Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skender Jashari: Armët e Serbisë, në sulmet terroriste islamike në Europë!

| E diele, 08.11.2020, 03:42 PM |


Armët e Serbisë, në  sulmet  terroriste islamike në Europë (Pjesa 1)!

Nga Skender Jashari

Duke marr shkas nga rasti i sulmeve terroriste islamike në Vjen, që ndodhi pak ditë më parë, si dhe duke pasur parasysh edhe rastet e më hershme, që faktojnë përfshirjen gjithmë e më të madhe të Serbisë në terrorizmin islamik kundër vendeve të Europës Perëndimore. Prandaj janë të rralla sulmet terroriste islamike në vendet e Europës perëndimore, sidomos pas viteve 1998, që nuk kanë ndonjë lidhje me Serbinë, e rastet më të freskëta janë sulmet terroriste në Madrid, në Londër, Paris e deri në SHBA( Fort Dix) dhe së fundmi në Vjen, ku janë pa armë të Serbisë. Këtë praktikë Serbia e ka kopjuar nga Rusia, e cila të njejtën gjë ka bërë sidomos me grupet marksiste-leniniste-komuniste, për gjatë shekullit të shkuar, pa lënë anash edhe grupet terroriste islamike. Zyrtarë të shërbimeve të saj inteligjente a të shërbimit informative ushtarak, janë përfshirë në aktivitete, praktika dhe akte terroriste që në vitet 1908 e më pas, sidomos në Trojet Shqipëtare. Derisa më i njohur mbetet rasti i Sarajevës, ku është vrarë Arkiduka Ferdinand më 1914, e që është  njohur  ndërkombtarisht që Serbia e furnizoi me armë e me mjete monetare dhe logjistike grupën terroriste. Gjatë konflikteve të armatosura në ish-jugosllavi, Serbia u përfshi në instrumentalizimin edhe të kriminelëve ordiner qoftë si pjesëmarrës aktiv në luftëra, qoftë përmes krimit të organizuar dhe kontrabandës përmes grupeve kriminale për t’i zbutur pasojat e sanksioneve ndërkombëtare kundër saj, pa lënë anash edhe kontrabandimin  e  armëve dhe  format  e tjera të krimit të organizuar, të cilat  i përdorë edhe për  qëllime  politike sidomos kundër kundërshtarëve politik a kundër palëve kundërshtare në konflikt dhe pas konfliktit. Madje përdorimin e kriminalitetit edhe pas konflikteve, qoftë të organizimit të grupeve kriminale, a të ngjajshme me të ashtuquajturën republika srpska( sisteme paralele), rrjete spijunësh, kleret fetare ortodokse dhe islamike, kontrabandës së armëve dhe migrantëve( në kuadër të të cilëve mundësojnë paisjen me dokumente false edhe terrorist islamik) përdoren nga Serbia për qëllime të saj politike ekspansioniste dhe shoveniste. E të njejtat janë përdorur edhe gjatë përpjekjes për ringritje të Rusisë pas rënijes së saj më 1989, por ende përdoren, e prej nga janë kopjuar.

Për koincidencë, sulmi terrorist islamik në Paris, nga terroristi islamik çeçen, kundër mësuesit Samuel Paty dhe më pas deklarimi i Ramazan Kadirov-it duke e kërcënuar për luftë Francën me 25 milionët musliman të Rusisë, kurse pak ditë më pas, ndodhën sulmi terrorist islamik në Vjen, ku ishin përfshirë disa shqipfolës, njëri prej tyre tashmë i vrarë, e që kishte armën “kallashnikov” të Serbisë.

Sulmet terroriste në Paris, të  ndodhura  më 13 nëntor 2015, mes tyre, sulmi i parë ( vetëvrasje) pa viktima tjera në sheshin Voltaire, sulmi i dytë terrorist( vetëvrasje) dhe 3 viktima pranë stadiumit kryesor të Parisit “ Stade de France” ( ku luhej  miqësorja mes Francës dhe Gjermanisë në futboll), sulmi i tretë terrorist me 18 viktima në barin “La Belle Équipe”, sulmi i katërt me 5 të vdekur në një piceri, sulmi i pestë    një  bar, sulmi i gjashtë në një  restorant “ Petit Cambodge”, sulmi i gjashtë në sallën e koncerteve “Le Bataclan”! Numri i viktimave vlersohet fillimisht në 128, por që më pas ka shkuar  deri në 130, e ca vlersime ka edhe deri 150 apo edhe 158( duke përfshirë edhe 8 terroristët)! Ndërsa të plagosur mbetën  200 të tjerë.

Sulmi terrorist në  “Le  Bataclan” ku një grup këngëtarësh amerikan “Eagles of Death Metal” kishin koncertin, ku terroristët islamik të ISIS-it, vranë qytetarët me gjakftohtësi ekstreme, pasi i kishin marr peng, duke i qëllu me rradhë një nga një,  ku u shkaktuan pjesa më  e madhe  e viktimave-mbetet sinonim i tërë kësaj tragjedie  kombtare Franceze dhe jovetëm aq, por edhe  tragjedi europiane.

Numri i tërroristëve islamik, ishte  8, prej tyre 4 u vranë gjatë ndërhyrjes së forcave franceze në sallën  “Le Bataclan”, një u vra nga agjentët, si dhe tre të tjerët  hodhën veten  në ajër në vende  tjera  jashtë  sallës!

Specifike është që shumica janë me shtetësi nga Franca, Belgjika, por me  origjinë  nga  vendet  tjera( vendet  islamike!). Terroristët ishin të ndarë:  Bilal Hadfi, ‘Ahmad al-Mohammed’ dhe ‘M al Mahmod’ për sulmet  terroriste në ” Stade de France”, për sulmet  në bare dhe  restorante ishin Chakib Akrouh, Abdelhamid Abaaoud dhe Brahim Abdeslam, kurse në  sulmet  në “Le Bataclan” ishin Omar Ismail Mostefai, Samy Amimour dhe Foued Mohamed Aggad, po ashtu edhe Salah Abdeslam dhe Mohamed Abrini të arrestuar për lidhje me sulmet  terroriste në Paris dhe Bruksel.

Sulmet  terroriste  në Paris, nëntor 2015.

Armët e Serbisë në sulmet terroriste islamike nuk janë rastësore a pandonjë lidhje të qëllimshme. Në këto sulme terroriste të bashkërenduara, u përdorën jelekët me eksploziv për vetëvrasje, armët automatike dhe granatat e dorës. Arma kryesore, që është përdorur në  shumicën e këtyre sulmeve terroriste  në Paris,  pos jelekut me eksploziv për  vetëvrasje, ishte arma automatike kallashnikov. Të theksohet  po ashtu, në  mendjen  e një terroristi, për të  përdorë një  armë, ajo duhet të  ketë këto karakteristika: sa më  e vogël dhe e sigurtë dhe me kosto të përballueshme; sa me më shumë municion; sa më e  fortë dhe e shpejtë në gjuajtje, por edhe si simbol i ideologjisë. Arma sa më e vogël kërkohet për arsye që ta fshehin më lehtë deri tek vendi ku synojnë aktin terrorist dhe e sigurtë që nuk ngec në funksionim, po ashtu edhe  që ka kosto të përballueshme, përfshi nën këtë  edhe  lehtësinë për ta  siguru në tregun e zi. Arma të mbajë sa më shumë municion, me qëllim që të mund të gjuaj  më shumë fishekë-të shkaktoj më shumë viktima në gjuajtjet  e para. Arma të ketë  fuqi zjarri sa më të fortë dhe refale më të shpejta që në gjuajtjet  e para të ketë  goditur më shumë njerëz.

Vendet e ish-jugosllavisë, janë të njohura tashmë ndërkombtarisht si furnizuesi i madh i tregut të zi të Bashkimit Europian, me armë vdekjeprurse. Derisa Molenbeku, lagje në Bruksel, që njihet  tashmë  si  çerdhe e Terrorizmit islamik, po ashtu njihet  edhe  si “ Tregu i Madh i Kallashve”. Eksperti i SEESAC, organizatë e OKB-së, e vendosur në Beograd, thekson që shkaku i qarkullimit të numrit të madh të armëve në Ballkan, ku mund të jenë lidhjet mes blersve sekondarë të krimit të organizuar dhe terroristëve. Realisht kjo mbetet një  mënyrë ende  e mirë, për të  fshehur dorën e  vetë çdo implikim  agjenturash të shteteve të Ballkanit( veçmas Serbisë). Që njerëz të cilët ishin pjesë të shërbimeve informative, policive dhe ushtrive të vendeve të Ballkanit-sidomos Serbisë, të cilët kanë mbetur pa punë shkaku i ndërrimit të regjimeve( por edhe i arsyeve tjera, mes tyre që qëllimisht pushohen nga puna, për të kry detyra speciale, pra edhe si të kriminelit të krimit të organizuar me armë që ato t’ia ofrojnë sidomos grupeve kriminale ordinere për të shkaktu vrasje politike e veçmas për të  shkaktu  akte terroriste, që  qeveria e tyre mund t’i përdorë për arritje të qëllimeve politike).

Derisa ekspertët si Brian Johnson-Thomas ekspert i trafikut të armëve që ka punu pranë Këshillit të OKB-së për  Siguri dhe Komisionit Europian  për  ndjekjen e armëve nga  Ballkani në pjesën tjetër të Europës, thonë: “Forcat europiane të Sigurisë kanë qenë të  ngadalshme për të njohur se ekziston një problem i përhapur që dalin nga sasia e madhe e armëve të sulmit dhe municioneve që janë zhdukur gjatë  problemeve të ndryshme në  Ballkan”. Këtu duhet kuptuar që sidomos është Serbia, prijëse e këtij krimi të organizuar, brenda të cilit synon arritje edhe të qëllimeve politike të saj nën kamuflimin e krimit të organizuar të grupeve kriminale. ISIS ka akses në armët substanciale( armët kryesore të përdorura nga terroristët islamik) të 25 shteteve, derisa shfrytëzojnë municione të shekullit 21, përfshirë edhe të Serbisë. Serbia kishte nënshkru një marrëveshje me qeverinë irakiane në fillim 2008, në vlerë 236 milion dollarë amerikan, ku përfshiheshin edhe  armët M-21 dhe M-70, e kontrata të till aka me një numër të madh të vendeve arabe. Derisa kontrata qeveritare për shit-blerje armësh dhe municionesh të ligjshme, por që pastaj shihen armët  e njejta në duart  e ISIS-it, mbetet vështirë të determinohet fajtori. Po ashtu disa nga  armët e sulmeve terroriste në Paris, ishin nga ish-jugosllavia, derisa Ministri i Mbrojtjes së Bosnjës Dragan Mektiq, deklaron që Franca ka propozu që Ballkani perëndimor dhe Shqipëria të bashkojnë forcat  në ndalimin e tregtisë me armë, pasiqë këto armë zakonisht janë përdorur në sulmet terroriste. Ndërsa Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë që ka bashkëpunu në hetimin e prejardhjes së armëve të përdorura në sulmet në Paris. Ndërsa drejtori i fabrikës së armëve të Zastavës së Kragujevcit, Milojko Brzakoviq, i cili shprehet që “numrat serik të këtyre armëve, sipas databazës së tyre janë deponu në depo ushtarake në Sloveni, Bosnje dhe Maqedoni” pos saj thekson që  “kontrolli qeveritar dhe aprovimi i tyre bëhet  për çdo eksport.”

Pas masakrës në Paris, janë konfisku 6 armë kallashnikov me prejardhje nga  Ballkani, e që në sulmet terroriste ishin përdorur katër armë automatike ak-47, dy të prodhimit kinez të modelit 56 dhe dy të prodhimit serbë të modelit M70. Ndërsa për kallashnikovët model AK-47 prodhim Kinez, sipas TIME, e vlerësuar nga një ekspert, thuhet që në fakt janë prodhuar edhe në Shqipëri më 1960 në Gramsh. Ndërsa pak para sulmit në  Paris,  policia gjermane kishte arrestu një  malazez, që në makinën  e tij kishte  fshehur 8 kallashnikov, që kishin destinacion Parisin, por nuk e konfirmuan që kishte  lidhje  me sulmet. Duhet marr me kujdes të veçantë, pse armët kallashnikov modeli kinez( që mendohet të jenë prodhu në Shqipëri) dhe ato të Serbisë, janë në një sulm terrorist-nuk duhet të cilësohet thjeshtë rastësi!? Pastaj analizuar shkrimet e medieve ndërkombtare, qartazi vërehet që ende nuk detektohet, apo së paku nuk publikohet, që Serbia ka disa lidhje të fshehta me grupet terroriste islamike kryesisht të ballkanit, por jo vetëm( edhe arabe) dhe me aktet terroriste islamike.

Prandaj mund të dyshohet por edhe besohet arsyeshëm që armët e tilla, jo rastësisht bijnë në dorë edhe të terroristëve islamik, e që në këtë drejtim nuk ka asnjë studim, hulumtim serioz deri më tash. E aq më pak, ndonjë hetim zyrtar në lidhje me armatosjen direkte a indirekte të disa hoxhallarëve radikal a terroristëve islamik, të dyshuar e gjykuar për terrorizëm në Republikë të Kosovës, të tillë madje të arrestuar edhe me armë, dokumente dhe para të Serbisë. Kjo imponon nevojën që seriozisht të trajtohet çështja e implikimit të Serbisë, sidomos përmes ndërlidhjes së saj indirekte përmes grupeve kriminale me grupet terroriste islamike, përmes të cilave terroristët islamik janë duke siguruar armët e Serbisë për aktet e tyre terroriste.

Më:08.11.2020

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.