E marte, 24.11.2020, 11:46 AM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Specialja pandemike

E diele, 08.11.2020, 10:11 AM


Satirike

Specialja pandemike

Në këtë kohë virusi

Po na bënë kërdinë,

Ç’u desh Specialja

Tok me pandeminë!

Nuk ka në këtë botë

Gjykatë më të rëndë,

Kokën në Kosovë

Bishtin në Holandë!

S’e morëm me mend

Se kjo Speciale...

Mund t’i pjell gjërat

Mbushur me skandale!

Po burgosen kokat

Jo në vend të vet,

Po atje në Hagë

Ku as shqip nuk flet!

Me gjyqtarë të huaj

E porotë robotë,

Që bien vendime

Me defekte plot!

Si do që të jetë

Nga ky marifet,

Liria ka emër

Nder dhe respekt!

Kthehet nga beteja

Edhe më e fortë,

Vlera çlirimtare

Qershia mbi tortë!

Kjo Evropa plakë

Le t’krihet po deshi,

E ka pandeminë

Që e kap për veshi!

Për ta mbush mend

Me këto padrejtësi,

Të cilat një ditë

Kërkojnë llogari!

Me gjitha aferat

Për të marrë fund,

Krimi dhe dënimi,

Gjenden tjetërkund!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora