E premte, 19.04.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Fushatë karrikesh

E diele, 25.10.2020, 11:00 AM


NEBI DRAGOTI

FUSHATE KARRIKESH

Fejton

E gjatë e gjatë kjo fushatë shqiptare, fushatë karrikesh 365 ditë. Hahahaaa e ohohooo! Punë e madhe me fjalime histerike të mëdhaja; u lodhën politikanët profane, si i thonë, duke bërtitur, duke sharë kundërshtarët si të paaftë, kur super të paaftë janë vetë.

Mbajnë ndezur motorët partitë,

zili sikur kanë shkopin magjik

që kur të vinë në pushtet,

mrekulli ky vend do të ketë…

E megjithatë mos t’ua hamë hakun për premtime. I bëjnë të gjitha punët; gurë pa lëvizur nuk lenë. Mos t’ua hamë hakun, se…luftojnë për karrike, të drejtojnë profesionalisht në punë të pista, në afera korruptive, se me këto punë mezi mbajnë familjet; pa për të punuar është populli trim, punëtor, paqëdashës, sehirxhi, kur i sheh të zihen, të grinden, të kacafyten kope qensh, ( më falni, desha të them kope politikanësh). Ose… ose ju merreni si të doni, se kështu është e vërteta. E vërteta është kokë shkëmb, nuk ndryshon mendim.

Notojnë mediat, mbushen gazetat;

vu, vu fjalimet, gënjeshtrat,

të sinqertë në dukje, të rafinuar

me programe,  projekte maskuar.

E kemi mësuar që në shkollë porosinë e N. Frashërit:”Punë, punë natë e ditë/ që të shohim pakëz dritë”. Po këta e kanë tejkaluar masën e punës, sa janë edhe të sëmurë për pushtet, se punojnë 365 ditë, pa pushime luksoze, pa plazhe si në hotele personale me pesë yje, ku hanë, hedhin, pinë , dehen me lekë fituar “me djersë” fushatash.

Vuajnë të shkretët trutharë,

(tamam trutharë hileqarë)…

Vuajnë të shkretët tuldhjam.

Ama, vetëm për karrike

garojnë fort partitë politike…

Nuk e çajnë kokën të punojnë për rritje ekonomike, për ndryshim të gjendjes sociale, se…kufijtë janë të hapur. S’ka punë këtu? Të ikin të rinjtë të punojnë jashtë! Ore, të ikin , të ikin nga Shqipëria.-Të shporren!- thonë. Politikës nuk i bëhet vonë, se politika ka punë dhe me punë po i mirret fryma, as gjumë nuk bëjnë 365 ditë me llomotitje, dhe, për çfarë?...Për karrike, rehat prapanice. U thefshin karriket, u djegshin e u bëfshin hi dhe me hi u mbulofshin “punëtorët” e fushatave politike. Shënim: Nëqoftëse ka ndonjë që nuk e kupton fejtonin, qënka symbyllur, shurdh, dede apo debil. Ose i vjen keq për partitë parazite, që kemi dhe mos i paçim, fara mos t’u duket!

Hahahaaa e ohohooo!

Durrës, 21.09. 2020.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora