E premte, 19.04.2024, 10:24 AM (GMT+1)

Sport » Sporti

Besim Xhelili: Shah simultan me Mjeshtrin e Madh të shahut Rainer Buhmann

E shtune, 31.10.2020, 10:36 AM


SHAH SIMULTAN ME MJESHTRIN E MADH TË SHAHUT RAINER BUHMANN

Nga Besim Xhelili

Me rastin e hapjes së Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2020, Klubi i Shahut “Arbëria” nga Vjena, organizoi një turne simultan në shah, me Mjeshtrin e Madh të shahut Rainer Buhmann.

Klubi i Shahut “Arbëria” tashmë e disa vite qysh nga dalja në skenë në vitin 2012, si një grupim i vullnetarëve dhe dashamirëve të shahut në Austri, vazhdimisht ka korrur suksese të shumta, duke u ngjitur pothuajse çdo sezonë nga një ligë më lartë. Ai tash garon me grupin A në Ligën e Landit të Vjenës, ekuivalente më ligën e dytë të shahut në Austri. Grupi B i klubit është gjithnjë shumë aktiv dhe garon në ligën e tretë të Vjenës.

Tradicionalisht klubi organizon turne në shah për nder të festave kombëtare, asaj të 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës. Në tëtor 2019 klubi organizoi turneun e parë ndërkombëtar në shah, ku morën pjesë 57 shahistë nga nacionalitete të ndryshme që jetojnë në Austri. Klubi ka vendosur dhe zhvilluar kontakte të rregullta dhe korrekte me zyrtarë të federatës së shahut të Vjenës dhe klubet tjera. Për sukseset e tij kanë shkruar gazeta të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjermane.

Pandemia globale që ka kapluar botën, ka ndikuar edhe në veprimin e klubit gjegjësisht në takimet fizike të lojtarëve të shahut. Por, përmes internetit dhe lojrave online, klubi ka vazhduar të mbajë takime të rregullta dhe turne të përjavshëm në shah.

Me rastin e hapjes së Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2020 dhe në bashkëpunim me këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, klubi organizoi një shah simultan (shah të njëkohshëm të një mjeshtri me disa shahistë), ku i ftuar ishte Mjeshtri i Madh i shahut Rainer Buhmann. Takimin e hapi anëtari i klubit Sokol Çekani, i cili sqaroi shkurtimisht rregulat e lojës, më pas mori fjalën Kaltrina Durmishi, kryetare e KKSHSHA, pastaj të pranishmëve iu drejtua Anton Imre, zyrtar i komunës Schwechat nga partia ÖVP dhe në fund mjeshtri Buhmann. Morën pjesë 14 shahistë të klubit, të cilët i matën forcat me mjeshtrin Buhmann. Pjesëmarrësit ishin: Anton Marku, Sokol Çekani, Agron Çika, Fatos Krasniqi, Jaucker Valentin, Kadri Berbati, Hanna Ëehbeh, Faruk Saiadi, Jahjah Alzahour, Safet Hyseni, Burim Haskaj, Theo Imre, Zef Ukaj dhe Elvis Ndrecaj.

Ky aktivitet u mbështet nga qyteti i Vjenës, sektori për sport MA 51 dhe Restauranti “Kastaniengarten”, me pronar Shpëtim Bujupin, kurse në fund u shpërndanë mirënjohje për të pranishmit. Klubi falënderon sponsorët si Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare për Austri, ndërrmarjet “Albakopie”, “Blakaj Fenster & Türen’’, “Timi Trans”, “Alushaj”, “Gashi Fenster & Türen”, “Sinani Bau” etj.

Vjenë, 18 tetor 2020



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora