| E diele, 25.10.2020, 02:50 PM |
Sukseset e Presidentit Trump në emigracion, ndërtimin e murit, politikën e jashtme, paqja dhe tregtia
Nga
Klajd Kapinova
Presidenti Trump po
punon për të siguruar kufirin amerikan, gjë e cila nuk ka ndodhur prej shumë
dekadash. Në shumë zona me kufi me Meksikën, nuk ka pasur asnjiherë barrier apo
kufi fizik mbrojtës, e cila ka mundesuar emigrantët e paligjshëm të hyjnë
lehtësisht me drogë, keqbërës që i fehshen policies së shteteve të tyre etj.,
tradikant të vajzave dhe fëmijëve tj..
Në këtë mënyrë,
Presidenti ynë po përmbush premtimin e tij për të ndërtuar një mur kufitar, me
pjesë të konsiderueshme tashmë të përfunduara dhe pak ka mbetur që është në
ndërtim e sipër.
Kështu pritet që më
pak se 400 milje të përfundojnë deri në fund të vitit 2020, ku mbi 222 milje të
murit kufitar tashmë kanë përfunduar dhe 333 milje muri kufitar janë në ndërtim
e sipër.
Për më tepër 183
milje mur kufiri janë në ndërtim. Po ashtu nën drejtimin e suksesshëm të administratës
Trump, Patrulla Kufitare e SHBA-së, ka arrestuar qindra anëtarë të bandave të
rrezikshme të drogës, trafikimit të qënieve njerëzore, MS13 etj.
Gjatë kësaj kohe ai
ka zbatuar me korrektësi dhe forcë ligjet e imigracionit amerikanë, duke
goditur imigracionin e paligjshëm.
Presidenti, i ka bërë
thirrje Kongresit, që të mbyllë boshlleqet e rrezikshme të tilla si "Kap
dhe Liro", duke i dhënë fund migrimit zinxhir dhe t'i japë fund
gjithashtu Programit të Lotarisë së Vizave, që mundëson imigrim
të paligjshëm.
Administrata po
kërkon të mbyllë Marrëveshjen e Zgjidhjes së Flores, që i kërkon Qeverisë të
lirojë familjet në vend pas 20 ditësh.
Ky shteg është
shfrytëzuar nga kontrabandistët, që përdorin fëmijët si peng, për të hyrë në
SHBA, duke mbyllur boshllëqet e azilit kohët e fundit.
Në këtë mënyrë,
administrata republikane vendosi një rregull të ri, që kërkon që migrantët që
vijnë në kufirin tonë të kenë aplikuar më parë dhe të refuzohen në një vend ku
ata kaluan.
Presidenti Trump
ishte i suksesshëm në përpjekjet e tij për të bërë që Meksika dhe vendet e
Trekëndëshit Verior të rriten dhe të ndihmojnë në ndalimin e krizës në kufi.
Negociatat e
suksesshme të tij çuan në ruajtjen e kufijve që bien më shumë se 70% nga maji
(kulmi i krizës) deri në nëntor të vitit 2019.
Në maj të vitit 2019,
Presidenti njoftoi një propozim të ri të imigracionit, që do të modernizonte
sistemin tonë dhe do të siguronte kufirin, duke i dhënë përparësi politikës,
për t'i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore dhe po përdor shumë burime,
për ta bërë këtë plan të realizueshëm.
Tashmë, dihet se
nëntë pjesë e legjislacionit, që synojnë të luftojnë trafikimin njerëzor dhe
skllavërinë moderne, janë nënshkruar në ligj nga Presidenti Trump.
Shumë e rëndsishme
është se administrata gjatë katër vitëve siguroi fonde, për të mbështetur
Linjën Kombëtare të Trafikimit të Qenieve Njerëzore.
Iniciativa e Ekipit
Koordinues Kundër Trafikimit (ACTeam), dyfishoi dënimet e trafikantëve të
qenieve njerëzore dhe rriti numrin e të pandehurve të akuzuar në rrethet
ACTeam.
Presidenti Trump, u
bë presidenti i parë i SHBA-së i ulur ndonjëherë në tryezë, për të marrë pjesë
në takimin vjetor të Task Forcës Ndër-Agjencive të Presidentit, për të
Monitoruar dhe Luftuar me Vendosmëri Trafikimin.
Ai nënshkroi një
urdhër ekzekutiv, për të vendosur një pozicion në zyrën e politikave të
Shtëpisë së Bardhë, që i kushtohet vetëm punës, për të luftuar trafikimin e
njerëzve.
Sukseset
në politikën e jashtme, shktërrimi i ISIS dhe vrasja e terroristëve #1 islamik
ndërkombëtar
Presidenti Trump, ka
rivendosur qëndrimin dhe prestigjin amerikan në botë dhe po u qëndron përpara
aktorëve të këqij.
Dy vite më parë
Shtetet e Bashkuara e kanë shkatërruar me sukses ISIS-in, shtetin islamik, që
bëri Genocide kundër njerëzve të pafajshëm etnik të krishterë dhe muslimanë në
Iraq dhe Siri.
Trupat special
profesionistë amerikanë nën drejtimin e komandantit të forcave të armatosura të
SHBA-së Presidentit Trump, udhëheqësi numër një terrorist Abu Bakr al-Bagdadi u
vra në strofën e tij.
Po ashtu Presidenti
Trump urdhëroi vrasjen e Qassem Soleimani, kreu i Forcës Elite të Iranit Quds
dhe një terrorist i lig, i pamëshirshëm dhe vdekjeprurës.
Rikthehet
Jeruzalemi kryeqytet i lashtë i Izraelit
“SHBA do ta vendosin Ambasadën e saj në Jeruzalem. Kjo
është ajo, që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë, që duhet
bërë. Ne, do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemëgjera për
Kombet e Bashkuara. Ne kemi gjithashtu shpresën legjitime, se dëshira jonë e
mirë do të njihet dhe do të respektohet.” - Nikki Haley, ish
Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara
Për 50 vjet me radhë,
të gjithë presidentët amerikanë paraardhës “demokratë” dhe republikanë, kishin
premtuar (por futur në syrtarin burokratik premtimin), se do të njihnin
Jeruzalemin e lashtë si kryeqytet i lashtë i shtetit të Izraelit (1948).
Kështu Presidenti
Trump, përmbushi premtimin e tij për të emërtuar Jeruzalemin kryeqytetin e
Izraelit dhe lëvizi Ambasadën e re të SHBA-së.
Për hir të së vërtetës historike, duhet theksuar, se
Libri i Shenjë, Bibla e permed Jeruzalemin 95 herë si kryeqytetin e lashtë të
ebrejve, me një histori të lavdishme mbi 3,000 vjeçare.
Shqipëria
neo-komuniste kundër Izraelit dhe SHBA-së
Në Konferencën e mbajtur në OKB në New York, në fillim të
muajit shkurt të vitit 2019, me temë: “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i
Hebrejve në Shqipëri gjatë holokaustit” e organizuar nga Departamenti i
Komunikimit Global të OKB-së, në bashkëpunim me misionin e Shqipërisë në Kombet
e Bashkuara dhe Kongresin Hebraik Botëror, ambasadorja antiamerikane e
Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, lexoi se:
“Shqiptarët i dërguan botës një mesazh ndriçues dhe të
fuqishëm, përmes historisë së mikpritjes, sakrificës dhe harmonisë fetare, një
mesazh që nevojitet shumë në botën e sotme. Jam krenare sot, që nderoj
trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili, qëndroi
në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë. Nuk
duhet harruar kurrë thelbi moral i besës, që është kultivimi i tolerancës dhe
respektit ndaj çdo qënieje njerëzore, pavarësisht nga origjina apo feja e tyre.”
Ky ishte një fjalim tipik komunist, i mbushur me
hipokrizi alla turke e alla shqiptarshe, me dy standarte, sepse
Shqipëria votoi kundër Izraelit dhe SHBA-së në OKB.
Presidenti republikan Donald J. Trump tha dhe e bëri
realitet botërisht rikthimin e Ambasadën së SHBA në Jeruzalem edhe pse
“demokratët” globalistë socialistë amerikanë e kundërshtuan me forcë.
Shqiptarët e kohës së neo-komunizmit, që fatkeqsisht
vegjetojnë edhe këtu në New York, Michigan (Detroit), dhe Washington D.C., me
vesin e keq të shumë fytyrave (një zakon i lënë trashëgim qysh nga koha e
pushtuesve barbar islam osman), mburrën para pasqyrës, se e kanë mik SHBA dhe votuan
kundër saj më 3 Prill 2017 dhe 2 herë në vitin 2018, për hir të vëllazërisë me
fenë islame me palestinezët terroristë të Hamasit.
Dhe për ketë akt të turpshëm, “diplomatja” Besiana, ka
marrë edhe përgëzimin e palestinëzëve në New York. Kështu Presidenti i
Palestinës, Mahmoud Abbas e ka cilësuar “fitore historike për Palestinën”, votën
e Shqipërisë muslimane socialiste, kundër SHBA (dhe Izraelit) në OKB.
Votimi në OKB dhe qëndrimi i
Shqipërisë pro Rezolutës absurde, që kundërshton SHBA, është turpi i radhës së
administratës anti amerikane të Edvin Krustaq Ramës, ashtu sikurse ka bërë
dikur babai i tij shpirtëror diktatori antiamerikanë dhe antiizraelitë Enver
Hoxha.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, atë ditë
votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime, për një Rezolutë (pa forcë
ekzekutive), që kundërshton njohjen e SHBA për Jeruzalemin si kryeqytet i
shtetit të Izraelit.
Izraelin dhe Paqja në pellgun arabik
Presidenti Trump
lëshoi një vizion të guximshëm për paqen në Lindjen e Mesme. Ai siguroi
Marrëveshjen historike Abraham midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kështu Izraeli dhe
Emiratet e Bashkuara Arabe, do të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet
diplomatike dhe do të vendosin ambasadën e tyre në Jeruzalem. Të dy kombet do
të shkëmbejnë ambasada dhe ambasadorë.
Burrshteti me vizion
largpamës paqedashës Trump, mbajti dy samite historike me udhëheqësin e Koresë
së Veriut Kim Jong Un, duke demonstruar më tej përkushtimin e Administratës për
një gadishull Kore të denuklearizuar. Edhe pse u takua me liderin komunist, ai
ka mbajtur sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut, ndërsa negociatat janë
zhvilluar.
Fushata maksimale e
presionit të Presidentit Trump, po kundërshton ndikimin e Iranit dhe po bën
presion ndaj regjimit për të braktisur aktivitetet e tij nuklear.
Presidenti tërhoqi
SHBA nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit dhe vendosi sanksionet më të ashpra në
histori për të çuar eksportet e naftës në regjim në zero dhe autorizoi
sanksione gjymtuese ndaj regjimit iranian.
Sanksione
ndaj rusëve dhe rritja e shpenzimeve të NATO-s
Nga ana e tjetër
administrata Trump, ka vendosur sanksione ndaj subjekteve ruse dhe individëve
të paditur më parë për rolet e tyre në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.
Për të promovuar më
mirë demokracinë në të gjithë globin, Presidenti vendosi sanksione ndaj
regjimeve komuniste diktatoriale të Amerikës Latine, si ndaj Venezuelës, Kubës
dhe Nikaraguas.
Ndryshe nga
socialisti deshtak Barok Hysen Obama, Presidenti Trump ndryshoi politikën e
administratës së mëparshme mbi Kubën, qeverinë e regjimit komunist.
Kur vizitoi Europën
Perëndimore, Trump u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s, që të rrisin shpenzimet
e mbrojtjes.
Presidenti gjithashtu
përmbush premtimin e tij për të korrigjuar ç’ekuilibrat tregtarë, duke
ndërmarrë hapa të paparë për të modernizuar dhe përmirësuar praktikat tregtare
dhe për të negociuar marrëveshje tregtare më të lira, më të drejta dhe
reciproke me aleatët tanë globalë.
Kësisoj Trump, ka
mbajtur premtimin e tij, për të dhënë një marrëveshje tregtare moderne dhe të
ekuilibruar për të zëvendësuar NAFTA. Marrëveshja e Shteteve të Bashkuara -
Meksikë - Kanada (USMCA).
Ai negocoi një
marrëveshje të re tregtare Shtetet e Bashkuara-Japoni me Kryeministrin Shinzo
Abe.
Japonia, është një
nga partnerët tanë më të fortë ekonomik dhe kjo marrëveshje tregtare bazohet në
atë partneritet. Ishte një fitore e madhe për fermerët, punëtorët dhe bizneset
e bujqësisë amerikane.
Administrata rishikoi
Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Shteteve të Bashkuara - Korea (KORUS), për
ta bërë atë më të dobishme për punëtorët amerikanë.
Presidenti Trump dhe
Presidenti i Bashkimit Evropian Juncker, ranë dakord për një marrëveshje të re
tregtare, që forcon dhe reformon marrëdhënien tonë tregtare.
Marrëveshja
e re tregtare me BE
Reforma e re tregtare
me vendet e Bashkimit Europian sipas administratës Trump synoi tarifat zero,
barrierave jo-tarifore zero, subvencioneve zero, për mallrat industriale jo-automobilistike.
Kjo marrëveshje e re
e bën më të lehtë për BE-në blerjen e gazit të lëngshëm, edukton tregtinë dhe
pengesat burokratike midis SHBA dhe BE.
Presidenti Trump
nënshkroi një marrëveshje historike të fazës një tregtare me Kinën, që përfshin
angazhime kryesore nga Kina për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare dhe
rritjen e blerjeve të mallrave të SHBA.
Ai tërhoqi Shtetet e
Bashkuara nga Partneriteti Trans-Paqësor, sepse ishte e disfavorshme për
interesat amerikane.