E premte, 17.09.2021, 10:37 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 'Si e kujtoj 2 nandorin 1945'?

E diele, 01.11.2020, 12:08 PM


VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI

“SI E  KUJTOJ ‘2 NANDORIN 1945”?

Nga Fritz RADOVANI

JANAR 1945: 118 Burra të Malësisë pushkatohen e hidhen në lumejë...

2 NANDOR 1945: Dhunohen gropat e të vramëve në Zallin e Kirit...

Ky djalë hyni nder të parat gropa në Zallin e Kirit... Me 15 Gusht 1945...

Kushedi sa herë kam pyet veten: “A ka guralec të pa lamë me gjak Zalli i Kirit, pranë Vorreve të Rrëmajit në Shkoder?!”… - Nuk besoj !! Lindëm e u plakëm me krizmat e automatikëve e rrëkajët e gjakut që derdheshin në lumin Kir... E nder kaçuba ferrash, qira të ndezun prej Nanave tona, që tash 75 vjetë lotët e lutjet e Tyne vazhdojnë pa Ua dijtë as Eshtnat...

Ikën një brez i tanë tue vue shenja e tue daltue shkronja tek Penda e Kirit po, të gjithë me zemer të plasun pa mujtë me Ua la Eshtnat nga balta dhe plehu i derdhun mbi gropat e Tyne, per njëgjysë shekulli tirani enveriste e ramiziste që e sundoi Popullin Shqiptar, me terror e vrasje barbare!

Kur në degët e Çinarve shekullor fillonin me ardhë  dallndyshat, asnjena prej tyne nuk mujte me perfundue vjerrshen e Filip Shirokës, “Dallnyshë shko!”... E tymi i armëve të pabesa komuniste vazhdonte me nxi Kryqat e Vorreve të Rrëmajit, që tash 75 vjetë nuk janë tha një çast nga lotët e mija Nanave e Motrave Shkodrane, që vazhdojnë me puthë guralecat pertokë.

Sa ruba e zezë e degermia e bardhë asht qendisë me ferrat e atij Zalli...

Veç kur çoheshim prej gjumit e kerkojshim “driten” me shue friken që na kishte pushtue zemren në piken e shperthimit armëve vrastare me një të pafund gëërrrrrr... Që, shpeshë, e shifshim nder andrrat tona fëminore!

Nuk fshihej nga kujtesa ynë asnjëherë ardhja e kamjonit me ushtarë, tek Vorret e Ndue Palit e Caf Metit me vllazen, të vramë me 15 Gusht 1945...

Thymja e Kryqave e Shenjave mbi vorre, shtjelmat mbi fotografia dhe mbi Nanat e Tyne e, njerzit per rreth, nuk mund të fshihen nga kujtesa!

Ajo pamje e mnershme e 2 Nandorit 1945 asht “komunizmi” i vertetë!

E komunizmi i vertetë asht vetem ai që po provon prap Populli Shqiptar!

Melbourne, 1 Nandor 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora