E enjte, 25.04.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Petrit A. Velaj: Nje dritare burgu (III)

E marte, 18.11.2008, 05:45 PM


Nje dritare burgu

Nga Petrit A. Velaj

 

Ferri i Dantes - Burreli

 

Me 14 shtator 1946 ashtu sic ishim 81 vete, na cuan ne burgun e Burrelit. Ishte mbremje. U gjendem perpara disa mureve te lashte. Aty morem vesh se ai ishte "Ferri i Dantes - Burreli". Tek porta na doli perpara nje oficer verdhacuk, i cili tha: "Une jam drejtori i ketij burgu. Quhem Vangjel Rrembeci, nga Korca." Duke kerkellitur dhembet me sy dashakeq si Satani, shtoi: "Ketu, ku do te kallni kembet, ketu do t'u bien edhe dhembet..." U hapen dy kanatat e portes se hekurt. Ne mes te oborrit ishte nje pus i zuluar, pa gryke. Ra muzgu. Gjekundi s'kishte drite. Nje oficer, me nje fener ne dore po na shikonte nje e nga nje. Ishim teper te uritur. Kishim bere mbi trembedhjete ore udhetim. Mbas pak ne oborr degjuam zera te tjere. Ishin te burgosurit e Korces, pastaj te Beratit. Me vone erdhen te burgosurit e Shkodres. Na futen neper dhoma. Hekura ne hyrje. Hekura tek shkallet, hekura tek koridoret, hekura tek dera e dhomes. Burreli, me pamjen e vete te pare na dha te kuptonim se aty, ishte me keq se ne kafazet e bishave te egera. Ate nate na u duk se kaluam nje muaj...

 

Te nesermen ne mengjes na thone: "A doni buke?! Do te prisni, more te shkrete, se mullinjte na u prishen, furrat na u shkaterruan... Sa per uje, ja tek eshte pusi, ne mes te oborrit..." Pusi ishte pa gryke dhe rrekete e ujerave qe rridhnin neper oborr kullonin atje.

 

S'kaluan vec dy dite dhe ne burg na vjen nipi i Tahir Hoxhes, Niko Hoxha, gjoja per t'u takuar me xhaxhain. C'fare nuk i tha xhaxhait. Ato fjale qe dilnin nga goja e tij, m'u duken si copa metali qe dilnin nga ingranazhet e hekurta te dhembeve... Iso i mbante Kryetari i Deges se Brendeshme, Banush Goxhua, te cilin ne e urrenim, sepse sa here vinte ne koridoret e burgut, u peshperiste rojeve se ne qenkeshim pa flamur e pa Atdhe.

 

Mbas 3-4 diteve, gjendja e te burgosureve nga ana e trajtimit ekonomik ndryshoi rrenjesisht. Guzhina u rregullua: mish, zarzavate, fruta, buka dhe uji. Disa miq te mi, edhe ata te burgosur, me pyeten se mos pa na e kthejne burgun ne shtepi pushimi... Kur pas pese diteve, neper dhomat e burgut erdhen per vizite kryetari i Deges se Brendeshme Banush Goxha e drejtori i Burgut Vangjel Rembeci. Banush Goxhua mbajti nje fjalim duke na thene: "Eh, e shikoni se c'ben Partia dhe pushteti popullor per ju? Me buke te bardhe e mish vici po ju mbajme. Ushqime nga familjet po ju leme sa te doni. Shikoni sa zemergjere e bujare jemi. Kete na e ka edukuar Partia. Ju te kini nje fije nderi t'u shkruani familjeve tuaja, te mos dergojne ushqime e te vijne njehere ne 6 muaj t'u takojne. Populli akoma eshte ne fukarallek, por partia per ju, i gjen ushqimet ne fund te dheut." Po c'ndodhi me vone? Nje pjese e te burgosurve driteshkurter besuan dhe u shkruan familjeve. Erdhen edhe pergjigjet. Ndonje perfundonte : "Te rroje Partia! Te rroje shoku Enver!" Po shumica e te burgosurve nuk shkruan. Me 15 dhjetor 1946, ne kampin e Burrelit shpertheu nje furtune e vertete. Mbi njeqind e ca police, mbasi na kontrolluan te xhveshur lakuriq, na moren ushqime, libra, letra e na lane vetem me nje batanie, jorganin e dyshekun. Neper koridore degjoheshin zera, si britma ujqish se: "Mos pandehni qe do tu japim mish cdo dite. Do t'ju leme te ngordhni si krimba!" Prej asaj minute, te rrahurat, te bertiturat e te goditurat degjoheshin ne oborr, koridore, e dhoma. Xhelati Vangjel Rrembeci, miku i ngushte i Koci Xoxes, kishte shkruar neper muret e kampit me germa te zeza: "Burreli - kampi i shfarosjes".

 

Viti 1947. Kryetari i Deges se Brendeshme, Banush Goxho, si nje bishe e terbuar, vjen ne burg me nje liste ne dore. Ne prani te gardianit Fahri nga Pogradeci, dhe Jahja nga Kolonja lexon emrat e atyre qe duheshin vecuar nga te burgosurit e tjere. Listen e lexoi me ze te larte: Qemal Vrioni, Mihal Ballkameni, Adif Golja, Xhevat Korca, Koco Tasi, Visarion Xhuvani, Anton Kosmaci, Kudret Kokoshi, Tahir Hoxha, Mihal Zalluri, Ali Maliqi, Petrit Velaj, Hysni Alimerko, Abdurrahman Kreshpa, Sokrat Dodbiba, Zenel Kazazi, Sali Vuciterrni, Hasan Xama, Skender Qyteza, Abdyl Kadiu, Gjergj Kokoshi, Avni Bejkova, Jahja Kurti, Xhevdet Kapshtica, Avokat Jani Thomai, Isuf Selmani, Hivzi Xilaga, Engjell Kokoshi, Beqir Jazo, Jazo Ademi, Sami Bitinicka, Nino Kurti, Pjeter Berisha, Sabaudin Resuli, Aleksander Curcia, Novruz Nivica... Pasi na u thirre emri te gjithe u izoluam neper biruca nga gjashte vete se bashku. Keta persona ishin te denuarit me vdekje. Filluan torturat me Qemal Vrionin dhe vazhduan me te tjere. Na thane: "Kaq e patet". E torturuan per vdekje te zine Qemal. Dy xhelate i benin torturat. Ndersa dy ushtare tek dera e birucave u binin ciftelive duke kenduar kenge epike, nga ato te veriut. Keshtu torturuan edhe Adif Golen e Mihal Ballkamenin, derisa vdiqen nga torturat. Ciftelite ne ato vite ne burgun e Burrelit u bene si muzike mortore, funerale.

 

Ne dhome ishim gjashte vete. Banush Goxhua na quante "I pecigrosi", pra "te medhenjte" e te burgosurve politike. Me kujtohet se ne dhjetor te vitit 1946, hanim buke ne dhome se bashku me Kudret Kokoshin, Rexhep Sulon, Tahir Hoxhen. Perbri kisha Koco Koten qe kishte qene Kryeminister i Qeverise se zogut, njeri i ndershem, por i frikshem. Ne burg ishte tronditur ca me teper. Pas ca ditesh, edhe ky mbaroi me vdekje ne tortura.

 

Ne ditet e fundit te dhjetorit, Qemal Vrioni iu lut Kudret Kokoshit te thurrte disa vargje per Vitin e Ri. Ate nate Kudreti u mendua gjate. Te nesermen ne mengjes Kudreti doli perpara te burgosurve te tjere dhe recitoi:

 

Kaloi nje vit, kaloi,

trishtimi na pushton:

nder syte e njeri-tjetrit

lexojme mendimin tone.

 

Me vitin qe kaloi

vuajtjet s'moren fund,

por sot qe ky na erdhi

me shprese po na e lekund...

 

Te pranishmit: Xhevat Korca, Adif Golja, Tefik Mborja, Koco Kote, Ali Maliqi, Pater Marshkalla, Leonidha Kume, Tahir Hoxha, Dom Shtjefen Kurti, Gjon Shllaku etj, duartrokiten gjate. Ne frengjishte e hekurta te penxhereve debora trashte shtresat e saj. Roja nga jashte, i ngrire nga akulli, bertiste: "Oficeri i rojes, zevendesome! Ngriva nga te ftohtit! Por xhelati Rembeci i veshur me se miri me xhupe gezofi si ne stepat e Rusise, as qe donte t'ia dinte as per ne qe ishim neper qeli, e as per gardianet qe ruanin Ferrin e Burrelit.

 

Na mbeti nder mendje vjersha e Kudretit. Si replike ndaj kesaj vjershe Qemal Vrioni u shpreh keshtu: "Zoterinj, kini durim se kjo Qeveri lubi nuk do te kete me shume se dhjete vjete jete. Per me tutje nuk e di si do te na tregojne ditet e gushtit..."

 

Aty nga muaji mars i vitit 1947, Sadiku Borua, mori telegram nga familja e tij nga Vlora ku i shkruanin: "Metlliu, yt vella u vra ne Sevaster". Te gjithe ne qe e njihnim, na erdhi keq. Prane shtratit te tij ndodhej Temo Shehu nga fshati i Sevasterit. Ai i tha: "Sadik, vella, mos u nxito, prit hollesira..." Kur s'kaloi nje jave, vijne djemte e Temos dhe u mor' vesh prej tyre se, ne Sevaster, ne nje darke, majori Saliko Sulo nga Velca, gjoja gabimisht, ne pije e siper goditi llamben me vajguri. Ne erresire e siper kishte goditur me kobure edhe Metlliun, te kusheririn.

 

Ne daten 10 maj 1947 - ne kazanin e gjelles, gjella ishte leng me qepe, kishin hedhur nje ilac per te na zene barku. Gjithe burgu ate nate nuk kishte qetesi. Ndotem te gjithe neper dhoma se rojet, me gjithe te bertiturat tona, nuk na i hapnin dyert. Kjo ishte nje nga cpikjet e Vangjel Rembecit. Vangjel Rembeci aq ishte frikacak, ishte edhe dinak. Mendja e tij pillte vetem ligesi, ndersa Banush Goxhua, si injorant qe ishte, e hiqte veten per te zgjuar. Mundohej te bente humor e ironi me ne, por gjithmone perfundonte si nje lolo.

 

Ne vitin 1948, kur u be pleniumi i K.Q. te Partise se Punes dhe Koci Xoxe u shpall armik i Partise, Banush Goxhua, mbajti nje fjalim perpara te burgosurve, ku tha qe shkaktare per fatkeqesite e te burgosurve politike ishte Koci Xoxeja. Ne na erdhi per te qeshur. Harroi ky, "bekciu i ullinjve te Agallive te Vlores" dhe "punetori i fabrikes se vajit te Xhemil Mecos" se ishte vete ai qe zbatonte verberisht urdherat e "Leopardit", Koci Xoxe. Ishte kjo bishe qe e izoloi ne biruca per vdekje: Kudret Kokoshin, Tahir Hoxhen, Petrit Velajn, Hysni Alimerkon, Engjell Kokoshin, Beqir Jazon, Jazo Ademin, etj, te cilet i kishte njohur qe ne feminine e vete.

 

Na izoluann ne qeline 14. Nje dhome e madhe, me nje prag te larte, te ciles i hidhnin uje qe te mbante me shume lageshtire. Ne ate qeli qendronim: Xhevat Korca, Koco Tasi, Kudret Kokoshi, Petrit Velaj, Mihal Zallori, Xhevdet Kapshtica, Gjergj Kokoshi, Isuf Selmani, Sami Bitincka, Ali Maliqi, Hasan Xama, Andon Kozmaci, Aleksander Curcia, Hivzi Xhilaga, Novruz Nivica. E dini c'beme? Ashtu sic na tha Kudret Kokoshi, ashtu sic ishim kembezbathur, nisem te heqim nje valle. Kercenim ne uje. Roja, qe na pa nga vrima e deres, raportoi menjehere ne drejtori. Drejtori i raportoi Kryetarit te Deges se Brendeshme. Fill pas njezet minutash u ndodhen aty. Hapen sportelin e qelise dhe na gjeten duke kercyer. Banush Goxhua, kur na pa ashtu, uluriu me tersellime: "Armiqesine tuaj, o tradhetare te Atdheut, doni ta shprehni edhe me valle?!" Por heshtja jone e madhe ishte nje fyerje e hapet per te dhe regjimin ne fuqi, pse Getja i madh ka thene: "Fjala eshte argjend, heshtja eshte flori...".

 

Rrija e mendoja shpesh ne qeli per Banush Goxhon, te cilin e kisha patur shok ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, kemi qene edhe ne nje grup antifashist, ne Ujet e Ftohte ku benin pjese edhe Koco Papalilo, Miho Konomi, Selahedin Velaj, Skender Coba, Qemal Toto, Veiz Banushi, Shuaip Meto, Pasho Meto, Bebi Konomi, Spiro Konomi, Adem Lamani, Daut Lamani, dhe te tjere djem te ndershem te lagjes se Ujit te Ftohte. Qysh aso kohe, Banush Goxhua, ne cdo mbledhje shfaqej me profilin e tij : "Te vrasim, te bejme atentat, te bejme prite..." Kur e shihja perpara ne burg me rreqethej mishi nga injoranca e tij.

 

Gjate vitit 1947-1948 u groposen 720 te burgosur politike. Ishte po ky Banush Goxho e ky Vangjel Rembeci qe urdheronin rojet qe kufomat t'i percillnin me valle. Me kujtohet nje fakt, te cilin nuk mund ta le pa pershkruar. Po conim kufomen e Fuat Voshtimes, tek e fameshmja Qershi e Burrelit. Ishim: une, Pater Marshalla, Anton Kosmaci, Xhevdet Kapshtica dhe Ali Radhima. Qershia e Burrelit mbeti si nje lapidar i varrezave te viktimave te terrorit komunist. Duke cuar trupin e te pushkatuarit pame se si rojet hidhnin valle duke na shoqeruar neve. Po keshtu njehere tjeter, une, Koco Tasi, Petraq Isaku dhe Kudret Kokoshi na caktuan per te cuar kufomen e nje djaloshi te ri, Hasan Prifti, nga Dibra? Vigu yne ishte nje batanie. Rojet na shoqeronin duke hedhur valle. Kur shkuam tek qershia c'te shohim; trupin e Fuat Voshtimes qe e varrosem tre dite me pare qente e kishin nxjerre mbi varr. Drejtori i burgut na dha urdher qe varret te mos germoheshin me shume se nje pellembe e gjysme, prane siperfaqes se tokes.

 

Nje dite prej diteve, kur vdiq plaku vlonjat, Sulo Shehu nga Sevasteri m'u kujtuan fjalet e tij qe me kishte thene: "Petro, more djale, une do te vdes se burreria ime nuk i mba torturat e ketyre bishave..." Sulo Shehu si ajo kllocka qe i mblidhte rreth vetes zogjte. Keshtu mbeshtilleshim edhe ne perreth tij. Edhe ceremonia e varrimit te Sulo Shehut nuk mungoi te behej nen tingujt funebre te ushtareve e policeve te burgut. Ushtari me cifteli ja nisi vargjeve te kenges se tij aty per aty, sapo mbaroi varrimi i Sulos. Nga vargjet e asaj kenge e cila na ndillte vdekjen ne te burgosurve te tjere, m'u nguliten ne mendje si gozhde:

 

Kush do puthet me vdekjen - o,

Xhevdeti me Kocon - o,

Petriti me Kudretin - o,

Pader Marshkalla qe i do,

radhen do kene neser - o...

 

Ishte fjala per ne: P. Velaj, K. Tasi, K. Kokoshi, P. Marshkalla, Xhevdet Kapshtica etj. Te them te drejten, edhe vete nuk e kuptoja nga me rridhte qendresa dhe optimizmi i shpreses. Edhe Dantja keshillon qe: "Ju qe hyni ketu ne dyert e Ferrit - humbisni cdo shprese". Njehere Gjergj Kokoshi, i cili ka qene Minister i Arsimit 1945-1946, pas Kristaq Cipos, me tha: "Petro, pse mendohesh? Pse merzitesh? Te armatosur apo udhetare te thjeshte, le te na rrembeje vdekja, por deri ne fund shprese a kurajo". Duke vazhduar biseden me tha: "Petro mbaji mend vargjet e Alfred D'Vinzi-ji ne kryevepren e tij "Vdekja e Ujkut", ku thote: 'Te renkosh, te qahesh, te lutesh eshte njesoj poshtersi. Beje energjikisht detyren tende te rende e te gjate. Ne ate rruge qe fati deshi e te thirri, pastaj me se fundi vuaj dhe vdis pa ze, ne heshtje...'"

 

Me thoshte Gjergj Kokoshi shpesh qe: "ti Petro, te jesh cekan e nuk te keshilloj te behesh kurre kudher". Me Gjergj Kokoshin kam ndenjur 18 muaj i izoluar ne qeline numer 3. Ne mendje me kane mbesi xixa te atyre vuajtjeve edhe fjalet e mencme te zotit Andon Kozmaci, -ish minister i Drejtesise dhe te imzot Visarion Xhuvanit, kryetar i Kishes Autoqefale Shqiptare. Fjalet e Visarion Xhuvanit ishin si nje mjegull qe vinin nga qiejt e perendive. "Biri im, pac urates tone, degjonaji keto fjale, se ti je i ri e mund t'ua percjellesh me mire brezave qe vine...Me goditen grekerit ne Manastirin e Zvernecit, afer Nartes se Vlores, kur po lahesha me uje ne mengjes. Plumbat u perplasen ne pasqyre dhe ne drurin e pusit. Ne jete kalova dhe shume shtigje te liga. Me ofenduan ne Konferencen e te njembedhjete ne Londer, ne vitin 1931. Bile shkruan edhe ne shtyp se ky shqiptar nuk di te haje peshkun e Arkangelsit... Por, kudo, qendrova i forte, pse mbroja shqiptarizmin..."

 

Kur me keshillonte si me te vogelin edhe Koco Tasi, ish-Ministri i Drejtorise te Qeverise Demokratike te Fan Nolit me thoshte: "Amanet, more djale, komunistave mos u beso kurre. Ata, vetem kur jane ne gjume nuk genjejne. Komunistat e ndershem jane viktima te kohes. Kriminelet - komuniste nuk duhen falur kurre... Ata duhet t'i jepen drejtesise..." Nje fjale e urte e popullit tone thote: "Po meshirove te ligun, ke tradhetuar vetveten". Nuk me del nga kujtesa kurre, avokat Avdullah Rami, nga Tatezati i Gjirokastres. Haja bashke me te buke, disa kohe ne burgun e Burrelit. Njeri teper i ndershem e fisnik. Ne burg ka mbajtur nje qendrim me te vertete heroik. Ishte promotor i nacionalizmit shqiptar neper burgje. Ai me thoshte: "Petro, mund te na thyejne, por kurre nuk mund te na perkulin ne rrugen tone..." Kur sjell nder mend portretin e tij, prane i rrinte Myslym Carcani nga Fushebardha, i cili u sakrifikua ne burgun e Burrelit. Ne izolim, nuk me hiqen prej syve portretet e nacionalistit te ndershem Sabaudin Resuli nga Lushnja, Ali Maliqi nga Dibra, Et'hem Sara nga Kavaja, Ivzi Xhilaga nga Dibra. Midis tyre, si nje vegim na mbeti nder sy djaloshi 15 vjecar, Jahja Kurti i cili u denua me vdekje.

 

Bisedat e mencura te "plakut te detit", Idriz Bule apo patrioti Ideajet Lekdushi, i cili braktisi Ameriken e erdhi ne Shqiperi per te dhene kontributin e vete ne perparimin e memedheut. Prane tij rinte Sali Vuciterrni, besimtari me kulture islamike. Mbi te gjithe keta, shkelqente korifeu i kultures shqiptare, zoti Arqile Tase. Tridhjet e ca vjet kishte qene Drejtor i Bibliotekes se New Yorkut. Erdhi ne Shqiperi ne vitet 1939, per te ndihmuar kulturen shqiptare. Shperblimin regjimi komunist ia dha: vdekje ne burgun e Burrelit.

 

Ne izolim djemte plot energji e shqiptarizem si Yzedin Kurti, Qani Zdrava, Ylber Starova, Klito Lamaj, Engjell Kokoshi, Avni Vincani, Abdyl Kadiu, Sefer Mece, Seit Ceprrati... Si nje buqete me lule e rinise shqiptare, me ideale te medha ne mendjet e zemrat e tyre. Kur fliste Seit Ceprrati te tjeret degjonin: i kishin pushkatuar dy vellezer Hamdi Ceprrati e Muco Ceprrati... Dhe ja syrgjyn ne burgun e Burrelit, tek ishte edhe Seiti. Vetem nga fshati i Trebloves se Vlores ishin tre njerez te mire: Faik Abazi, Estref Cize, Velo Lamaj...

 

Sa here qe dilnin ne oborrin e burgut, kalonin neper nje koridor te ngushte policesh. Ata na goditnin me shkopinj e qellonin me shkelma. Nga shtepia na lejonin vetem 7 kilogram ushqime. Ketu perfshiheshin edhe nderresat, kripa, qepa, cigaret...

 

Kur e ndjeu se po i vinte vdekja, Sali Vuciterrni pati nje takim me familjen e tij. Mbas takimit te gjitha ushqimet qe i sollen ua ndau te burgosurve te tjere. Me thirri prane shtratit e me tha: "Petro, amanet do t'me kesh bir, Nazmiun. E kam djale te vetem. Ndodhet ne Argjentine. Eshte doktor. Po e poqe ndonje dite tregoja vuajtjet e mundimet e jetes sone." Ndenji nje cope here me syte e mberthyer nga dera e dhomes se burgut. Me shtrengoi fort doren dhe me tha: "Kur te vdes, more bir, do te me thuash lutjen fetare qe te kam mesuar. Perseriti fjalet tri here. Atehere shpirti im do te pushoje i qete". Sali Vuciterrni ishte 91 vjec. Duhet te kete qene fundi i tetorit te vitit 1949. Aty mbasdite dha shpirt. E mora ne krah dhe me koken drejt qiellit u luta: "Allahun me Salih Allah seid..." E shikoja portretin e tij te skalitur nga vuajtjet. Dy kufoma ne nje qeli.

 

Nje e vdekur nje e gjalle. Kur dola ne orarin e banjes ne korridor me pyeten Kudret Kokoshi e Abdurrahman Kreshpa: "Si u be Sali efendiu?!" Heshta nje cast "Na la uraten" - u thashe. Ata u deshperruan shume. E moren vesh edhe te burgosurit te tjere. E gedhiva gjithe naten prane trupit te tij. Te nesermen Sali Efendine e varrosem tek Qershia. Ndjeva nje dhimbje te madhe ne shpirt...

 

Viti 1949. Ne dhomen e izolimit, vjen roja dhe me thote: "Beju gati per takim se te ka ardhur familja..." Pas pese minutash u hap dera e biruces dhe ushtari me shoqeroi prane nje porte tjeter te madhe me hekura. Perballe m'u shfaq portreti i vellait, Hulusiut, i cili qendronte ne kembe. Ne krahun e djathte te tij ishte xhelati Banush Goxho. Pa u pershendetur me vellane, Banushi hidhet e thote: "Hulusi, pyete Petritin se si sillet ne burg". Vellai duke e ditur se c'fare edukate kishim marre ne familje, i shqetesuar, me pyet: "Petro, vella, mos zihesh gje me shoket? Mos ke shpifur gje per shoket?" E pashe qe vellai u shqetesua shume dhe iu pergjigja: "Degjo, vella, Keta... duan qe une te behem spiuni i tyre e te marre ne qafe te tjeret. Drejtoria e Burgut dhe Dega e Brendeshme e Burrelit, ka me shume se dy jave qe perpiqet te rekrutoje nga shoket tane ne burg. Ky qe sheh ne kembe eshte "ustai" qe i rregullon keto "zanate". Vella, kete gje ne nuk e kemi ne fis... Une do te qendroj sic i ka hije atdhetarise shqiptare..." Ndjeva nje zemerim te madh nga qendrimi i xhelatit perpara meje. Perpara meje qendronte edhe vellai im i dashur. Per te, me ishte djegur shpirti, ta perqafoja e ta shterngoja fort, te cmallesha, se kishim kohe pa e pare. Por, Mefistofeli, Banush Goxho nuk na la te takoheshim, te pakten t'i jepnim doren njeri-tjetrit. Duke u larguar vellai me tha: "Vella, Petro. Me mire te dalesh qe ketej nje kufome e vdekur, por e ndershme..." dhe u largua me lote nder sy.

 

Keshtu u ndame me vellane. Takim midis hekurave te burgut te Burrelit. Iku dhe nuk u pame me ne jete. Ne vitin 1950, Manush Myftiu, ky njeri i zi i Vlores, i pergatiti kalvarin e vdekjes vellait tim. Hulusiu u arrestua ne Tirane me akuzen gjoja "thirrje per lufte dhe agjitacion e propagande". Ishte koha mbas ngjarjes se bombes ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane. u ekzekutua i bardhi vella me vdekje me pushkatim. Nje dite ne burg mora gazeten "Zeri i Popullit" dhe ne faqet e saj lexova edhe emrin e tim vellai qe ishte arrestuar. Pas arrestit shoh prape emrin e tij midis te denuarve me vdekje. Nuk m'u dhimbsen aspak vuajtjet e mia, sa vdekja e tim vellai qe u pushkatua pa faj. Ishte ne moshen 39 vjecare. I la ne udhet e jetes gruan fisnike Bejxhe dhe femijet Bashkim, Vera, Dhurata. Ate here ne shpirtin tim linden keto vargje:

 

Ti vdiqe nga plumbat e te liqve, vella,

se zemra jote mbante shpresa te medha.

Ike si ylli qe le pas vegimin,

si lule Kanine qe le pas kundermimin.

Ky shpirt im rende u plagos,

pse vreri i zi i jetes nuk m'u sos!

 

Viti 1951. Ne oborrin e burgut na mbledh inspektori i Kampeve e Burgjeve te Ministrise se Brendshme, Faslli Jaho, nga fshati im Kanina. Na lexoi listen e te burgosurve e tha: "Shteti ka nevoje edhe per kontributin tuaj. Do punoni per perkthimin e literatures boterore". Ishim Koco Tase, Kudret Kokoshi, Andon Kozmaci, Arqile Tase, Petrit Velaj, Et'hem Cara, Arshi Pipa, Tasim Spahiu; Sbaudin Resuli, Xhevdet Kapshtica, Sami Bitincka, Foto Bala, Ylber Starova, Mihal Zallari... Qysh ate dite na trasferuan ne burgun e ri te Tiranes. Aty gjetem edhe intelektual te tjere te shquar te vendit: Xhemal Frasheri, Osman Kazazi, Myfit Bushati, Hamit Keci, Reshat Karapici, Haki Karapici, Ebehet Bega, Nusret Sazani, Nexhat Tartari, Bujar Doko, Xhevat Kallejxhiu, Haki Tafai, Beqir Ndou, Fiqiri Llagami, Gjergj Bubani, Namik Kacaruhu.

 

Te nesermen na mblodhen ne nje salle te madhe e na thane se cilat ishin nga veprat e letersise boterore qe do te perktheheshin ne gjuhen shqipe. U ndane grupet e punes, nga tre vete sebashku. Une isha ne nje grup me Tasim Spahine dhe Arshi Pipen. Puna ishte e ndare keshtu: njeri perkthente, tjetri shkruante e redaktonte, i treti korigjonte. Cdo jave nderroheshim duke zevendesuar njeri-tjetrin. Kjo pune zgjati gati dy vjet. Grupi yne perktheu: "Konspiracion i madh kunder Rusise", "Iluzionet e humbura", "Fausti" i Getes dhe vepra te tjera qe duheshin per shtepine botuese dhe Radio Tiranen.

 

Pergjegjes te gjithe punes kishim zotin Beqir Ndou, Fiqeri Llagamin. Te dy kishin korrektesi dhe respekt per punen tone. Fiqeri Llagami ishte lauruar per gazetari ne Paris.

 

Shperblimi i kesaj pune ishte vetem kamzhikosja jone, nje nate pa hene, ne tetor-nentorin e vitit 1952. Pastaj na cuan ne burgun e Burrelit. Atje na priti nje xhelat tjeter, "dhembeskermituri" Xhipe Mersini, drejtori i ri i burgut. Nje shoku im thoshte me te drejte se Xhipja ishte "Kuazimodoja i Hygoit". Sa zbritem nga makinat, na doli perpara duke na thene: "Pse, more derezes, nuk dini mire te perktheni..." Na perplasen neper biruca dhe disa i rrahen e i sakatosen.

 

Nentori i vitit 1952. M'u kujtua nje kenge popullore per flamurin dhe Ismail Qemalin:

 

Ne Vlore foli prefekti,

moj Vlor-o Kanino,

po vjen Smaili nga deti,

eshte i gjalle a i semure,

ka mbush' duart me flamure!

 

Ne burg kisha mesuar edhe nje vjershe te bukur te At Pjeter Meshkalles. E recitova nje dite ne dhome mes shokeve te burgut:

 

Un jam Shqiptar! A e njifni ju flamurin,

Kete flamur shejt, qi para del kuq e zi?

Kto bojna t'bukura bajn' me dite arbenori,

se t'paret e mi kane dekun ne Liri.

Mbi shkrepa t'malit - ne fushe e are,

Shqiptar un jam - e due me ken shqiptar!

 

Pas tre muajsh perseri nga Ministria e Brendeshme na thirren ne oborrin e burgut. Kesaj radhe rreshtimi yne u be per ne kampe pune. 1953...1956 ndertime... kanale, Tirane... Tirana e Re, ... Terbufi??? Ne vitin 1957 trasferuan ne burgun e Vlores. S'kaluan dy tre jave dhe aty se bashku me disa shoke rrahem disa spiune, te cilet ishin me ne te burgosur, por ishin vene prej kohesh ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Shqetesime te tilla kishim qysh ne burgun e Burrelit. Na kishte ardhur shpirti ne maje te hundes me ta. Bisedat qe benim ne kohen e lire i trasmetonin ne kanalet e tyre. Per shkak te rrahjes se tyre ne organizatoret, mua dhe Ceno Caushin nga Hekali, na trasferuan perseri ne Burgun e Burrelit, ne izolim. Izolimi na u be ne cdo qeli me vehte. Na u ndaluan edhe takimet e ushqimet nga shtepia.

 

Nje dite ne qeli, na erdhi "nje kafshe me fytyre njeriu". E quanin Luftar Jaho Bolena. Mbaja mend se vellain e tij, Faslli Jahon qe e kisha mik e kishin pushkatuar shoket e Luftarit ne vitin 1945. Ai na thirri dhe na kercenoi: "Edhe kockat do t'ua bluajme, neqoftese ju diskreditoni elementet tane informative".

 

Zoti e deshi qe pas gjashte muajsh izolim, une dhe Ceno Caushi dolem gjalle, te bere kocke e lekure, nga keqtrajtimi. Sipas rregullit te burgut ne kesi rastesh, kaluam ne nje vizite mjekesore tek mjeku i lire per burgun e Burrelit, zoti Qazim Bakalli. Sa here lindte nevoja per vizita te tilla, ai thirrej nga komanda e burgut. U gezova kur e pashe, pse vellain e tij, Emin Bakallin, ish nxenesin e shkolles teknike te Harri Fullcit e kisha mik dhe bashkevuajtes.

 

Doktori fisnik e bujar, kur me pa mua dhe Ceno Caushin i erdhi shume keq. Me nje nervozizem te brendeshem shenoi mbi kartele! "Te perjashtohen nga kampet e punes". Sa here binte biseda per doktor Qazim Bakallin, shume te burgosur lavderonin humanizmin dhe bujarine e tij. Ai sherbente ne spitalin civil te Burrelit dhe shpesh kursente nga barnat e atij spitali, apo blinte edhe vete neper farmacite e Burrelit e te Tiranes, vetem e vetem te ndihmonte te semuret e burgut te Burrelit. Shume lehte mund ta dalloje opozicionin e tij ndaj Komandes se burgut, kur rekomandonte trasferimin e te burgosurve per ne spitalin e Tiranes. Mire e thoshte Pater Marshkalla: "Ket' njeri na e ka pru' i madhi zot, me ndihmue te burgosurit ne hallet e veta." Shume prej nesh, te cilet kemi qene ne gjendje te rende shendetesore, na ka mbajtur ne kete jete, vetem doktor Qazimi.

 

Me kujtohet nje dite: me thirri ne infermeri dhe duke me vizituar, me ze te ulet doktor Qazimi me tha: "Megjithate vuajtjet e medha qe po heq, nuk ke ndonje semundje te madhe ne trup. Vecse, une po shenoj ketu nje diagnoze, per t'i paraprire puneve te renda ne kampet e punes." Keshtu ai beri edhe me te burgosur te tjere.

 

Ne burgun e Burrelit, vazhdimisht vinin kontigjente te reja te burgosurish nga burgjet e tjere te vendit: Vlora, Berati, Shkodra, Tirana si dhe kampet e perqendrimit; Veribobe, Thumane, Zadrime, Shtyllas, Maliq, Spac, Bulqize, Tepelene... Ndermjet atyre kontigjenteve kam parasysh te riun esmer Musa Sina, nga Peshkopia e Dibres, te cilit pasi i kishin vrare babain e kishin denuar me 25 vjet ne burgun e Burrelit. Me mbushte me humor edhe Dilaver Premti, i biri i atdhetarit Rrapo Meto - Premti, nga Vranishti i Vlores. E kisha njohur nga afer xha Rrapon. E vrane komunistet ne vitin 1943, sepse ishte njeriu me me influence ne Lumin e Vlores. Gjate viteve te luftes se Dyte Boterore, kisha degjuar shume histori per burrerine e Rrapo Metos, ne krahinen e Mesaplikut dhe Kurveleshit e Poshtem. Edhe te birin Dilaverin e denuan me dhjete vjete burg. Ishte vetem 15 vjec kur e burgosen. Aty u denuan perseri, gjoja, per organizim me burg te nje grupi kunder pushtetit popullor sebashku me Maliq Koshenen, Bego Gjonzenelin, Hamdi Gjonin, Pirro Xhezon, Dervish Hodon, Petref Agajn, te cilet u denuan me pushkatim. Meqense Dilaveri ishte ne moshe te vogel u denua vetem dhjete vjete. Dilaveri mbajti nje qendrim burreror neper burgje e kampe. Nuk e ndihmonte njeri, pse sic me thoshte, ne fshat kishte vetem nenen plake, e cila po rriste dy vellezerit e tij me te vegjel.

 

Ne shoqerine tone ishte edhe i riu smokthinjot Myfit Malaj, trim dhe i pamposhtur ndaj diktatures komuniste. Me tregonte se e kishin rrethuar ne arrati milicet e Gani Vajzes. Se bashku me Sali Azemin. Saliun e pushkatuan, kurse Myfitin, meqenese ishte i vogel, e denuan me 25 vjet. Ne burg ishte dhe i vellai, Eqerem Malaj. Midis te burgosurve te tjere, zura mik edhe djaloshin 14 vjecar, Selman Pazon nga Vranishti i Vlores. Ishte fare femije. E pyeta nje dite se c'kishte bere. Me tha: "Isha coban me dhi ne malet e Vranishtit. Me akuzuan se, duke veshtruar pertej nga deti ku dukeshin ishujt e Greqise gjoja do te arratisesha per ne Greqi. Te te them te drejten, more vella, kur me arrestuan per here te pare pashe Vloren time te dashur, per te cilen me kishin folur me aq zjarr babai dhe gjyshi. E pashe Vloren duarlidhur sic me zbriten nga Vranishti." Te reqethnin rrefimet te tilla. Nuk me hiqen nga mendja as tregimet e mikut tim nga Verzhezha e Skraparit, Jace Kapllanit. Familja e tij ishte denbabaden me tradita te medha atdhetare ne kete krahine te vendit. I kishin pushkatuar dy vellezer. Me parimin e luftes se klasave, te kesaj murtaje komuniste, me thoshte se: "Edhe qente e macet e fisit tim i shfarosen. Nuk ta them me shaka. Kur te kthehem nga burgu nuk di ku te shkoj...". Keshtu kishte ndodhur edhe me mikun e shokun tim te femijerise, Burim Kokoshin. Kur u ridenua te gjithe te burgosurit thoshin se ai u denua per ndershmerine e tij te madhe. Ne akt-akuze shkruhej: "Si pinjoll i fisit te Kokoshajve vendi yt eshte mes prangave." Burim Kokoshi i urte, stoik e studioz e perballoi burgun e Burrelit me ndershmeri. Me thoshte se ishte ne gjendje ekonomike rende pse "konfiskimi i shtepise i kishte perfshire edhe macen qe e donte shume. I kishte pelqyer oficerit te sigurimit te Shtetit. E mori ne traste dhe iku...". Une si familje e vjeter Vlonjate mund te them se Vlora nuk mund te kuptohet pa Kokoshajt dhe Kokoshajt nuk mund te kujtohen pa Vloren. Nje fis autokton, me qendrim atdhetar te pakten keta 2-3 shekujt e fundit. Nga gjiri i ketij fisi kane dale atdhetare e intelektuale te medhenj.

 

Vetem kjo familje kaloi nje kalvar te vertet te ferrit komunist: U pushkatua Abdi Kokoshi juristi i njohur i vendit, e vrane Meto Kokoshin, e denuan me vdekje Kudret Kokoshin e Engjell Kokoshin, me burgim te gjate atdhetarin e njohur vlonjat Qazim Kokoshin. Dhe ja tani ne burg ishin edhe Burim Kokoshi e juristi Fatosh Kokoshi.

 

Bashke me fisin Kokoshaj, Vlora krenohet edhe me fisin binjak te tij: Sharrajt. Te njejtin fat paten edhe keta. Ceno Sharra, vaditi me gjak rruget e Durresit kunder rrebeleve te Haxhi Qamilit. Dora e krimineleve goditi edhe Azis Sharren, i cili u vra prej tyre ne rruget e Vlores. Muharrem Sharra u pushkatua ne vitin 1945, ndersa inxhinieri Abdi Sharra edhe me litar ne gryke thirri: "Rrofte Shqiptaria", tri here.

 

Une vete e kisha njohur nga afer Abdi Sharren. Ne bisedat me te kushdo nga ne me te rinjte shikonte si ravijezohej nje Shqiperi me konture europiane.

 

Gjithe qytetit te Vlores, i mbeti ne mendje arrestimi e torturat qe ka hequr Lekmi Sharra. Burreria e atdhetarizmi i Shyqyri Sharres shkoi deri atje, sa disa dite para se te dilte nga burgu, ai nuk pranoi te bashkepunonte me Sigurimin e Shtetit. Pas kercenimeve e torturave qe i bene, preu damaret e duarve me brisk, dhe vdiq ne burg ne ndershmerine e tij. Kalvarin e gjate te burgosjeve te Sharrajve e mbyll Astrit Sharra, i cili edhe ai erdhi ne burgun e Burrelit. Aty u semur rende nga kanceri dhe nuk e preku njeri me dore. Vetem une dhe Abdurrahman Kreshta, iu perkushtuam nje vit. Ai renkonte e lengonte gjate. Pas 7-8 muajsh vdiq. I kishte lene amanet te motres, qe kur te dilnim nga burgu, te vinte e te na falenderonte, per sherbimin qe i kishim bere.

 

Ne ferrin e Burrelit kam njohur shume te tjere, midis te cileve nuk mund te le jashte kujtimeve te mia edhe djemte e atdhetarit te legjislatorit Hasan Dosti. Sapo u lirua nga burgu djali i Hasanit, Viktor Dosti, Sigurimi i Shtetit menjehere arrestoi dhe burgosi te dy vellezerit: Tomorr Dosti e Leka Dosti. I njoha nga afer ne burgun e Burrelit dhe kampet e punes. Ishin dy te rinj te denuar nen akuzen: "Tentative arratisjeje". Temperamente te kundert, por me nje karakter te perbashket. Tomorri impulsiv e sanguin, ndersa Leka teper flegmatik dhe i urte. Qe ne takimin e pare shprehnin njerzillekun e tyre te madh dhe kulturen atdhetare qe mbartnin. Me ka bere shume pershtypje sa ata vuanin ekonomikisht. Nuk kishin njerez qe t'i ndiqnin pas. Ndihme ekonomike nuk pranonin nga askush, qofte edhe nga ne miqte e tyre te ngushte. Kishin kryer vetem gjimnazin. Gjate kohes se burgut mesuan gjuhe te huaja dhe lexonin parreshtur autore te letersise Europiane.

 

Si nje vegim i bukur i jetes se burgut me shfaqen portretet e klerikeve fetare. Ne burgun e Burrelit kam njohur Afiz Ali Krajen, e klerit islamik, si dhe Baba Barjalin e sektit Bektashian. Ndera nga kleri ortodoks, midis prifterinjve te shumte, me vezullojne figurat e medha te patriotizmes e klerit ortodoks shqiptar, Hiresia e tij, imzot Vissarion Xhuvani. E kam njohur ne kushte te renda te izolimit te burgut te Burrelit. Me nje kulture universale. Me mbante afer e ne kohen e lire, me rrefente shume nga jeta e tij, per mbrojtjen e Kishes Autoqefale Shqiptare, per imzot Nolin, Luigj Gurakuqin, Lef Nosin e atdhetare te tjere. Me kujtohet kjo rrefenje me mikun e tij Luigj Gurakuqin.

 

...Ne vitin 1924, hiresia e tij Vissarion Xhuvani ishte Kryetar i Parlamentit Shqiptar te kryesuar prej Fan Nolit. Nje dite, ne fjalen e vet Luigji nxehet dhe e tepron pak duke dale jashte temes. Vissarion Xhuvani, ne detyren e kryetarit, i drejtohet Gurakuqit me keto fjale: "...Pusho, more kastravec, mjaft me ato debatet e tua!" Pas pushimit te zakonshem deputetet kthehen ne salle. Disa kerkojne nga Hiresia t'i kerkoje falje Luigj Gurakuqit per fyerjet qe i kishte bere. Dhe Hiresia e tij, cohet dhe duke iu drejtuar salles u thote: "Zoti Luigj Gurakuqi ju kerkoj ndjese dhe fyerjet qe i bana i marr pas". Ne kete cast eshte ngritur Luigji dhe i thote: "Hiresi, ju faleminderit per qortimin qe i bete ndergjegjes suaj duke thene se fyerjet; 'qi me bate i muerrt pas.' Po kastravecin qe me akuzuat?!"... Hiresia, duke e prere shkurt muhabetin pergjigjet: "Edhe kastravecin e marr pas." Dhe vazhdoi t'ia jepte fjalen dikujt tjeter. Gjithe salla kishte qeshur. Atehere e kishte kuptuar lapsusin Hiresia.

 

... Per nje kohe te gjate ne burgun e Burrelit kam qene ne nje dhome me te. Here-here krijoheshin caste humori. Kur po largohej nga burgu Hiresia Vissarion Xhuvani, pse i beri vitet e denimit, u pershendet me te gjithe ne. I fundit perqafohet me te profesor Mihal Zallari. Kishin qene miq familjar. Duke u pershendetur mbeti me gjate me te, duke i perqendruar me mire syte tek ai. U kthye nga ne e na tha: "Mbeci me shendet. U pjekshim shendoshe ne nje jete te lire..." Dhe, duke u larguar shpertheu ne vaj. Mirepo, ne kete kohe, Xhevdet Kapshtica, qe shfrytezonte rastet per te bere humor, i drejtohet profesor Zallarit: "Profesor, perse kur u nda hiresia t'i nguli syte aq gjate dhe shpertheu ne vaj?" Zallari ia ktheu: "Xhevdet, hiresia e tij, ka dashuruar tmerresisht gjyshen time. Meqense une i ngjaj asaj, atij iu faneps gjyshja dhe ia dha vajit...". Te gjithe qeshem me gjithe zemer.

 

Ne burgun e Burrelit u njoha e u miqesova edhe me korifeun e klerik katolik, Pater Pjeter Marshkalla. Burre i imet, me nofulla te dala, ballet te vegjel, sy zhbirues.

 

Te folurit e tij ishin te ngadalshem, sikur vinin nga thellesia e viteve. Pervec teologjise e filozofise kishte edhe nje kulture tradicionale europiane. Kjo figure klerikale na qendronte prane, si nje shenjtor qe kishte zbritur ne burgun e burrelit, per t'i dhene pak drite shpirtit tone te copetuar nga torturat. Pader Pjeter Marshkalla ishte njeri qe dinte pse vuante, por per perkushtrimin e tij fetar, dinte edhe te vdiste.

 

Aty nga viti 1948, na erdhi ne burg Bedri Spahiu. Na mblodhen ne oborrin e burgut. Ai, hipur mbi tarracen me suiten e vete, na mbajti nje fjalim. Midis fyerjeve te tjera, na tha qe edhe mishin e grave tuaja, o te burgosur, ne do t'ua bejme placke tregu...". Kjo ngalli nje revolte tek te gjithe. Pater Marshkalla, me kurajon e tij civile, qe nga oborri i burgut ia pret fjalen: "Marre per ty o kelysh sllavi, qe flet keshtu per grate e motrat tona dhe te tuat. Ishallah, kjo qe thua te mbifte ne dere per vuajtje, e jo per turp...". Dhe me te vertete, pas ca kohe, kur Bedri Spahiu u fut ne burg si armik i Partise dhe popullit, e shoqja i fshinte rruget e Elbasanit.

 

U grinda me Haxhi Lleshin e Beqir Ballukun, sepse i kundershtova per varferine qe perjetonte populli shqiptar. U denova me nje muaj izolim. Pater Marshkalla, bente c'ishte e mundur, per te me ndihmuar me ndonje send nepermjet sportelit te biruces. Nje dite, nga racioni i tij me solli nje cope buke. Roja e kapi. Komanda e burgut e denoi me nje muaj izolim; ashtu si dhe mua.

 

Pater Marshkalla ishte shume bujar. Ushqimet e veshjet qe i dergonin ithtaret katolike nga qytetet e fshatra te vendit, i shperndante nder te burgosurit e tjere. Me kujtohet se nje dite, binte debore. Ishin dite te ftohta. Kishim dale ne mengjes ne oborr. Duke me pare mes te burgosurve te tjere me therret e me thote: "Petrit, i ftohti dhe e keqja na xuni, u bane bashke. I madhi zot do t'na ndihmoje me dale qi kendej gjalle e me selamet...". Mbasdite te ftohtit ishte shtuar edhe me shume. Ma beri me dore dhe me thirri menjane. Me thote: "Urno, merre kete fanelle leshi. Aty asht edhe benevreku i leshit. I tash vishi. Keshtu ka urdhnue i madhi zot... Due me t'pa vede qi i ke veshe, se keshtu qetohem..."

 

Ne burgun e Burrelit u miqesova edhe me shume bashkepunetore te Pader Marshkalles, sidomos me Dom Shtjefen Kurtin e Dom Gjergj Bicin. Dom Shtjefen Kurti ishte nje burre i beshem, i pamshem e fisnik. Fjalet e tij i dilnin prej goje, me kujtonin kenget e bukura te lahutave shqiptare qe flasin per legjendat e vllavrasjes, gjakmarrjes... Gjithe jeten punoi per katolicizem dhe shqiptarizem. Me erdhi keq kur mesova se u pushkatua ne vitin 1969, me grupin e Ngurrezes, ne Bregun e Matit.

 

Edhe Dom Gjergji Bici e Pater Aleks Vacli ishin njerez me nje kulture te gjere kleriko-laike. Pater Aleksi me thoshte: "Petrit, ju qe jini ma te rinj, u rrefeni, more bir, keto krime te djajve te kuq". Midis figurave te tjera fetare, ne jeten e burgut kam njohur edhe: Ndoc Vaten, Bernandin Shllakun, etj.

 

Ne burgun e Burrelit, ne dhome, per nje kohe te gjate kam patur edhe dy miqte e mi te ngushte: Xhevit Mehillin dhe Pelivan Azisin. Profesor Xhevit Mehilli ishte i vellai me nene, i avukatit nacionalist Skender Luco. Pelivan Azisi, ishte i vellai i Azis Sako Azisit, komandantit te njesitit gueril kunder okupatoreve te vendit, gjate luftes Antifashiste.

 

Xheviti ishte perbri meje me dyshek. Njeri i ndershem, i urte, me kulture dhe me nje qendrim te prere. Pelivani, njeri arsimdashes, flegmatik, i qarte ne mendime. Tek e shihja qe rrinte ne oborrin e burgut gjithnje pas zotit Arqile Tase, duke bizeduar e perfituar prej bagazhit te tij kulturor dhe edukates europiane, gezohesha me gjithe shpirt. Te dy, profesor e nxenes, me dukeshin si filozofi i madh grek Sokrati me nxenesin e vete Alqiviadhin. Fjalet e urta e te mencura qe nxirrte Arqile Tasi prej goje, ishin per Pelivanin nje maksime. Pelivanit i pelqenin shume vargjet e Henlit ne poezine "I pamposhturit", te cilat na i citonte shpesh.

 

Ndodhi qe une, mora persiper fajin qe beri nje i burgosur tjeter, i cili ishte shume i semure. Roja e burgut me denoi me nje muaj izolim, pa xhakete e pantallona ne biruce. Ishte zakon qe, pas nje jave ne izolim, te sillnin nje batanije. Roja shkoi dhe mori batanien tek dysheku im. Ne vend te batanies me solli nje cull, me lesh dhie. Me pyeti: "Yti eshte ky cull?". U pergjigja: po. E njoha ai ishte culli i Pelivanit. Sic duket, mendova, Pelivani duke pare mbulesat emia te dobeta, i zvendesoi ato me cullin, i cili ishte me i ngrohte per ne biruce. S'kaluan as 3-4 dite, dhe dikush kallezoi qe culli ishte i Pelivanit. Komanda filloi hetimin nga te dyja anet. Por, kur pane qendrimin tone te prere, nuk e zgjaten shume.

 

Ne vitet '60 kur diktatori Enver Hoxha u prish me patronet e tij Ruse, nder kampe e burgje filloi njefare zbutje ne sjelljen me te burgosurit. Komanda e burgut u afrua disi duke thene se: "vertete ju jeni te burgosur politik, por ju e doni Atdheun njesoj si ne. Po keshtu edhe flamurin e Shqiperise." Filluan te na mbanin konferenca brenda ne burg. Na thoshnin se, po qe se vendit tone i kanoset ndonje rrezik nga armiqte, do te vdesim sebashku ne nje front per mbrojtjen e tij. Ndonje nga ne u bind nga "perrallat komuniste" por shumica nuk u zinte bese. S'vonoi shume e sapo u lidhen me Kinen e Maos, neper burgje e kampe filloi: hazreti dajak.

 

Na erdhi ne burg per vizite, ministri i Puneve te Brendeshme Kadri Hazbiu. Si mbaroi pune zyra, i kerkoi Mefestofelit Banush Goxhi: "Ne cilen qeli eshte izoluar Petrit Velaj." Duke pershkruar koridorin e ngushte, erdhi drejt ne qeline ku me kishin izoluar. Me dha doren. Pasi me pyeti per shendetin, iu drejtua atyre qe e shoqeronin: "E kam patur shok gjate shkolles Tregetare dhe luftes Antifashiste. Ky eshte ne burg. Une u bera minister. Kam ne dore t'i bej edhe mire edhe keq. U ndame se ky donte Shqiperine Etnike. Por ja qe gaboi, ja ku ka perfunduar." Pas kesaj me thirri ne nje nga zyrat e burgut. Aty me tha keto fjale: "Degjo, Petrit, po te flas si ne vitet e shkolles dhe te Luftes. Dua te ndihmoj. Te propozoj qe qysh neser, te vish e te punosh ne Ministrine e Puneve te Brendeshme. Kjo do te bej te mundur qe ti te dalesh prej kendej. Mund te te nxjerrim edhe jashte shtetit per sherbime sekrete. Puna qe do te besh ti, do t'i vleje Atdheut, Partise dhe familjes tende...Une po te dal nga borxhi. Pergjigjen po deshe jepe tani, ndryshe mund te pres edhe 3-4 dite. Ti si thua?" Une nenqesha aty per aty ia prita: "rruga qe ke zgjedhur ti, nuk eshte e denje per mua...". Dhe nuk e zgjata biseden me tej se ndjeva nje neveri te madhe per keta gjerpenje. Kadriu u zemerua. U ngrit ne kembe dhe ne ecje e siper leshoi ca gulcima, si nje i dehur qe fliste me vete. Me kaq u ndame. Ate nate fjeta vone. Nder mend me silleshin vitet e shkolles Tregetare ne Ujet e Ftohte, Lufta Antifashiste, ceshtja kombetare... Miq e shoke...

 

Kishin kaluar vetem pak muaj dhe mua nuk me hiqej nga mendja dhelperia e Kadri Hazbiut. Pas disa vjetesh isha me shume te burgosur te tjere, ne kampin e punes ne Tirane. Punoja ne betonimin e nje pallati, ne Tiranen e Re. Kadri Hazbiu qe po inspektonte te burgosurit, sa me pa qendroi dhe nga larg pyeti per shendetin. Ishte veshur e puplosur me uniformen e gjeneralit. Me gjeste trashanike u kthye nga shoqeruesit e vet, shtriu doren drejt meje dhe tha: "Dikur ky ka qene shoku im i shkolles dhe femijerise. Tani eshte katandisur ketu...". Dhe me pyeti: "Apo, jo Petrit?". Une lashe karrocen me beton dhe iu pergjigja qetesisht: "Ke te drejte, shoku Minister. Po brenda ketij trupi te veshur me keto lecka, mund te gjenden ideale kombetare me te medha se aty..." dhe i tregova trupin e tij. E ndjeva qe nervozizmin e mbante perbrenda. Me erdhi me prane dhe duke ckermitur dhembet e pare, ne menyre cinike me pyeti: "Petrit, kush do te rroje me shume, une apo ti?". Me natyren time gjysme te heshtur iu pergjigja: "Vetekuptohet qe une!" Kadriu u nxi i teri dhe midis tersellimes vulosi fjalet qe nuk ishte e mundur te rroje une me gjate. Po une kembengula: "Une, zoti minister, pse une fle i qete cdo mbremje, sepse mendoj mire vete dhe per njerezit. Kurse ty, nuk te ze gjumi se ke do arrestosh, kujt do t'i besh keq..." Nuk e zgjati me, vetem mbaj mend se me tha perseri se ai do te rronte me gjate, pse ishte minister dhe nuk i mungonte asgje: "Ti Petrit e ke jeten ne dore te tjeter kujt."

 

Pas ca kohe, Kadri Hazbiu kishte shkuar ne fshatin Mavrove te Vlores, tek Sami Osmani. E shoqja e tij, Nazmia, eshte cupa e halles sime, Sados. Ne darke e siper, kur ishte shtuar muhabeti, Nazmia e paskish pyetur Kadri Hazbine: "Po ate kusheririn tim, qe o dergjet ne Burrel pse nuk na e liron?" Kini qene dhe ne shkolle bashke...". Ministri i Puneve te Brendeshme i paskish dhene kete pergjigje: "Me ate koke qe ka Petrit Agai, atje do te kalbet, neper burgje..."

 

Nga fundi i vitit 1960, nepermjet mikut tim Ilmi Xhaferri, mora nje telegram nga familja: "Babai nderroi jete 20 dhjetor. Fehmiu". M'u dhimb shume babai. E moren vesh edhe te burgosurit e tjere. Ne mengjes u grumbulluan ne oborrin e burgut e me ngushellonin. Keshtu nje jave. Nje mbremje tek po rrija ne dyshekun tim neper mend me erdhi babai i dashur dhe une bera vargjet:

 

Babai im si lisat e Kanines

u rropat nder halle e derte,

na rriti ne femijeve camarroke

me fjalen e embel si fisnikeri shprese!

 

Koha e vrau e hallet e mplaken

jeta e tij - pergjakur nen diktature,

portreti i tij perhere me shfaqet

me kengen e shpreses qe i mbeti ne buze!

 

Dite te tera rrija e recitoja me vete kete vjershe. Kishte kaluar pak kohe qe kur babai per te fundit here me erddi ne burgun e Burrelit. Erdhi papritur e pa lajmeruar, sic kishte ardhur edhe here te tjera. Keshtu kishte ndodhur edhe me nenen. Une nuk doja qe ata te rropateshin udheve te gjata qe nga "Stepat e Vlores". Fjalet e tij, kur do ndaheshim ishin: "Petro, biri im, te dua gjithnje te ndershem. Te keqen babai, mos me turpero. Kjo eshte deshira ime dhe e nenes, Feruzese." Iku nga hekurat e burgut duke kthyer edhe nje here koken prapa. E dija se qerpiket iu lagen me lotin e nxehte. Qe atehere ashtu me vinte perpara portreti i babait.

 

Pas pak kohe, aty nga viti 1962, erdhi te me takonte motra ime Fatime. Ajo me tha se kishin burgosur edhe vellain tjeter, Fehmine. Akuza: "Agjitacion e propagande kunder Partise e Pushtetit Popullor". Denimi - dhjete vjete heqje lirie. Tani, nena ime Feruze mbeti vetem me nusen e Fehmiut, Hanene dhe djalin e tyre Shpendin, kater vjecar. Gjate njezet vjeteve te burgut, vuajtje te medha beri edhe motra ime Fatime. Ajo mbeti pa burre, sepse Galip Haxhiu, i shoqi, i biri i atdhetarit Osman Haxhiu, ishte arratisur* jashte vendit qysh ne vitin 1944. Ajo kishte tre femije, si pellumba: Mexhitin, Pellumbeshen dhe Napolonin. Fatimeja e Haneja, qe qendronin prane prinderve me kane ndihmuar shume ne burgun e Burrelit. Neper bore e neper zheg te diellit, babai, nena, Fehmiu, Fatimeja, Haneja vinin ne Burrel neper udhet e veshtira e shpesh i zinte nata e flinin tek Ura qe shkon per ne Klos. Edhe kur ra ne burg Fehmiu, e shoqja vinte te me shihte ne burgun e Burrelit. Edhe Bejxheja, e shoqja e Hulusiut, kur isha ne burgun e Tiranes me vinte per takim me ushqime. E shoqeronin femijet e saj te vegjel: Bashkimi me Veren. Nuk i shikoja dot femijet e vegjel te pritnin me ore te tera tek dera e burgut. I them kunates, Bejxhese: "E dashur kunate, e kuptoj qe dicka te shtyn te vish tek une. Te lutem, ketej e tutje mos me hajde me. Nuk i shikoj dot femijet perballe telave te burgut..."

 

Disa muaj para se te perfundoja denimin, aty nga qershor - korriku i vitit 1964, me transferuan ne kampin e punes ne ndertimin e objektit te Uzines se Superfosfatit ne qytetin e Lacit. Atje nisa te mesoj e te punoj ne profesionin e hekurkthyesit. Brigadieri i hekurkthyesve ishte nje burre shtat mesatar, Seit Coku e quanin. Pas dy-tre diteve me erdhi prane e tek po thyeja nje hekur me thote: "A te kujtohem une, more Petro?" Ngrita kryet e pashe dhe njehere dhe i thashe se jo, nuk me kujtohej. Ai me shpjegoi se ishim takuar, para njezet e ca vjeteve te shkuara, ne tetorin e vitit 1944. Kishte qene komandant i toges se Brigades 23 partizane. Ishte ai qe me shoqeroi me skuadren partizane per t'u pushkatuar ne shtabin e Brigades. "Qe fati yt, me tha, qe erdhi profesor Mihal Prifti e me urdheroi te te shoqeronim per ne shtabin e Korparmates se Pare, ne malin e Dajtit tek Hysni Kapua." U kthjellova dhe hyra ne bisede me miqesisht. Seit Coku ishte i vellai i dy deshmoreve qe u vrane ne Luften Antifashiste. Me tha: "Dikush shpifi qe une kisha nder mend te arratisesha dhe ja, tek me ke ketu..." Po e vereja me vemendje. Ai e ndjeu se nuk po i besoja fjalen e tij, ndaj shtoi: "Te betohem, per gjakun e vellezerve, se nuk kam patur nder mend te arratisem." Gjate kohes qe qendrova aty e zura mik.

 

Fund

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora