E premte, 19.04.2024, 12:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Kur ndërrohen xhaketat

E hene, 26.10.2020, 06:42 PM


Vladimir Shyti, Durrës

Kur ndërrohen xhaketat

Vërtetë në katalog jeni burra ,

Siç janë qen njësoj,që vetëm lehin,

Bulldogu dhe zagari i zgjebosur,

Qen i bariut dhe kotele e zonjës,

Langoj i gjahut dhe këlysh të verbër,

Të cilët shquheni për cilësi të veçantë,

Dhe kjo u jep tituj e grada,

Si hundëhollit e trutrashit,

Hyni shpejt në listën e përbashkme,

Duke ndërruar xhaketat e kollare.

Në kuvende jeni plot me zjarrë,

Ngrini grushte e dacka të pashpirtshme,

Kurrë s,merrni në sy aspak seç bëni,

Vërviteni me veprime të neveritshme,

Godisni në zemër e në gjoks,

Sa jeni gati dhe jetën të rrezikoni,

Që xhaketën politikë,mos të humbisni,

A jeni aq engjëj sa të faleni,

Një herë të vetmë përgjigjuni burrërisht,

Se një grusht varrë  do t’u përmbys.

Populli po u vëzhgon,sa jeni burra,

Kanë shumë dëshira e s’e gëzojnë,

Pa lavdi në re të nxira,

Pret dhe vetëm pret të harruar,

Që të mos mbetet në bisht-prapa,

Që të mos përqafoj fatin e orës së zezë,

Duhen shtypur xhaketa e kollare,

Duhet të zgjohemi nga kjo ëndërr shekullore,

Ku shqiptari lëndohet e mashtrohet,

Mjaftë më qen të zgjebosur!

Duhen fshirë listat e zeza,

Grushti popullit mbi ju do të bjerë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora