E enjte, 25.04.2024, 07:58 PM (GMT+1)

Mendime

Ulku Bardh: Shpresa dhe defetizmi

E diele, 08.11.2020, 10:00 AM


SHPRESA DHE DEFETIZMI

Shkruan: Ulku Bardh

“Një popull që jeton me shpresë, ai, herët a vonë patjetër të bëjë kthesë por, një popull që me defetizëm ushqehet madje dhe e manifeston atë hapur, ai e ka të vështirë përballjen me kombet tjera, ai do mbyllet nëpër dimra të vështirë edhe atëherë kur i çelin pranvera”. Ai që ka shpresën të paktën e ka kthjelltësinë mendore për mobilizimin trupor dhe psikik drejt një caku madhor të tij. Ai që bie në defetizëm e humb kthjelltësinë e mendjes, bie dalëngadalë në një amozitet trupor apo vjen duke u ngathur për veprimet e domosdoshme fizike për gjallimin gjithfarësh të tij.

Sot,…pothuaj se në krejt rajonet ku banojnë shqiptarët, në Gadishullin e Ballkanit(lexo Gadishullin Ilirik), qoftë në dy shtetet sovrane shqiptare; atë të Republikës së Shqipërisë(Londineze) dhe shtetit më të ri në Evropë, atë të Republikës së Kosovës apo në tokat shqiptare që ndodhen të okupuara prej deceniesh nga fqinjët tanë si që janë Çamëria (Thesprotia), Ilirida(pjesa perëndimore e Maqedonisë), Lugina e Bashkuar(pjesa e Shqiptarisë verilindore), Malësia e Madhe( në Malin e Zi), Sanxhaku Shqiptar(me qendër Pazarin e Ri)…është situatë që nuk ndryshon dhe gjithaq..! Most ë flasim për rajonet apo krahina të tëra të banuara me shqiptarë, arbëreshë, arvanitë, arnautë që ndodhen në Greqi, Turqi, Kroaci(me qendër Zarën), itali(në Sicili), por pse jo dhe në Serbisë me “arnautashët”(shqiptarët orthodoksë të asimiluar me dhunë dhe të kthyer në slave-serbë në hapësirat e dikurshme shqiptare deri në Nish). Në këto rajone është zhvilluar dhe vazhdon të ushtrohet terror psikologjik e fizik, gjithmonë përmes fesë, varësisht nga vendndodhja si: sllave(serbe dhe sllavomaqeone), orthodokse(greke), katolike(italiane dhe kroate), muslimane(turke dhe boshnjake).   Pse e them këtë gjë apo të shprehen më qartë, përse e kam këtë bindje unë dhe ku e bazoj të njëjtën…? Paralelisht shkojnë shpresa dhe defetizmi… gjë që nuk është normale e lëre më të jetë e mirë apo e dobishme për ne shqiptarët. Sipas të dhënave historike të dokumentuara ndër arkiva të ndryshëm në botë, ku jepen të dhëna për përfshirje të personaliteteve të shquara politike, ushtarake dhe ekonomike me prejardhje ilire-arbërore-shqiptare në instance shumë të larta shtetërore dhe detyra shumë të rëndësishme publike…! Por sa kanë bërë, krahas veprimit të tyre me detyrë, jashtë detyrës zyrtare, pra për atdheun e vetë që ishte qoftë drejtpërdrejt i pushtuar nga shtetet ku shërbenin këta personalitete të rëndësishme për atë shtet ose dhe në formë të zhdrejtë kur atdheu i tyre i origjinës ishte i pushtuar nga një shtet tjetër agressor…? Shtrohet pyetja se sa herë, këta personalitete, e kanë pasur guximin t’ia ndërrojnë kahun rrjedhës së ndodhive kobzeza për popullin shqiptar, apo dhe sa e kanë edhe sot këtë guxim në ndërmarrje dhe vendimmarrje personalitetet politike të vendeve të banuara me shqiptarë dhe veçanërisht personalitetet politike udhëheqëse të dy shteteve shqiptare..!!!??? Meqë kanë “indipendecë” të plotë formale shtetërore, ata nuk guxojnë të gjunjëzohen para presioneve, shantazheve, skenave e prapaskenave të përsëritura edhe më herët e që vijnë nga kuzhinat e kulmeve të katërkëndëshit gjeometrik që na rrethon neve në tërësinë tonë teritoriale, shtetërore e vendore, material e shpirtërore …!

Më duhet të bëjë një digresion të domosdoshëm për të gjithë ata që shtiren se nuk e kuptojnë nëtekstin e shkrimit…; “nëqoftëse një baba që për iks arsye e kishte ndarë(divorcuar) nënën e fëmijëve të tij të parë dhe kishte marrë një grua tjetër me të cilën kishte fëmijët e dytë…, po qe se ai nuk do ta kishte guximin të interesohej për familjen e tij me gruan e parë respektivisht për fëmijët e tij të parë si baba… por do sillej si njerku i tyre duke u përkushtuar vetëm për familjen e krijuar me gruan e dytë respektivisht me fëmijët e dytë…, ai nuk mund të quhet baba kursesi… për shumë arsye..! “



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora