E enjte, 25.04.2024, 10:08 AM (GMT+1)

Editorial

Xhemal Ahmeti: «Mileti», elitat dhe haxhiqamilët

E shtune, 31.10.2020, 09:04 PM


«Mileti», elitat dhe haxhiqamilët

Është komplet e kuptueshme që njerëzit lodhen duke luftuar anomalitë dhe tërhiqen në ishujt e tyre të privatësisë. Sidomos kur shteti dhe partitë korruptohen nga ato shoqata e klube që i kërcënojnë me (mos)votim. Megjithatë dikush duhet të luftojë. Ashtu edhe siç luftohet. Triumfi do të jetë i atyre që ende lexojnë Fishtën, Migjenin, Naimin, Konicën. Jo për shkak të fuqisë së tyre, por për shkak të fuqisë enigmatike të kulturës shqiptare.

Nga Xhemal Ahmeti

Po me ç’mileti kishte punë Fishta kur acarrohej me vargje si «le ta dijë gjithë bota mbarë (…)». E eruditi Konica kur ndante turmat në kombëtarë e zuzarë e kishte me francezët e katakombeve të Parisit? E Çajupi i nervozuar deri në qiell që nga Gjeneva qortonte Zotin pse nuk ndali dorën pasi bëri derrin dhe arinë; e ky me  alienët, ufot polemizonte? Po Migjeni që protestonte plotë gërdi kundër hënës, kryqit e maleve të mbuluara në zi ishte i hidhëruar me smogun që krijonin baglat e lopëve që ky mos ta shoh «pillin» e atij vendasit tim ga Kalishti? Naimi që vendosi tu këndoj gjuhës, lisave e pishave për ta madhëruar Shqipërinë e mos të përmend njerinë, më kë ishte i acarruar? Me miletin e kishin gjithë këta. Me shumicat e udhëhequra nga shpirtëzinjtë luftonin. Këta nuk e mallkonin dot «popullin e shejntë», ngase ja ende mbahet lapidare teza; turmat të jenë të pafajshme se injorante dhe në hall nga skamja dhe jeta e rëndë. Po a mund ta justifikojmë edhe sot popullin me ngushëllime të llojit. Me siguri se po. Gjithmonë. Përherë shumicat nuk do jenë elita e as në konkurrencë me Devollët hajdutë. Por a duhet që edhe elitat ta bëjnë të njejtën gjë, gjersa primitivët të udhëheqin masat? Jo. Të heshtin s’bën. Migjenët, Fishtat, Çajupët dhe Konicët ishin poaq njësha saqë janë sot këta që u dalin përballë fallangave teopate, politoreligjioze, raciste dhe hajdute. Ato fallanga që ishin edhe në kohën e «Lidhjes së Prizrenit» dhe në çdo lidhje tjetër të historisë shqiptare.

Ne kemi zbukuruar historinë siç bën çdo popull i varfër në frymë e kulturë dhe i kemi fshehur ato se ç’kanë ndodhur në «Manastirin e Alfabetit» e gjithandej, ne i kemi drynuar në mentalitet ato momente të historisë që mos i kujtojmë më të kategorisë haxhiqamile, të cilat ja na u shfaq?n sot, ngase deshëm t’i harrojmë me dhunë. Po e njejta mendësi si kjo e sotmja, e cila donte edhe alfabetin, edhe identitetin edhe jetën e vdekjen t’i shndrrojnë në turke, osmane, serbe, malazeze, arabe e vetëm e assesi shqiptare.

E pse fituan Fishta, Migjeni, Konica, Naimi, Samiu gjersa ishin të vetëm e pothuaj të pafuqi? Sepse e drejta o sot o nesër ngadhnjen disi; sepse kulturat nuk funksionojnë me votë si në demokracitë pluraliste porse kanë dinamikën e vetë enigmatike të mbijetimit. Ato i mbejtojnë plehrat e çdo epoke qofshin ato atomike apo ideologjike. Ndryshe - po të ishte për shumicat - sot s’do kishte shqiptarë. Po të vendosnin shumicat nuk do ishte bërë Kosova shtet ngase që nga dita e parë në burg e Aem Demaçit e deri në krijimin e shtetit burgjeve nuk ishin më shumë se 1000 veta që luftonin për ato ideale. Ishin gjithmonë pakicë që dikur me mund i bindën shumicat t’u hiqen profetëve të tyre kriminel që u tregtonin lirinë Beogradit, si sot Ankarasë e gjetiu.

Sot paçka se janë kushtet më efeketive për të mbrrit tek masat, për t’i shpëtuar nga përdhunimi mental që ua bëjnë primitivët dhe ata që do humbin dosido nesër, por sot kemi edhe shtete që janë në anën e fallangave, prandaj njëshat duhet të shumohen dhe zëri i tyre duhet të çajë malet e Migjenit qoftë edhe me manxerkën e Fishtës për të mbrojtur të rrezikuarit - që sot janë të fésë tjetër, ateistë, budistë apo qofshin çka t’ua dojë zemra.

Nëse sa më shumë intelektualë nuk heshtin ndaj „kësaj turmës humbëse haxhiqamile“, që së fundi kundërmon nga racizmi, fashizmi dhe ekskluzioni i tjetrit ndyrshe, do të mbeten në kujtesë si akterë brenda kauzës së tyre e asnjëherë t? atij grupi që kanë mbijetuar si emra; si Migjeni, si Fishta, si Naimi, si Konica …E drejta është në anën e lirisë dhe së drejtës në identitet kulturor shqiptar, ky segment do ta ketë rëndë deri në ditët kur edhe qeveritë do t’i bëjë sipas këtyre kushteve. Deri atëherë duhet të luftohen këto anomali që rrezikojnë jo vetëm lirinë por edhe shtetet shqiptare, duhet t? kundërshtohen me të gjitha mjetet e mundshme - përjashto dhunën!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora