E enjte, 25.04.2024, 09:54 PM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Të dashur relativues, frikacakë dhe egoistë

E marte, 03.11.2020, 09:00 PM


Të dashur relativues, frikacakë dhe egoistë

Nga Xhemal Ahmeti

Pasi dështuan keq në debatin rreth çeçenit, me një fjalë u doli fytyra si saçi apo xhevahiri i Gjylës përmbi ujë, tash relativizuesit dhe frikacakët, të zënë ngushtë edhe ngase vrasësi u doli nga rradhët e veta përdorin pseudomantrën, parullën tjetër «krimi nuk ka fé as komb». Po ka kombësi kur asaj lufte i bashkangjiten 1001 ushtarë vetëm të një kombi konkret e proporcionalisht në masë më shumë se tjerët (boshnjakët, turqit …); kur asaj lufte i bashkangjiten dhjetra xhami, qindra e mijëra militantë - ende retorik - për çdo ditë me propagandën e tyre; kur në atë komb prodhojnë qindra libra me përmbajtje fashiste ndaj perëndimit dhe kulturës shqiptare shtëpi botuese të paguara nga investuesit e terrorizmit; ka por ti relativizues apo frikacak i dashur nuk je më i denjë për diskurs se sa ato zuzarët që do kishin vrarë gjithë botën por ende rrinë strukur zgafellave të tyre. Po ka fé që predikojnë terrorizëm. Ato janë nëna e terrorizmave historikisht (edhe konkretisht me faktografi të dëshmuar), sidomos abrahamitet. Një pjesë e tyre ka hequr dorë nga terrorizmi duke u bazuar vetëm në Dhiatën e Re dhe duke depolitizuar kishën, tjetra jo. Kjo tjetra madje ka shtete që edhe ndaj qytetarit të vetë, ndaj femrës, ndaj njeriut sillet me terrorizëm të përditshëm. Ju të dashur relativizues jeni e keqja e shoqërive shqiptare ngase në të vërtetë thoni: „hajt se një s’ka dert, hajt se njëmijë s’ka dert, hajt se ende janë 10% s’ka derit, hajt se janë vetëm 20%…e harrohet ngjarja shpejtë“. Më kuptoni ku e kam fjalën? Me siguri se me kuptoni, por jeni oportunistë, frikacakë, egoistë që në fakt as u ha palla për shoqëritë, lirinë e tjerëve, dhe pengimin e terrorizmit. Jeni për keqardhje. Problemi nuk zgjidhet kështu por me masa konkrete, duke mos lejuar fetë të fusin hundët në politikë e sferave publike. Duke i disciplinuar me ligje dhe duke mos i trajtuar si shtet paralel.

___________

SHPËTUAM - NJË I VRARÊ DHE NJÊ POLICE QENKAN SHQIPTARÊ?!

Nuk na shpëton fakti se një nga 500 policêt e lëshuar mbrëmê Vjenës dhe se njêri nga viktimat qenkan shqiptare. Ky lloj ngushëllimi madje është idiot, ngase sikur festoni se njera nga viktimat qenka shqiptare. E bëni nga pavetëdija dhe për t'ia lehtësuar vetes gropën mentale ku gjenden pjesë të shoqërisë shqiptare me 1001 në ISis dhe me mijera klerikë e njerez religjiofashistê. Njerëzit në detyrê s'janë heronj dhe të vrarit nuk janë material për të krijuar balancin - hë vallahi se kemi edhe ne të mirë. Nuk luajm futboll këtu. Diaspora kundër Muçivërcês apo Austria në ndeshje miqësore me shqiptarët e saj. Mentalitet i shkatrruar komplet.

Çka nëse nesër gjithë do të jenë shqiptarë?



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora