| E enjte, 29.10.2020, 07:57 PM |
Ndue Ukaj:
Skenat
e terrorit në Francë, tregojnë qartësisht se armiqtë e lirisë, përmes terrorit,
frikës dhe ankthit, duan t' iu vënë kazmën themeleve të qytetërimit tonë
bashkëkohor, që paradigmë dhe vlerë sublime ka lirinë e shprehjes.
Duke
i parë skenat e tmerrit në Francë, m' u kujtua shkrimtari mendjendritur Milan
Kundera, dhe fraza e tij se "nuk ka
liri për armiqtë e lirisë."
Sot
- kontinenti ynë i mrekulleshëm - si në kor duhet të përsëritë atë që thotë
Kundera.
Sepse,
Franca është një lloj atdheu shpirtëror, për të gjithë ata që e duan të
bukurën, artin, mendimin e lirë dhe human.