| E hene, 02.11.2020, 08:20 PM |
Një Jetë për Atdhe
(Shpalosje
Kujtimesh për ish frofesorin tim, Hazir Shala, 28 gusht 1939-1 shtator 2014,
atdhetarin, patriotin kraharorin zjarr për Shqipërinë Etnike)
Nga
Fazli Maloku
Pranverë
e vitit 1964. Dy vite më parë, në qytezën e Besianës-ish Podjeva, në kuadër të
Gjimnazit 8 Nëntori, u themelua edhe Paralelja e Normalistëve, në të cilën pata
fatin të jem edhe unë nxënës i saj. Këtë hap e mori kush tjetër pos prof.
Ramush Rama, drejtues për arsim në këtë komunë, një atdhetar i flakët i çeshtjes
kombëtare për Çlirim e Bashkim Kombëtar. Nevoja për mësues ishte po thuaj si
për bukën. Në këtë Paralele, ishim të regjistruar 40 djem e 5 vajza. Gjysma e
arsimtarëve që na mësonin ishin serbo-maqedono-malazezë, kuptohet në gjuhën
serbo-kroate, siç quhej atëherë. Dhe kuptohet se çfarë na mësonin këta
"profesor" sllavë. Në pranverën e vitit 1964, mbetëm pa profesor të
Gjuhës Shqipe, dhe kuptohet se pa këtë kuadër edhe Paralelja e Normalistëve,
nuk mund të qëndronte, pra duhej mbyllur! Ne ishim të informuar nga profesorët
e pakët shqiptarë dhe rrinim me ethe se çdo të ndodhte me ne.
Një
ditë, kujdestari i klasës, prof. Aziz Dibrani , na dha një lajmë tepër të
gëzueshëm: "Neser do ta keni profesorin e Gjuhës Shqipe dhe Paralelja nuk
do të mbyllet". Të gjithë u ngritëm në këmbë dhe filluam të përqafoheshim
nga gëzimi i madh që i ngrohu zemrat tona."Profesori vazhdoi më tutje:
"Keni fatin që do ta keni njërin nga profesorët më të zotët që i ka sot
Kosova, bile edhe më gjerë, prandaj në shenj respekti për profesorin, Hazir
Shalën, do të ishte mirë të organizoheshit, dhe kështu siç jeni e gjithë klasa
të dilni gjysmë ore para se të vijë treni nga Prishtina, me të cilin do të
udhëtojë profesor Haziri, dhe ta shoqëronit gjerë në oborrin e shkollës."
Njëri nga shokët, Jahir Kastrati, që ne quanim për shaka "baba", nga
se ishte i martuar pyeti kujdestarin e klasës: " Si do ta njohim ne
profesorin?" Profesor Azizi,shpjegoi tutje:" Nuk do ta keni aspak
vështirë. Pof. Haziri, mban veshur katin e rrobave ngjyrëbardhë. Në kokë mban
"republikën". Përveç mendjes, dijes dhe aftësisë profesionale, natyra
i ka dhururar edhe një bukuri të rrallë."
Kështu
edhe vepruam.
Të
nesërmen, ashtu siç ishim marrë vesh ditë më parë, u tubuam të gjithë te
stacioni i trenit. Binte një rigë shi. Dheu i përzier me qymyr e bënte baltën
edhe më të merzitshme. Pas pak ariti treni dhe udhëtarët filluan të dalin me
radhë. Profesor Haziri, na kishte vërejtur që nga brenda dhe kishte krijuar
bindjen se këta mund të jenë "normalistët" e Podjevës. Zbriti nga
dalë dhe u drejtua nga ne. Sytë i shkëlqenin nga gëzimi. Për ne ai kishte një
pamje do të thosha hyjnore. Na pyeti: "Mos jeni ju Normalistët e
Podjevës?" Po.
u
përgjigj "baba"në emër të klasës. Me që prof. Haziri shkëlqente i
tëri, bile edhe këpucët e tij si pasqyrë, Jahiri, iu afrua profesorit duke ia
kthyer shpinën, profesor hyp në shpinën time gjerë në obarrin e shkollës, nja
qindra hapa larg stacionit. Jahiri vërtetë ishte një djalosh truprritur e i
shëndetshëm si drangua. Nuk duam që
këpucët e juaja të ndotën me llaqin e stacionit të trenit. Profesori qeshi.
Duke na ledhatuar të gjithëve, foli: " Po unë e kam ditur se çfarë llaqi
bëhet në Podjevë. Unë edhe pse jamë tepër i stërngarkuar me punë në shumë
shkolla, kam ardhur vetë për ju, që mos të mbyllet Paralelja e juaj. Prof.
Haziri, gjatë orëve mësimore na i pëmbushte ato mëngësi që i kishim.
Fjalëëmbël, i dashur me ne dhe me gëzim e pritnim orën e Gjuhës Shqipe. Por,
gëzimi ynë që i shkurtër!
Pas
pak muajsh, UDB-ëja arrestoi dhjetëra shqiptarë, kryesisht intelektualë në krye
me Adem Demaçin. Në mesin e tyre edhe profesorin tënë të dahur e shumë të
çmuar, Hazir Shalën. U morëm vesh që të protestojmë duke mos hyrë në klasë, por
duke qëndruar në një kënd të oborrit të shkollës. Kështu mendonim se do ta
nxjerrim nga kthetrat e UDB-së profesor Hazirin! Drejtori i shkollës një
malazez fashist, i tërbuar nga veprimi ynë, kërcënohej se do ta mbyllte
përgjithmonë Paralelen e Normalistëve. Ne nuk donim të dëgjonim që llomotitëte
drejtori. Kështu vazhduam për tri ditë rresht. Ditën e katërt të protestës, nga
qyteti erdhi kujdestari i klasës s'onë, profesor, Aziz Dibrani. Hyri në mesin
tonë dhe ashtu siç ishte gjithmonë serioz, na u drejtua: " Dëgjoni mirë
këtët që po ua them. Tani sa e vizitova profesor Hazirin në Burgun e
Prishtinës. E njoftova për veprimin e juaj. ai më dha këtë porosi për ju:
" Ju përqafoj nga larg. Nëse më keni dashur dhe respektuar, për çka nuk
kam fije dyshimi, ju lutëm të futeni në klasë, të mësoni edhe më shumë se me mua!"
Kjo është porosia e profesorit dhe ju vendosni". Na e ktheu shpinën dhe u
fut në objektin e shkollës. Ne, u konsultuam dhe fjala e Jahirit
"babait"se proria e profesor Hazirit duhet respektuar dhe të gjithë
në klasë! Me kaq lehtësi na e nbushi mendjen kujdestari ynë i klasës, Aziz
Dibrani! Profesor Haziri, do të dënohet me 13 vite burg nga Gjykata Jugosllave,
s'bashku me grupin e Adem Demaçit. Prof. Haziri, me të tjerët, do ta fitojnë
luftën për jetë a vdekje në çelitë e burgjeve jugosllave.
Veprimtaria
atdhetare e prof. Hazirit, do të jetë një fanar që ndriçon rrugën e brezave
deri në realizimin e çeshjtjes kombëtare shqiptare, Bashkimi i Trojeve
Shqiptare, pra Krijimi i Shqipërisë në gjithë tokat Arbërore.
Nderimi,
respekti dhe kujtimi për profesor Hazir Shalën, për mua dhe besoj për të gjithë
ata që e njohën, do të jetë i përjetshëm, bile edhe për brezat që do të vijnë
Lavdi
jetës e veprës të profesor, Hazir Shalës!
Fazli Maloku, Prishtinë, 1 nëntor 2020