E shtune, 20.04.2024, 04:17 AM (GMT+1)

Mendime

D. Kokonozi: Shëtitja e fundit

E merkure, 19.11.2008, 08:53 AM


Shëtitja e fundit

 

Nga D. Kokonozi

 

Kur u bind se nuk kishte asnje shans te shporrte tutje dremitjet e mia te befasishme e te frikeshme para televizorit, duke me terhequr  vemendjen me "shiko, shiko çfare i tha", ime shoqe e deshperuar e kupton se edhe ate nate filmin do ta shohe vetem. Kjo nuk i pelqen fare. Ngrihet nga divani  dhe me propozon te shkojme ne  dhomen e gjumit. Ne fakt, kjo ne vetvete eshte nje  revolte, te cilen une rregullisht bej sikur nuk e kuptoj.

 

- Dhe te mendosh se neser nuk do te shkosh as ne pune! - ben ajo nje perpjekje te fundit te vere ne dukje  pakenaqesine e saj, nderkohe qe une e ndjek pas neper korridor me hap te pasigurt, gati symbyllur dhe  me nje pantofle qe e terheq zvarre.

 

- Tamam, keshtu, them vetemevete me kenaqesi te fshehte,  neser do te dal ne pyll me vajzen.

 

Ajo e di kete, por as qe i shkon ne mendje se une po enderroj si fluturoj me biçiklete neper shtigjet e nje pylli perrallor qe nuk e kemi shume larg shtepise e qe zgjatet me kilometra te tera.

 

Nderkohe perfitoj te hap njerin sy dhe te veshtroj perfund deres se dhomes se  vajzes, qe eshte ngjitur me tonen. Mund te them pa frike se tamam aty gjumi fillon e me largohet. Poshte deres se saj ka drite dhe kjo per mua eshte e padrejte. Ajo vazhdon te lexoje. Kjo do te thote se ka gjasa qe neser te zgjohet vone dhe mua me duhet ta pres, duke e zgjatur pafundesisht pirjen e kafese.

 

Nuk ndodhte keshtu me pare!

 

Tani ajo eshte studente dhe mua me kap nje inat i madh me ato librat qe shoh ndonjehere mbi tavolinen e saj. Dua ta flak nga dritarja ate librin me komente te kushtetutes franceze, qe eshte i trashe sa tre tulla te vena njera mbi tjetren,  dua te shqyej me dhembe Karta Magnen dhe ta hedh ne h... , dua ta shpall hipokrite ate Karten tjeter me te Drejtat e Njeriut. Po te drejtat e mia ku jane?A nuk ka njeri ti shohe qe po tkurren  si lekure shagrini?

 

Prej disa javesh kam arritur ne perfundimin e zymte se vajza pranon te dalim me biçiklete vetem per te me bere qejfin mua. Nuk e shoh me ne syte e saj ate entuziazmin e pare. Eshte zhdukur ai padurimi qe kishim duke pritur fundjaven. Nuk e ndjej me ate deshiren e zjarrte te pergatitjes se sanduceve  ne darke, nderkohe qe une si mekanik i vjeter vaisja biçikletat. Dhe pastaj ato turravrapet e çmenduara neper pyje, ku fillonte nje gare e çuditshme dhembshurie te pashprehur. Une beja gjasme sikur pedaloja me gjitha fuqine time dhe e lija ate te ma kalonte dhe ajo bente gjasme sikur nuk arrinte te me kalonte dhe me linte mua ne krye te gares.

 

Shihja druret e pyllit qe kalonin pareshtur para nesh dhe hapesira midis tyre i ngjante kuadrove te nje filmi qe mua me sillte ne kujtese femijerine e saj ne Tirane. Pastaj vitet e ndarjes deri ate dite kur e pashe te zbrese nga avioni ne nje aeroport te Parisit. Nje zonjushe e vogel me nje tufe lule ne dore, qe ndalon nje cast te kembet e avionit  dhe hedh veshtrimin e hutuar e gati te frikwsuar mbi ate bote te madhe qe i hapej para syve...

 

...Pastaj ishte radha e nje masakre te vogel gastronomike. Kjo ndodhte kur u zbrisnim bicikletave prane ndonjeres prej atyre fermave te fshehura midis drureve, te fshatarve punetore mikprites te Flandres. Aty gjithmone ka nje bujtine te vogel, ku servirin gjellera qe i pergatisin me prodhimet e tyre. Ne i zotohemi njeri tjetrit se edhe sanduicet qe kemi ne çanta do ti hame me  vone dhe me ndergjegje te qetesuar ulemi ne ato tryezat me dru te trashe. Nderkohe qe u hedhim nje sy brireve te drereve te varur ne tavan, degjojme nga guzhina te zonjen e shtepise qe na tregon se, sipas kujtimeve familjare, aty ku qeme ulur ne e kishte zakon te vinte e te ulej edhe nje fare Van Goghu, atehere kur ishte ende nje predikator i vogel evangjelist i atyre aneve...

 

Bie ne shtrat, por gjumi me ka ikur fare. Eshte trembur. Ndihem i acaruar. Kam ankth dhe i ruhem i nje te keqe me te madhe. Ndonje krize paniku.Tani nuk ka me asgje te fshehte. Gruaja me ka thene se diçka po ndodh ne jeten e vajzes. Madje ajo ka njoftuar se se shpejti do te na mbledhe te dyve per te na thene diçka te rendesishme. Nuk e di kur do te jete ajo dite, qe te sajoj gjesendi e te iki me sherbim.

 

Po afrohet shetitja jone e fundit me biçiklete? Ndjej tmerr kur mendoj se tashme eshte  rritur dhe do te na thote se ka nje te fejuar.

 

Me duket se po afrohet dita kur do te me duhet ti lutem qe te dalim edhe javen e ardhshme. Dhe po aq mire e di se ajo nuk do te ma prishe. Por une e ndjej se, megjithate, ajo dite po afrohet. 

 

Dita e shetitjes sone te fundit me biçiklete.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora