E premte, 29.03.2024, 02:59 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Besojmë dhe urojmë se Znj. Osmani do ta ushtrojë më së miri detyrën e Presidentit të Kosovës

E diele, 08.11.2020, 10:17 AM


Besojmë dhe urojmë se Znj. Osmani do ta ushtrojë më së miri detyrën e Presidentit të  Kosovës

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pas dorëheqjes së detyruar të ishPresidentit Thaçi, detyrën e lartë të Kryetarit të Shtetit do ta ushtrojë Kryetarja aktuale e Parlamentit Znj. Vjosa Osmani.

Vlerësoj dhe gjykoj nisur nga fakti se Znj. Osmani është një personalitet me integritet dhe me një profil të lartë dhe të admirueshëm intelektual, profesional, politik, juridik dhe patriotik dhe meritueshëm e denjë për të ushtruar edhe detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Kosovës.Besojmë te Vjosa, më shumë se te kushdo tjetër, pasi ajo edhe si Kryetare e Parlamentit të Kosovës e kryen këtë detyrë me mjaft përkushtim , sipas  standardeve demokratike  dhe me seriozitet dhe me një përgjegjshmëri të lartë kombëtare.

Po të kihet dhe të merret në konsideratë  besimi i jashtëzakonshëm që Znj. Vjosa Osmani  ia dha votuesi kosovar në zgjedhjet parlamentare të 6 Tetorit 2019 kur ajo ishte dhe kandidate për Kryeministre propozuar nga LDK-ja, ky është një fakt mjaft bindës se Znj. Vjosa do të ishte kandidatura më e mirë për Presidente e Kosovës edhe nëse sot Presidenti i Kosovës do të zgjidhej nga Parlamenti ose me referendum popullor.

Po kështu nisur edhe nga rezultati i një sondazhi të bërë nga United Nation Development UNDP sipas së cilit Vjosa Osmani është politikanja më e pëlqyer e Kosovës me rreth 72% kundrejt ishpresidentit Thaçi me 18%.

Pra në realitetin e sotëm kur  ishPresidenti Thaçi dha dorëheqjen, është  fat i madh që Vjosa është kryetare e Parlamentit dhe Ligji i Republikës ia delegon asaj të drejtën për të ushtruar detyrën e Presidentit të Republikës, pasi sot Kosovës, e theksoj aktualisht sot, Kosovës,  i duhen që në krye të institucioneve më të larta të saj të jenë personalitete të rangut si Znj.Vjosa Osmani, pasi është prova e realitetit dhe respekti e besimi  që ka ajo te publiku edhe për ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Shtetit, të unitetit të popullit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora