E premte, 29.03.2024, 02:09 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Të gjithë

E hene, 26.10.2020, 05:26 PM


Neki Lulaj

TE GJITHË

Të gjithë kemi nga një fat te fshehur

Qe mund ta marrim kur te duam

Nuk është  jo,ne kopshtin e Adamit

As ne gjitë e Evës  mollë e ndaluar

Të gjithë e kemi nga një mëkat

Qe heshtë thellë nen sqetullat e mendjës

Por te gjithë kemi shumë deshira

Qe flejnë  si petalet e lulë ne bardhësin e zemrës

Të gjithë kemi tinguj zërash

Qe mbi pentagram flejnë zogjët gushë bardhë

Të gjithë e kemi nga një engjëll te bekuar

Që shpesh e humb rrugën e heshtjës e s´din me u ndalë

E heshtja  rrinë e qetë në paradhomat e mendjës

Është e mbushur me ari  me dritë e dituri

Gjthëmonë  është kujdestare e shpirtit

I lum ai i lumi qe ka me njerëz miqësi…

Të gjithë ne njeherë e kemi takuar Engjullin

Kur e ka humbur shtëpinë e diellit

Kur ne paradhomat e shpirtit ka fjetur heshtja

E ne ne Divanhane i kemi ra fyellit

Po te gjithë ne e kemi parë  një herë engjullin

Kur e ka humbur shtëpinë e hënës

E ne paradhomat e shpirtit ka mbretrue qetësia

Kur e kemi ndegjue këshillën e nenës….

Të gjithë…..të  gjithë

T…..

ÇUDITËRISHT

Çuditërisht viti iku me vrapin e erës

Për takimet e bardha ne sërish po vim

Sërish loti ne sy do te na rrëshqas

Ne ditën e takimit e nata e ndarjes na merdhinë

Gjurmet do ti lam e do ti marrim

E gjurmet e hijeve dikund do na ngelin

Unë këtë e di ne këtë e dim

Sërish do kthehem serish s`do jemi

Gjithësesi e gjithëmonë

Do te na tingëlloi ne mendje buzqëshja e trishtë

Dora e juaj sa do te na ngrohët zemrën

Mikpritja ne oborrin plotë ulli dhe fiq…

Buzqeshja e juaj  vellazërore e prindërore

I mban yjët ne qerpikun e natës

Ajo len gjurmë te pashlyer

Në shpirtin e trazuar te mergatës

A thua edhe ti do t´me shtërngosh fortë

Qe te gjitha pjesët e zemrës se coptuar

Sërish do te ngjitën bashkë

E koha e ndarës duhet te ketë perenduar

Njeri tjetrin me mall duke e shtërnguar



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora