E enjte, 26.11.2020, 07:07 PM (GMT)

Komente » Radovani

Fritz Radovani: Maska e At Gjergj Fishtës

E marte, 27.10.2020, 07:43 PM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

MASKA E AT GJERGJ FISHTëS O.F.M.

Autori i Maskës së At Gjergj Fishtës asht vetem jezuiti italian...

Fratel Arturo SALA S.J.

Ishte viti 1962.., sikur flitej se mund të “rikthehej” At Fishta.

U bane edhe disa mbledhje në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder me krijue këte pershtypje, po nuk mund të besohej se mbas gjithë asaj shtergate kunder Tij, mund të ndigjohej ushtima e Atij zanit...Erdhne dhe personalitete nga Tirana per atë qellim.

Aso kohe At Aleks Baqli më dhuroi një Maskë gjesoje, të bame nga njena prej pesë kopjove të para të At Fishtës. Ai më tregoi se Maska e parë asht punue nga Fratel Arturo Sala S.J. Jezuit. Frateli ka sherbye disa vite pranë Kuvendit Jezuitve Shkoder. Ishte piktor, skulptor dhe skenograf i perkryem. Derdhja e saj më pat tregue At Aleksi, asht ba diten e neserme që ka vdekë At Fishta, per arsye që me dalë ma e saktë forma e ftyrës ishte e domosdoshme që maska të merrej kur ka fillue ftofja.

Fillimisht janë ba pesë derdhje në gjeso. Mbas vitit 1960 janë ba edhe pesë maska të tjera, që dinte At Aleksi. Masken që më pat dhanë mue unë e ruejta nder trenat e shtëpisë poshtë...

Me daten 13 Qershor 1967, kur asht arrestue Alfonsi, pra, vllau i madh dhe pritej me ardhë sigurimi i shtetit me na kontrollue shtëpinë, dikush në shtëpi asht ulë dhe ka thye Masken, dhe ka djegë edhe një leter që kishe mëshef të Don Dedë Malaj, që ia kishte dergue dajës sim Don Kolec Prennushit, në Qershor 1950, tri javë parase Don Koleci të vdiste me 2 Korrik 1950. Letra ishte per “mos pranimin e Statutit Kishës Katolike 1951”, gja per të cilen me 12 Maji 1959, Don Dedë Malaj u pushkatue.

Fatkeqsisht, zhdukja e disa dokumentave të asaj kohë, tue pa që kohët e fundit po ndryshohen edhe tekstet e dokumentave historike, gjoja me i kthye në gjuhen e “njësuar”, po shohim  me sy shtremnimin e fallsifikimin e shumë fakteve historike.

U zgjata pak, mbasi edhe Maska mund të gjindet në internet, po me disa nenshkrime që aso kohe kur ka vdekë At Fishta, ata “nenshkrues” janë kenë pa u le edhe disa vjet mrapa...

Emni i nderuem i Fratelit Arturo Sala S.J., duhet ruejtë fort në kujtesen tonë historike, se Ai ishte një artist i madh per ne!

Shenim nga Fritz Radovani: Nder kryeveprat e Fratel Salës S.J., perveç sa bazorelievesh të thyeme me “revolucionin kultural 1967”, duhet të rikujtojmë skenat e teatrit Jezuitëve në Shkoder, teatri i parë në Shqipni.

Melbourne, 27 Tetor 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora