| E hene, 02.11.2020, 11:49 PM |
Presidenti Trump - treguesit fantastikë të rimkëmbjes ekonomike dhe politika e suksesshme të jashtme
Nga Klajd
Kapinova
Papunësia më e ulët tek amerikanët hispanikë
Nën udhëheqjen e bisnesmenit dhe burrshtetit të
suksesshëm Presidentit Donald J. Trump, komuniteti hispanik amerikan ka pësuar
rritje në punësim dhe element të tjerë, brenda ekonomisë amerikane. Ata për një
kohë të shkurtër, përjetuan një papunësi rekord të ulët në të gjithë historinë
e SHBA-së e krahasuar për disa dekada.
Kështu në muajin gusht 2020, shkalla e papunësisë
hispanike ra në shifren record 2.4%. Edhe më parë shkalla e papunësisë
hispanike amerikane arriti disa nivele rekord në 2019, përfshirë rënien nën 4%
për herë të parë në histori.
Nëse shikojmë grafikun e historisë së vitëve të mëparshme
nën administratën Trump, del se të ardhurat mesatare në komunitetin e madh
hispaniko amerikanë u rritën me 1,786 dollarë, gjatë vitit të parë në detyrë të
Presidentit Trump.
Tre vjet më parë dhe më saktë në muajt e pare të vitit
2017, të ardhurat mesatare hispanike amerikane arritën shifrat më të lartat të
regjistruara ndonjëherë në nivelin rekord 50,486 dollarë.
Që nga marrja e detyrës së kryetarit të shtetit
bisnesmenit republikan Trump, pronësia e shtëpisë hispanike amerikane u rrit me
më shumë se një përqind (46.3% në 47.4%).
Kur Trump merrej me perandorinë e bisnesit të tij dhe nuk
ishte i përfshirë në politikë, gjithnjë në media kishte kritikuar marrëveshjen
e mëparshme skandaloze tregtare, midis SHBA-Kanadasë dhe Meksikës (NAFTA).
Fati i mirë i popullit amerikan dhe Presidentit Trump e
solli, që ai të marrë detyrën e kryetarit të shtetit amerikan, në kohën dhe
momentin e duhur, për të bërë realitet idetë dhe shqetësimet e tij me synimin
final, për të rritur krenarinë, prestigjin dhe vlerat e SHBA.
Kështu pa humbur kohë, Presidenti Trump rinegocioi marrëveshje
më të lira dhe të drejta tregtare siç është USMCA (SHBA-Meksikë-Kanada).
Presidenti republikan i ka kritikuar vazhdimisht sistemin
e socializmit dhe komunizmit, në disa shtete të Amerikës Latine, si: Venezuelë,
Kubë dhe Nikaragua, shtete të cilat shtypin liritë dhe të drejta e njeriut, si
armiqët krysorë të lirisë së popujve të tyre ispanjikë.
Falë presionit nga Presidenti Trump, mbi 50 vende të
botës ndoqën udhëheqjen e Presidentit Trump, në njohjen e Juan Guaidó si
udhëheqësi legjitim i Venezuelës, pas zgjedhjeve të zhvilluara atje, të cilat
qeveria komuniste i manipuloi, duke marrë në tavolinë fitoren e pa votuar nga
populli venezuelas.
Administrata Trump, ka rikthyer mbrapsht politikën
skandaloze, globaliste, socialiste katastrofike të ish Presidentit B. Hysen
Obamës, për afrimin me diktaturën komuniste të Kubës, e cila vazhdon të shtyp
dhe burgos fjalën dhe dëshirat për lri dhe prosperitet të popullit kubanez prej
60 vitesh.
Obama, i cili vjen nga një familje me origjinë dhe
histori të pastër komuniste dhe globaliste, për sa kohë ishte president i
SHBA-së, zbuti politikën ndaj diktatorit Raul Kastro, i cili, sikurse vëllai i
tij i madh Fidel Kastro, kanë burgosur me qindar dhe mijëra kubanez, kanë
ushtruar sistematikisht gjenocid dhe bërë krime macabre kolektive dhe
individuale prej shumë dekash ndaj popullit të varfër dhe të pafajshëm kubanez.
Djali i Hysenit, asnjëherë nuk i bëri presion politik dhe
nuk i vuri asnjë kusht qeverisë mizore komuniste kubaneze, por përkundrazi si
liberal dhe socialist bëri një vizitë në Kubë e u takua përzemërsisht me
presidentin kriminel kubanez Raul Kastro, i cili, vijon të mbaj të shtypur
popullin e tij, që kërkon liri dhe demokraci të vërtetë.
Komuniteti më i madh kubanez është i vendosur në shtetin
e Floridës dhe ata gjithnjë mbështesin kandidatët republikanë në zgjedhjet
presidenciale. Në vitin 2016, Presidenti Trump fitoi zgjedhjet në shtetin
portokalli.
Me udhëzimin e Presidentit Trump, Departamenti i Thesarit
menjëherë ka vendosur sanksionet kundër zyrtarëve të lartë në regjimin e
Nikaragua, për rolin e tyre në abuzimet e të drejtave të njeriut dhe minimin e
demokracisë atje.
Presidenti e ka bërë të qartë se interesat amerikanë nuk
përputhen me politikat socialkomuniste të dështuara kudo në botë.
Amerikanë aziatikët të Oqeanit Paqësor
Papunësia, nën drejtimin e administratës së Presidentit
Trump për komunitetin aziatiko amerikanë ka arritur nivele të ulëta rekord.
Shkalla më e ulët e papunësisë rekord për aziatiko
amerikanët ra në 2.1% në qershor të vitit 2019. I njëjti fenomen pozitv ndodhi
edhe gjatë muajit gusht 2019, ku niveli aziatiko amerikanë i papunësisë ra në
nivelin 1.3%.
E rëndsishme është të thuhet se amerikanët aziatik të
Oqeanit Paqësor, janë përfituesit më të mëdhenj të ligjit historik të shkurtimeve
të taksave dhe rritjes së vendeve të reja të punësimit, duke marrë një ulje
mesatare taksash prej 2,560 dollarësh.
Presidenti Trump, ka punuar me nismën e Shtëpisë së
Bardhë mbi aziatiko amerikanët dhe banorët e ishujve të Oqeanit Paqësor dhe
Departamentin e Drejtësisë të SHBA, për të luftuar krimet e urrejtjes ndaj
aziatiko amerikanëve, gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.
Po ashtu Trump, ka treguar gjithnjë një tolerancë zero,
për diskriminimin dhe mbrojtjen e komunitetit aziatiko amerikanë, duke e kthyer
atë në një përparësi kryesore.
Ai nënshkroi Ligjin për Nxitjen e Talentit Universitar,
duke zhbllokuar burimet për arsimin bashkëkohorë në ligj, dhe ka riautorizuar
në mënyrë të përhershme më shumë se 250 milion dollarë, në financime vjetore për
institucionet, që shërbejnë pakica siç është programi AANAPISI (Instituti
Shërbyes i Ishujve të Paqësorit), që regjistron gati gjysmën e të gjithë
studentëve universitarë të APA-së në të gjithë vendin, veçanërisht duke u
shërbyer atyre, që kanë të ardhura më të ulëta financiare.
Trump, nënshkroi Aktin e Njohjes së Shërbimit të
Veteranëve Hmong, duke autorizuar varrimin në çdo varrezë të hapur
kombëtare të veteranëve të Hmong, që luftuan për interesat kombëtare të
SHBA-së, gjatë Luftës së Vietnamit, e cila zgjati për një kohë të gjatë.
Presidenti Trump nënshkroi Ligjin për Kongresin e
Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore Kineze Amerikane (S1050; HR 2358) në ligj
në vitin 2018. Ky ishtë një legjislacion dypartiak, i cili, është i përkushtuar
për të njohur sakrificat dhe shërbimet e anëtarëve të shërbimit kinez
amerikanë, për vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Trump miratoi ligje për kujdesin e fëmijëe
amerikanë
Reformat historike të taksave të Presidentit dyfishuan
kredinë e taksës së fëmijëve, duke përfituar gati 40 milion familje amerikane,
me një mesatare prej mbi 2,200 dollarë në vitin 2019.
Miliona punëtorë morën shpërblime nga rritja e pagave dhe
rritje të përfitimeve të beneficeve të punës, falë legjislacionit historik.
Në vitin tatimor 2019, gati 40 milion familje përfituan
nga kredia e taksës së fëmijëve (CTC), duke marrë një përfitim mesatar prej
2,200 dollarë gjithsej kreditë prej 88 miliardë dollarësh.
Në vitin tatimor 2019, gati 6 milion familje përfituan
nga kredia e taksave për fëmijën dhe kujdesin e varur (CDCTC), duke marrë një
përfitim mesatar prej $551 kreditë totale prej $3 miliardë.
Presidenti, gjithashtu miratoi programin më të madh të
pushimeve me pagesë për prindërit, duke u garantuar 12 javë leje, për të gjithë
punonjësit federalë.
Ai ka nënshkruar në ligj zgjerimin më të madh ndonjëherë
të Granteve të Bllokut të Kujdesit dhe Zhvillimit të Fëmijëve (CCDBG)
për shtetet nga 3.9 dollarë në 5.8 miliardë dollarë.
Ky financim ndihmon familjet me të ardhura të ulëta dhe
nga ana e tjetër listat e pritjes së kujdesit për fëmijë janë ulur shumë dhe
janë eleminuar në shumë shtete.
Në të gjithë historine e presidentëve të SHBA Presidenti
Trump bëhet Presidenti i parë, që përfshiu pushimet familjare me pagesë në
buxhetin e tij. Ekonomia në rritje në periudhën Trump, ka çuar në më shumë
mundësi dhe pagesa më të mëdha.
Për t’i ardhur në ndihmë amerikanëve që ai përfaqëson,
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, për të siguruar përmirësime kritike dhe
ndihmuar në mbrojtjen e mirëqenies dhe rezultateve, për fëmijët në kujdesin
familjar.
Trump është i vetmi president republikan që mbron
të drejtat e LGBTQ
Qysh kur ishte kandidat Donald J. Trump ishte i nominuari
i parë republikan, që përmendi të drejtat e LGBTQ në fjalën e tij të pranimit
në Konventën Kombëtare Republikane 2016. Gjatë fjalës, Trump u zotua të
mbrojë qytetarët LGBTQ. Administrata e tij e mbajti fjalë vazhdimisht, ku
po mbron dhe respekton të drejtat e komunitetit LGBTQ.
Ai u zotua të zbatojë urdhrin ekzekutiv 2014, që mbron të
drejtat e komunitetit LGBTQ në vendin e punës. Ai nisi një fushatë globale për
mbrojtjen e homoseksualitetit. Përpjekja u drejtua nga ish ambasadori amerikan
në Gjermani dhe ndërmejetësi aktiv diplomati Ric Grenell antar i LGBTQ, i cili,
luajti rol të madh, për normalizmin e marrëdhenieve tregtare midis Kosovës me
popullsi 97% muslimane dhe Serbisë me popullsi ortodokse.
Ndërsa u zotua në Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të
Kombeve të Bashkuara, Presidenti Trump dhe administrata e tij qëndrojnë në
solidaritet me njerëzit LGBTQ, që jetojnë në vendet që dënojnë, burgosin ose
ekzekutojnë individë, bazuar në orientimin e tyre seksual.
Vërejtjet e Presidentit në shtator të vitit 2019 para
OKB-së, ishin hera e parë që një president i ShBA i shpreh hapur, duke venë
theksin në dekriminalizimin, që u bëhet homoseksualitetit.
Gjithashtu ai ka marrë drejtimin për kujdesin në rritjen
e mbështetjes për njerëzit që vuajnë nga HIV brenda dhe jashtë vendit.
Në buxhetin e tij për VF 2020, Trump mori një qëndrim të
guximshëm, për të ulur në mënyrë agresive HIV/AIDS në Amerikë, duke siguruar
291 milion dollarë për Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.
Buxheti i Presidentit gjithashtu siguron 3.4 miliardë
dollarë, për Planin e Emergjencës së Presidentit për Ndihmën e AIDS-it.
Administrata e republikanit populist Trump, nisi një
program për të siguruar falas ilaçin parandalues të HIV për pacientët e
pasiguruar.
Presidenti, emëroi Richard Grenell si Drejtorin e
Përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare. Duhet thënë, se në fillim Grenell ishte Sekretar
i Kabinetit edhe pse ishte me prirje të hapura homoseksuale.
Sikurse dihet Grenell, më parë kishte shërbeu si
Ambasador i SHBA-së në Berlin të Gjermanisë, i cili, kishte deklaruar hapur se
ishte homoseksual dhe pa paragjykime u emërua si diplomat nga Presidenti i
45-të amerikan Donald J. Trump.
Presidenti Trump emëroi të nominuarin gjyqësor LGBTQ
Patrick Bumatay në Gjykatën e Rrethit të 9-të të Apelit dhe Mary Roëland në
Gjykatën e Qarkut të Illinois Verior. Të dy gjyqtarët u konfirmuan. Presidenti
është Pro Jetës dhe po i palëkundur në vlerat humane për shenjtërinë e
jetës, kundër abordit, që ka në programin e saj partia “demokratike” ultra e
majtë amerikane e Obamës dhe Bidenit, Pelosit dhe Shumerit etj.
Në vitin 2020, Trump u bë presidenti i parë në të gjithë
historinë e presidentëve të SHBA-së, që mori pjesë në Marshin e Madh Pro Jetën
në Washington D.C.
Qysh kur mori detyrën, Presidenti dhe administrata e tij,
kanë punuar për të ndaluar sulmin ndaj politikave pro-Jetës dhe kanë punuar për
të promovuar shenjtërinë e jetës si një vlerë amerikane.
Ai ka ndërmarrë hapa të gjerë për të çmontuar Titullin
X të Aktit të Shëndetit Publik dhe Shërbimit Njerëzor, i cili, do të
parandalonte financimin e mëtejshëm të të gjitha programeve, ku aborti është
një metodë antihumane e planifikimit familjar.
Administrata, rivendosi dhe zgjeroi politikën e qytetit
të Meksikës, e cila mbron miliarda ndihma të huaja nga financimi i industrisë
globale të abortit dhe avokatëve të saj.
Shkurt dhe saktë
Presidenti Trump fatmirësisht ndërpreu fondet për Fondin
e Popullsisë së OKB-së.
Ai nënshkroi H.J Res. 43 në ligj, duke përmbysur
rregulloren e epokës së Obamës, që ndalonte shtetet të zhvlerësojnë disa nga
objektet e abortit, duke bashkuar Kongresin rreth ruajtjes së jetës.
Në vitin 2017, Administrata e republikanit Trump nisi
strategjinë, për Përshpejtimi i Kontrollit Epidemik të HIV/AIDS (2017-2019), i
cili, do të mbështesë përpjekjet në më shumë se 50 vende "për të
siguruar qasjen në shërbimet e shpëtimit të jetës".
Po në vitin 2017, Trump tha fonde të qëndrueshme për
HIV/AIDS, ku programet e hartuara me kujdes janë ndër "përparësitë më
të larta" në buxhet.
Kryetari i shtetit amerikan, mbështet Ligjin për
Mbrojtjen e Fëmijëve të Palindur, të Mundshëm për Dhimbje, i cili, do të
parandalonte abortet afatgjata pas 20 javësh.
Ai gjithashtu lëshoi udhëzime, për të zbatuar kërkesën që
dollarët e taksapaguesve të mos mbështesin mbulimin e abortit, në planin e
shkëmbimit të Obamacare.
Komiteti Kombëtar Republikan dhe partitë zyrtare të
shtetit Republikan në Arizona, Colorado, Florida, Georgia, Iowa, Illinois,
Kentucky, Louisiana, Maine, Michigan, Minnesota, Montana, Nevada, Nebraska, Neë
Hampshire, New Mexico, New York, North Carolina, Ohio, Pennsylvania, Virginia,
and Wisconsin.
Sukseset e vitit 2018
Më shumë se 160,000.000 amerikanë sot janë të punësuar një
shifër rekord në historinë e SHBA-së. Presidenti
Trump, ka krijuar më shumë se 7,5 milion vende pune prodhuese që nga zgjedhja e
tij, dhe qysh nga marsi 2020 dhe deri në tetor 2020, janë hapur mbi 11,400.000
vende të reja pune dhe GDP (sipas burimeve zyrtare të pavarura) është rritur
33.1% më e larta në histornë e SHBA qysh nga viti 1952.
Rritja ekonomike gjatë vitit 2019 arriti në 4.2 përqind
dhe shifrat e papunësisë kohët deri në shkurt të vitit 2020 arriti shifrën më
të ulët prej 49 vitesh.
Të ardhurat mesatare të familjes, kanë arritur nivelin më
të lartë të regjistruar ndonjëherë. Sipas komunitetëve, papunësia afrikano
amerikane deri para ardhjes së sëmundjes pandemike të Covid 19, ka arritur
nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.
Papunësia hispaniko amerikane dhe aziatiko amerikane
është në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, kurse papunësia e grave
kohët e fundit arriti nivelin më të ulët në 65 vjet.
Në grupin e moshave, papunësia e të rinjve kohët e fundit
ka arritur nivelin më të ulët në gati gjysmë shekulli.
Me këtë ritëm ka shkuar edhe shkalla më e ulët e
papunësisë e regjistruar ndonjëherë për amerikanët pa diplomë të shkollës së
mesme.
Nën Administratën Trump, papunësia e veteranëve kohët e
fundit arriti nivelin më të ulët në gati 20 vjet.
Element tjetër i përmirësimit të jetës amerikane është
edhe fakti se pothuajse 3.9 milion amerikanë janë hequr nga pullat ushqimore që
nga zgjedhjet.
Premtimi për punëtorët e Amerikës, ka rezultuar në
punëdhënës, që angazhohen për të trajnuar më shumë se 4 milion amerikanë.
Presidenti Trump nënshkroi paketën më të madhe të uljes
së taksave dhe reformave në histori. Pas shkurtimeve të taksave, mbi 300
miliardë dollarë u shpenzuan përsëri në SHBA vetëm në tremujorin e parë.
Si rezultat i faturës të taksave, bizneset e vogla
pësuarn nivelin më të ulët të taksës margjinale në më shumë se 80 vjet.
Presidenti Trump ndihmoi të fitonte ofertën e SHBA për
Lojërat Olimpike Verore 2028 në Los Anxhelos, si dhe ndihmoi të fitonte ofertën
e bashkuar të tre shtetëve SHBA-Meksikë-Kanada për Kupën e Botës në vitin 2026.
Njeriu më famshëm i botës Presidenti Trump, ka aprovuar
tubacionet Keystone XL dhe Dakota Access, duke eliminuar burokracinë,
materialet e të cilave sigurohen ne vend. Ai krijoi mundësinë e lehtësimit të
rregullave, për bankat e komunitetit dhe unionet e kreditit.
Administrata e tij siguroi mundësinë më të përballueshme
të kujdesit shëndetësor, për amerikanët, përmes planeve shëndetësore të
shoqatave dhe planeve afatshkurtra.
FDA miratoi barna gjenerike më të përballueshme se kurrë
më parë në histori, dhe falë përpjekjeve të Presidentit, shumë kompani të
barnave po ngrinë ose po përmbysin rritjen e planifikuar të çmimeve.
Administrata e stafit Trump, reformuam programin
Medicare, për të ndaluar që spitalet të mbingarkonin të moshuarit me të ardhura
të ulëta në ilaçet e tyre, duke kursyer të moshuarit qindra miliona dollarë
vetëm këtë vit.
Presidenti, falë punës së palodhur siguroi 6 miliardë
dollarë në fonde të reja, për të luftuar epideminë e opioidit.
Administrata e tij ka ulur recetat e dozave të larta të
opioideve me 16 përqind, gjatë vitit të tij të parë në detyrë, ku nënshkroi Aktin
e Zgjedhjeve të VA-së dhe Aktin e Përgjegjshmërisë së VA-së, shërbimet e
telehealthit të zgjeruara të VA-së, klinikat shëtitëse dhe kujdesin urgjent
parësor dhe të shëndetit mendor në të njëjtën ditë.
Rritja e eksportëve amerikane
Rritja e eksporteve amerikane të qymyrit me 60 përqind,
ku, prodhimi i naftës në SHBA kohët e fundit arriti nivelin më të lartë të të
gjitha kohërave, duke e radhitur SHBA-në në shtetin #1 në botë për prodhimin e
energjisë.
Shtetet e Bashkuara sot janë një eksportues neto i gazit
natyror, për herë të parë që nga viti 1957.
Suksesi më i madh i Presidentit Trump, është tërhiqja e
menjëhershme e SHBA nga Marrëveshja Klimatike e Parisit, për vrasjen e vendeve
të punës dhe kursyer biliona dollarë thesarit të shtetit.
Administrata anuloi planin e paligjshëm, anti-qymyr, i
ashtuquajturi Plani i Energjisë së Pastër.
Modernizmi i ushtrisë dhe armatimeve amerikane
Kandidati dhe më pas Presidenti Trump bëri realitet
premtimin e madh për modernizmin dhe rritjen e fuqisë ushtarake të SHBA-së sot
në botë. Ai siguroi një shifër rekord 700 miliardë dollarë, për financimin
ushtarak gjatë vitit të parë më 2018 dhe 716 miliardë dollarë të tjera në vitin
2019.
Falë këmnguljes së madhe të Presidentit Trump, aleatët
ushtarakë të NATO-s po shpenzojnë 69 miliardë dollarë më shumë në mbrojtje që
nga viti 2016.
Trump, premtoi dhe e bëri realitet procesi e filluar për
ta bërë Forcën Hapësinore Amerikane si Degën e 6-të të Forcave të Armatosura të
SHBA-së.
Politka e jashtme amerikane
SHBA u tërhoqën nga marrëveshja e tmerrshme dhe e
njëanshme e Iranit e realizuar nga adminstrata globaliste anti amerikane Obama
- Biden.
Një ndër sukseset më të mëdha është zhvendosja e
Ambasadën e SHBA në kryeqytetin e lashtë të shtetit ebrej në Jeruzalem.
Mbrojtja e amerikanëve nga terroristët me Ndalimin e
Udhëtimit, të gjashtë shteteve të mbështetura për fat të mirë nga Gjykata e
Lartë.
Aadministrata Trump lëshoi Udhëzim Ekzekutiv, për të
mbajtur të hapur Gjirin Guantanamo.
Presidenti amerikan arriti një marrëveshje përparimi me
Bashkimin Europian, për të rritur eksportet e SHBA-së, si në tarifat të
vendosura mbi çelikun dhe aluminin e huaj për të mbrojtur sigurinë tonë
kombëtare.
Administrata Trump, fatmirësisht është në përfundim të
Murit të Madh në kufi me Meksikën. Kështu republikanët amerikanë duan kufij të
fortë dhe pa krime, kurse “demokratët” duan kufij të hapur, që është e
barabartë me importimin e krimit masiv.