Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nebil Çika: Gramoz Ruci flet per holokaustin?! Pse nuk thriret edhe Geringun!!!

| E merkure, 28.10.2020, 07:53 PM |


Gramoz Ruci flet per holokaustin?! Pse nuk thriret edhe Geringun!!!

Nga Nebil Çika - Kryetar i  Shoqates Antikomuniste e te Perndjekurve Politike te Shqiperise

Te flase Gramoz Ruci per holokaustin dhe eshte antisemitizmin eshte nje soj sikur te flas Gering apo cdo minister tjeter nazist . Ruci eshte  ministri i fundit i brendeshem i diktatures komuniste autori me i madh i gjalle i holokaustit komunist ndaj shqiptareve  , pergjegjes i drejtperdrejte per krime kunder njerezimit e gjenocid .

Ai dhe qeveria e partia e tij kane kryer krime te ngjashme, ne mos me te renda ndaj shqiptarve se sa nazistet ndaj hebrejve. Fjalet ,holokaust, krime , urrejtje antisemitizem ne gojen e Rucit kullojne gjak.

Mendoj se antisemitizmi dhe cdo forme tjeter e krimeve te urrejtjes per arsye racore ,politike ,nacionale e tje meritojne te trajtohen me respekt e seriozitet. Por te ftosh njeriun qe ka drejtuar personalisht politika gjenocidi dhe ka urdhuar e firmosur vrasje, burgosje internime , tortura e tje krime te renda ,per te folur per to, eshte te tallesh me viktimat ,ne rastin konkret me ato te holokaustit nazist.

Nuk e di kush dhe  si e kane organizuar samitin ballkanik per antisemitizmin por kushdo qe e ka bere ka nje pergjegjesi te madhe ,pasi  besoj qe e ka ditur faktin qe Ruci ka qene ministstet i diktatures se fundit  staliniste ne  Evrope.

BE ka miratuar nje rezolute qe barazon krimet e nazizmit me ato te stalinizmit dhe Shqiperia e sunduar nga Gramoz Ruci e Co ishte deti ne vitin 1991, nje vend stalinist i deklaruar.

Te burgisurit e fundit politike be Shqiperi ishin pikrisht  ata qe hodhen ne ere statujen e Stalinit .

Dua tiu kujtoj organizatirve dhe sponsorve politike nderkombetare se ishte pikerisht diktatura e Rucit ajo qe pushkatoi , burgosi e perndoqi ,deri ne fund te saje, mbrojtesit shqiptare te hebrejve gjate LDB dhe sot pefqesuesi i vraseve flet e mburret ,merr meritat e tyre .

Mendoj qe aktivitetet mbi antisemitizmin kane si qellim sensibilizimin e opinionit publik te vedeve ku ato orgnizohem .

Por kur ti therret nje autore holokausti te flas per holokaustin apo krime te tjera te ngjashme me te ,efekti te kthehet kunder . Eshte po aq racizem antishqiptar sa ansemitizmi ti japesh te drejten te flase nje prej autorve kryesor te holokaustit komunist ne Shqiperi . Ky eshte me shume se turp , ky eshte nje krim .

Nuk ma do mendja qe viktimat e hebre te antisemitizmit dhe familjaret e tyre do te ishin dakord  qe nje autor i krimeve kunder njerzimit dhe gjenocidit te thirrej e te lejohej te fliste per krimet e urrejtjen ndaj tyre.

Imagjinoni cfare do re kishte ndodhur ,cfare do te thoshin miqte tane  hebre  dhe te tjere , ne se ne shqiptaret apo te tjere popuj, viktima te gjenocidit komunist , do te therrisim nje drejtues te larte nazis, te fliste ne nje samit per krimet e komunizmit?!

Ne se  ka paralele historike midis nesh dhe hebrejve eshte fakti se te dy kombet e popujt jemi viktima te holokausteve naziste e komuniste.