E shtune, 20.04.2024, 04:43 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale

E enjte, 05.11.2020, 10:28 PM


Ndue Ukaj:

Si shqiptar katolik dhe si qytetar i këtij vendi ndjehem tmerrësisht i fyer dhe i ofenduar nga formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UCK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët.

Një formulim i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega skandal, prandaj edhe duhet t’a shqetësojë secilin shqiptar, veçanërisht shqiptarët katolikë.

E vërteta është se shqiptarët - katolikë, myslimanë dhe të pafe -  së bashkë kanë zhvilluar luftë për liri, pavarësi dhe demokraci, në atdheun e tyre autoktonë, ku janë shtypur e vrarë nga regjimi barbar i Serbisë.

Një tendencë e tillë qartësisht ka prapavijë të rrezikshme politike.

Sepse ne të gjithë e dimë se shqiptarët kështu dëshiron t’i paraqes vetëm Serbia.

Një pretendim i tillë është ahistorik, jo etik dhe më së paku ka të bëjë me drejtësi. Prandaj, asnjë shqiptar nuk duhet ta gëlltit këtë intrigë të rrezikshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora