E shtune, 20.04.2024, 05:37 AM (GMT+1)

Mendime

Fran Gjoka: Arti krijues i shkrimtarit Pajtim Xhelo

E diele, 08.11.2020, 11:21 AM


Arti krijues i shkrimtarit Pajtim Xhelo është i thjeshtë dhe gjithnjë i natyrshëm në vërtetësinë e tij

Shkruar: Fran Gjoka

Të shkruash për një libër të Pajtim Xhelos, gjithçka të bëhet e thjeshtë, fjalët dhe mendimet të vijnë natyrshëm, sepse arti i tij është i vërtetë, po kur nis t'i hedhësh në letër ndien peshën e rëndë për t'u shprehur të duhurën lexuesve të tij në një paraqitje tërë bukurinë, vlerat artistike, rëndësinë shoqërore të asaj që do të gjejë në faqet e këtij libri. Shpesh është pothuajse e pamundur të dallosh shkrimtarin, historianin, studiuesin, albanologun, të afërmin, kolegun, komshiun, sepse në tregimet e këtij vëllimi i gjejmë të gjithë. E veçanta është " gëlqerja" dhe " çimentoja" lidhëse e ngjarjeve të treguara : dashuria dhe krenaria për kombin e tij, cilësi kjo, jo vetëm e një shkrimtari, por edhe e një personaliteti të gjithëformuar.

Personazhet e librit nuk fluturojnë si në përrallat e fëmijërisë ose të fantashkencës, por që të gjithë i kanë këmbët në trojet pellazge, ilire, shqiptare : Shkodër, Ulqin,Lis, Trieste,  Ulpianë, Draudak, Shkup, Konicë, Kostur, Çamëri, Janinë, Selanik, Vlorë e përsëri në Vlorë, ku ka jetuar prej katër shekujsh fisi i tij, Vlorën që ai dhe shoqet e shokët e brezit të  tij e donim dhe e duam aq shumë, i dhamë jetën dhe shpirtin  e tyre me një vetëdije të kulluar të birit për prindin. Pikërisht për këtë Vlorë, që ai e quan " Sirenë mbi dy dete" në një nga poezitë e tij perlë, Pajtimi ka gjetur e ngritur në art Legjenda që të dehin me verën e tyre brilante, të një pene e mendimi brilant. Askush tjetër nuk mund ta bënte këtë si ky shkrimtar dhe për këtë ne vlonjatët duhet t'i jemi mirënjohës. Këta personazhe, në shmicën e rasteve realë, shpesh me emrat e mbiemrat e tyre të vërtetë dhe në disa raste artistikë, falë mënyrës dhe astësisë së të treguarit, me vërtetësinë e tyre të "detyrojnë ëmbëlsisht" t'i dëgjosh , t'i kuptosh, t'i dashurosh ose përbuzësh, ashtu si ndodh në jetë reale. Tregimet " Muzgu i fundit i Amanties ", " Pani dhe Hija", " Ujqit e hirtë", " Albani i Danubit" etj, janë LEKSIONE TË MIRËFILLTA AKADEMIKE të historisë dhe atmëmëdhedashurisë të ngritura në nivelin më të lartë të mundshëm artistik.

Dhe është e natyrshme që, duke lexuar librin, të lind një tërheqje e fuqishme manjetike për ta çuar deri në fund, e për të pritur me ankth që të kishte akoma dhe akoma, pambarimisht tregime të tjera. Është kjo tërheqje që mban dorëpëdore, jo vetëm lexuesin e personazhet, por edhe kohët, epokat, hapësirat shqiptare, , simbolet, të kaluarën e të tashmen. Gjithë kjo pëmbajtje historike, njerëzore, mjedisore e tërëkohore ka brenda kuadrit të saj penelat shumëngjyrëshe të piktorit të shpirtit pellazg, ilir e shqiptar, ka sinfoninë Beethoviane , Vagneriane e Shopeniane të atij njeriu që quhet Pajtim Xhelo.

Fola për ngjyrat dhe melodinë dhe më duhet të theksoj, se personazhet që na flasin në tregimet e këtij vëllimi janë ngjyrosur e kompozuar të gjithë njëlloj, si ata të rëndësishëm, ashtu edhe ata të rëndomtë dhe ajo çka është e rëndësishme, kornizat e tyre janë të tilla, që të futin në përmbajtje siç sjell flladi mëngjesin e bukur të fillimvjeshtës.

Kur ke mbaruar së lexuari tregimet, ndihesh sikur ke vrapuar në kohë e më në fund po hyn në një sallë ku takon të kapur dorëpërdore personazhet historikë dhe të zakonshëm, po realë, që kanë jetur me qindra e mijëra vite larg nga njeri tjetri. I sheh, i dëgjon njëlloj si në jetën e përditëshme, bisedon e grindesh me ta kur janë të paudhë, edhe pse të famshëm, si Ali Pashë Tepelena, emocionohesh me madhëahtinë e Aleksandrit pellazg e ilir, të Pirros së Epirit pellazg, qetësohesh e mahnitesh me bukurinë e trimërinë e Teutës. Unë jam i bindur që edhe ju kur të lexoni këtë libër do të krijoni po atë mendim që krijova edhe unë : Pajtim Xhelo, jo vetëm i ka zbukuruar këto personazhe me penelën e piktorit dhe me muzikën e shpirtit, por i ka shpluhurosur nga largësia e viteve dhe shpërfillja e pseudo artistëve dhe historianëve.

Në tregimet " Marrëzia e Vetmisë", " Të heshtësh rebelimin e shpirtit " e të tjerë, ballafaqohemi me një tjetër tipar që e ndriçon penën e autorit, të treguarit pa perde, me kurajo civile, pa moralizëm puritan, duke mos marrë pjesë në gjykimin e sjelljes së personave, por duke u përqëndruar në veprimet e tyre, për të na dënë karaktere të thjeshtuara, për të cilat krijojmë simpati, antipati apo mëshirë. Do thosha, që ai na lë bashkë me bëmat e tyre në një dhomë të mbyllur, ku i kemi përballë dhe i studiojmë...Vet merr pjesë rrallë, për të mos thënë asnjëherë.

Do ndalem paksa te tregimi " Ato ditë ai u bë njëzetë vjeç"

Është një ngjarje e vërtetë, mbi fatin tragjik të xhaxhait të Pajtimit, e shkruar me vërtetësi besnike, ashtu si e kanë ditur 75 vite më parë shumë njerëz nga goja e Komandantit të Çetës Plakë. Edhe në këtë tregim, i cili trajton poshtërsinë e fallsitetin e udhëheqësve të PK, AUTORI NGRIHET MBI PASIONIN, MBI URREJTJEN  LEGJITIME, PËR TË CILËN NUK DO TA KRITIKONTE ASNJË PREJ NESH, aty sheh e admiron njerëzoren, personin me shpirt hyjnor, moralin e jashtëzakonshëm të një njeriu që e lë ndëshkimin në dorën e krijuesit dhe të kohës gjykatëse. Kjo është fisnikëria e një shpirti e mendimi mbinjerëzor.

Në tregimin " Gruaja që shpërfilli frikën" , " Të rrugëtosh me një dyshim" etj, hasim ngjarje e persona të kohës së diktaturës, për të cilët autori nuk ka ngurruar të përdorë emrat e vërtetë, sepse i ka përjetuar.

Kamilo Benso Konti i Kavurit shkruante : " Pasuria më e madhe e një kombi është Dinjiteti i tij" Dhe në këto tregime ndihet e shihet qartë përpjekja e sistemit të diktaturës për t'i vjedhur shqiptarëve këtë dinjitet, deri aty, sa shpesh detyronin mendimin servil, hipokrit e spiun.

Në tregime flitet edhe për periudhën e pseudodemokracisë të pas viteve " 90" si në tregimet " Qyteti fantazëm", “ Legjenda e Braktisjes” e të tjerë, ku akuzohet tërthorë ose direkt pasiguria e jetës së shqiptarëve, hipokrizia e klasës politike të këtyre viteve dhe ku ndihet zhgënjimi i tmerrshëm i atyre që patën shpresa dhe ideale për ardhmërinë. Zëri ngrihet i fuqishëm, si ai i Julius Fuçik " Njerëz jini vigjilentë, e keqja kthehet prapë!" Një 1997 në dyert e shqiptarëve është gjithmonë gati për të trokitur . Do t'ia hapim portat?!

Atëhere na mbyllën gojën me kyç dhe na i ngritën lak mendimit, sot po na vjedhin gjithçka, shpirtin, pronat, pasurinë kombëtare, duke mbajtur në duart e tyre çelësin e ligjit, kurse popullit i kanë lenë çelësat e kashtës.

Nëse dje na ndalonin, sot na injektojnë fuqinë e errët, shtazarake të akumuluar në shpirt, për të na nxitur kundër njeritjetrit në momente të caktuara për interesat e tyre.

Për nëpërkëmbjen e dinjitetit të kombit që ka krijuar Europën nga klasa politike shqiptare, Pajtimi ka folur në disa ese me fuqi goditëse e kurajo qytetare, të cilat janë një vlerë e shtuar e veprimtarisë së tij shoqërore e politike. Më vjen ndërmend thënia e Labërisë : " Në fshat tënë kështu e kanë, katarrosh me brirë s'mbanë, ja vriten, ja vet i hamë"

Do t'i lemë hienat e politikës shqiptare ta zbatojnë këtë thënie për njerëz që i shërbejnë kombit?

Natyrisht, jo. Duhet t'i ndihmojmë në misionin e tyre fisnik...Një komb ecën me idealistët, jo me hajdutët e sharlatanët.

Nuk hyra fare në problemet teknike, sepse po e le në dorën e lexuesit të kualifikuar.Më duhet të theksoj pak nga komentet e shokëve e shoqeve të Pajtimit në vitet e Gjimnazit. Ata pohojnë që mësuesi i letërsisë dhe gjuhës shqipe në vitin e parë të Gjimnazit  u  thosh  atyre : " Pajtimi e njeh gjuhën shqipe, sidomos drejtshkrimin, më mirë se mësuesit" Në shkrimet e Pajtimit gjen gjuhën shqipe të pastruar nga fjalët e huazuara...Ai flet shqipen e bukur që duhet ta flasin të gjithë, po sidomos shkrimtarët e poetët, të cilëve u bëj thirrje që të ecin në shembullin e tij.

Po them vetëm që Zoti t'i japi jetë të gjatë e shëndet mikut tim, Pajtim Xhelo, sepse jam plotësisht i bindur që do kemi nga pena e tij vepra gjithnjë e më dinjitoze.

Çfarë ka mangësi në këto vëllime?

Po, aty gjejnë përgjigjen e merituar armiqtë tanë të përhershëm, klikat shoviniste serbe dhe greke, pseudohistorianët dhe pseudopolitikanët, pseudoartistët shqiptarë, armiq të kombit.Nuk mund të mos përmend tregimin aq elegant, deri në  “ të përkryerën”, nga i cili ka marrë edhe titullin vëllimi : “ Mos harro”Me një mjeshtëri të habitëshme, ai na jep në gojën e personazheve të të ashtuquajturit “ minoritet grek”faktin kokëfort që ata nuk janë grekë, po  thjesht bilinguistë( dygjuhëfolës, shqip dhe greqishtfolës) që kanë ardhur nga Arkadia, ku edhe sot flitet një gjuhë e pakuptueshme, e ngjashme  vetëm me shqipen e vjetër. Fëmija pyet prindin : Ne flasim greqisht dhe shqip, po shprehjen “ Mos harro” e themi vetëm shqip!

Dhe prindi ia kthen : Seopse nuk jemi grekë, jemi  epirotë, pellazgë!

Apo tregimi “ Çudia e Tiestes”, në të cilin  flitet për një njeri që kish rënë në koma për kohë të gjatë dhe kur u përmend foli në një gjuhë të pakuptueshme, që I kurreshtoi të gjithë mjekët dhe përfundimi?

Gjuha ishte shqipja jonë, e zgjuar nga nënvetëdija e  trashëguar në ADN.

Në tregimin “ Gruaja dhe vdekja”të duket  sikur po lexon Heminguein te “ Plaku dhe deti”luftën mbinjerëzore të një gruaje për të  dalë fitimtare mbi vdekjen.  Ngjarjet tragjike të vitit 1997, kur shqiptarët ikën me mjete të  improvizuara, të kohëve parahistorike për të shpëtuar nga tragjedia e atij viti vrastar, nuk kanë nevojë të  përshkruhen  as me qindra, as me mijëra faqe...Ky tregim e jep gjithçka me një forcë mendimi dhe shpirti, me një filozofi të papërsëritëshme të ngritur në një art hyjnor  vetëm në disa faqe.

Natyrisht, për poezinë e Pajtim Xhelos, më duhet të pranoj pa më të voglën mëdyshje, se ajo sjell në një art të ngjitur në majën e Olimpit atë, njeriun që jeton njerëzoren, të thjeshtën , me përjetime të çiltra e të besueshme, të prekëshme, sa që të duket sikur je ti aty, kudo, në çdo faqe, në çdo poezi.

Pajtimi është Mjeshtër i Madh i vargut, i rimës ( sidomos asaj të kryqëzuar), i ritmit, i figuracionit të fuqishëm, po fin e më në fund, me të gjithë këta elementë na jep Mesazhe që të çudisin për nga larmia e tyre, natyrshmëria dhe bukuria. Rrallë poetë kanë trajtuar temën historike në poezi. Te Pajtim Xhelo, historia e Kombit tonë ngrihet e madhërishme, e vërtetë, jepet e brishtë dhe e fuqishme njëkohësisht. Këto poezi Mëmëatdhetarie të Pajtim Xhelos, duken si pemë të mbjella në shkretëtirën e sotme të historisë sonë, të cilat, jam i sigurt që do të shërbejnë si leksione akademike për ata që do t'i lexojnë. Gjen aty heroinat e Sulit, Dhespo Xhavellën( nënën e Kryeministrit të parë të Greqisë të pas revolucionit) të cilën autorët anglezë dhe francezë e patën mbiquajtur “ Zhan  Darkën shqiptare”të Sulit martir, Eleni Boçarin( motrën e Marko Boçarit) të cilën të huajt e kanë mbiquajtur “ Shqiponja e Sulit”, gjen 56 gratë suljote që u hodhën nga Shkëmbi i Zalogut, një epikë rrënqethëse trimërie tragjike, gjen  vajzën çame që i doli për zot nderit të saj, kundër  ushtarëve të Ali Pashës, Meriemit etj. Nuk po përmend elegjitë e tij, që të bëjnë të përjetosh çaste përlotjesh përzier me krenari Pajtim Xhelo është  një poet lirik me dimensione që, për mendimin tim shtrihen shumë më tej kufijve të Shqipërisë natyrale. Në një kohë kur poezia lirike thuajse është harruar dhe poetët “ modernë” po na sjellin vetëm vargje të bardha, pa rimë dhe ritëm, pa asnjë ngjyrë shpirti, me një vrazhdësi që të çjerr veshin dhe të vranësojnë ditën,  poeti Pajtim Xhelo me lirikën e vet të çon larg, pse jo, në Kopështin e Edenit, në Parajsën e ëndëruar nga secili prej nesh.Vargjet e Pajtimit të kthejnë në  fëmijërinë e dlirë, në rininë çapkëne, të bëjnë të përjetosh dashurinë e parë, mëkatin e parë, zhgënjimin e parë, brengat, hallet, flakët e shpirtit kur ndizej. Ato të marrin përdore dhe të çojnë në një rrugëtim, ku është e gjithë jeta jote. Ky është poeti me një shpirt të thellë, me një mendim po aq të thellë dhe me një  art qiellor. . . Pa e tepruar ( ky është edhe mendimi i të tjerëve) them se ky poet i ka sjellë Shqipërisë një Esenin të mirëfilltë.

Përfundimisht e them pa rezerva dhe pa e tepëruar që Pajtim Xhelo është një shkrimtar dhe poet që me formimin e tij poliedrik, e talentin e tij të padiskutueshëm di të ngrejë në një art superior HISTORINË E KOMBIT TË TIJ, si akush tjetrë Është fat dhe privilegj për ata që do t'i kenë librat e tij në dorë...Ato janë një vlerë e shtuar për shpirtin tonë, që po na mjegullohet pakngapak.

Ndihem i nderuar dhe krenar, duke besuar që po shpreh edhe mendimet e shokëve e shoqeve të dikurshëm e të tanishëm , të miqve e të të njohurve të Pajtimi( të shprehura në  parathënien e Vëllimit  poetik) që po më jepet mundësia të bëj me dije disa nga vlerat e shkrimtarit dhe poetit Pajtim  Xhelo, vlera që përcjellin mesazhe atmëmëdhetarie, dashurie për njeritjetrin, fisnikërie e shpirtmadhësie...Vlera të një zemre që rreh pandërprerje për dinjitetin e Kombit, ashtu si rrahin zemrat e brezit tonë!

Respekt e mirënjohje këtij njeriu me talent të padiskutueshëm, që po i jep Kombit nga mendja dhe shpirti i tij!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora