me paskajore

(3) Sqarime shtesë1

a) Skema rreth ballafaqimit  të disa trajtave foljore gegnisht/toskrisht para periudhës së Pavarësisë dhe propozim-zgjidhjet e sotme

b) Skema me shembuj të paskajores së mirëfilltë në raport paralelizmash me paskajoren e dytë

Sqarim shtesë 2

Sqarim shtesë 3

10.  Rreth sukseshmërisë formale pompoze  të standardit mbi bazë të toskërishtes pas  kompletimit me shtyllat  kryesore profesionale si mjete  konkretizimi.

Përmbyllje

IV. PËRMBYSJA E MONIZMIT DHE PASOJAT NGA PENGOJCAT  PËR  RIKTHIMIN  E PASKAJORES  SË MIRËFiLLTË DREJT  STANDARDëzIMIT  TË SHQIPES SË NATYRSHME

Sihyrje

(I) Vendi i paskajores në gjuhët që e kanë dhe përpjekje për rikthimin e saj në shqipen e natyrshme pas rënies së monizmit

(1I) Keqkuptimi i kodit gjuhësor si dhe kriteret e imponuara nga logjika e luftës së klasave, kriteri i thjeshjtëzimit dhe vlerëmohimi subjektivist ndaj paskajores së mirëfilltë.

1) Rreth kuptimit të nocioni: kod i përbashkët.

2) Paskajorja e mirëfilltë gege viktimë e kriterit doktrinor të politikës së ditës

a) Paskajorja viktimë e veprimit alapartizançe nga jashtë

b) Kriteri shablon i thjeshtëzimit si kriter i trilltë ndaj menjanimit dhe zhdukjes së paskajores së mirëfilltë nga standardi e ligjërimi

c) Subjektivizmi mbisundues ndaj objektivitetit logjik te disa studiuesve tanë standardistë

(III) Vlerëmohimi institucional ndaj paskajores së mirëfilltë akt i paskrupullt  pengues ndaj kompletimit të standardit të shqipes së natyrshme

a) Përkufizimi i  fjalëtermit paskajore në Gramatikën e Akademisë (Morfologjia (1976)

b) Fjalë-termi paskajore në fjalorët normativë të Akademisë

a. Paskajorja

b. Pjesëza “me”

Vërejë

(IV) Vendi i paskajores  në sintaksën e fjalive dhe të sifjalive të gjuhës shqipe

Skema: Krahasimi i formave paralele me theks kallëzuesi i standardit

Përmbyllje

V. TË RIKTHYERIT E PASKAJORES SI FENIKS I RINGJALLUR  DHE RAPORTI NDËRSINONIMIK BALLAFAQUES I SAJ ME FORMAT E STANDARDIT TË SOTËM

Sihyrje

(1) Paskajorja e rikthyer dhe raporti me katër trajtat orto-morfologjike përfaqësuese të  standardit të sotëm

1) Raporti përfaqësimor: punoj – me punue

2) Raporti të punoj – me punue

3) Raporti të punosh – me punue

4) Raporti  për të punuar  (për të punue) – (për) me punue

(2) Paskajorja  në raport me trajta sinonimike  të fryera, të amputuara etj. në standardin pa paskajore

a) Raporti: duhet me punue  - duhet punuar (duhet punue, duhet punua)  .

b) Raporti: kisha me punue -  kisha punuar (kisha punue )

c) Raste amputimi edhe te disa shprehje të ndërmjetme sinonimike

(3) Raste ikjesh spontane nga shprehjet sinonimike me paskajore, në konkurrencë lojale

1) Raste ikjesh spontane nga shprehjet me paskajore

2) Riballafaqimi i paskajores në raste konkurruese kontekstore

a) Shembuj ndërkëmbimi të treshit sinonimik

b) Paskajorja në kontekst numrimi çështjesh

a. Nga prof. Gjergj Pekmezi

b. Nga  Enver Hoxha

c. Nga Kolë Bibë Mirakaj

c) Paskajorja në shprehje lapidaren në konkurrencë lojale me  variante të tjera  sinonimike

1) Nga Naim Frashëri

2) Nga Atë Gjergj Fishta

3) Nga anonimi

Përmbyllje

VI. DISA PROVA BINDËSE QË ARSYETOJNË RIINTEGRIMIN E  PASKAJORES SË MIRËFILLTË NË STANDARARDIN E SHQIPES SË NATYRSHME KOMBËTARE

Sihyrje

1. Kërkesë-propozimi ynë i ngahershëm me sfida  mirëkuptimi e  kundërshtimi  rreth riintegrimit  të paskajores së mirëfilltë në standard

2. Argumenta se disa rregulla nga Drejtsktrimi i gjuhës shqipe 1973 nuk kuptohen pa ndihmën e paskajores së mirëfilltë.

1) Paragrafi 8 pika k

2) Paragrafi 13 pika b

3) Paragrafi 14

4) Paragrafi  15

5) Paragrafët 16, 17

6) Shembull dy folje: ndenj (me ndejë) dhe  shëtis (me shëtitë) me trajta përfaqësuese të paqëndrueashme në zgjedhim e fjalëformim

Përmbyllje

VII. INTEGRIMI I PASKAJORES , SHPËTIM PËR STANDARDIN E SHQIPES SË NATYRSHME DHE PËR  LAJTHITËSIT  NAIVË RESPEKTUES PATOLO-FANATIKË TË STANDARDIT TË SOTËM

Sihyrje

Përjetimet tona me shqipen me e pa paskajore në standard

Shembuj konkretë lajthitjesh

1) Lajthitje të patolerueshme shkaktuar nga amputimi i pjesëzës me të paskajores së mirëfilltë

2) Amputimi i pjesëzës të lidhores

3) Amputimi  i –E-së së diftongut –UE

4) Përdorimi i diskutueshëm i paskajores së dytë

5) Lajthitje veta III e foljes dëft.  –ON në vend lidh. me –ojë ose –osh

6) Lajthitje ndryshim zanorje  A në E

7) Paskajorja hibride me  pjesore të toskëzuar

8) Deformime  pjesoresh nga moszotërimi i standardit

9) Ngatërresë  v. III e aor/ të dëftores me trajtën e lidhores

10) Lajthitje  të foljes  di (me dijtë) në kushtoren e tashme  dhe dëftoren e ardhme

11) Lajthitje me  gjysmë ndhmësen mund/mundet

Përmbyllje

VIII. TRILL-GOGOLËZIMI, ARMË E FUNDIT KUNDËR RIKTHIMIT TË PASKAJORES NË STANDARD DHE PRIRJA METAMORFOZUESE  E SHNDËRRIMIT TË MITIT GOGOL NË ZANËMIRË ORËBEKUESE

Sihyrje

1) Rreth degradimit të togfjalëshit  paskajore e mirëfilltë e gjuhës shqipe në “paskajore gege”

2) Me ç’kuptim përdoret fjalë-miti “gogol”, gogolëzimi i paskajores në këtë punim.

3) Gogolëzimi i paskajores si prekës shkatërrues standardi nga nëntë pyetje përgjigjet del  proçkë e turpshme makiaveliste

4) Sa është me vend  shndërrimi i trillit paskajorja gogol shkatërrues në zanëmirë orëbekuese për standardin e shqipes dhe fuqizimin e harmonisë ndërdialektore të shqiptarëve

Përmbyllje

IX. METAMORFOZIMI E DISA PROVA NDIKUESE NDAJ SHNDËRRIMIT TË KONCEPTI TË PASKAJORES NGA NJË MIT-GOGOL NË ZANËMIRË ORËBEKUESE PËR STANDARDIN E SHQIPES SË NATYRSHME

Sihyrje

(I) Rreth mendimeve ndaj paskajores së mirëfilltë para e nën ndikimin e Konsultës gjuhësore të Prishtinës 1968 dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972

1) Përjetimet tona ndaj shqipes para Konsultës gjuhësore të Prishtinës 1968

2) Entuziazmi euforik ndaj elaboratit të shqipes së njësuar letrare (1967-1972) dhe ndërkohë të shfaqurit e simptomeve të grykave të ngushta gjatë ekonomimit gjuhësor pa paskajore

(II) Metamorfozimi ose shndërrimi i mitit gogol në zanëmirë orëbekuese

(III)  Tri arsye logjike si ndikim shtesë pse nuk u zhduk  paskajorja e mirëfilltë

1) Urdhër-zbatimi strikt absolut i rregullave të standardit të ri pa parapërgatitje dhe në kundërshtim me kriterin e lejueshëm tolerues ndaj shqipes së natyrshme kombëtare me paskajore

a) Paskajorja e shkurtë toske në sistemin foljor

b) Dyznorshi –UA sundues ndaj –UE nënshtrues edhe në sistemin emëror

2) Dëshmi shtesë se pa paskajore të mirëfilltë del e mangët fusha semantike e fjalëformuese e  e çdo tipi foljor e emëror, shembull konkret tipi i foljeve -UEJ/-UAJ

a) Rreth fushës semantike të folje-paskajores përkatëse të foljeve të tipit  -UEJ/-UAJ

b) Rreth formëzimit  të pjesore-paskajores dhe emërformimi nga ky tip foljor

1. Nga aspekti historik

2. Shembuj konkretë emërpërftimesh

a) Nga pjesorja e shkurtë

b) Nga pjesorja e zgjeruar në të dyja alternativat

c) Edhe tri sqarime të domodoshme impunuese si shtojcë

(IV) Fakte shtesë që dëshmojnë pamundësinë e mbulimit të koncepteve të paskajores  me mjetet e standardit të sotëm

a) Dy skematizime shembujsh

1) Trajta  të ashtuquajtura të konsumuara gegnisht/toskërisht me paskajore të zgjeruar

2) Trajta me paskajoren e dytë toskërisht/gegnisht, ndërlidhja dhe paskajorja e mirëfilltë

b) Sqarim rreth skematizim shembujsh, me theks skematizimi i dytë

Përmbyllje

X. PSE “PO” PËRMENJËHERSHMËRISHT PASKAJORJA NË STANDARDIN E SHQIPES SË NATYRSHME

Sihyrje

1) Rreth disa argumenteve historike që mdriçojnë identitetin e paskajores ndër shekuj

2) Paskajorja në standard  ndihmon  sqarimin dhe zgjidhjen e anomalive dhe të dilemave  ekzistuese

3) Disa nga përparësitë që rifiton shqipja e natyrshme dhe standardi i saj me rikthimin e paskajores në gjirin e vet.

4) Pse PO paskajorja në standard pa pritur konsensus apo direktivë institucionale nga kapësit kështjellës  së politikës standardologjike të shqipes sot,

Përmbyllje

Përfundim

Rezyme

Të dhëna bio-bibbliografike për autorin

Hyrje, paskajorja, feniks i ringjallur ndaj standardi të shqipes së natyrshme

Të gjithë njerëzit vdesin, bota s’mbetet e shkretë

Gjuha, Mëmëdheu mbesin të patundura për jetë.

(Naim Frashëri)

Për t’u kuptuar më lehtë faktologjia dhe objektivi i synimit tonë në këtë punim që shqipja standarde dhe vetë shqiptarët, tash për tash, kanë nevojë të domosdoshme jetike për paskajoren e mirëfilltë me+pjesore, u rrekëm me shkrue këtë trajtesë, për t’i ndihmuar në radhë të parë disa kolegë që kanë mbetur mbase spontanisht sikapës të standardit të sotëm nga Tirana e Prishtina, në mënyrë që ta kenë më lehtë të esëllohen dhe me bindje vetjake pa doza jatrokimie, jo vetëm ta ndalin propagandën që pavetëdije u është bërë rutinë kundër paskajores së mirëfilltë në standard, por edhe vetë të kontribuojnë që atë gogol ta shndërrojnë në mit zanëmire orëbekuese, ngase kjo shkon në të mirë të gjuhës së natyrshme shqipe dhe standardit të saj, ngase  nga një riintergim i   tillë rinohet gjuha shqipe, gjithsesi futet në binarë normal zhvillimi. Duhet të kihet e qartë që askush mbas tashti mos të provojë me i mbajtë ison asfiksimit të paskajores, përkundrazi, duhet të ndihmojë rifutjen e shprehjeve lapidare me paskajore edhe brenda librave shkollorë, madje mos të vazhdohet me konvertimin e saj në lidhore apo forma të tjera nga krijimet  e rilindësve tanë e të tjerëve. Me fjalë të tjera të ndërpritet  kështu mekatimi ndaj paskajores së mirëfilltë, ku mjerisht ende po gjenden  edhe disa intelektualë standardistë albanologë hallakaçë, të cilët me ndonjë sejmen ajan militant ende përmdin proçka se gjoja rikthimi i paskajores nuk plotëson asgjë, po prishka plotësisht standardin gjuhësor të shqipes. Me një veprim të tillë siguriasht pa vetëdije kanë bërë dhe ende po trullavin grupe naivësh e të painformuarish. Ndërkaq, e vërteta, faktet e qindpërqindta flasin ndryshe. Ato, dëshmojnë se me rikthimin e paskajores së mirëfilltë në standard gjuha jonë e standardi i sotëm i saj në thelb ripërtrihet, përplotësohet dhe kështu forcon identitetin e vet kombëtar. Kështu duke u përplotësuar, standardi edhe me paskajore të mirëfilltë konsolidon vetveten, balancon harmonizimin ndërkoinezues dhe njëherazi çimenton rrugën e deritashme të trasuar jo keq drejt përkapjes dhe përvetësimit të shqipes të përbashkët standarde. Na vjen shumë keq që disa kapës të standardit të sotëm mbase pa ditur për autonominë kuptimore që kishte dhe ka paskajorja gjatë gjallimit historik të saj  brenda identitetit të gjuhës sonë si mjet i domosdoshëm jetik si për sitemin foljor ashtu dhe atë emëror ende nuk po kujtojnë apo nuk duan ta kuptojnë se dëbimi i paskajores nga standardi në vitin 1945, kur alapartizançe u hodh  në pus pa fund dhe ndërkohë duke mos u bërë përpjekje të organizuara me nxjerr së andejmi e aq më keq duke cilësuar si një  plaçkë të  pavlerë si në Shqipri, pastaj edhe në Kosovë, ishte bërë një gabim fatal, sepse nga aktzbimi i tillë si pasojë ndodhi e pamira përkundër dëshirës nuk mundi me u njësue natyrshëm standardi i vërtetë i gjuhës globale shqipe, pra pikërisht për mungesë të paskajores. Kjo ndodhi edhe nga neglizhenca e disa standardkapësve fanatikë gegë e toskë dhe si rrjedhojë deri më sot vendi i paskajores së mirëfilltë në standardin e shqipes së natyrshme mbeti i zbrazët.

Si duket edhe pas viteteve të ’90-a të shekullit të kaluar,kur u kërkua haptas përmirësimi i kësaj anomalie  disa nga standardologët mbeten gardianë keqkuptues, sepse  në vensd këqyrjes  së mënyrës së rikthimit ata refuzuar rikthimin e paskajores dhe kështu  i lanë bazat e kështjellës së normëzimit të shqipes pa themel të fortë, me kthinat të paakomoduara mjeshtërisht dhe disa mure  të brendshnme e të jashtme të  pasuvatuara. Këto fakte dhe të tjera  na bëjnë me kuptue se dikush nga standardistët përgjegjës që zinte kryet e vendit vërtet nuk kishte koncepte të qarta për vendin dhe funksionin e paskajores gjatë zhvillimit historik të gjuhës shqipe dhe njëherazi s’kishte mjaft përvojë standardologjie, ngase me një akt të tillë përjashtimi nuk respektohej as tipari themelor i çdo standardformimi gjuhësor shtetëror a shoqëror kombëtar, siç është detyrimi që standardi mbi bazën e vet  patjetër duhet të përthithte të gjitha vlerat më të larta nga dialektet e të folmet që e karakterizojnë identitetin e asaj gjuhe (kombëtare), të cilën si standard e  përfaqëson, apo jo?!

Kjo është arsyeja që kërkohet sot nga lexuesit e nderuar, dashamirës të gjuhës shqipes, e sidomos kjo vlen edhe për studiuesit e vërtetë që pa pritur ngridhimet me smirë primitive të disa sikapësve të standardit të sotëm, qoftë edhe me origjinë veriore  të cilët  ngurrojnë ose pajtohen me kushtëzimin me pritë konsensus që vetë betohen se nuk e japin dot, andaj për hir të interesit të përgjithshëm kombëtar, me guximin që na jep e drejta pa zvarritje menjëhershmërisht, duke shfrytëzuar të drejtën universale, krijuesit ta integrojnë paskajoren e mirëfilltë në shkrimet e tyre, sepse me rifutjen e paskajores në gjuhën e shkrimit fuqizohet standardi ekzistues, i cili duke u pajisur me tiparin parësor të ish-standardit të shqipes së natyrshme forcon vetveten kombëtarisht e profesionisht, apo jo?!

Sidoqoftë, për të pasur mirëkuptim për kërkesën që nuk është vetëm e jona,  po e jo pak intelektualëve të tjerë që flasin në emër të miliona shqipfolësish, gjithnjë duke respektuar standardin në fuqi, ku e gjej edhe veten, thërrasim të gjithë studiuesit e intelektualët dashamirës e respektue të standardit, që për hir të vlerave dhe funksioneve që ka luajtur gjatë historisë dhe që ka edhe sot, paskajorja e mirërfilltë me+ pjesore, assesi nuk duhet lënë edhe më pa prestigj standardi, andaj për t’u kuptuar edhe më mirë kërkesa që nuk është, pra, vetëm jona, por edhe studuesve të tjerë, përkatësisht të një mase lntelektualësh të vetëdijsëm, lus lexuesit e nderuar dhe feniksëluftëtarët e shkrimshqipnxënies që me vëmendje të shtuar meditimisht t’i rikonsultojnë shkrimet që rrahin këtë temë nga të tjerët dhe prej nesh dhe në veçanti t’i kenë parasysh edhe konstatimet faktike të këtij punimi që gjithsesi vjen i pajisur me plot risime që sfidojnë për të mirë që me të përqafuarit e paskajores standardi i shqipes fiton të drejtën me u quejtë:  standardi i shqipes së natyrshme, dhe pikërisht si përgjigjje ndaj temës së këtij punimi: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme shërbejnë  këta 10  tituj krerësh, ku kemi shtruar e rrahur këtë problematikë:

I. Prania e paskajores së mirëfilltë me + pjesore në shqipen e natyrshme globale para Rilindjes sonë kombëtare.

II. Nga shqipja e përzier” deri tek standardizimi gjatë periudhës së Pavarësisë mbi bazë të gegnishtes me paskajoren e mirëfilltë në themel

III. Pas LDB në Shqipri allapartizançe me stimulimin e standardit mbi bazë të  toskërishtes u bë rrëzimi i gegnishtes dhe shuarja e paskajores së mirëfilltë

IV. Përmbysja e monizmit, dhe pasojat e nga pengojcat për rikthimin e paskajores drejt standardit të shqipes së natyrshme

V. Të rikthyerit  e paskajores si feniks i ringjallur  dhe raporti ndërsinonimik ballafaques i saj me format  e standardt të sotëm.

VI. Disa prova bindëse që arsyetojnë riintegrimin e paskajores së mirëfilltë në standardin e shqipes kombëtare.

VII. Integrimi i paskajores, shpëtim për standardin e shqipes së natyrshme dhe për lajthitësit  naivë  respektues patolo-fanatikë të standardit të sotëm

VIII. Trill gogolëzimi, armë e fundit kundër rikthimit të paskajores në standard dhe prirja  metamorfozuese të shndërrimit të mitit gogol në zanëmirë orëbekuese.

IX. Metamorfozimi e disa prova ndikuese ndaj shndërrimit të konceptit të paskajores nga  një mit-gogol në zanëmirë orëbekuese për standardin e shqipes së natyrshme.

X. Pse PO përnjëhershmërisht paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme,

Natyrisht nuk do të mungojë përfundimi as rezymeja nga ky punim.

Natyrisht përfundimi në pika të shkurta nuk do të mungojë.

(VIJON)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora