E enjte, 23.09.2021, 06:26 AM (GMT+1)

Mendime

Arbana Xharra: Dy fjalë për Vjosën dhe Gjykatën Speciale!

E premte, 06.11.2020, 07:40 PM


Dy fjalë për Vjosën dhe Gjykatën Speciale!

Nga Arbana Xharra

Vjosës me Kushtetutë i takon me ushtru postin e Presidentes. Pse ka ba homazhe te varri Rugovës jeni çu i madh e i vogël me cinizëm me e kritiku. Ky irritim vjen pse po e zëvendëson Thaçin, të cilit iu ngrit aktakuzë nga Dhomat e Specializuara.

Thaçi dhe shokët e tij të luftës e kanë miratu Ligjin për themelimin e kësaj Gjykate. Për një dekade bisedime me Serbinë pa kushte jemi ulë me ta në negociata.

Të gjitha këto foto të gjenocidit serb ndaj nesh që po i publikoni neper rrjete sociale është deshtë me i publiku tjetërkah. Sa ka harxhu pare me publiku libër për veti, ka mujtë me investu në dokumentar ku dëshmohen krimet makabër serbe ndaj shqiptarëve.

Kosova nuk e ka asnjë muze, i cili i dokumenton vrasjet, gjenocidin, humbjet dhe sakrificën e luftës së fundit.

Fotografitë e të zhdukurve janë zbeh, ata kujtohen veç nga familjarët. Ne që e kemi përjetu luftën dhe tmerrin nga regjimi serb nuk mund t`i gëzohemi gjykatës.

Kushdo që e ka kapë pushkën në lufte ka qenë i gatshëm me e dhanë jetën për vendin. Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇK-së. Tash, akterët kryesor të saj e kanë mundësinë ta dëshmojnë në gjykatë.

Mllefet, cinizmat e inatet na kanë lanë në baltë prej shumë vjetësh.

Vjosa, Vlora e gra të tjera në politike janë vetëm imazh i mirë për vendin tonë. Ka veç dobi, porse jo kurrë sherr, siç është dëshmu deri tashti!

__________

Rrezik e fatkeqesi e madhe eshte me i dhene ngjyrosje fetare luftes se UCK-se. Lufta nuk ka qene fetare, katoliket sikurse muslimanet kane luftu edhe jane vra nga regjimi serb. Rikujtoj masakren e Mejes ku u be ekzekutim masiv i 372 civileve te besimit katolik. Cdo debat i tille vetem ka me i ndihmu agjendes se Serbise. Ne nuk kemi luftu per Islam. UCK nuk ka leju muxhahedinet qe ti bashkoheshin strukturave te saj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora