Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Armiqtë e lirisë

| E enjte, 29.10.2020, 07:57 PM |


Ndue Ukaj:

Skenat e terrorit në Francë, tregojnë qartësisht se armiqtë e lirisë, përmes terrorit, frikës dhe ankthit, duan t' iu vënë kazmën themeleve të qytetërimit tonë bashkëkohor, që paradigmë dhe vlerë sublime ka lirinë e shprehjes.

Duke i parë skenat e tmerrit në Francë, m' u kujtua shkrimtari mendjendritur Milan Kundera, dhe fraza e tij se  "nuk ka liri për armiqtë e lirisë."

Sot - kontinenti ynë i mrekulleshëm - si në kor duhet të përsëritë atë që thotë Kundera.

Sepse, Franca është një lloj atdheu shpirtëror, për të gjithë ata që e duan të bukurën, artin, mendimin e lirë dhe human.