Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arbana Xharra: Ideologjia qe po na shkaterron te ardhmen!

| E marte, 03.11.2020, 09:59 PM |


Arbana Xharra:

Ka qene viti 2012, kur une nisa hulumtimin mbi rritjen e ekstremizmit islamist ne trojet shqiptare dhe ne diaspore. Pas me shume se 8 muajve hulumtim ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni dhe Angli, e realizimin e mbi 80 intervistave nxorra te dhena mbi shtrirjen e nje rrjeti te madh te ekstremizimit qe kishte leshuar rrenje te thella tek shqiptaret. U shpalla islamifobe bashke me koleget e mi qe raportonim dhe ende mbajne kete epitet. Me vite te tera, derisa une beja perpjekje per te rritur vetedijen mbi rrezikun e madh nga ky kancer, behej propagande ndaj meje me shpifje sikur; (video e nje plaku qe lavderon Millosheviqin- gjeja eshte gjyshi im), per te me humbur kredibilitetin kur flas per ekstremistet islamist. Per te mos ri-numeruar faktet kur une personalisht dhe familja ime kemi pesuar nga puna ime. Une per keto tete vite kam pare se shqiptaret jane duke plotesuar agjenden e Serbise, ate qe per 100 vjet beri perpjekje ky regjim te na portretizojne para botes, “Shqiptaret terroriste islamiste- Lindje e Mesme e Ballkanit”. Cfare beme ne nga 1999ta e ketej; nxorrem nje nga 10 terroristet me te rrezikshem ne bote, Lavdrim Muhaxherin, derguam me se shumti pjestare te ISIS-it per koke banori ne Siri dhe Irak, vritem ne aeroportin e Frankfurtit dy ushtare amerikan, i mbushem xhamite e Evropes me shqiptare qe benin thirrje per xhihad, morrem pjese ne sulme terroriste si ky i fundite ne Vjene, dite me pare kerkuam largimin e ambasadorit te Kosoves ne France pse kritikoj nje terrorist islamist qe i hoqi koken nje mesuesi...Shume pak zera kemi fole per kete rrezik, sot jo vetem neper xhami por ne politike, Universitet te Prishtines, institucione publike e private njerez me ndikim jane duke bere fushate pro erdoganiste e kunder zerave qe kritikojne agjendat islamiste. Sot Serbia po i rikujton botes se ne jemi terroriste, e kete ia mundesuam vet ne. Politikan te korruptuar bashke me perfaqesues nderkombetare qe lejuan futjen e organizatave pas luftes ne Kosove te shtrijne kete ideologji qe po na shkaterron te ardhmen.

Shqiptaret sikur ky i Tetoves ne diaspore qe mbushi sot ballinat  e mediave jane rekrutuar edhe nga hoxhallaret e Kosoves, Maqedonise dhe Shqiperise. Ne emer te “fese se paqes”, sot me shume se kurre shqiptaret jane ne listen e zeze te ekstremisteve islamist ne bote. Ky eshte vetem fillimi, kemi me pa cka ka me ndodhe edhe pak vite!