| E diele, 08.11.2020, 10:00 AM |
SHPRESA DHE DEFETIZMI
Shkruan:
Ulku Bardh
“Një
popull që jeton me shpresë, ai, herët a vonë patjetër të bëjë kthesë por, një
popull që me defetizëm ushqehet madje dhe e manifeston atë hapur, ai e ka të
vështirë përballjen me kombet tjera, ai do mbyllet nëpër dimra të vështirë edhe
atëherë kur i çelin pranvera”. Ai që ka shpresën të paktën e ka kthjelltësinë
mendore për mobilizimin trupor dhe psikik drejt një caku madhor të tij. Ai që
bie në defetizëm e humb kthjelltësinë e mendjes, bie dalëngadalë në një
amozitet trupor apo vjen duke u ngathur për veprimet e domosdoshme fizike për
gjallimin gjithfarësh të tij.
Sot,…pothuaj
se në krejt rajonet ku banojnë shqiptarët, në Gadishullin e Ballkanit(lexo
Gadishullin Ilirik), qoftë në dy shtetet sovrane shqiptare; atë të Republikës
së Shqipërisë(Londineze) dhe shtetit më të ri në Evropë, atë të Republikës së
Kosovës apo në tokat shqiptare që ndodhen të okupuara prej deceniesh nga
fqinjët tanë si që janë Çamëria (Thesprotia), Ilirida(pjesa perëndimore e
Maqedonisë), Lugina e Bashkuar(pjesa e Shqiptarisë verilindore), Malësia e
Madhe( në Malin e Zi), Sanxhaku Shqiptar(me qendër Pazarin e Ri)…është situatë
që nuk ndryshon dhe gjithaq..! Most ë flasim për rajonet apo krahina të tëra të
banuara me shqiptarë, arbëreshë, arvanitë, arnautë që ndodhen në Greqi, Turqi,
Kroaci(me qendër Zarën), itali(në Sicili), por pse jo dhe në Serbisë me
“arnautashët”(shqiptarët orthodoksë të asimiluar me dhunë dhe të kthyer në
slave-serbë në hapësirat e dikurshme shqiptare deri në Nish). Në këto rajone
është zhvilluar dhe vazhdon të ushtrohet terror psikologjik e fizik, gjithmonë
përmes fesë, varësisht nga vendndodhja si: sllave(serbe dhe sllavomaqeone),
orthodokse(greke), katolike(italiane dhe kroate), muslimane(turke dhe
boshnjake). Pse e them këtë gjë apo të
shprehen më qartë, përse e kam këtë bindje unë dhe ku e bazoj të njëjtën…?
Paralelisht shkojnë shpresa dhe defetizmi… gjë që nuk është normale e lëre më
të jetë e mirë apo e dobishme për ne shqiptarët. Sipas të dhënave historike të
dokumentuara ndër arkiva të ndryshëm në botë, ku jepen të dhëna për përfshirje
të personaliteteve të shquara politike, ushtarake dhe ekonomike me prejardhje
ilire-arbërore-shqiptare në instance shumë të larta shtetërore dhe detyra shumë
të rëndësishme publike…! Por sa kanë bërë, krahas veprimit të tyre me detyrë,
jashtë detyrës zyrtare, pra për atdheun e vetë që ishte qoftë drejtpërdrejt i
pushtuar nga shtetet ku shërbenin këta personalitete të rëndësishme për atë
shtet ose dhe në formë të zhdrejtë kur atdheu i tyre i origjinës ishte i
pushtuar nga një shtet tjetër agressor…? Shtrohet pyetja se sa herë, këta
personalitete, e kanë pasur guximin t’ia ndërrojnë kahun rrjedhës së ndodhive
kobzeza për popullin shqiptar, apo dhe sa e kanë edhe sot këtë guxim në
ndërmarrje dhe vendimmarrje personalitetet politike të vendeve të banuara me
shqiptarë dhe veçanërisht personalitetet politike udhëheqëse të dy shteteve shqiptare..!!!???
Meqë kanë “indipendecë” të plotë formale shtetërore, ata nuk guxojnë të
gjunjëzohen para presioneve, shantazheve, skenave e prapaskenave të përsëritura
edhe më herët e që vijnë nga kuzhinat e kulmeve të katërkëndëshit gjeometrik që
na rrethon neve në tërësinë tonë teritoriale, shtetërore e vendore, material e
shpirtërore …!
Më
duhet të bëjë një digresion të domosdoshëm për të gjithë ata që shtiren se nuk
e kuptojnë nëtekstin e shkrimit…; “nëqoftëse një baba që për iks arsye e kishte
ndarë(divorcuar) nënën e fëmijëve të tij të parë dhe kishte marrë një grua
tjetër me të cilën kishte fëmijët e dytë…, po qe se ai nuk do ta kishte guximin
të interesohej për familjen e tij me gruan e parë respektivisht për fëmijët e
tij të parë si baba… por do sillej si njerku i tyre duke u përkushtuar vetëm
për familjen e krijuar me gruan e dytë respektivisht me fëmijët e dytë…, ai nuk
mund të quhet baba kursesi… për shumë arsye..! “