Mendime
Nebi Dragoti: Fushatë karrikesh
E diele, 25.10.2020, 11:00 AM
NEBI DRAGOTI
FUSHATE
KARRIKESH
Fejton
E
gjatë e gjatë kjo fushatë shqiptare, fushatë karrikesh 365 ditë. Hahahaaa e
ohohooo! Punë e madhe me fjalime histerike të mëdhaja; u lodhën politikanët
profane, si i thonë, duke bërtitur, duke sharë kundërshtarët si të paaftë, kur
super të paaftë janë vetë.
Mbajnë
ndezur motorët partitë,
zili
sikur kanë shkopin magjik
që
kur të vinë në pushtet,
mrekulli
ky vend do të ketë…
E
megjithatë mos t’ua hamë hakun për premtime. I bëjnë të gjitha punët; gurë pa
lëvizur nuk lenë. Mos t’ua hamë hakun, se…luftojnë për karrike, të drejtojnë
profesionalisht në punë të pista, në afera korruptive, se me këto punë mezi
mbajnë familjet; pa për të punuar është populli trim, punëtor, paqëdashës,
sehirxhi, kur i sheh të zihen, të grinden, të kacafyten kope qensh, ( më falni,
desha të them kope politikanësh). Ose… ose ju merreni si të doni, se kështu
është e vërteta. E vërteta është kokë shkëmb, nuk ndryshon mendim.
Notojnë
mediat, mbushen gazetat;
vu,
vu fjalimet, gënjeshtrat,
të
sinqertë në dukje, të rafinuar
me
programe, projekte maskuar.
E
kemi mësuar që në shkollë porosinë e N. Frashërit:”Punë, punë natë e ditë/ që
të shohim pakëz dritë”. Po këta e kanë tejkaluar masën e punës, sa janë edhe të
sëmurë për pushtet, se punojnë 365 ditë, pa pushime luksoze, pa plazhe si në
hotele personale me pesë yje, ku hanë, hedhin, pinë , dehen me lekë fituar “me
djersë” fushatash.
Vuajnë
të shkretët trutharë,
(tamam
trutharë hileqarë)…
Vuajnë
të shkretët tuldhjam.
Ama,
vetëm për karrike
garojnë
fort partitë politike…
Nuk
e çajnë kokën të punojnë për rritje ekonomike, për ndryshim të gjendjes
sociale, se…kufijtë janë të hapur. S’ka punë këtu? Të ikin të rinjtë të punojnë
jashtë! Ore, të ikin , të ikin nga Shqipëria.-Të shporren!- thonë. Politikës
nuk i bëhet vonë, se politika ka punë dhe me punë po i mirret fryma, as gjumë
nuk bëjnë 365 ditë me llomotitje, dhe, për çfarë?...Për karrike, rehat
prapanice. U thefshin karriket, u djegshin e u bëfshin hi dhe me hi u
mbulofshin “punëtorët” e fushatave politike. Shënim: Nëqoftëse ka ndonjë që nuk
e kupton fejtonin, qënka symbyllur, shurdh, dede apo debil. Ose i vjen keq për
partitë parazite, që kemi dhe mos i paçim, fara mos t’u duket!
Hahahaaa
e ohohooo!
Durrës, 21.09. 2020.