| E merkure, 28.10.2020, 07:52 PM |
Jozefina Çoba Topalli:
“Fjala e plote e mbajtur
sot ne prezantimin e Levizjes per Ndryshim!”
Jam
ndjere e emocionuar kur nje grup te rinjsh me ftuan te ishim bashke per nje
kauze te forte e patriotike.
Kisha
kohe qe beja thirrje e shpresoja qe dikush nje dite te niste nje inisiative e te merrte frenat e nje levizje per
ndryshim. Ku ka me mire e me shpresedhenese se sa kete levizje ta fillojne
brezi i ri, nje brez i lindur ne liri .
Une
jam e inspiruar nga projekti i tyre, nga besimi qe kam gjetur, nga fjalet e shpresa e te rinjve ; una jam e inkurajuar nga kauza si dhe nga mbeshtetja permes
pranise sot ketu dhe jashte kesaj salle te shume pedagogeeve, mjekeve,
botuesve, qytetareve, sipermarresve ndaj kesaj Levizje.
Falenderoj
dhe miqte amerikane ketu te pranishem.
E
ndergjegjshme per kohen e veshtire qe
vendi po kalon si dhe per sakrificat e
forta te shqiptareve.
E
qarte se kemi perpara nje pune te paperfunduar te nisur dekada me pare;
E
vetdijshme se kriza e vendit eshte shumeplaneshe : eshte krize ekonomike,
politike, sociale , shendetesore Un,morale , perfaqesimi etj.;
E
trishtuar kur shoh se si vendi boshatiset;
si
perjeton shkretim vlerash, ku dija fyhet
nderkohe qe mediokriteti nderohet.
Por
.., e vendosur per te mos qendruar anash, per te mos heshtur, per te mos patur frike
jam sot bashke me keta te rinj per ti mbeshtetur ne kauzen e tyre
patriotike drejt nje projekti te ri.
Qe ne jemi ne mes te krizes eshte e dukshem e
kuptueshme. Vendi jone eshte ne zgrip.
Ekonomia
jone eshte tkurrur dhe eshte semure si konseguence e korrupsionit dhe papergjegjshmerise ne disa
raste; por edhe per shkak te deshtimit tone kolektiv per te marre vendime te
forta dhe per te pergatitur vendin per nje ere te re();
Cdo
dite takohemi me paradokse.
Nderkohe
...vendet e punes po shkaterrohen si dhe bizneset po mbyllen!
Sistemi
jone shendetesor publik vuan, nderkohe qe ai privat eshte shume i shtrenjte.;
Shume shkolla vazhdojne te mbyllen se ne
rrethe se nuk ka me femije.
Universitet
perballen me probleme komplekse brenda vehtes nderkohe qe studentet kane
kushtezime e kufizime te pa merituara.
Ne
vazhdojme te jemi nje vend ku ka pensione edhe 100 euro.
Prej
vitesh nuk rriten rrogat, por rriten cmimet;
Nje
vend ku ekonomia bie dhe borxhi rritet. Ku pabarazia dhe pasiguria jane bere
gati deshperuese..
Nje
vend qe po zhbrazet dhe plaket.
Keta
jane disa nga indikatoret e krizes, subjekt i te dhenave dhe statistikave.
Me
pak e matshme por jo me pak e thelle eshte mungesa e besimit ne gjithe vendin,
nje frike mbytese se vendi jone po rreshqet ne menyre te pa evitueshme dhe se
gjenerata e ardhshme duhet te ul pritshmerite..
Sot
i them cdonjerit se sfidat me te cilat ne perballemi jane reale.
Ata
jane serioze dhe jane te shumta.
Se
jane te veshtira dhe nuk zgjidhen duke u
fshehur.
Dhe
ata nuk zgjidhen ne nje sistem te rreme si ky i joni, ku nuk ka as qeveri as opozite te besueshme;
ku qytetari nuk ka ku te gjeje drejtesi sepse nuk ka as Gjykate Kushtetuese, as
Gjykate te larte; ku Gjykata administrative eshte afer kolapsit dhe ata te
shkalles se pare kane degraduar.
Ne
vendin tone askush nuk i del
per
zot njeriut ne veshtiresi, as lirive dhe te drejtave te njeriut.
Duke
ditur kete sejcili kupton se asnjeri nuk eshte i sigurte dhe nje dite , diku te
gjithe do takohemi me keto sfida.
Dhe
nuk kemi kohe me prit.
Jemii 6 muaj nga dita e zgjedhjeve fushata ka
filluar me po ata .
Po
ata te tre. Qe bashkohen bukur fort per
te ruajtur karriget e veta e
shantazhohen per llogarite private ,nderkohe qe interesi publik eshte larg
axhendes se treshes.
Keta të tre veprojnë sikur Shqiperia është prona e
tyre, ekonomia e vendit është ndërmarrja e tyre dhe shqiptarët rrogtarët e
tyre.
Ata
vendosin se kush duhet të beje biznes me
ata, kush duhet të punojë, kush jo, ku duhet të punojë, sa duhet të marrë,
kush
duhet të jetojë e punojë në Shqipëri dhe kush duhet të iki!
Praktikisht
vendi eshte pa alternative.
Ata
te tre do bejne cdo gje per te mbajtur monopol politiken e vendit. Ata besojne
se pavaresisht deshtimit te tyre, duke thene genjeshtra konstante do zhdukin te
vertetat.Por e verteta eshte liria jone.
Dhe
per kete sulmojne, kercenojne , shpifin
per cdo levizje te re qe eshte kundra kesaj kaste te korruptuar politike.
Sulmojne me brutalitet edhe Levizjen e te rinjve me
shprese qe ti dekurajojne. Taktike shume e vjeter kjo.
Praktikisht
fushata ka nisur , por me shume se kundra qeverise eshte kundra levizjes qe
ende nuk ka lindur. Dhe me shume se
fushate eshte histeri nga paniku.
Gabojne
qe sulmojne te rinjte dhe levizjen e tyre per shprese.
Te
gjesh armikun tek brezi i se ardhmes , tek
mosha e endrrave dhe energjia pozitive tek kauza e tyre patriotike
,
tek projekti i shpreses te len pa fjale.
Sa
per mua , me kujtojne vetem kohen e vjeter, kur para se te lindja ma kishin
percaktuar se isha e deklasuar , Armike,
tradhetare dhe kolaboracioniste.
Por
kjo eshte indikator i frikes se po i rreshqet monopoli qe kane .
Ndekohe
qe 3 kryetare nuk mund te mbajne peng 3
milione shqiptare.
Keta
te fundit nuk kane pse te presin qe femijet e tyre qe ende i kane ne shpi te
ikin nga shtepia e tyre drejt emigracionit.
Ka
gjithmone dy mundesi ne jete:
Te
pranosh kushtet ne te cilat jeton apo te marresh pergjegjesine per te
ndryshuar.
Por
mos te pretendojme se gjerat ndryshojne nese vazhdojme t’i bejme ne te njeten
menyre.
Nderkohe
te rinjte kane privilegjin e mundesine te sjellin ndryshimin e shpreses tek nje
vend pa shprese!
Shqiptaret
nuk ulin koken perballe nje situate paradoksi qe i ka hequr perfaqesimin,
meritokracine, shpresen e dinjitetin.
Ata
e dijne se Jeta nuk behet me e mire nga shansi( fati) , por nga ndyshimi.
Ne
kemi nevoje per aksion per te arritur ndryshimin.
Ne
nuk kemi pse te kemi frike per te folur me ndeshmeri; per te thene me ze te
forte e per t’u ngritur fort per kauza
te drejta e projekte te reja.
Dhe
nuk ka kauze me te drejte , me te madhe se ajo e femijeve tuaj dhe e vendit
tend!
Te
rinj, gra , burra, pedagoge, mjeke, inxhiniere, punonjes, veteriner ,
biznesmen ne gjithe vendin, ashtu si sot
te pranishem ketu, e duan vendin e tyre
dhe mund te ndihmojne per ta ndryshuar ate.
Sejcili
nga pak por me shume dashuri.
Nuk
ka siguri ne stasquon e deshperimit.
Bashke
ne duhet t’i japim mundesine e
ndryshimit per te cilet vendi ka nevoje.
E shpresa te fitoje mbi deshperimin.
Nuk
duhet te kete nje Shqiperi te Rames, nje
Shqiperi te Metes e nje Shqiperi te Lulit.
Shqiperia
eshte vetem e shqiptareve.
Dhe
keta te fundit nuk mund te dorezohen.
Ata duhet ta rifitojne atdheun e tyre.
Une
kurre nuk e kam humbur shpresen ne keta vitet e fundit. Une jam trishtuar.
Shpesh here si shume te tjere kam qene e frustruar. Por kurre nuk kam humbur
shpresen
Ne
nuk duam te jemi spektator te nje politike cinike kur bashke kemi mundesi te
bejme politiken e ndryshimit:
Ky
vend ka nevoje per drejtesi sociale; nje
administrate eficiente, nje qeveri te pergjegjshme , lider qe japin llogari
para qytetareve te tyre, qe punojne per interesin publik ;
Vendit
i duhet nje sistem real demokratik me qeveri te dal nga vota e qytetareve dhe
nje opozite qe nuk shitet e korruptohet per interesa te udheheqesit.
Vendi
ka nevoje per integrimin ne BE.! Per
konsolidimin e metejshem te bashkepunimit me aleatet tane strategjik.
Sundimi
i shtetit ligjor dhe lufta kundra te korrupsionit eshte nje sfide serioze qe
kerkon guxim e vetmohim.
Eshte
sfida me e veshtire por dhe me e rendesishmja, sfide per te cilen duhet te
ngrihesh e te luftosh.
Tek
kjo sfide eshte edhe buka e femijeve edhe shkolla e tyre; edhe rritja ekonomike
edhe siguria per jeten.
Pa
te asgje nuk funksionon. As tregu lire as sipermarrja as investimet e huaja .
Ata nuk ia dalin pa garancine e prones dhe te zbatimit te ligjit.
Njerezit
paguajne taxa dhe shteti duhet t’i pergjigjet me nje sistem shendetesor me te
shendetshem.; me nje sistem shkollor qe ka nevoje per reforme te thelle e te
guximshme.
Impakti
i politikes ne jeten e njeriut eshte i thelle. Por kur ajo eshte e korruptuar impakti
eshte fatal.
Prandaj,
per ta fituar kete sfide ka nevoje per njerez me integritet, te pa korruptuar
me pervoje ne punet e shtetit por edhe per energjine pozitive dhe optimizmin e
nje brezi te edukuar e te frymezuar per te bere vendin.
Me
nje drejtim te ri te pa korruptuar politika do ishte ndryshe.
Me
ndihmen e Zoti, me vullnet e durim ne do te kapercejme edhe kete kohe te
cuditshme !
Per
te punuar pastaj me tej me ndershmeri
,per nje ekonomi te zhvilluar qe jep mundesi te rinjve e dinjitet pensionisteve.
E
si ju ( si Adela, Niketa, Evaldi, Melisa, Najada, etj) ne Shqiperi ka me
mijera.
Perfetyrojeni
kur te bashkohemi te gjithe bashke.
Une
kam nje ftese dhe nje premtim.
Dua
te behem avokatja e interesave tuaja.
Mjaft
me deshperim. Ndaj dhe ju ftoj:-Behuni autore te fatit tuaj.
Mos
keni frike.
Beni
betejen per jeten tuaj.
Mos
kini frike!
Ngrijuni
per projektin e endrrave tuaja.
Jeta
juaj eshte ndermarrja me e madhe e botes.
Jeta
eshte nje spetakel i pa besueshem.
Diten
e sotme do e kujtoni gjate.
Sot
mbase nuk e kuptoni se keta te rinj ketu me inisiativen e tyre mund te kene nje
jehone te gjate.
Hap
pas hapi, pa u impresionuar nga asnje
veshtiresi e krijuar rruges nga ata qe mendojne se kane monopol
politiken dhe pasurine e vendit, nga ata qe
kujtojne se kane ne dore edhe
frymen tone , ne do ia dalim.
Mos
keni frike!
Frike
duhet te kene vetem ata qe vjedhin! Frike duhet te kene ata qe mbajne peng
vendin dhe partite.
Frike
duhet te kene ata qe i kane dhene femijeve tuaj rruget e botes!
“Nuk
mund te kthehemi mbrapa e te ndryshojme fillimin, por te fillojme ku jemi e te
ndryshojme finalen.”
Ky
eshte premtimi im.
Bashke
kemi vullnetin e pervojen , dijen per ta kthyer ate ne politike te shpreses.
Une
kam shume per zemer nje shprehje te Alberto Moravias qe thote:-A e dini cfare
behet kur nuk mundesh me?!
Ndryshon-!!!!!
Mendo
pak..
Cfare
force e madhe ndodhet brenda
jush.
Mos
e fusni ate ne guacke per te pritur per neser.
Mos
e shtyni me per javen e ardhshme , per muajin e ardhshem, per vitin e
ardhshem..
Nuk
deshtojne kurre njerezit qe provojne te ndryshojne edhe kur nuk ia dalin, por
deshtojne ata qe ankohen pa provuar ..
E
vetmja konstante e jetes wshte ndryshimi!
Ndryshimi
per shpresen .. ne nje vend pa shprese eshte DETYRE!
Prandaj
sot jam besimtare tek ky projekt kurajoz
, plot idealizem e dashuri per vendin; plot energji dhe optimizem per te mbyllur
kete tranzicion te veshtire.
Une
ftoj cdonjerin ne kete beteje.Nuk do jete e lehte, por eshte e drejte t’i
dalesh zot vendit.
I
kam thene miqve qe njoh, e atyre qe me pyesin:
Une
nuk kam as para as vende pune per te
ofruar. Ju ofroj vetem SFIDE!
Nuk
kam asnje pushtet.
Kam
pervojen e nevojshme, vullnetin e palekundur dhe besimin e patundur per te
kontribuar qe ky vend te behet. Kam frike se neser do jete vone. Koha eshte
tani..
Ndaj
dhe ju ftoj .. Eja me ne , bashkohu me
ne te fillojme betejen, te kapim sfiden, e te fitojme per vendin, te sjellim ndryshimin e rrezen shprese per kete
brez!
“Fjala e plote e mbajtur sot ne prezantimin e Levizjes per Ndryshim!”Jam ndjere e emocionuar kur nje grup te rinjsh me...
Posted by Jozefina Çoba Topalli on Wednesday, October 28, 2020