| E shtune, 31.10.2020, 09:04 PM |
«Mileti», elitat dhe haxhiqamilët
Është
komplet e kuptueshme që njerëzit lodhen duke luftuar anomalitë dhe tërhiqen në
ishujt e tyre të privatësisë. Sidomos kur shteti dhe partitë korruptohen nga
ato shoqata e klube që i kërcënojnë me (mos)votim. Megjithatë dikush duhet të
luftojë. Ashtu edhe siç luftohet. Triumfi do të jetë i atyre që ende lexojnë
Fishtën, Migjenin, Naimin, Konicën. Jo për shkak të fuqisë së tyre, por për
shkak të fuqisë enigmatike të kulturës shqiptare.
Nga
Xhemal Ahmeti
Po
me ç’mileti kishte punë Fishta kur acarrohej me vargje si «le ta dijë gjithë
bota mbarë (…)». E eruditi Konica kur ndante turmat në kombëtarë e zuzarë e
kishte me francezët e katakombeve të Parisit? E Çajupi i nervozuar deri në
qiell që nga Gjeneva qortonte Zotin pse nuk ndali dorën pasi bëri derrin dhe
arinë; e ky me alienët, ufot
polemizonte? Po Migjeni që protestonte plotë gërdi kundër hënës, kryqit e
maleve të mbuluara në zi ishte i hidhëruar me smogun që krijonin baglat e
lopëve që ky mos ta shoh «pillin» e atij vendasit tim ga Kalishti? Naimi që vendosi
tu këndoj gjuhës, lisave e pishave për ta madhëruar Shqipërinë e mos të përmend
njerinë, më kë ishte i acarruar? Me miletin e kishin gjithë këta. Me shumicat e
udhëhequra nga shpirtëzinjtë luftonin. Këta nuk e mallkonin dot «popullin e
shejntë», ngase ja ende mbahet lapidare teza; turmat të jenë të pafajshme se
injorante dhe në hall nga skamja dhe jeta e rëndë. Po a mund ta justifikojmë
edhe sot popullin me ngushëllime të llojit. Me siguri se po. Gjithmonë. Përherë
shumicat nuk do jenë elita e as në konkurrencë me Devollët hajdutë. Por a duhet
që edhe elitat ta bëjnë të njejtën gjë, gjersa primitivët të udhëheqin masat?
Jo. Të heshtin s’bën. Migjenët, Fishtat, Çajupët dhe Konicët ishin poaq njësha
saqë janë sot këta që u dalin përballë fallangave teopate, politoreligjioze,
raciste dhe hajdute. Ato fallanga që ishin edhe në kohën e «Lidhjes së
Prizrenit» dhe në çdo lidhje tjetër të historisë shqiptare.
Ne
kemi zbukuruar historinë siç bën çdo popull i varfër në frymë e kulturë dhe i
kemi fshehur ato se ç’kanë ndodhur në «Manastirin e Alfabetit» e gjithandej, ne
i kemi drynuar në mentalitet ato momente të historisë që mos i kujtojmë më të
kategorisë haxhiqamile, të cilat ja na u shfaq?n sot, ngase deshëm t’i harrojmë
me dhunë. Po e njejta mendësi si kjo e sotmja, e cila donte edhe alfabetin,
edhe identitetin edhe jetën e vdekjen t’i shndrrojnë në turke, osmane, serbe,
malazeze, arabe e vetëm e assesi shqiptare.
E
pse fituan Fishta, Migjeni, Konica, Naimi, Samiu gjersa ishin të vetëm e
pothuaj të pafuqi? Sepse e drejta o sot o nesër ngadhnjen disi; sepse kulturat
nuk funksionojnë me votë si në demokracitë pluraliste porse kanë dinamikën e
vetë enigmatike të mbijetimit. Ato i mbejtojnë plehrat e çdo epoke qofshin ato
atomike apo ideologjike. Ndryshe - po të ishte për shumicat - sot s’do kishte
shqiptarë. Po të vendosnin shumicat nuk do ishte bërë Kosova shtet ngase që nga
dita e parë në burg e Aem Demaçit e deri në krijimin e shtetit burgjeve nuk
ishin më shumë se 1000 veta që luftonin për ato ideale. Ishin gjithmonë pakicë
që dikur me mund i bindën shumicat t’u hiqen profetëve të tyre kriminel që u
tregtonin lirinë Beogradit, si sot Ankarasë e gjetiu.
Sot
paçka se janë kushtet më efeketive për të mbrrit tek masat, për t’i shpëtuar
nga përdhunimi mental që ua bëjnë primitivët dhe ata që do humbin dosido nesër,
por sot kemi edhe shtete që janë në anën e fallangave, prandaj njëshat duhet të
shumohen dhe zëri i tyre duhet të çajë malet e Migjenit qoftë edhe me manxerkën
e Fishtës për të mbrojtur të rrezikuarit - që sot janë të fésë tjetër, ateistë,
budistë apo qofshin çka t’ua dojë zemra.
Nëse
sa më shumë intelektualë nuk heshtin ndaj „kësaj turmës humbëse haxhiqamile“,
që së fundi kundërmon nga racizmi, fashizmi dhe ekskluzioni i tjetrit ndyrshe,
do të mbeten në kujtesë si akterë brenda kauzës së tyre e asnjëherë t? atij
grupi që kanë mbijetuar si emra; si Migjeni, si Fishta, si Naimi, si Konica …E
drejta është në anën e lirisë dhe së drejtës në identitet kulturor shqiptar, ky
segment do ta ketë rëndë deri në ditët kur edhe qeveritë do t’i bëjë sipas
këtyre kushteve. Deri atëherë duhet të luftohen këto anomali që rrezikojnë jo
vetëm lirinë por edhe shtetet shqiptare, duhet t? kundërshtohen me të gjitha
mjetet e mundshme - përjashto dhunën!