E merkure, 24.04.2024, 01:54 PM (GMT+1)

Mendime

Rexhep Shahu: Nuk mund ta shëmtojë askush UÇK-në as lirinë e Kosovës

E enjte, 05.11.2020, 11:24 PM


NUK MUND TA SHËMTOJË ASKUSH UÇK AS LIRINË E KOSOVËS

NGA REXHEP SHAHU

Eksponente te larte te Kosoves, te luftes, te UÇK e te dekadave te pasluftes, me ne krye presidentin e Kosoves Hashim Thacin e Kadri Veselin u dorezuan ne Gjykaten speciale qe e kane miratuar vete me instistimin e tyre ne Parlamentin e Kosoves, me qellim qe te pastrohet lufta e Kosoves nga akuza e thashethemnaja e madhe e akuzave serbe.

Ajo qe nuk duhet ta harrojme kurre eshte fakti se ne Kosove ka ndodhe lufte dhe jo mbremje vallzimi, sic kam shkruar disa here, dhe ne lufte vritesh, puthesh me plumbin. Ajo lufte deboi Serbine prej Kosove e per kete debim nuk pajtohet Serbia por do te thure intriga gjithmone.

Para asaj gjykate qe e krijuan apo miratuan vete ne Parlamentin e Kosoves, Hashim Thaci me shoke duhet te mbrojne veten e tyre.

Ata nuk jane UÇK qe eshte krijimi me madheshtor e i ndritshem i shqiptareve, ata kane qene pjese e UÇK, drejtues e ushtare te saj por jo pronare te saj.

Ata nuk jane liria as pronaret e lirise dhe nuk po kercenohet liria e Kosoves qe ta mbrojne ata ne gjykaten speciale, ata do te mbrojne veten e drejtesine e tyre.

E nese do te akuzohen se kane vrare serbe ne lufte, ata do te jene gjithmone herojte e mi se kane luftuar me na mbrojte prej serbeve.

Per akuzat te tjera nga dosje serbe akuzash ata dine te mbrojne veten.

Per akuza ndaj tyre gjate ushtrimit te gjate te pushtetit, ato jane pune te tjera dhe nuk i shaloj ato inate.

Po te kishin ngrite shqiptaret akuza ndaj Serbise per cfare krimesh kane bere serbet ne Kosove, sot nuk do te kishte gjykate te tille ku te gjykohen shqiptaret, por pushtetaret e Kosoves me ne krye Hashim Thacin dhe pushtetaret e Shqiperise administrative kurre nuk ngriten nje akuze kunder Serbise.

As Shqiperia nuk ngriti akuze kunder Serbise ndonese u denua e u sulmua nga Serbia, iu pushtua 1400 ha me mina serbe, i vdiqen nga minat 53 shtetas dhe mbeten invalide nga minat serbe 274 te tjere, pa llogaritur demet kolosale te tjera. As per kunderpeshe ndaj Dick Martit nuk veproi Shqiperia administrative.

Te dyja qeverite, ne Prishtine e ne Tirane treguan inferioritet ndaj Beogradit dhe Tirana socialiste luftoi te puthej me Beogradin, pa perfille Prishtinen dhe krimet serbe ne Kosove.

Per akuzat serbe ndaj Hashim Thacit e UÇK te artikuluara nga Dick Marti, une kam dhene kete pergjigje ne RTV Ora News pak caste pasi i ka shpalluar ato akuza Dick Marti dhe po e ripublikoj ate pergjigje ku kam thene se per ato lloj akuzash per transplante organesh etj etj, jam gati qe duart e mia te vihen ne nje pale pranga me duart e Hashim Thacit. Ja shkrimi im i asaj dite kur ka ngrite akuzat Dick Marti:

DUART E MIA NË NJË PALË PRANGA ME DUART E HASHIM THAÇIT

Nuk e di se si mundet me fole me shqip, me thjeshte, me sakte dhe me bukur nje shqiptar i vertete se sa ka fole Naser Rugova, lidhur me akuzat e Dik Martit ndaj Hashim Thaçit dhe ne mbrojtje te shqiptarit Hashim Thaçi, ish drejtues i UÇK-se, aktualisht Kryeminister i Kosoves duke ike, e duke ardhe prape Kryeminister pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit ne Kosove. Nuk e di si mundet politikan i larte shqiptar te flase me qarte, shkurt, sakte e troç, shqiptarisht se sa foli Kryeministri Sali Berisha duke zhbere te pavertetet makabre te Dik Martit dhe duke i dale zot UÇK-se dhe shqiptarit Hashim Thaçi, qe sot eshte kryeminister.

Nuk di se ku jane e pse vonojne fjaletaret e mentaret qe sot duhen mbase me shume se kurre per te mbrojtur te qenurit shqiptar, qe te flasin per keto shpifje, per keto te zeza qe akuzohen shqiptaret nga Dik Marti me kompani. Jam nje nga njerzit, jo te shumte, deshmitar okular per gjithe kohen e luftes, nga fillimi ne fund, ne brezin kufitar Shqiperi-Kosove, si gazetar i angazhuar i Radio Kukesit, Radio Tiranes e me teper, dhe krenar them se kam pare, prekur e degjuar gjera qe atehere e sot do ti kishte zili cilido gazetar.

Por krenar mundem ta pohoj para sejcilit burre dhe grua te botes se nuk kane ndodhur felliqerira te tilla qe akuzon mizorisht, tinezisht e ligesisht Dik Marti. Turp eshte me e pakta qe duhet ti them atij fare njeriu qe duket si korb i zi, por sterre i zi per zezone qe vjell prej goje kunder shqiptareve. Flet per gjera qe as i ka pare as prekur as degjuar ai e askush sepse nuk kane ndodhur gjera nen toke por gjithçka ka ndodhur ne sy te mijera e mijera njerzve, ne drite te diellit. E si mund te flase dikush per gjera te pandodhura? Te pandodhurat si mund te behen te ditura e te pohohet per to. Jane lodhur dhjetra misonare, te hapur e te fshehte, para ketij fare Dik Marti, te gjejne gjilperen ne kashte, te bejne mizen buall, por kane mbete me gisht ne goje para mungeses se fakteve dhe kane ikur mbrapsht me bisht nder shale.

U lodh me cmire e vner ishkryeprokurorja e Hages, gruaja e pabere, qe ti nxirrte shqiptaret siç po i nxjerr ky fare Dik Marti, por bene nje vrime ne uje. Shqiptaret shkrues, mentare, te paguar shume rendshem prej Kosoves heret e vone qe te shkruajne te vertetat e verteta, bile qe ti thone botes me fakte se nuk ka kisha serbe ne Kosove por jane shqiptare ato kisha te shnderruara ne serbe, kane heshte e jane truse dhe po heshtin dhe sot. Une kam shkruar me bindje te thelle se fitorja me e madhe luftarake e shqiptareve ne historine e tyre eshte vete krijimi i UÇK-se e cila arriti ti binde shqiptaret se edhe serbi vritet, edhe serbin e vret plumbi. Une kam shkruar, kunder deklarimeve te Hashim Thacit qe mburret pahijshem se Kosoven e ka cliruar UÇK-ja, pasi i besoj te vertetes se patjetersueshme se Kosoven e ka cliruar Amerika, Natoja dhe e treta vjen UÇK-ja, pasi pa Ameriken dhe Naton, UÇK-ja nuk do te kishte kurre mundesi ta clironte e vetme Kosoven, kurre.

Une kam shkruar keq dhe shume keq per UCK e fundluftes apo te pasluftes kur filluan te blinin uniforma te UÇK-se shume njerez qe me perdhune hyne dhe shkruan emrin ne radhet e UÇK, duke e fyer ate rende. Une nuk jam me Hashim Thaçin as dje e as sot sepse nuk ka artikuluar qarte, sakte e prere, se trimi mbi trima, komandanti i vertete e real i gjithe shqiptareve te Kosoves ka qene dhe mbetet Ibrahim Rugova, i cili nuk iu fsheh kurre asnje çast Kosoves, nuk i iku asnje çast kurre Kosoves, as i rruar e as me mjeker, qe vdiq ne pune, ne detyre dhe nuk u dorezua as para semundjes se rende. Dhe ne kohet me abuzive e akuzuese ishte ai qe i tha botes se shqiptaret po mbrojne pragjet e shtepive te tyre (Kosova ishte shtepia e shqiptareve e prag shtepie). Une jam kunder legjendareve, kunder Hashimit qe shpik legjendare. Por sot, kush eshte shqiptar e mendon shqip, sot duhet te lidhet krah per krah me Hashim Thaçin. Hashim Thaçi sot eshte Kosova, Hashim Thaçi sot eshte UÇK-ja, eshte historia jone e re, e paster, e dlire, e diamantte. Hashim Thaçi sot eshte shqiptari, eshte une dhe ti, eshte cilido shqiptar qe ndjehet shqiptar prej verteti e jo shpirt shitur. Akuzatorit banal dhe sponsorve te tij i duket Hashim Thaç cilido shqiptar dhe synimi final qellimzi eshte te poshtroje shqiptarin, te cilit ne rastin ne fjale ia ve emrin Hashim Thaç. Akuzatori banal dhe shpura sojseze nuk mundet te barazoje masakruesit historike e te vone e inferiore te shqiptareve me shqiptaret. Nuk mundet te gjeje nder shqiptare ato lloj kriminelesh qe kane prere koka femijesh, sy e veshe femijesh, gjinj vajzash, qe kane shperthyer femije ne bark te nenave shqiptare, nuk mundet t'i gjeje tek shqiptaret. Nuk mundet kurre sepse shqiptaret nuk dine, nuk konceptojne, nuk munden te bejne monstouzitete te ketilla kurre. Ata qe bejne te tilla gjera jane monstra jo shqiptare te deklaruara para historise.

Rasti i Hashim Thaçit, i shqiptarit qe sot quhet Hashim, por qe mund te kete edhe emrin e cilitdo shqiptari qe perfaqeson Kosoven dhe UÇK-ne, vjen si rast i dyte pas dergimit ne Hage te komandantit - komandant prej verteti, por as hero, as legjendar, Ramush Haradinaj, i cili tronditi armiqte e shqiptareve per faktin se ai kryetrimi Ibrahim Rugova e beri Kryeminister te Kosoves. Kosoves ia kane sulmuar, vrare, helmuar, varrosur se gjalli trimat e burrat qe kane bere histori. E kur s'munden keshtu, duan t'ia shemtojne trimat, bemat, historine. Ndaj sot kush eshte dhe ndjehet shqiptar prej verteti, sipas mendimit tim, duhet te besatohemi me shqiptarin Hashim Thaci, per te mbrojtur shqiptarin shqiptar, qe mund te kete cfaredo emri, sic e ka tani Hashim. Une nuk jetoj ne Kosove qe te kem ndjeshmeri sa nje shqiptar qe jeton atje nese duhet apo jo te jete Kryeminister Hashim Thaçi. Te pyetem une, nuk jam per kete. Por sot, pavaresisht zgjedhjeve e rezultatit te tyre, Hashim Thaçi eshte Kryeminister, duhet te jete Kryeminister, dhe gjithe shqiptaret ne Kosove e jashte saj kudo ku jane, duhet te lidhim duart zingjir me Hashim Thaçin, vetem per te zhbere akuzat e helmeta te Dik Martit me kompani. Nese ka llogari per te dhene Hashim Thaçi, u jep llogari shqiptareve. Nese eshte per tu denuar Hashim Thaçi e denojne e le ta denojne shqiptaret, por pa Dik Marta enco, te cilet, ne mos dashakeqesi te llahtarshme, po tregojne ndaj shqiptareve ligesi te pafund e te kobshme e nuk po ngopen ne ligesine e tyre, qe mekohen ne hakmarrjen e te mundurve. Une nuk e dua Hashim Thaçin Kryeminister sepse dua ndonje pasues te vertete e te denje te Ibrahim Rugoves qe te jete Kryeminister, por per tu perballur e per te pergenjeshtruar akuzat e poshtra, te ulta, te liga e te ndyra te Dik Martit enco, se shqiptaret kane vrare serbe per tu marre organe per transplant, dhe qe paska pas klinike te tille ne Fushe Kruje apo Mat apo kudo qofte ne hapsiren shqiptare, jam gati qe kycet e duarve te mia te behen bashke ne nje pale pranga me kycet e duarve te Hashim Thaçit.

Botuar me 16 dhjetor 2010.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora